Kulturë
Xhevahir Cirongu: Shkreptima rrufeje ku ngjizet vargu poetik
E hene, 30.03.2026, 06:55 PM
Shkreptima rrufeje ku ngjizet vargu poetik
Refleksion
Nga
Xhevahir Cirongu
Duke hedhur një vështrim tërsor poezive të autorit Xhevdet Shallari, si në botimet e mëparshme, por edhe të tashme,spiralja letrare bashkë me tharmin e botës së brendshme të këtij autori të afrimuar tashmë në letrat e shkruara shqipe, zgjat dorën drejt reve tomorriane e këput ‘’lulet’’
e marsit shpirtëror! Pasi lexove me një frymë të gjitha poezitë në dorshkrim, aty gjeta ‘’oksigjenin’’
e përmalluar jo thjesht të këtij autori, por atë mall dashurie e dhimbje ndaj shokëve, miqve,të dashurve të zemrës, gjer në skutat e fshehura të shpirtit të mbarë shoqërisë. Një jetë e tërë,
e cila udhëton qysh nga rinia e vjen ashtu e bardhë si një ortek bore tomorriane,
e zbrazat me shumë mall
e dashuri njerëzore për njerëzit mbi dallgët e detit Adriatik. Sa thinja në kokë, aq kujtime lexon në poezitë e shkruara nga Xhevdeti. Një udhëtim i gjatë,
plot vështirësi me ngarkesa rrebeshesh shiu, por edhe me shkreptima të zjarrta rrufeje, ku ngjizet vargu poetik e
‘’puthet’’ malli e dashuria për njerëzit e zemrës. Prandaj, nga ky mall
e dashuri zemre ka marrë edhe titullin libri poetik ‘’Malli ynë det
me valë’’. Poeti Xhevdet Shallari na jep atë llavë shpirti në gjithë poezitë e këtij libri këngët për drurët, gurët, dheun e vendlindjes, ku çdo pikë lotdhimbje, çel një gonxhe dashurie ! Vargjet poetike që dalin nga shpirti ngjasojnë me yjet në qiell,ngrohin shpirtin si zjarri,qetësojnë shpirtin e trazuar jo vetëm të poetit, por edhe të lexuesit. Ja si na e sjell në vargje poeti tek poezia me titullin ‘’Në vend të huaj’’:
…………………………………………..
‘’Edhe për gurët do më marë malli
Dhe për drurët,i mbolle vetë,
S’ ike nga qefi,ike nga halli
Aty dhe dheu nuk do të tretë!
‘’….
Pra, poeti e vargjet poetike marrin udhën e pavdekësisë,aq më shumë kur ato shkruhen e arkivohen me atë dashur prej drithërimash shpirti. Ndërsa te poezia ‘’Puna’’, figuracion letrar ndërton pasthirrma jete
,sepse pa punë e lodhje nuk mundesh të ndëtosh ‘’Kalanë’’
e shpirtit,e mbi të gjitha prozhektorët e dritës së jetës.
Ne mundëm të sjellim këto vargje për lexuesin që do poezinë,sepse poezia është vetvetja burimore e shpirtit njerëzor në shekuj.
……………………………………………..
‘’Si dalta e një skluptori mjeshtër
E gdhend njeriun çdo ditë,
I jep formë e brendi,si as një tjetër
Hijet i ndriçon,
u jep dritë’’…..
Pra, poeti primare merr punën,
e këtë e gërsheton me dritën e diturisë, sepse pa dituri s’ka mirëqenje materiale,prandaj edhe njeriu shpiku librin,pa libra s’ka dituri. Bota
sot
me gjithë arritjet në gjithë fushat e shkencës,
ka dhe anët negative në ambjentin shoqëror. Pra,
libri është e do mbetet nyja gardiane e diturisë njerëzore nëpër shekuj!
Vëllim poetik ka gjithsej 90 poezi. Aty gjen tematika të ndryshme gjithëpërfshirse,ku çdo adhurues i poezisë do gjejë vetveten. Në çdo poezi gjen shtratin e ‘’Lumit’’ letrar. Te poezia me titullin ‘’Unë’’një poezi e shkurtër, por me një domethënie të madhe,si në figuracion ashtu edhe në formëzimin e mesazheve letrare që e cila përcjell për te lexuesi ynë. Një thirrje e fuqishme që buron nga shpirti i dlirë të poetit tonë Xhevdet Shallari, që ka ditur tu qëndrojë dallgëve të jetës. Ai
ka ecur kryelart si mali tomorr drejt jetës e dashurisë njerëzore në shërbim të vetë njerëzve! Sa thinja e rrudha, aq kujtime rrinë brenda shpirtit të poetit! Disa prej tyre kanë marrë udhëtimin në vëllimet poetike, në librat monografike, ku tregimet e historitë janë dëshmi të gjalla të shkruara për sot
e brezat e ardhshëm. Poezia katërvargjshe,’’Unë’’ merr qëndresën e një shkëmbi të vendlindjes të fshatit Grevë, nga ku ka edhe vendlindjen autori i këtij libri. Pena
e Xhevdetit,
ka pirë ujë të burimeve të kristalta që burojnë nën gurët e fshatit tij. Ndaj edhe vargu gurgullon në librat e shkruar prej tij si ato burime. Po sjellim për lexuesin në këtë refleksion letrar, vargjet e poezisë ‘’Unë’’ :
‘’Unë e vrava veten time,
Por i dola zot kufomës,
Si shkëmb i fortë u qëndrova
Egërsirave të kohës!’’
Poeti ka ditur edhe si të sillet ndaj kohës me emrin egërsirë!
Vetë shpirti poetit është shpuzë e zjarr. Me këtë ndjesi zjarri,
me vargun e thjesht poetik të shkruar te ky vëllim, na fton të gjithëve për ta përqafuar fjalën magjike ‘’DASHURI’’.
Ajo të bën të ri,
e ti ngjitesh majës së malit në çdo mosh, të meditosh e të shkruash vargun poetik,të ndesësh zjarre dashurie, skagjë se mban thinja bore mbi kokë, sepse vargu shpirtëror ndez zjarre në mes oqeanesh nga fjala kuptimplot: Daushri !
Sa për ilustrim po sjelim dy strofa me vargje nga poezia ‘’
E ndeza zjarrin’’:
‘’shkrova në majë të malit
Ishte ftohtë e binte shi,
Binte fyelli i çobanit
Me të qarë e
me oi…’’
Me masat e rrahu gurin
Shkëndijat goditën eshkën,
Në myshkun e dëllinjës
Drutë e thata, flakë u ndezën!’’.
Me këto metafora letrare, autori na tregon ai
e do natyrën,të gjithë ne jemi ‘’bijtë’’
e saj.Te simboli ‘’gur’’ tregon e fakton qëndresën tonë të rrugëtimit jetësor, eshka, tregues i ndodhive të së keqes bashkë me myshkun, por te druri thatë i dëllinjës, të marra së bashku, metaforat ndezin zjarre dashurie për JETEN
!
Poezia është vetë jeta jonë! Poetit Xhevdet Shallari i urojmë shëndet e librit suksese!
Durrë, 21 Mars 2026









