Kulturë
Bajram Çeliku - Bali: Fshati i lashtë Mbigurë - Mahmute në Kërçovë
E enjte, 02.04.2026, 06:36 PM
FSHATI I LASHTË MBIGURRË -
MAHMUTE
NË KERÇOVË
NGA
BAJRAM ÇELIKU - BALI
Për
këtë vendbanim të dikurshëm, sot i rrafshuar me tokën thuhet se, daton nga
lashtësia. Të dhënat për këtë vendbanim të lashtë mund t’i marrim nga
historiani, autori i dyzetë botimeve historike Polibi, i cili përshkruan Betejën
për mbrojtjen e fortesës së Uskanës gjatë vitit 229 para Krishtit. Betejë, e
cila u zhvillua në mes mbretit të Uskanës SIRRA dhe mbretit të Stuberës Perseu.
Polibi
shkruan, se: pasi Perseu mposhti mbretin e Penestëve Sirrën, dogji dhe shkretoi
fortesën e sajë, dhe pastaj vazhdoi luftën për të mposhtur edhe vendbanimet
tjera të Penestisë. Një nga këto vendbanime ka qenë edhe lokaliteti Mbigurrë,
që sot gjendet në afërsi të fshatit Mafmute në lindje të Kërçovës i rrafshuar
me tokë, por ende gjenden gjurmë që datojnë nga ajo kohë historike. Pasi djeg
dhe shkreton këtë vendbanim të lashtë Perseu, thuhet se: robërit e luftës ia
dërgon si dhuratë lufte mbretit të Shkodrës Bardhylit, me të cilin sipas
Polibit duhej që të takoheshte në Shkodër por takimi u bë në Lezhë.
Sot,
në këtë lokalitet nuk gjen as nam e as nishan, siç thuhet në popull. Në vendin
ku ka figuruar ky vendbanim mund të gjejmë vetëm burimin e ujit Natyror, që në
popull emërohet si ,,Gurra e Mafmute”, apo si ,,Bigorri i Mafmute”. Me ndihmën
e disa shokëve të mi nga ky fshat prej së afërmi u njohtova për këtë lokalitet
të lashtë, duke gjetur gjurmë nga jeta e këtij lokaliteti të lashtë Ilir. Pasi
vizituam Gurrën, ata më treguan edhe rrugicën prej gurësh, shkallë-shkallë, që
u ka shërbyer atyre banorëve për të bartur ujin nga Burimi malor, e deri te
vendbanimi. Kur arritëm te vendbanimi, shokët më tregonin gjurmë shtëpiash të
rrënuara deri në tokë, por ishin të pakta, sepse koha e kishte bërë të veten.
Mbi këtë vendbanim kishin mbirë shkurre, e drunjë të ndryshëm, e ishte zor të
shohësh mure prej guri.
Sot,
mund të konstatojmë se, në këtë lokalitet të lashtë kanë jetuar Iilirët nga
fisi i Penestëve. Banorët, të cilët luftuan heroikisht kundër mbretit të
Stuberës Perseut, në mbrojtje të trojeve të tyre, siç e kanë edhe sot e kësaj
dite trimat e Kërçovës pa dallim se ndaj kujt luftojnë.
Për
këtë lokalitet të lashtë, shokët me të cilët
bisedoja më rrëfenin, se: varrezat e këtij venbanimi të dikurshëm, mund
të kenë qenë mbi këtë vendbanim. Tregonin, se: dikur, kur koha kishte qenë e
ligë me shi dhe breshër, përroni i rrëmbyeshëm kishte bartur disa ekstremitete
njeriu afër livadhit të Sali Mislimit nga fshati Mafmute. E, kjo na dëshmon se,
në këtë lokalitet të lashtë dikur ka pasur jetë...









