E diele, 15.03.2026, 09:19 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Bejtexhiu

E diele, 15.03.2026, 06:43 PM


Bejtexhiu

In memoriam, MUÇO KAJA

(tregim)

Nga Përparim Hysi

E shkruaj këtë tregim për "BEJTEXHIUN" MUÇO KAJA dhe jo  pa qëllim. Përvoja ka treguar se nuk ka njerëz më babaxhan nga shpirti, se sa ata që bëjnë"bejte". Këtë tregim e shkruaj enkas, se vura re që një shkolle, në rrethinat e Tiranës i  është  vënë emer i një "bejtexhiu". Kjo ka ndodhur që për fatin e mirë të atij, dikush që e ka njohur, ka hulumtuar dhe ka treguar vlerat  që kanë mesazhet për shoqërinë, në atë kohë dhe në vazhdim. Unë gjithmonë shkruaj vetëm për gjëra që di dhe për lexuesit, paraprakisht, mund të them, ky, MUÇO KAJA që"bejtet" i kishte aq të kollajshme, sa ç'kemi fjalët ne që flasim, ndoshta nuk ka aq merita sa të  përjetohet në  një shkollë, por meriton të kujtohet, se vetëm buzëqeshje ka dhuruar tërë jetës. A nuk themi që qeshja me shpirt (se me shpirt qeshje me "bejtet" e tij), ta zbukurojnë e ta shtojnë jetën? Atëherë lexoni një pjesë prej tyre dhe pastaj, më shkruani, a kam të drejtë?

*   *  *

MUÇO  KAJA ka qenë nga një fshat, fare i vogël  (sot nuk e di a ekziston më?) që, qysh në vite '50-të të shekullit të kaluar, mund ta futje në xhep. Fshati"GJONAS" i përkiste rrethit të LUSHNJES gati si"bisht" i fshatit të madh "BUBULLIMË". Ky, GJONASI qe si fshat"kufitar" me VERRINË që i përkiste FIERIT.

Xha MUÇON (se "Xha" qe për mua që në fillim të viteve-50-të) e njoha fare rastësisht.  Bënte një nga punët më të çuditshme në botë: u grahte pas një tufe  të vogël bagëtish(dele, dhi a lopë) për ditën e pazarit. Ditët ku bëhej  pazar qenë të caktuara zyrtarisht dhe qe e martë evitit 1953, kur u bëra "bashkëshokë" me këtë"plakaruqin", i gjatë dhe gjysëm i krrusur, veshur me ca poture, ku mua mund të fuste brenda në to, por, tek  u grahte nja katër-pesë lopëve, të shkrinte me të qeshur. Unë bëja 6-km rrugë në ditë për në shkollë dhe rruga qe e përbashkët:xhadja Lushnje-Fier. Njohja: ai pas lopëve, unë pas tij. Njerëzit shkonin në pazar dhe ata e njihnin dhe ia dha i pari:

-Xha MUÇO, mirëmëngjes!

AI:- Mirëmëngjes, o trëndafil me vesë! Katër pula e gjeli pesë. (po vërtet si mos qeshje me të?).

Tjetri:- Ku po shkon , xha MUÇO? -Unë po shkoj tujte nga FIERI, se më pret ajo"topsheqeri";që më është e ngrohtë si dielli...

Po nesër? Nesër Muçua është në Lushë(Lushnjë), se më pret njësyrrush;i kam blerë florinj për gushë...-Po kur shkon në Vlorë? Kur shkon MUÇUA në VLORË, del njëra ma bën me dorë. Ma bën me dorë, se tund"këmborë"/duket do  sahat për dorë/MUÇOZIU është i përkorë.

- A ke qenë në BERAT?  U ngrit Muçua që me natë/në sabah ra në Berat. Ishte "njëra" si e"mjaltë", porse Muçua është"argat", edhe bukën e ha thatë.

Kjo qe vetëm një e martë ( se të martën bëhej pazar në FIER)  dhe unë mezi prisja të martën tjetër. Secili gjente sebep, se MUÇO KAJA paguhej vetëm për"grahjen" e tufëzave, nga një rrreth në tjetrin dhe, sa mbaj mend, dikush e pyeti:- A ke qenë në KAVAJË?

Ai:- MUÇO, dreqi të të hajë, çfarë kërkove në Kavajë? Kavajote, kavajote, syrin  Muços pse ia lojte? Si e"sipërme" punajote...

*    *   *

Unë nuk e di, në punoi në kooperativë (se fshati u kolektivizua) dhe, sakaq e "humba" bashkëudhëtarin tim, se dhe unë ika në Elbasan, në shkollën pedagogjike. GJithmonë, kur kthehesha për në FIER, hidhja sytë andej nga ai fshati i vogël, GJONAS ku jetonte një"bejtexhi" i madh si MUÇO KAJA. Kisha vjete pa e parë mikun tim dhe, kur thonë"E kërkova në qiell dhe e gjeta në tokë", pas gati 30-vjetësh, kur"bagëtitë kishin "ngordhur" deri ishin krijuar dhe"tufëzat", kur befas mu tek klubi i vogël e i fshatit, pashë mikun e dikurshëm. E pushtova me mall (ai as që më mbante mend), po unë merakli prej bejteve të tij, i them:-Xha MUÇO, pa na thuaj ndnjë nga ato?

-Ai: I thanë MUÇOS në "komprativë"(kooperativë), por MUÇOJA është"aguridh". Por sevdaja derdhetrrugëve, se gratë e sotme, tha MUÇOAJA, e kanë"dy herë nga hendeku/njëherë nga dysheku... ja, vazhdoi MUÇO KAJA, i them gruas sime:-Hajde në krevat... ajo.- aha, do pyes brigadiein una...  Po si mos qeshje me bejtet e tij?

Sikur dikush të kish ndjekur me laps në dorë gjithë"bejtet" e MUÇO KAJËS, me siguri do botohej njëlibër i tërë.

Por dhe me kaq, besoj se ia vlen që të kujtohet , se me"bejtet" e tij qe si balsam që vihej mbi trishtimin dhe ta shpinte buzën vesh më vesh.

Tiranë, 11 mars 2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx