E premte, 29.03.2024, 07:53 AM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Sala Saliu

E shtune, 01.02.2020, 10:46 AM


Sala Saliu

Nga Edison Ypi

Pyete; Cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike ? Po tu përgjigj “Sala”, dije se përpara ke një azgan djalë. Shqiptar i kulluar që sheh punën e vet. Banon, të themi, diku në Laknas. Ka tre fëmijë. Gruan, pleqtë, dhe fëmijët, i mban me sakrifica. Mban mënt mirë tmerret e kooperativës. Ka qënë pak vite në emigracion. Me punë të madhe ka ngritur një fermë të vogël. E ka të qartë se shteti i Salës është shteti i punës që favorizon llërëpërveshurit, dhe jo si shteti i kurvit që ishte shtet i spiunllëkut që favorizonte dembelët, parazitët, llafazanët. Ka ndërtuar me një mijë mundime një shtëpi modeste. Jeton sot pak më mirë se dje, nesër pak më mirë se sot. Rrotull ka të ardhur nga rrethet që kanë ndërtuar shtëpi edhe më të mëdha se të tijën. Por nuk i sheh me zili. Se ata kanë punuar në Angli, Belgjikë, Gjermani, ndërsa ky që tu përgjigj "Sala", në Greqi. Është besimtar. Mban fshehur një kalashnikov dhe ca fishekë. Lodhet nga puna. Nuk sheh shumë televizor. Gazetave sa u hedh një sy. Celulari dhe Interneti i duken i duken gjëra jo serioze. I bëhet zemra mal për “Rrugën e Kombit”. I vjen keq për Kosovën dhe kosovarët që nuk i kanë fort’ mirë punët. E deh ideja e Salës për ta mbjellë Shqipërinë me arra, bajame, ullinj, fiq. Nuk llap për politikë. Pret ditën e votimit. Kur dëgjon se Partia Demokratike ka miting dhe se në atë miting do flasi Sala, fluturon nga qefi. Vishet mbathet, lahet, krihet, merr një parrullë dhe shkon në miting, ku bërtet kundër komunistave, spiunave. Deri në mitingun tjetër nuk llafoset, nuk mburret. Vazhdon punon, jeton, mbars gruan. Habitet me ata që Salën e quajnë Saliu por Edin nuk e quajnë Ediu.

Ama po e pyete tjetrin; Cili është Kryetari i Partisë Demokratike ? dhe të tha “Saliu”, tabloja është krejt tjetër. Përpara ke një monstër. Nëse nuk ka qënë vetë spiun sepse është tepër i ri, e pamundur të mos e ketë pasur spiun babanë a xhaxhanë a ndonjë tjetër. Banon, ta zemë, në një fshat andej nga Mallakastra. Është thashethemexhi i ndyrë. Merr nëpër gojë katundin. Mburret se në kohën e kurvit s’ka qënë dosido por brigadier, shef, kryetar. E thërrisnin shpesh në Tepelenë ose në Fier për ca gjëra që tani nuk guxon t'i thotë hapur. Nuk është besimtar. Me Zotin s’e lidh asgjë. Ka ngritur vilë të madhe që e ruan me 32 kamera jashtë e brenda. Nuk ja kanë zilinë. Të gjithë e dinë se vila e tij nuk është hallall, është harram. Mbjell hashish në parcela larg fshatit nëpër ca gryka. Ka korruptuar kryeplakun dhe disa polica. Ka dy fëmijë hashishomanë që sillen nëpër fshat si në jerm. Bën gjithë kohën propagandë kurviste në stilin; “Me gjak e morëm, me gjak do ta mbajmë”. Urren Kosovën, kosovarët, “Rrugën e Kombit”, “malokët”, dhe gjithçka shqiptare. Mëngjezeve u telefonon televizorave ku lëshon kushtrime komuniste antishqiptare të tipit; I bëj thirrje shteteve të botës kundër Saliut.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora