E diele, 29.03.2026, 10:50 PM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Fryma e mermerit që të lë pa frymë

E diele, 29.03.2026, 06:54 PM


Fryma e mermerit që të lë pa frymë. Ndihu edhe ti me faj, se e nguce këtë hir të bëhet me turp

Nga Albert Vataj

Skulptori italian Cesare Lapini e gdhendi “Surprise” në vitin 1882 dhe, në thelb, ai e shndërroi gurin në mëndafsh, procesin mijëvjeçarë të krijimit të shkëmbit në një çast të frymshëm që të lë pa frymë. Shiko mënyrën si pëlhura “ngjitet” pas lëkurës së saj dhe rrudhat e holla të dantellës në mëngë. Edhe vetë realja do ta kishte të pamundur të ishte kaq sublime në aktin e derdhjes në një shkrepëtimë drite.

Kjo quhet teknika e velit të tejdukshëm dhe është një nga gjërat më të vështira për t’u realizuar në skulpturë. Të mendosh që dikush e bëri këtë me çekan dhe daltë... unë mezi palos rrobat e mia, do të thoshte dikush që di të dorëzohet para kësaj magjepsjeje.

Mermeri ka nxjerrë nga thellësia e ngurtësimit atë vërshim të gjallë pulsimi, sikur vetë ëndja e një dehje të ngjizte me mish dhe gjak, ndijim dhe pasion, një gostisje që do të ishte e denjë si blatim hyjnor.

Në këtë vepër, e titulluar “Surprise”, nuk kemi thjesht një demonstrim virtuoziteti teknik, kemi një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj vetë natyrës së materialit. Mermeri, simbol i qëndrueshmërisë, i ftohtësisë dhe i peshës, këtu humbet gravitetin e vet dhe bëhet iluzion, bëhet prekje, bëhet frymë, bëhet ai çasti që na përshkon si një shpërthim.

Lapini nuk gdhend vetëm trupin, por marrëdhënien mes trupit dhe mbulesës, duke ju qasur një komunikimi që fton më të guximshmit t’i jepen kësaj ndrojtjeje, t’i bëhen pafajësi kësaj pendese, t’i bëhen pranim këtij dorëzimi shëlbyes.

Pëlhura nuk është më një element i jashtëm, ajo është një tension i vazhdueshëm midis fshehjes dhe zbulimit. Ajo “ngjitet” mbi mish, duke e theksuar më shumë se sa duke e mbuluar, duke treguar atë çfarë përjetimi e ruan në murosje dhe e lartëson në përjetësinë e artit. Kjo është paradoksi estetik i velit, vetë mistika e kuptimit. Ai nuk e fsheh trupin, por e bën më të dukshëm, më të ndjeshëm, më të prekshëm për syrin dhe çdo adhurim e bën me faj, dike e e bërë këtë hyr me turp.

Kjo teknikë, e njohur si veli i tejdukshëm, kërkon një kontroll ekstrem mbi materialin, sepse skulptori duhet të krijojë iluzionin e transparencës në një substancë thelbësisht opake, ai ndërmerr një mision sfidues. Është një akt që i afrohet mashtrimit optik, por që mbetet i ndërtuar mbi disiplinën e rreptë të dorës dhe mendjes dhe elekuencës shprehëse të shpirtit. Në këtë pikë, Lapini hyn në një dialog me traditën e madhe të skulpturës italiane, nga Antonio Corradini te Giovanni Strazza, ku veli nuk është thjesht teknikë, por metaforë, ku terjdukshmëria është më shumë se një lojë joshjeje, një triumf i përpjekjes me të pamundurën, por jo të pamposhturen.

Ajo që e veçon këtë vepër është dimensioni psikologjik. Titulli “Surprise” sugjeron një moment të kapur në befasi, një gjest i papritur, një ndërgjegjësim i menjëhershëm i trupit për veten. Duart e kryqëzuara, që përpiqen njëkohësisht të mbulojnë dhe të mbajnë, krijojnë një gjuhë të trupit të mbushur me tension, është një lëvizje mbrojtjeje, por edhe një akt ekspozimi i pavullnetshëm.

Këtu, ekzistencialja dhe estetika takohen në një pikë të përbashkët, ndjeshmëria e të qenit i parë. Trupi nuk është më vetëm formë, ai bëhet vetëdije. Dhe veli, kjo shtresë e hollë mermeri, shndërrohet në kufirin e brishtë midis intimes dhe publikes, midis vetes dhe botës.

Kjo vepër nuk është vetëm një triumf i teknikës, është një reflektim mbi iluzionin, një transparencë që i orvatet nevojës për përshkueshmëri. Sepse ajo që duket si mëndafsh është gur, ajo që duket si butësi është forcë, dhe ajo që duket si mbulim është, në të vërtetë, një formë më e thellë zbulimi.

Kjo ndrojtje, e bën të bukurën më të bukur dhe fëminilitetin më joshës. Ajo del nga koha dhe shkëmbi për të çelur portën e një dimensioni estetik që kërkon përputhshmëri me marrëdhenien që qenia jonë e trashëgoi, si një densitet gravitacional i epshit dhe gjithmonshmërie e epjes. Ndjellja e ka veshur hirin gjithnjë me një vello të bardhë, si nën mermer ashtu, nën dritën e zbehtë të hënë edhe nën dalldisjen e zjarrit që derdhën  ndjenjat për ta magjepsur jetën dhe fisnikëruar të bukurën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Letra e fundit si akt i dashurisë dhe dorëzimit të Virginia Woolf për Leonard Woolf Albert Vataj: Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në "Majat e Shalës" dhe historia një komiti Albert Vataj: Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë Albert Vataj: “Puthja e Jetës”, kur guximi mposht vdekjen dhe fotografia bëhet dëshmi e pavdekshme Albert Vataj: Rilindasit, ata që e blenë kombin... dhe këta që e shesin Albert Vataj: Leximi si dashuria, një përjetim përtej kohës dhe hapësirës Albert Vataj: William Shakespeare për gruan, një mesazh i pavdekshëm i shpirtit Albert Vataj: George Orwell dhe Aldous Huxley, ata që paralajmëruan për një botë që kërcënohej nga dhimbja dhe kënaqësia Albert Vataj: Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937 Albert Vataj: Ndahet nga jeta Mane Lumani, këputet zëri i dytë i "Katërshes Magjike" të "Parodistëve të Vlorës" Albert Vataj: Si e sfidoi Vatikanin, Mozarti, në moshën 14-vjeçare, duke i "vjedhur" pjesën e famshme korale Albert Vataj: Ermal Meta, me “Stella Stellina” solli në Sanremo një akt besimi në fuqinë e artit Albert Vataj: Shkodra... Shkodra asht kafshim malli Albert Vataj: Hannah Arendt, një predikuese e kurajshme e besimit te e vërteta dhe të menduarit Albert Vataj: O zog shtegtimtar, mësoja fluturimin e ardhjes dhe këndimin e shqipes, zogjve Albert Vataj: Gjurme në historinë e një kremteje Albert Vataj: Virginia Woolf mbi vetësakrifikimin e grave, si normalitet në marrëdhënie me burrat Albert Vataj: Skënder Sallaku, një jetë e mbrujtur me të qeshura Albert Vataj: Azem Shkreli, më i zëshmi zë i këndimit të kushtrimshëm të fjalës së shpirtshme Albert Vataj: Dhimbja e ndarjes nuk është vetëm "në kokën tonë", por në çdo rrahje zemre dhe në çdo qelizë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx