E merkure, 30.04.2025, 06:20 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim » Gorica

Pëllumb Gorica: Shaban Dyrma - i gdhendur në kujtesën e historisë

Vitet ikin. Ndërmend në kujtesë janë ata që lenë gjurmë. Dhe si një libër me shumë faqe, të ndryshme nga njëra tjetra, secili ka rrezatuar vlerat, virtytet, kontributet.Shaban Dyrma, është një ndër ata mijëra mësues të armatës së madhe, të cilët jetën ja kushtuan me devotshmëri arsimimit të brezave. U bënë vite që ai është ndarë nga jeta, njerëzit e tij të dashur, miqtë, kolegët. Jeta e tij u ndërpre në moshën 58 vjeçare. (9 dhjetor 2001) Shaban Dyrma kudo ku punoi la gjurmë, si njeri në kuptimin e plot të fjalës ...

Pëllumb Gorica: Dolli me vese

Bedenat këtu e shpojnë qiellinNgadhënjyeshëm ngjyrës harresëMe heshtjen sfidojnë diellinNë mugëtira legjendash, besë.Hithrat mureve përtypinMokrrat e këngëve qëndresëNetët ecin dorëzanë zgjuarDuke ngritur dolli me vesë...

Pëllumb Gorica: Puthja ndez ëndrrat

Puthja, ëndrra, jeta dhe shpresa bashkëjetojnë në vargjet e Haxhi Dikollit. Në këtë udhëtim poetik si një konfirmim i dashurisë, poeti në çdo varg na e jep puthjen dhe jetën, ashtu si vala me detin, ku vala është njeriu dhe deti njerëzimi. A mund të përfytyrohet një det pa valë dhe dallgë ?! Po kaq përfytyrohet një jetë pa puthje dhe dashuri. I lexon poezitë e vëllimit “U putha me perëndinë” të Haxhi Dikollit dhe përjeton thellë një lirizëm të ...

Pëllumb Gorica: Edith Durham - Mikesha e përjetshme e shqiptarëve

Krahina e Sulovës, që shtrihet rrëzë malit të perëndive, Tomorrit hijerëndë (në pjesën veriore dhe perendimore të tij) në shekuj nuk i ka shpëtuar syrit të huajve. Udhëtarë, studiues, historianë, ushtarakë të lartë, shkrimtarë, inxhinierë, të kombësive të ndryshme: anglezë, austriakë, italianë, gjermanë, francez, etj. Dhe nuk janë të paktë ata që kanë shkruar: Ami Bue, Pukvili, Johan Georg Fon Hann, Edith Durham, Gjergj Veith, Dayrrell ...

Pëllumb Gorica: Haxhi Përrenjasi - ndërtuesi i veprave publike dhe kultit në Sulovë

Sa më shumë kalojnë shekujt, aq më e trashë bëhet perdja e errësirës për të ndriçuar figura historike dhe kontribute humane. Kujtdo që nis të shkruaj, me siguri do t’i duhet të shfletojë dokumenta të ndryshme arkivore, botime e shënime udhëtarësh të huaj, pa harruar legjendat, historitë gojore, morinë e veprave publike apo fetare, këngët e visaret e tjera të popullit. E sërish ...

Pëllumb Gorica: Shpresë në kujtime të grisura

“Kujtime të grisura“ është një titull metoforik, mjaft i guximshëm, që autorja e re nga Elbasani, Anxhela Mazhi, i ka vënë vëllimit të saj. Them metaforë e guximshme, sepse kujtimet, që herë zvarriten dhe herë kthehen në det zhgënjimi, herë mallëngjehen nën rrezet e një hëne të zbehtë, herë mundohen të fshihen nën një çadër çiftërore, herë ndizen nga një mjedis ...

Pëllumb Gorica: Mërmërimë e detit mes nesh

Riviera më buzëqesh me ëmbëlsi Prej gjoksit të diellit praruarSytë ngjyer në kaltërsiDashuria nga blerimi rrri zgjuar.Një fllad i lehtë të përkëdhelNjë këngë dëgjohet aty pranë Bregu i detit valë-valë Si një shpirt që ngre vullkan...

Pëllumb Gorica: Një libër i shkruar me dashuri

Në leximet e librave jam i prirë të shkruaj për vlerat që mbartin. Promovimi i vlerave, historisë, trashëgimisë kulturore, mjedisit, ngjarjeve, është një mision fisnik e tepër domethënës për të nxjerrë në pah tiparet, të veçantat e karakteristikat e secilës krahinë, zonë, qytet, fshat. Në këtë rrjedhë janë botuar e vazhdojnë të botohen monografi, jetëshkrime, kujtime, studime...

Pëllumb Gorica: Qielli ngjyrë harresë

Në themele me rrënjë ëndrrash,brenda meje gurë të sertë,Me psherëtima këngë trishtilash,Qiellit tim i çukas nëpër fletë. Shpirti im - tempull, ku shpresat gjallojnënën flakëza të zbehta qiriri,Jashtë meje, mes territ kërkojnëtrashëgiminë e rrënjëve te biri! Mbi blloqe statujash, yjet ulen,të ribëjnë një qiell prej drite,...

Pëllumb Gorica: Rrëfim për moshën e ëndrrës

Çdo kush lexon sipas shijes së tij. Nga rafti i librave të bibliotekës sime mora e lexova librin me poezi “Qirinjtë e Galaktikës” të poeteshës elbasanase Iliriana Sulkuqi, që jeton mes Amerikës e Shqipërisë. Iliriana, ashtu e imët, por me një botë gjërash, që kanë aq shumë fisnikëri njerëzore...

Pëllumb Gorica: Humanizmi, virtyt i shqiptarëve ndër breza

Historia është dëshmitare jo vetëm e zhvillimeve të ndryshme jetësore, por edhe e mbartjes së vlerave të një populli. Ndër shekuj shqiptarët i ka dalluar humanizmi, toleranca, mikpritja, bujaria, virtyte që janë spikatur edhe në përiudha të vështira të jetës, si evokime tradite.Këto vlera janë treguar jo vetëm për vëllezërit e një gjaku, shqiptarët e Kosovës, të keqtrajtuar barbarisht...

Pëllumb Gorica: Vangjel Kapedani në gjurmët e të fshehtës

Të portretizosh krijues, artistë, intelektual me vlera, të apasionuar pas thesareve të fshehta të historisë, të së kaluarës sonë është detyrim qytetar. Kjo, mendoj, ndodh me cilindo që merr penën e shkruan me këndvështrimin e botëkuptimit për figura që kanë synime të qarta në jetë, pasionet e tyre për të bërë diçka ndryshe ...

Poezi nga Pëllumb Gorica

Pamja më vidhet në qiellin e ngjyrosurSi s’po shoh pakëz kaltërsi,Shkel pëlhurës së zhubrosurpo piklat gënjeshtare lozin me sytë e mi. Si deshë rroken retë prej erës së marrë,hapësirën gjëmimet përpijnë,Errësira trishtimin ma bën më të gjallë Ndaj fshihem mes tij si klandestinë...

Pëllumb Gorica: Nëpër udhëkryqet e jetës kërkon vetveten

Udhëkryqeve të jetës, poeti mediton dhe pasi gërmon thellë në ndërgjegjen e tij poetike e gjen rrugën e duhur drejt horizonteve.Në vëllimin poetik “Nëpër ikjen e ditëve“, Pirro Minguli tregon se është një poet që e jeton intesivisht çdo orë të ditës e çdo muaj të vitit. Në ardhjen dhe ikjen e ditëve ai futet natyrshëm me penën e tij dhe për një çast duket sikur humbet në...

Pëllumb Gorica: Rrënojat ende psaltojnë

Për Sulovën, krahinë të njohur në jug të Shqipërisë së Mesme me histori të hershme dhe të banuar në vijueshmëri flet edhe prania e gërmadhave kishtare dhe toponimeve të vjetra. Janë të shumta historitë gojore që tregojnë të moshuarit për këto kisha. Ka pasur shumë kisha, që gjendeshin pothuajse në çdo vendbanim të territoreve të saj. Një numër i mjaftueshëm për të gjykuar për shtrirjen e tyre, por nuk i dihet as vendi, ku kanë qenë...

Pëllumb Gorica: ''Liqeri'' i Lasgushit, parajsa e shpirtit tonë...

Natyra, me peisazhet e saj magjike, të mrekullon. Një ndenjë e bukur dhe e këndshme kënaqësie shoqëroi udhëtimin tonë drejt juglindjes mes një grupi miqsh të penës, me të cilët shpesh jemi të pranishën në takime letrare.Mëngjesi gëzimdhënës, plot dritë, me aromë kundërmuese lulesh gjithfarësoj. Udhëtojmë luginës piktoreske të Shkumbinit. Malet, me madhështinë e tyre, e rrethojnë luginën e thellë. Thyrjet e relievit, diku me një ashpërsi tërheqëse e diku të mbytur nga deti i gjelbërimit të drurëve të ...

Pëllumb Gorica: Jeta pulson dhe prej një zemre të ngrirë

Më ngriu zemra,- thotë njeriu, sa herë ndodhet në të papritura të jetës. Një zemër e ngrirë flet shumë. Flet me gjuhën e merakut e të shqetësimit për shokun e jetës. Me gjuhën e luhatjeve të zhvillimeve në familje e shoqëri. Me zërin drithërues nga situata rrënqethëse që ndodhin anekënd botës.“Zemër e ngrirë”e pagëzon Viktoria Xhako librin e saj të parë me poezi. Poezia, titulluar” Hape derën”, e, që në fakt hap këtë vëllim poetik, nuk ...

Pëllumb Gorica: Njerëzimi në përmendore me tri simbolika

Me tri fjalë mund të thuash shumë. “Qyqja në hanin e Ferrit” të poetit Mëhill Velaj është titull me tri fjalë, që ngërthen në vetvete një simbolikë e cila nuk është e lehtë të dëshifrohet.Qyqja simbolizon vajin e vetmisë dhe të fatkeqësisë së madhe,si nostalgji therëse për atë lumturi që ekzistonte dikur, por që erdhën dhe e vodhën arbitrarisht padrejtësitë e kohës...

Pëllumb Gorica: Gjurmë, që i ka rrënjët në zemra fisnike

Krijuesi nga Bujavnoci, Arsim Halili, temën e atdhedashurisë dhe qëndresës së Kosovës për liri, kulturë dhe arsim, ashtu si shumica e poetëve dhe e prozatorëve të këtyre trojeve, e ka trajtuar me seriozitet, në botimin me novela “Gjurmët e qëndresës”. Titulli domethënës i librit nuk tregon vetëm modesti në krijim e interpretim artistik, por edhe vërtetësi, të qëndresës që rrodhi në shekuj, e që mbajti gjallë palcën e shqiptarit dhe u rezistoi rrebesheve të kohrave...

Pëllumb Gorica: Në papiruse kujtimesh

Në heshtjen e pagojë që djeg shpirtra S’kam shkruar për ty. Në papiruse kujtimesh Dhimbja mi verboi ditët. Gacat e zjarreve u vetshkruan Buzëve vjeshtore. Mbi një vazo dhimbje...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx