E diele, 29.03.2026, 10:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Ndue Dedaj: Në Pazar të Milotit tash shiten edhe libra!

E diele, 29.03.2026, 06:05 PM


NË PAZAR TË MILOTIT TASH SHITËN EDHE LIBRA!...

Nga Ndue Dedaj

Altini, një miku im biznesmen nga Rrësheni, më shkruante dje: “Profesor, si je? U nisa për në pazar të Milotit për të blerë një pajisje për Bar-in, por teksa po kontrolloja tregun, u habita kur në mes të rrugës gjeta disa libra që po i shiste një person me ngjyrë. Librat ishin rifuxho në kuti kartoni, dhe mes tyre më zuri syri edhe një libër tëndin me poezi. I “zoti” po i shiste me një çmim simbolik: për mos t’i parë në mes të rrugës, i thashë sa bëjnë të gjitha që ti marr unë? Ai u gëzua që doli dikush që po ia merrte të gjitha librat dhe pa i kërkue çmim më bëri përsëri ulje. Po ti nis me foto se ku ndodheshin librat - me këtë po të jap një shkas që ti të shkruash diçka, se ku ka mbërritë shoqëria e sotme!?...”

Faleminderit Altinit. Nuk mund të ndodhte ndryshe në rastin e tij, ai është rritur në një kullë Kodër-Rrësheni me qoshe të gdhendura dhe portë të skalitur me mbishkrime, ku falë paraardhësve të tij, libri ka qenë gjithnjë në “shtëpinë” e vet, që në vitet e para të shekullit të kaluar, pasi stërgjyshi i tij ishte ndër mësuesit e parë të Mirditës së asaj kohe.

Mjerisht në “pazar” tash ka dalë dhe libri. Nuk ka më vend në shtëpitë moderne “qytetare” për të! Sa biblioteka të pasura dijetarësh kanë dalë në “ankand”. Më tregonin se diku në Tiranë shihet një ballkon i mbushur plot me libra, çka ka ndodhur mbasi i zoti apo e zonja e tyre ka ndërruar jetë. Mund të ketë qenë shkrimtar, shkencëtar, përkthyes, mjek a kushedi se çfarë profesioni zotëria apo zonja dhe bashkë me të është shuar dhe biblioteka e tij/saj!...

Mund të zgjatemi sa të duam me komentin tonë, por a ka zgjidhje? Nëse ekziston vullneti i mirë, po! Kemi lagje të tëra qytetesh të mëdha pa librari dhe biblioteka. Shteti, biznesi, shoqatat kulturore, shkollat etj. mund ta ndryshonin këtë realitet të trishtë, që libri mos të marrë udhën e pazarit, por të shkojë lehtësisht te lexuesit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilir Muharremi: Shumë çka për të parë Albert Vataj: Letra e fundit si akt i dashurisë dhe dorëzimit të Virginia Woolf për Leonard Woolf Albert Habazaj: Trishtohen lulet nga marsi i hidhur Blerim Rrecaj: "Rruga e kthimit" ose libri me tregime të freskëta e të mprehta Lulëzime Çelami: Mozaik i veçantë nëpërmjet tregimeve jetësore Albert Zholi: Librat “Sfidat e diplomacisë me teknologjinë” dhe “Mbrojtja e minoriteteve dhe trajtimi i tyre në Republikën e Shqipërisë” Përparim Hysi: Mesazh politikanëve dhe qeverisë Elhame Demi-Kamberi: Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha – Një jetë në kohë, një zë në historinë shqiptare Albert Vataj: Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në "Majat e Shalës" dhe historia një komiti Kadri Tarelli: Gjeneral Rahman Parllaku – Një shekull jetë, shtrydhur në një libër Gjon Keka: Epoka e Skënderbeut, hallka kryesore e historisë së kombit tonë Pilo Zyba: Nga ditari i psikologut Albert Habazaj: Lufta për Vlorën - 1920 në një tjetër pamje nga Zeno Jahaj Albert Zholi: Biri i Detit – "Gjigandi i Vlorës", tmerri i piratëve në Mesdhe Blerim Latifi: Gigët digjitalë Tef Topalli: Brenda teje vij me hy Albert Zholi: Flet këngëtarja popullore Leonora Gjoni Terpollari Tefë Topalli: Gjon Marku - 'Drita e syve të mi' Albert Habazaj: Mesazhet e qarta kombëtare të librit “Gjeopolitika dhe fuqia ushtarake e Shqipërisë në ‘Luftën e Ftohtë’” e autorit Zeno Jahaj Albert Vataj: Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx