Ndue Dedaj: Shuplakat e Narçizit
Ngado që shkoj, udha më bëhet fushë me lule, edhe kur është asfalt... Nuk e di se çfarë ndjesie është kjo. Dhe nuk është se rrugët tona janë aq të mira, sa me të dal dhe në ëndërr. Më kujtohet gjyshja ime, pastë dritë, ndonjëherë kur zëmërohej me ndokënd, i thoshte “t’u baftë udha sapue”. Po ajo e kishte për ata që iu kishte marrë kryet erë...


























