Kulturë
Blerim Rrecaj: Kujtime me shi
E diele, 22.03.2026, 06:09 PM

Blerim Rrecaj
Kujtime me shi
Disa
herë shiu
Ma
dha vërvishtën
Për
të gjetur
Ndonjë
strehë...
Kjo
ditë me shi
Më
solli ca kujtime
Nëpër
streha stinësh
Shpirtin
si flutur ma vërtitën...
Litari
Besoj
se ka ndodhur
Ende
pa filluar klasën e parë
Pata
kërcyer për ta prekur
Litarin
e rrobave në oborr
Dhe
s'pata mundur ta prekja
Ndoshta
për nja 10-15 centimetra
Pata
parë dhe njëherë në drejtim të tij
Dhe
më s'pata provuar
Vështroja atë litar që priste rrobat tona
Për
t'u kacavarë e për t'u tharë diellisht
Dhe
hapësirën e (pa)mundësisë
Këtë
tampon zonë mes dy kufinjsh
Rriskë
e qiellit si lumë i kaltër
Si
lumë i bardhë o i hirtë
Veturat
Nga
veturat që kemi pasë në familje
Më
shumë kujtoj
Një
Audi 80
Që
e pat sjellur babai nga Gjermania
Një
Golf që e pat sjellë vëllai nga Gjermania
E
para para luftës e dyta pas luftës '99
Të
dy veturat e lartcekura kishin ngjyrë të kuqe
Po
të kthehem edhe pak para lufte
Njëri
nga axhallarët voziste një fiqë
Ngjyra
s' më kujtohet po ndoshta e bardhë
Dhe
para saj një kikirez të verdhë
Mund
të kthehem para e pas nëpër kohë
Te
këto mjete udhëtimi
Nëpër
drejtime pikënisjejeembërritjeje
Dredhëzat
Unë
me dy shokë filloreje
Ndoshta
dhe me tre
Ktheheshim
nga Gërmia këmbë
Për
në qytezën tonë në Fushë Kosovë
Njëri
nga ne tha se
Askush
s'ka për të na besuar
Për
këtë ecje të gjatë
Kur
mbërrijmë në oborrin e shtëpisë sime
Te
ajo pjesë toke e tij në kopsht
Sa
fruta të sapo pjekura dredhëzash
Kemi
këputur e kemi ngrënë
Duke
zbuluar fletët e gjelbërta të tyre
Gjyshi
gjyshja nëna e sekush nga familjarët
I
gëzoheshin çasteve të ëmbëlsisë sonë
Topi
Me
ca shokë të shkollës së mesme
Zbrisnin
rrugës së asfaltuar
Prej
fushës mes parkut
Prej "koshave" siç e thërrisnim
Me
një top basketbolli
Që
e endnim nëpër duar
Njëri
e mori e shutoi
Topi
shkoi teposhtë
Njëri
vrapoi ta merrte
Pa
kuptuar mirë pse ndodhi ky veprim
"Më
i ri nuk bëhet" njëri tha e qeshën disa
Dikush
rrinte në mes pa ndonjë qëndrim
E
kur u pata kthyer në shtëpi
Lodhje
e këndshme endej brenda meje
Pata
bërë një gjumë të ëmbël
Për
të cilin flisnin familjarë e mysafirë
Për
lodhjen dhe pushimin e mirë
Të
asaj pasditejeje të vonë kur u zgjova
Gazetat
Në
Tiranë me cimerët
Vijonim
jetën studentore
Të
turbullt e të çrregullt
Shfletonim
e shihnim
Gazetat
që i blinim
Mbrenda
dhomave
A
brenda kafeneve
Bleja
dhe një gazetë
Që
dilte çdo të martë
Në
çdo një a dy javë
Dhe
merrnim një gazetë trakt
Që
shpërndahej
Në
ndonjë protestë a ndonjë tubim
Në
përkrahje të luftës kundër robërisë
Ballkoni
Vijonim
studimet
Në
Shkollën e Lartë të Gazetarisë
Fillimisht
në atë sallë kinemaje
Profesorët
në skenë dukeshin
Si
aktorë teatri
Ndonjëri
edhe merakosej
Se
si po e luan rolin
Ne
studentët spektatorë
Të
një shfaqeje në teatër
Gjatë
pushimeve mes orëve
Dilnim
në atë ballkon të hapur
Si
aktorët në passkenë
Bisedonim
e po njihnim njëri-tjetrin
Në
kohën e lirisë së sapoardhur
Shihnim
rrugët mjedisin poshtë
E
edhe ndonjë objekt
Që
kishte zënë shtat e rritej
Dita
ditës
Tash e pastaj
Dikush
vuan për x çështje
Dikush
vuan për y problem
Dikush
vuan për z nyje
Dikush
për diç që s'i bije në fije
Ndërkohë
luftë nëpër botë
(S')do
zgjasë seç po thonë
Enden
pyetje e pyetje
E
çfarë tjetër thuhet
Për
të sotmen dhe ditën që pritet të vije









