E diele, 02.06.2024, 01:46 AM (GMT+1)

Editorial » Zejneli

Xhelal Zejneli: Trazirat në Veri skenar i Beogradit

Në mitingun e mbajtur në Beograd më 26 maj 2023, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi, midis tjerash deklaroi: “... Serbia nuk është vend i ambasadorëve... Kujt do t’i vëmë sanksione dhe kujt jo, kjo s’varet prej të huajve. Kjo varte nga ne...”

Xhelal Zejneli: Sokrati mbi tiraninë

E kur vjedhësit dhe mashtruesit të marrin pushtetin, për arsye se kriminelët dhe të ligët synojnë të bëhen të pushtetshëm, do të lindë një tirani shumë më e egër se tiranitë dhe oligarkitë që i ka parë njerëzimi deri më sot...

Xhelal Zejneli: Shtetet ku s'ka asociacione për minoritetet

Bashkimi Evropian apo ShBA-ja kurrë s’kanë treguar interesim të formojnë në ndonjë vend të Evropës apo të Ballkanit asociacion apo bashkësi komunash me shumicë të një grupi etnik të caktuar, përkundër faktit se minoritete ka në shumë vende të gadishullit apo edhe të kontinentit. Për themelimin e një krijese të tillë i janë vënë vetëm Kosovës...

Xhelal Zejneli: Kush si votoi për Kosovën në Këshillin e Evropës?

Për këtë propozim votuan 33 shtete:Andora, Austria, Belgjika, Britania e Madhe, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Irlanda, Islanda, Italia, Kroacia, Letonia, Lituania, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Mali i Zi, Malta, Maqedonia e Veriut, Monako, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San-Marino, Sllovenia, Suedia, Shqipëria...

Xhelal Zejneli: Aleksandër Moisiu

Një yll i ndritur në qiellin e teatrit shqiptar, në agim të shekullit XX ka qenë Aleksandër Moisiu. Ka lindur më 2 prill të vitit 1879 në Trieste, aso kohe pjesë e Austro-Hungarisë.  Ishte aktor austriak me prejardhje nga familja shqiptare e Moisive. Babai i tij ishte nga Kavaja, ndërsa e ëma arbëreshe, nga Italia e jugut...

Xhelal Zejneli: Gjergj Kastrioti tek autorët e huaj

Kur e përmendte Gjergj Kastriotin në veprën e tij klasike “Edukimi?britanik ose burimi i çrregullimeve në Britaninë e Madhe”, Thomas Sheridani?(1719-1788) e rendiste Gjergj Kastriotin ndër njerëzit e mëdhenj të cilët përgjithmonë do të?jetojnë në “tempullin e kujtesës”...

Xhelal Zejneli: Dhjetë vjet nga Marrëveshja e Parë e Brukselit

Më 19 prill të viti 2013, d.m.th. para dhjetë vjetëve, u nënshkrua në Bruksel ajo që u quajt Marrëveshje e parë mbi parimet e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e njohur edhe si Marrëveshje e Brukselit, e arritur nën mbikëqyrjen e BE-së.Dialogu u udhëhoq nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi...

Xhelal Zejneli: Krimet e andartëve grekë në Jug të Shqipërisë

Gjatë vitit 1913, grekët e mbajtën të pushtuar jugun e Shqipërisë. Popullatën ortodokse të kësaj zone e quanin popullatë greke. Ndërkohë, dolën me projektin – autonomi e Vorio Epirit. Më 2 mars 1914 shpallën të ashtuquajturin shtet të pavarur të Vorio Epirit me kryeqytet Gjirokastrën. Në qeverinë e këtij farë shteti u përfshinë edhe...

Xhelal Zejneli: E sëmura e Ballkanit - Serbia

Sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, përkatësisht Marrëveshjes së Kumanovës, e vetmja forcë ushtarake e armatosur e lejuar në Kosovë  është KFOR-i, i cili si mision i NATO-s në kuptimin ushtarak, është i ngarkuar për sigurinë në Kosovë...

Xhelal Zejneli: Evropë, ka bar për destruksionin serb!

Kryetari i Serbisë, Vuçiqi, duket sikur thotë: “Mos pandehni ju të Perëndimit se pas rënies së Rusisë dhe të Putinit në Ukrainë, Serbia ka mbetur pa mbështetje dhe si e tillë do të dorëzohet para trysnive tuaja”.Dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës, është akt destruktiv. Pas veprimeve destruktive të pakicës serbe...

Xhelal Zejneli: 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe u mbajt në Tiranë. Ai zgjati gjashtë ditë, përkatësisht nga 20 nëntor deri më 25 nëntor të vitit 1972. Ishte një tubim shkencor gjithëkombëtar. U thirr për të nxjerrë përfundimet e diskutimit të gjerë për drejtshkrimin e gjuhës shqipe, që kishte filluar në vitin 1967, pas botimit...

Xhelal Zejneli: Investimet e Perëndimit në Serbi ushqejnë destruksionin serbomadh

Të investosh në Serbi, do të thotë ta forcosh ekonomikisht dhe ushtarakisht një shtet fashist, një politikë dhe një ideologji fashiste, një shtet që në vitet ’90 të shekullit XX kreu agresion ushtarak në Slloveni, në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë,  një shtet që ka kryer gjenocid në BH dhe në Kosovë...

Xhelal Zejneli: Arti dhe kriteri jashtë-letrar i vlerësimit

Po qe se një shkrimtar i talentuar ka krijuar nën një regjim diktatorial, tiranik, despotik, autoritar, autokratik, totalitar apo stalinist dhe është dënuar me burg, ka gjasa të mëdha që ai të shpërblehet me çmimin më prestigjioz të letërsisë – “Nobelin”.Në raste të caktuara Komiteti i “Nobelit” ...

Xhelal Zejneli: Nobelistët që anuan nga Serbia e zjarrvënësit të Ballkanit

Në vitin 1999, rreth një milion shqiptarë në Kosovë, u detyruan të largohen prej vatrave stërgjyshore. Për ta parandaluar një katastrofë humanitare përmasash biblike, spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës, më 24 mars të vitit 1999, aleanca veri-atlantike NATO ndërhyri ushtarakisht kundër forcave ushtarake...

Xhelal Zejneli: Teoria e kombit kosovar është antishqiptare

Kohët e fundit në hapësirën shqiptare në Ballkan paraqiten do ide, sipas të cilave shqiptarët nuk qenkëshin një komb por dy a më shumë sish. Fatmirësisht, numri i atyre që thonë se ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë saj, ka dallime të caktuara, është tejet i vogël dhe numërohet në gishta...

Xhelal Zejneli: Vështrim mbi çmimin 'Nobel' për Letërsi

Në çdo tetor, bota pret të dëgjojë se kush do të bëhet shkrimtar me popullaritet botëror. Ndonjëherë, parashikimet dalin të sakta, por ka raste kur emri i laureatit shkakton befasi të madhe. Për shembull, laureati i çmimit “Nobel” për vitin 2012, shkrimtari kinez Mo Jan (Mo Jen, emri i vërtetë...

Xhelal Zejneli: Anashkalimi i Kadaresë nga juria e Komitetit të 'Nobelit' - akt absurd

Çmimi “Nobel” për letërsi nuk i bën nder vetëm laureatit. I bën nder edhe letërsisë së cilës i përket ai, gjuhës në të cilën shkruan ai, popullit të cilit i përket ai dhe shtetit të cilit i takon ai. I bën nder kombit të laureatit. Vlerësimi i Ismail Kadaresë me çmimi “Nobel” do t’i bënte nder Shqipërisë dhe shqiptarisë...

Xhelal Zejneli: Çmimi “Nobel” për letërsi - Laureatët

Çmimi “Nobel” për letërsi ndahet vit për viti. Laureati mund të jetë nga cilido vend i botës i cili ka shkruar “vepër të jashtëzakonshme me synime idealiste”. Çmimi mund t’i jepet laureatit vetëm për një vepër të tij, por edhe për edhe për opusin jetësor të tij. Se kujt do t’i jepet çmimi, për këtë vendos Akademia Suedeze...

Xhelal Zejneli: Nobelistja franceze Annie Ernaux

Laureate e çmimit “Nobel” për letërsi për vitin 2022 është shkrimtarja franceze Ani Erno (Annie Ernaux). Ajo është femra e shtatëmbëdhjetë që shpërblehet me këtë çmim prestigjioz. Kombi shqiptar priste me ankth që çmimi i sivjetmë t’i jepej Ismail Kadaresë, të përkthyer në 56 gjuhë të botës...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora