Kulturë
Florim Zeqa: “Mërgata, shpirti i atdheut”, enciklopedi e rrallë!
E enjte, 19.03.2026, 06:56 PM

"MËRGATA SHPIRTI I ATDHEUT", enciklopedi e rrallë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Sapo doli nga shtypshkronja
margaritari i radhës, i 11-ti më radhë "MËRGATA SHPIRTI I ATDHEUT",
me përmbledhje të aktiviteteve të mërgatës sonë. Ky është vëllimi i parë
monografik kushtuar aktiviteteve kulturore dhe sportive, promovimeve dhe
përkujtimit të ngjarjeve historike në mërgatën tonë, pa lën anash as
personalitete të shquara të mërgatës sonë.
Ky
libër është i pari i këtij lloji në diasporën shqiptare.
Në
brendin e kopertinave të librit " MËRGATA SHPIRTI I ATDHEUT" ndodhen
75 shkrime për aktivitetet e mërgatës në Itali dhe vendet tjera
evro-përendimore.
Libri
është i ilustruar me 115 fotografi në kolor, si dëshmi e fjalës së shkruar, të
cilat e vërtetojnë secilën fjalë dhe varg në këtë libër.
Të
gjitha janë shkrime të botuara në gazetat e shkruara dhe portalet në gjuhën
shqipe, sa prej tyre edhe në gjuhën italiane.
Shfrytëzojeni
kohën, si dhuratën më të çmuar nga i madhi Zot për të bërë vetëm punë të mira
në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Ndihmoni dhe këshilloni ata që kanë nevojë
për ndihmën tuaj pa llogaritur në asnjë përfitim material.
Është
Zoti apo fuqia mbinatyrore ajo që do ta shpërblejë secilin prej nesh në kohën e
duhur.
E
falenderoj shtëpinë botuese "LIBRI IM" në Pejë, me drejtor Xhavit
Thaqi për përgatitjen e lartë teknike të këtij libri me vlera historike për
mërgatën tonë. Meritat për kopertinat e librit i takojnë dizajnerit Berat
Thaqi, i cili, me profesionalizëm të lartë e ka nxjerrur në ballinë
strumbullarin e aktiviteteve të mërgatës pjesën veriore të Italisë.
Me
këtë libër nuk përfundon asgjë, pas tij do të vjen vëllimi i dytë me
aktivitetet e radhës dhe përzgjedhje të personaliteteve të shquara të mërgatës
sonë.
Meritat
për daljen në dritë të këtij libri i kanë sponsorët: Arijana Zeqa, Arton
Gjokaj, Fadil Bajaraktari, Florim Lumi, Rrahim Krasniqi dhe Shefqet Podvorica,
pa ndihmën e të cilëve gjithçka do të mbetej e mangët në këtë libër
enciklopedik.
P.S: Libri
shpërndahet me abonim sipas kërkesave të mërgimtarëve.
Me respekt: Florim
Zeqa
17.03.2026, Orsago (TV-Itali)









