Kulturë
Lulzim Logu: Era e vendlindjes që ruan shpirtrat
E premte, 20.03.2026, 06:01 PM
Botim i ri/ Poeti Zef Mulaj
ERA
E VENDLINDJES QË RUAN SHPIRTRAT
Nga
Lulzim LOGU
Sapo ka dalë libri më i
ri poetik i poetit Zef Mulaj nga shtëpia botuese SIMPLE, në Italisht Macerata!
Vento custodisce l’anima. (Era ruan shpirtrat), poezi në Haiku, libri i 8-të në
gjuhen italiane në mes 18 librave, shqip italisht, anglisht,gjermanisht.
rumanisht.
Në parathënien që hap librin e ri shkruhet:
Nuk është vetëm një përmbledhje haikush: Është
një udhëtim i thellë i brendshëm që bashkon emocionin me mendimin, dhimbjen me
rilindjen, dashurinë me ndërgjegjësimin shoqëror. Çdo poezi ecën me hap të
lehtë, por të vendosur, si era që prek malet, fushat, qytetet dhe sidomos
shtresat më të thella të shpirtit.
Autori është shkencëtar dhe poet — një
ndërthurje e rrallë që i lejon të shohë botën me saktësi analitike dhe
njëkohësisht të ndiejë bukurinë e saj të fshehur. Vështrimi shkencor kap
hollësitë; zemra poetike i kthen ato në emocion universal. Ky ekuilibër i jep
vargut një thellësi të veçantë: çdo rrokje është zgjedhur me kujdes, çdo imazh
mban brenda një mesazh të fuqishëm.
Pak biografi për poetin e njohur tropojan i cili
ka shumë vite që jeton në Itali:
Dr. Zef Mulaj lindi në fshatin Mulaj të krahinës
Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Ka punuar shumë vite në
profesionin e tij, në zona të ndryshme të tropojes. Ka mbaruar studimet e larta
në Degën e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë të Tiranës.
Përveç punës së farmacistit, gjithnjë është
marrë me kërkime shkencore, sidomos në studimin e bimësisë mjekësore të Alpeve
Shqiptare.
Në vitin 1994, vendoset në Itali, me një
bashkëpunim shkencor. Në vitin 1998 mbaroi studimet e larta edhe në
Universitetin Camerino të Italisë, ku mori titullin doktor i shkencave
farmaceutike me studimin e bimësisë mjekësore të Alpeve të Shqipërisë.
Mbrojti titullin “Master akademik”, me titullin
Dr. në shkencat “Metodikat analitike forense”, në universitetin La Sapienza –
në Romë. Bashkëpunëtor shkencor në Katedrën e Farmakologjisë të Universitetit
Politeknik në Marche të Italisë: Farmacia klinika (Aplikative Sperimentale).
Specializuar në Institutin e Medicinës Legale Departamentin e Kimisë
Toksikologjike Forense në Universitetin Macerata Itali. Është pranuar në Albën
e Rolit të Konsulentëve dhe të Ekspertëve Shkencorë në fushën e Kimisë dhe
Metodikat Analitike Forense në fushën e kriminologjisë shkencore.
Specialist në toksikologjinë klinike e
ambientale; në farmakovigjilencë mjekësore; ekspert në kontrollin kimik të
produkteve farmaceutike të lëndës së parë; specialist në fitoterapi e
farmakonjozia, specialist në informatikën aplikative. Është i specializuar për
ndërhyrjet e shpejta mjekësore, për Kryqin e Kuq Italian. Merret me hulumtimin
dhe zbulimin e substancave të reja farmakologjike natyrore. Specializuar në
aplikimin e instrumenteve më bashkëkohore shkencore, në ivestigimin analitik,
në Kiminë Analitike Forense (Spetrometria e masës e HPLC-së etj…) në fushën
shkencore të kriminologjisë, substancave abuzive, alimentare, shëndetin publik
etj.
Ka marrë pjesë në kongrese e konventa
ndërkombëtare, ”Farmakovigjilenca dhe substancat abuzive”, konventa
ndërkombëtare “Kimia forense”etj.
Autor i publikimeve, mbi 40 artikuj dhe studime
shkencore.
Anëtar i Shoqatës së Fitoterapisë në Repuplikën
e Italisë, anëtar i Lidhjes Botërore të Poetëve Bashkëkohorë (World Poets
Society), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i shoqatës
kulturore “Leopardian Komunity Itali”, anëtar nderi i shoqatës “Leopardian
KomunityItali” me motivacion“Excellent në fushën e kulturës dhe të shkencës,
njohur në Europë”. Is a member of Albanian-American Academy Science and Arts.
Në vitin 2012, në njëqindvjetorin e Pavarësisë
së Shqipërisë, u zgjodh një nga njëqind shqiptarët e diasporës në Botë për
arritjet në fushën e shkencës e të kulturës nga “Albania Excellence”.
Vepra letrare dhe shkencore:
“Emri që lind diellin”, poezi, Tiranë, 2004.
“Mjegullvarur mbi Ballkan”, poezi, Tiranë, 2006.
“880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë,
Weso,Tiranë, 2009.
“Imazh”, roman policesk, “Weso” Tiranë, 2011.
“Prendi per mano la miaombra” (Merr për dore
hijen time), poezi, italisht – shqip, anglisht e gjermanisht, në Simple
Macerata, 2011.
“Lulet e shpirtit”, poezi,“Filara”, Tiranë,
2012.
“Jetë e thyer” (Memory-roman), “Filara”, Tiranë,
2012.
“Altri occhi all’orizonte”(“Sytë e tjerë në
horizont”), poezi, Editura Simple, Macerata – Itali, 2012.
“Pieni di sogni ifiumi”(Lumenj ëndrrash),
Editura Simple, Macerata – Itali, 2014.
“Hëna, nuse e poetit”, “Edlora”, Tiranë, 2015;
“Sguardo oltre iconfini”(Shikim përtej kufijve)
(Roman polices, “Kimerik”,Mesina – Itali, 2015. “
“Atje qirinjët i i ndez dielli”, poezi , Editura
Edlora Tiranë 2019.
“Miracolo in gabbia, poezi Haiku ,Editura Simple
Macerata Itali 2020
Era si metaforë dhe shpresë:
Era në librin e ri të Mulajt është një metaforë
e prekshme, delikate dhe fluide, shpesh e padukshme, por thellësisht e ndjeshme
teksa përshkon vargjet magjike të hajkut, ngarkuar mu
Mostra meno










