Editorial » Zejneli
Xhelal Zejneli: Kush si votoi për Kosovën në Këshillin e Evropës?
E merkure, 26.04.2023, 08:00 PM
KUSH SI VOTOI PËR KOSOVËN NË KËSHILLIN E EVROPËS?
Nga
Prof. Xhelal Zejneli
Komiteti i
ministrave të Këshillit të Evropës, në seancën e mbajtur më 24 prill të vitit
2023 vendosi të ngrihet procedurë për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për t’u
pranuar në këtë organizatë.
Për këtë propozim
votuan 33 shtete:
Andora, Austria,
Belgjika, Britania e Madhe, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda,
Franca, Gjermania, Holanda, Irlanda, Islanda, Italia, Kroacia, Letonia,
Lituania, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Mali i Zi, Malta, Maqedonia e Veriut,
Monako, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San-Marino, Sllovenia, Suedia,
Shqipëria, Turqia, Zvicra.
Kundër këtij
propozimi votuan 7 shtete: Azerbajxhani, Gjeorgjia, Hungaria, Qiproja, Rumania,
Serbia, Spanja.
Abstenuan në votim
5 shtete: Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina.
Nuk votoi 1 shtet
- Armenia.
* * *
Komiteti i
ministrave të Këshillit të Evropës ka 46 shtete anëtare.
Kërkesa e Kosovës
do t’i përcillet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Votimi për
pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës mund të realizohet brenda një viti.
* * *
Ish-zëdhënësi i
Ministrisë së Jashtme dhe i Punëve Evropiane i Sllovakisë, Peter Stano
(1975- ), tani zëdhënës i përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të
Jashtme¸ Zhozep Borel (Josep Borrel Fontelles, 1947- ), deklaroi se
institucionet e Brukselit janë në dijeni se Serbia votoi kundër aplikimit të
Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Hungaria është një shtet
që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Është për t’u ardhur keq sesi ky shtet, i
udhëhequr nga kryetari Viktor Orban (Viktor Mihály Orbán, 1963- ), votoi
kundër propozimit që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
Ministri i Punëve
të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq (Ivica Da?i? / ????? ?????, 1966- ) ishte zemëruar tej mase për votën e Malit të
Zi, në favor të Kosovës, ndërsa kryeministrja Ana Bërnabiq (Ana Brnabi?
/ ??? ???????, 1975-
), në shenjë
proteste dhe hidhërimi për abstenimin e Greqisë në votim, si duket nuk do të
marrë pjesë në Forumin VIII Ekonomik që mbahet në Delfi të Greqisë më 26-29
prill 2023.
* * *
Këto ditë
Uashingtoni dhe Brukseli mbështetën drejtësinë:
- Kosova do të
fitojë liberalizimin e vizave;
- I njohën
zgjedhjet në veri të Kosovës; dhe
- Votuan me
shumicë që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.
* * *
Vota e Serbisë
kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në
Këshillin e Evropës paraqet shkelje të Marrëveshjes për normalizimin e
raporteve që Kosova dhe Serbia arritën gjatë vitit 2023.
Kryeministri i
Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më
27 shkurt të viti në vazhdim, u pajtuan në Bruksel për një marrëveshje që ka të
bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ndërkaq, në takimin e
mbajtur në Ohër më 18 mars të viti 2023 këta u duk sikur u pajtuan për Shtojcën
e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Sipas nenit 4 të
kësaj marrëveshjeje, Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në
institucionet ndërkombëtare. Rrjedhimisht, vota e Serbisë kundër
aplikimit të Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, paraqet
shkelje të nenit të lartpërmendur.
* * *
Thirrja e
autoriteteve të Beogradit drejtuar serbëve të Kosovës për të mos dalë në votim
në veri, është në kundërshti të plotë me parimet e demokracisë.
Për sjelljet
destruktive të sipërthëna, Uashingtoni dhe Brukseli duhet të marrin masa
ndëshkuese ndaj Serbisë.