Edison Ypi: Zemra Roskovecare
Duke vajtur në Roskovec, befas, shtrirë nën hije pranë e pranë, më dolën para ca roskovecarë të rrumbullakët me zemra të kuqe.Janë të urtë. Janë të pasherr. Rrinë në hall' të vet. Ikin edhe në kurbet. Por nuk qahen, nuk ankohen. Nuk flasin. Nuk bërtasin. S'janë në Fejsbuk. S'janë në Instagram. S'kanë email. S'lexojnë gazeta...


























