E shtune, 28.03.2026, 09:39 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Mesazh politikanëve dhe qeverisë

E shtune, 28.03.2026, 05:30 PM


Mesazh politikanëve dhe qeverisë

Nga një pensionist

" dhe  me më pas mend,

Me ma korit fisin

Ma gjuej re

Me një kokërr rrfeje"

Visaret e Kombit

(poezi)

Nga Përparim Hysi

1.

I mbërdhirë për shkak të moshës, i krrusur pleqërisë

U bëj zë politikanëve (ca më shumë:qeverisë!)

Mua pensioni nuk më del dhe gjatë kohës u sëmura

Që të bëj operacion,do doktori  7- lëkura!!!

2.

Mbi 40-vjet kam punuar (imeshoqe,po kaq vjet)

Kemi pension të"rrëngjuar" (edhe rrojmë për ibret)

Kurrë nuk i  njohëm qejfet dhe kemi punuar me nder

Pleqërisë filluan "sikletet",edhe jeta krejt zeher.

3.

Ne e dinim që punonim,kujdestar do kishim shtetin

Dhe të mirë dinim pensionin,der sa të jepnim  "selametin"

Porse puna doli ndryshe ( nuk na del asfar kursimi)

Dhe pa si dhe pa qyshe? Një kacidhe s'ka Përparimi.

4.

Kur ju shoh të veshur "shik",zë e mbani"ligjlërata"

Që të gjithë hipokritë e me shpirt të zi si nata.

Po ju pyes:- A kini prindër? Pensionistët a s'i shihni?

Dhe beharin e kanë dimër (edhe jetën si pelini)

5.

Zutë e vutë pasuri (puppu, sa listë e gjatë!!!)

As që pyesni për njeri ( neve ditën na e kthyet natë)

Në KUVEND,luani "theatër" (secii  për"popullin përpiqet"!!!)

Ne,pa zjarr fare në vatër (ju.veç vilave dhe çifligjet)

6.

Shtuat rrogat për vete , se nuk kini fare turp

JU,për mua,jini vemje se dhe turpin hani me bukë

Si pozita,opozita,se me radhë mbani pushtetin

Që të gjithë hipokrita dhe nga populli kini "mllefin".

7.

Që të gjithë jini "artistë" dhe sa mirë e luani "rolin"

Është mirë t'ju bjerë një pikë,se më rrisni veç tensionin.

Edhe veç kam një dëshirë që t'ju shohë para drejtësisë

Që t'i thoni lamtumirë dhe konfortit e pasurisë.

8.

Pasuri vutë pa djersë,sollët kohën e të ligut

Shpresa ime u bë vesë se nuk pyetët prej "ventigut".

Populli do vetëm qetësi ( populli ynë është xhevahir)

Veç rrëmujë e  anarshi veç nga politikanë vampirë.

Tiranë, 23 mars 2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx