Kulturë
Lazim Miftari: Nën qiellin e pafund
E hene, 23.03.2026, 06:50 PM
Lazim Miftari
NËN
QIELLIN E PAFUND
Yjet
notojnë të lirë në qiell,
Universi
i gjerë nuk ka skaj,
Drita
e tyre përhapet si diell,
Në
heshtje nate udhën e saj.
Galaktika
larg në errësirë,
Si
lumenj drite rrjedhin ngadalë,
Sekrete
mbajnë në pafundësirë,
Që
mendja e njeriut s'i kap dot vallë.
Në
tokë, flladi luleve u jep aromë,
Era
e butë fushave gjithë kalon,
Natyra
vishet me ngjyra e formë,
Dhe
zemra e njeriut ëndrra kujton.
Mbi
male të larta zbardh agimi,
Rrezet
e diellit tokën përqafojnë,
Çdo
ditë nis përsëri udhëtimi,
Shpresat
e reja jetën zbukurojnë.
Koha
kalon si lumë në rrjedhë,
Ditët
ikin si re në kaltërsi,
Çdo
hap i jetës një gjurmë lë,
Si
valë e lehtë në përjetësi.
Njeriu
ecën mes dritës e hijes,
Mes
gëzimit dhe mallëngjimit,
Buzëqesh
e qan prej dhimbjes,
Por
rritet në rrugën e udhëtimit.
Në
zemër ruan një dritë të vogël,
Një
ëndërr që përherë shikon,
Si
yll i qetë në qiellin e largët,
Në
errësirë gjithmonë ndriçon.
Se
jeta është si një udhë e gjatë,
Mes
qiellit të madh dhe në tokë,
Njeriu
lë gjurmë në ditë e në natë,
Si
fjalë e shkruar nëpër epokë.
Dhe
kur një ditë koha ndalet,
Kur
hapat heshtin në këtë botë,
Kujtimi
mbetet, i fortë sa malet,
Si
dritë e butë që nuk vdes dot.
Yjet
do notojnë prapë në qiell,
Universi
do mbetet pa mbarim,
Por
në këtë tokë me erë lulesh,
Njeriu
lë pas veç një kujtim.
Lazim Miftari
Prishtinë 22 Mars 2026









