E premte, 01.11.2024, 12:34 AM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Rrenacak milet

Rrejnë kur flasin. Rrejnë kur pyesin. Rrejnë kur përgjigjen. Rrejnë kur rrinë. Rrejnë kur lëvizin. Rrejnë kur hanë. Rrejnë kur pijnë. Rrejnë kur flenë. Rrejnë kur ëndërrojnë. Rrejnë kur dashurojnë. Rrejnë kur urrejnë. Madje rrejnë edhe kur rrejnë. Dhe nuk rrejnë rrallë e pa të keq, se ashtu e kanë tipin, të atillë e kanë vesin...

Edison Ypi: Birra

Ku i gjen paret ky që mbeti gjithë ditën klubeve duke pirë birrë ?! pyesnin me dyshim për ndonjërin që pinte 1 birrë në muaj në ndonjë klub të qelbët.Birra nuk kishte fort lidhje me shuarjen e etjes. Birra ishte sapun për fytin...

Edison Ypi: Po japim lajmet

Të dashur bashkatdhetarë vllavrasës, kafepirës, gazetangrënës, internetshetitës, hashishtymosës, të ëmbël, të tharët, zemërbardhë, mëlçizinj, shpirtkatranë, ku jeni e ku s'jeni para tavave të dhesë, zjarreve të ftohura, vatrave të fikura, oxhakëve...

Edison Ypi: Divorc

Të dy me shkollë të lartë. Të dy me smartfona. Të dy me email, fejsbuk, instagram, pasuord që nuk e zbërthen dot as CIA. U njohën gjatë ceremonisë së promuovimit të një libri të palexueshëm nga një autor i neveritshëm. Ai u magjeps pas saj kur ajo i tha "shum' nice ky libri". Ajo u marros pas tij kur ai i tha...

Edison Ypi: Komshiu

Pavarsisht se kush trokiste në derën tënde, i pari që hapte derën e vet nuk ishe ti, ishte komshiu përballë si skuth me shkumë rroje në fytyrë, duke u mbllaçitur, duke mbërthyer kopsat e pantallonave ose rripin e mesit.I tmerruar nga përfytyrimi se biçim komshiut...

Edison Ypi: Mylandi

Mylandi është një vend banorët e të cilit mburren me Historinë që nuk e kanë, lavdinë që nuk e meritojnë, trimërinë që nuk janë.Mylandi është vend i shenjtë ku shtëpitë janë Kisha dhe Teqè pa besimtarë, banorët janë murgj dhe dervishë që meditojnë s'dihet se për çfarë dhe kërkojnë ca gjëra...

Edison Ypi: Ik nga kurvizmi

Majtas e djathtas rrugët dhe rrugicat mbajnë emra vrasësish. Po të vazhdosh të ecësh mbi këto rrugë, pas pak do çmendesh. Ik. Ik e mos u duk.Mozaiku kriminal ta mpin trurin. Nuk jetohet në këtë vend me këtë shesh e këtë simbol. Ik nga kurvizmi propagandistik, ik nga syt këmbët...

Edison Ypi: Armiku

I qetë pranë dritares duke vështruar socializmin që ndërtohej dhe Shqipërinë që shkatërrohej; i tërbuar duke çjerrë fytyrën nën jorgan para se të zinte gjumi; duke përplasur kokën pas muri në ndonjë skutë ku s'të shihte kush; e pamundur ti jepje një kuptim cilësimit "Armik". Sa më hollë ta mendoje, aq më tepër...

Edison Ypi: Ladi

Ladi i tallte pedagogët. Unë jo. Ladi i bashkohej “shumicës dërrmuese", siç e quanim me tallje kopenë e atyre që shkonin nëpër aksione. Unë nuk shkoja. Luaja rolin e budallait. Ladi më lutej t’ja mësoja rolin e budallait. Nuk mundja. Rolin e budallait nuk e luaja. Budalla isha...

Edison Ypi: Albanicus Modernicus

Ecën rrugës sikur nuk e ka mëndjen, sikur nuk i intereson asgjë shqiptare, sikur Shqipëria dhe shqiptarët janë një realitet që ky është lodhur shumë për ti bërë si Italia dhe italianët, por ka hequr dorë sepse këtu njerëzit janë të prapambetur, të pa gdhëndur, të egër, ndërsa ky është i përparuar, i ndriçuar...

Edison Ypi: Rruga Saraçve

Rruga Saraçve është një lloj rakie që po të zuri prej saj nuk bëhesh dot kurrë esëll.Rruga Saraçve është si ajo femra aq e dashur prej së cilës nuk ndahesh dot as në të gjallë as në të vdekur.Rruga Saraçve është e vetmja ...

Edison Ypi: Kanoçja

Nga fundi i viteve '70, mes përpjekjeve të ethëshme me tuba, rrjeta, tela, tepsira, mekanizma, për të parë ndonjë televzion tjetër veç hales propagandistike RTSH, u muar vesh se me anë të një antene të ngushtë dhe të shkurtër që mund të vendosej edhe brenda shtëpisë, në bandën UHF mund të shihej kanali i dytë jugosllav, dhe gjatë ...

Edison Ypi: Viva Alketa

Tornitore apo saldatore veshur me kominoshe dhe rrecka të pista nëpër turnet e treta, traktoriste duke çarë male e kodra e fusha, kooperativiste duke prashitur nëpër ara, mjelëse të dalluara me rendimente të larta që punonin për shekullin e ardhshëm - femrat shqiptare u shfytyruan si burra. Të tilla i paraqiste...

Edison Ypi: Pasul

Qaf Thanë. Po afron mesnata. Dogana e shkretë. Kryej formalitetet në të dy anët. Po iki në Kosovë. Për herë të parë. Vetëm. Pa makinë, pa shok, pa shoqërues, pa këshilla, sugjerime, spjegime. Erresirë, ftohtë, shi, erë. Përpara një vend i panjohur. Ja një taksi. E vetme, e vogël, delikate, e mjerë, antipod i Benzave tanë...

Edison Ypi: Monument

Aq mahnitëse është Lugina e Erzenit, sa, për me ja bo qefin syve duke parë nga lart me të gjithë madhështinë e saj atë luginë, edhe sikur të jeshë duke vajtur në Durrës për të marrë paret e llotarisë së Kinës, e pamundur mos me u kthy majtas diku përtej Vorrit të Ashikut në fshatin Manskuria mbi ca kodra që duken herë si qafa femrash ...

Edison Ypi: Sala Saliu

Pyete; Cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike ? Po tu përgjigj “Sala”, dije se përpara ke një azgan djalë. Shqiptar i kulluar që sheh punën e vet. Banon, të themi, diku në Laknas. Ka tre fëmijë. Gruan, pleqtë, dhe fëmijët, i mban me sakrifica. Mban mënt mirë tmerret e kooperativës. Ka qënë pak vite në emigracion...

Edison Ypi: Kodi Kadare

Ëndërra sheh. Era e dheut të deh. Disa herë në pyll natën ke fjetur. Dëshpërimin që shkakton ndajnat’hera e ke mik të pandarë. Në detin e një pike lot disa herë je mbytur.Ke lexuar të paktën nja dy a tri tragjedi të Shekspirit, disa romane nga letërsia klasike, disa novela nga Çehovi...

Edison Ypi: Dashurohemi

Në fshatin tonë i duam marrëzisht gratë. Për Dashurinë vrasim e vritemi, rrahim e rrihemi, vjedhim e vidhemi. Kur vjehrri im ishte ushtar në Shkodër dhe njohu vjehrrën time, për hatër të saj rrahu një mëhallë të tërë. Kot. Ose si thuhet nëpër libra; Për Dashurinë e pafundme ndaj saj. Ndërsa vëllai i tij kur u fejua...

Edison Ypi: Voce Zela

Shqiptarët do ishin shurdhuar nga ulurimat e kongreseve, urratë e aksioneve, trokitjet e çizmeve të parakalimeve nëse të gjitha këto nuk do t'i hidhte në hale 1 zë i vetëm, gjenialja Voce Zela.Voce Zela nuk ka qënë kurrë festival, vals, shi, lemzë, djalosh, fëmijë i parë, lumturi, atdhe, gërshet...

Edison Ypi: Farmaqe

Shqiptari patriot është njeri inteligjent, thellësisht i kulturuar, i sofistikuar, i sjellshëm, modest. Mirpo sorollopat gjoja atdhetarë, gjoja nacionalistë, që sheh në televizor janë budallenj me brirë, aspak modestë, gdhëra që ta shpifin, të papëmbajtur, invadentë, burracakë. Tek ua dëgjon gomarllëqet, këmbët nuk të mbajnë...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora