E diele, 15.03.2026, 09:19 PM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Atdheu

E diele, 15.03.2026, 06:50 PM


Albert Zholi

Atdheu

Atdheu është toka ku hapat i kam hedhur,

është zëri i gjyshërve që në zemër kam mbledhur.

Është deti që valët i përplas në bregëri,

është qielli që shtrihet mbi emrin Arbëri.

Atdheu është kënga që zemrën ma mbush me dritë,

është flamuri kuq e zi që valon ditë për ditë.

Nga trimëria e Gjergj Kastrioti Skënderbeu në histori,

te fjala e urtë e Naim Frashëri për dashuri.

Është dita e madhe kur u ngrit liria,

nga duart e Ismail Qemali që ndezi Shqipëria.

Është gjuha që rrjedh si këngë në çdo shtëpi,

është zemra që rreh për vendin tim – Arbëri.

Atdheu është e shkuara, e sotmja që rron,

është e ardhmja që shpresën në zemër na mbjell e na zgjon.

Pa atdhe s'ka rrënjë njeriu, s'ka emër as nder,

se atdheu është toka, deti e qielli që na motivon përher



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx