E enjte, 19.03.2026, 10:43 PM (GMT)

Kulturë

Engjëllushe Sheme Koltraka: Thërret Prizreni ilirianët

E enjte, 19.03.2026, 06:50 PM


Thërret Prizreni ilirianët

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

T'i shkruaj historitë me taban

Asnjë fjalë të mos shkoj haram

Shqiptaria të gatitet në istikamet

Po thërret Prizereni ilirianët.

Viti njëmijë e tetëqind e shtaëdhjetë e tetë

Shënoi Lidhjen Shqiptare të vërtetë

Nish Pervezë u ngrit vala e zjarrtë

Për shqiptari, ngjarja më e artë.

Xhamia e Prizerenit, një vatër e shenjtë

Treqind burra nga Atdheu i shtrenjtë

Lidhën besën e dhanë fjalën

Shpirtin shqiptar aty e ngjallën.

Si gjigand Imer Prizereni

Asnjëherë nuk të harrohet emni

O fjalëartë, zë shqiptarie

Lidhja Shqiptare të pati në krye.

Vrulli shqiptar tronditi Perandorinë

Shqipëria Etnike u mbush me frymë

Doli në pah guximi shqiptar

Me Abdy Frashërin Kryetar.

Ai në Prizeren erdhi me kolonjarë

Dhe Vebi Dibra me treqind dibranë

Të gjithë Kidnakë nga troja e Kastriotit

Si në kohën e Gjergj Kryezotit.

Në krye të Kidnakëve Elez Koltraka

Të gjithë me alltie e pushkë të gjata

Për Lidhjen u bënë mbrojtje e sigurtë

Në një sekond armikut në erë ia hidhnin trutë.

Sulejman Vokshi komandante këtë gardë

Gjumë në sy nuk vinin as ditë as natë

Ndaj Lidhja zhvillonte punimet në siguri

Ndaj të gjitha vendimet u morën në harmoni.

Lidhja ishte më i rëndësishmi Kuvend

Dhe Przereni më i sigurti vend

Prizereni qyteti më i madh në Iliri

Me kalanë e bukur plot madhështi.

Me vendim të Lidhjes së Prizerenit

Abdy Frashëri do të shkonte në Kongres të Berlinit

Aty do të caktoheshin fatet e kombeve

Në fakt dolën djallëzitë e kobeve.

Kongresin e drejtonte Bismarku

Nuk e shihte tokën shqiptare të skuqur nga gjaku.

Shqipërinë e quajti "shprehje gjeografike"

Kjo ishte më e liga tragjedi komike...

Abdyl Frashëri fort e ngriti zërin...

Bismark, mos e hidh symbyllur zarin!

Padrejtësisht, mos ma copëto vatanin

Që nuk ke në kokë çallmë, falendero shqiptarin!

Se Gjergj Kastrioti mburojë iu bë Krishtërimit

Sulltanëve iu preu hovin e tërbimit

E ti do të ishe sot hoxhë në Kongres të Berlinit

Emri Bismark do shuhej prej harrimit.

Abdyl Frashërit i shkëlqente drita në sy

Për kombin shkriu tri barrë flori

Ata që i hëngrën na kanë tradhëtuar...

Kombin shqiptar e lanë të copëtuar!!!

Edhe trupin ia copëtuan Abdylit

Duke e lënduar në burgjet e qafirit

Sa qe gjallë mbrojti të vërtetën

Për të vërtetën e Kombit fali jetën...

Gjithkush i di këto histori

Por duhen kujtuar përsëri

Lidhja e Prizerenit u mbajt nën Perandori

Shqiptarët me guxim shpalosën trimëri.

Të qëndroje burrëorë nuk ishte kollaj

Shumë trima ranë, lanë nënat në vaj

U lënduan motrat e nuset e reja...

Të shenjta për shqiptarët Atdheu e Feja...

Ruajtën gjuhën, zakone e tradita

Toponime, oronime, hidronime të arta

Ata rrojnë sa të ketë në tokë jetë

Rrojnë po të kalojnë dhe me mijëra vjet.

Pyes më pleqtë, gërmoj në arkiva

Duke studiuar sa netë i gdhiva...

Nuk vdesin tridhjetë e dy fiset ilire

Në dyzet male janë xhevahire.

Më parë thirrej Gadishulli Ilirian

Dyndja sllave e ndryshoi në Gadishull Ballkan

Të shuanin origjinën përpiqeshin satanët

Por gjithmonë do të dështojnë mjeranët.

Ndaj mua nuk më hiqet meraku

Nëpër shekuj toka u skuq nga gjaku

Ndaj po përmend ngjarjet më pikante

Se heroizmi me njëri tjetrin ngjante.

Thërret Prizereni Ilirian

Sa shumë Frashëri me Fishtën ngjan

Sa shumë ngjajnë të gjitha kalatë

Ndaj secila ka nga një baladë.

Ndaj më shumë më shtohet mërzia

Kur shoh të ndara trojet e mia...

Me origjinë të lashta nga Pellazgjia

Po na e nxinë jetën tragjedia...

Tragjedia rëndon më shumë sot

Me njëri tjetrin nuk komunikojmë dot

Kemi shumë mjete komunikimi, jo si dikur

Atëhere me një zë bashkoheshim për flamur...

Se veç në Dibër ruhet amaneti

Ku mbret është populli e populli mbreti

Në Dibër të Madhe luhet diplomacia

E në Dibër të Vogël luan alltia.

Se tumat e Baramshit ruhen në Kolonjë

E varri i Strikçanit, në Dibrën zonjë.

Historitë ruhen mbi dheun e nëndheun

Siç ruan Dibra e Vogël Skënderbeun.

Të shkruash historinë tamam

Duhet të flasësh për Gadishullin Ilirian

Amanet na e la dhe Napoleon Bonopardi:

-Quhet Gadishull Ilirian,-tha zemërzjarrti.

Shumë figura të shquara botërore

Shqiptarëve u vlerësojnë të mëdhatë fitore

Siç është madhështore Lidhja e Prizerenit

Siç qe Beteja e Trojvogjlit për lirinë e vendit.

Thërret Prizereni Ilrian

Të bëjmë bashkë të shenjtin vatan!

Sllavo komunizmi për ne satan

Na ka ndarë me babë e nanë!

Na ka ndarë me vëlla e motër

Tjetërsu e thërmu tonën votër

Votrën e bekuar nga Perëndia

Votrën që na e ndriçon yjësia.

Lidhja e Prizerenit, një ngjarje madhështore

Ngriti në këmbë shqiptarinë për trojet arbërore

Nish Pervezë mori flakë toka

Nga heroizmi shqiptar u habit bota.

Nën Turqi mbetëm pesëqind vjet

Por gjuha e tradita nuk u tret

Se nënat shqiptare janë heroina

Për atdhe lindin e rritin trima...

Me guxim presin rrufe e vetima

Nga Janina, Shkupi, Ulqini e Prishtina

I ushqejnë me gjuhën e Fishtes e De Radës

Me gjosk përballojnë furinë e dallgës.

Nga Lidhja e Prizerenit kaloi një shekull

E përpiqen të na nxjerrin syrin nën vetull

Por shqiptari ka sytë e shqiponjës

Shumë larg i shikon djallëzitë e botës.

Që kërkojnë të majmen me tonën tragjedi...

Firmë ricopëtimi nuk guxon të vër njeri

Se Lidhja e Przerenit është gjallë përsëri

I djeg, i përvëlon, i bën shkrumb e hi.

Ndaj ju historianë të rinj e pleq

Dikush padrejtësinë duhet ta ndreq

Abdy Frashëri po thërret nga varri

Bëhuni bashkë kush është bir shqiptari.

Në katër vilajete e në  diasporë

Të zgjatet karvani si krushqit me dasmorë

Të bëhet dasma me traditë shqiptare

Të tunden fusha e të dridhen male...

Njëqind vjet veç turbullira

U bënë bashkë e keqja dhe e mira

U bënë bashkë liria dhe dhuna

Armikut duhet t'i thyhet hunda.

Duhet mbajtur një Lidhje e Re

Fiset ilire të gëzojnë në hare

Bashkimin e shpejtë po e shoh me sy

Në dyzet malet ilire larë me flori.

Këto të dhëna nuk janë hamendjet e mia

Në faqe të shkruara i ka historia

Në shqip lexohen si të freskëta

T'i mësojnë mirë nipër e mbesa.

Se kanë gjak shqiptar ndaj janë gjeni

Në botë shkëlqejnë me krenari

Për shqiptari ata janë shpresa

Nga shpirti i tyre largohet dënesa.

Ndaj thërret Prizereni Ilirian

Prizereni i bukur rrugët me kalldrëm

Të bashkohemi sot në emër të Zotit

Të bëjmë bashkë trojen e Kastriotit.

Lidhja e Prizerenit si Besëlidhja e Lezhës

Gdhendur fort në memorien e kujtesës

Katër Vilajete të mos ndahen kurrë

Në një Komb e një Flamur.

Tiranë, më 14/03/2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx