E enjte, 06.11.2025, 11:50 PM (GMT)

Editorial

Frank Shkreli: KKD dhe qeveria Rama

Ditë e fundit, lexova me vëmendje deklaratën që ka bërë K?shilli Koordinues i Diaspor?s (KKD) mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, deklaratë në të cilën anëtarët e këtij Këshilli shfaqin “shqetësimin” e tyre për shembjen ilegale të Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe për gjëndjen aktuale politike në vend...

Ndue Dedaj: Kisha e Vaut të Dejës si akuzë për dje dhe për sot

Në ditët e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, kujtesa “nxitoi” te të tjera shembje të mëdha, që kanë lënë gropa në histori, ku profesor Aurel Plasari jo rastësisht evokoi kishën e Shën Mërisë të Vaut të Dejës, e shekullit XIII, hedhur në erë me dinamit në vitin 1969, dhe se në altarin e saj thuhet se...

Sami Islami: Si u bë Kosova ''Kosovo''?

Shqiptarët gjithmonë Dardaninë e dikurshme e kanë quajtur dhe e quajnë edhe sot „Kosovë“ (në trajtën e pashquar) dhe „Kosova“ (në trajtën e shquar). Edhe në gjuhët e tjera do të duhej të merrej ky toponim në formën që e thotë vetë shqiptari , pra „Kosovë-a“. Mendoj se për shumë gjuhë evropiane apo edhe botërore...

Xhelal Zejneli: Giovanni Boccaccio - Dekameroni

Gjovani Bokaço (Giovanni Boccaccio, 1313-1375) - shkrimtar italian, një nga më të rëndësishmit e humanizmit. Supozohet se lindur në Çertaldo (Certaldo), si fëmijë jashtëmartesor i tregtarit fiorentin  Bokaçina di Kelina. Bokaçio thoshte se ka lindur në Paris. Kur në vitin 1348 u paraqit murtaja e zezë...

Gani Mehmetaj: Përgjegjësia kolektive serbe dhe dëmshpërblimet e luftës

Pas çdo lufte shkatërrimtare, agresori është ai që i heq pasojat dhe merr përgjegjësinë kolektive për krimet e bëra. E drejta ndërkombëtare e njeh institucionin e fajësisë kolektive dhe përgjegjësisë kolektive, sikurse që e njeh edhe institucionin e dëmshpërblimeve të luftës. Po ashtu...

Frank Shkreli: Hafiz Ali Kraja - Nderi i fesë dhe krenaria e kombit shqiptar

Dua të rrëfej ç’prej fillimit se, ndonëse kisha dëgjuar për Hafiz Ali Krajën – si një personalitet i madh i Fesë Islame në Shqipëri dhe njëri prej të dalluarve të Kombit shqiptar – nuk dija shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij.  Si përfundim fillova të lexoj ndonjë gjë më shumë nga jeta e tij dhe sa më shumë...

Gani Mehmetaj: Shqiponjat dhe delet

Shqiponjën e kemi totem, simbol kombëtar. Por nuk kemi ngjashmëri dhe as gjëra të përbashkëta me totemin tonë. Ne flamur e kemi vënë që t'ia kujtojmë vetës kush ishim dhe kush duhej të jemi, por kjo më shpesh na kthehet bumerang, sepse na e kujton gjendjen në të cilën kemi rënë, pra kush nuk duhej...

Blerim Latifi: Kultura e frikës dhe ikja në të kaluarën

Kriza e ekonomisë globale e para disa viteve dhe pandemia aktuale Covid-19, e kanë krijuar një klimë globale të pasigurisë dhe të skepticizmit. Ajo që mendimtari francez, Dominique Moisi, e quan “gjeopolitikë e emocioneve”, sot dominohet nga kultura e frikës.Kjo është kulturë e frikës nga e tashmja...

Ilir Çumani: Vatha e militantëve

Para dy ditësh, në faqen time në facebook postova një foto, nga ato që shpesh bëjnë xhiron e botës dhe i shohim të publikohen nga agjensitë ndërkombëtare të lajmeve Rojter ku pasqyrohen ngjarje dhe konflikte në zona të nxehta kudo nëpër botë. Ishte një foto që fliste më shumë se sa fjalët me imazhin që ishte fiksuar aty...

Nikë Gashaj: Nikolla Pashiqi dhe shqiptarët

Duke vazhduar pa ndërprerje politikën e qeverisë serbe qysh nga viti 1912, qarqet sunduese të Jugosllavisë borgjeze gjatë tërë periudhës së sundimit paten si qëllim strategjik eliminimin total të shqiptarëve nga trualli i Jugosllavisë, ose të paktën shpërnguljen e tyre në vise të tjera të Jugosllavisë me qëllim të shkatërrimit...

Frank Shkreli: Gëzuar Ditëlindjen Prof. Ernest Koliqi

20 Maji (1903) shënon ditëlindjen e Profesor Ernest Koliqit.  Gëzuar Ditëlindjen i dashur Profesor Koliqi!Unë e konsideorj veten të privilegjuar që kam pasur fatin të njihja megjithëse për një kohë të shkurtë, Profesor Koliqin, gjatë qendrimit tim...

Hazir Mehemti: Shembja e Teatrit Kombëtar, Vrasje e Historisë

Historia e një qyteti, veçanërisht e një kryeqyteti, nuk mund të jetë histori pa pjesën e saj, të lojës teatrore shekujve. Çdo epokë ka rrjedhat e saj me të cilat karakterizohet me të gjitha aktivitet e jetës. Edhe, me artin në përgjithësi dhe skenën e teatrit...

Zhuliana Jorganxhi: Nuk duhet vetëm një ditë…!

Sot është 20 Maj, Dita Kombëtare e Jetimëve… Dita e Dashurisë Njerëzore, kushtuar krijesave më të bukura dhe më të pafajshmëve të kësaj bote. Është ditae miturakëve pa krahë, e fëmijëve pa fëmijëri, eatyre që kanë humbur familjen, çerdhen e ngrohtë të kujdesit prindëror...

Frank Shkreli: Ndryshe nga Tirana, Shkupi reflektoi!

Ndryshe nga Tirana zyrtare që turpërisht dhe brutalisht shembi Teatrin Kombëtar mu në mes të Tiranës, Shkupi zyrtar reflektoi më në fund – falë presioneve të ndryshme –mbi vendimin e marrë më heret për shlyerjen e gjurmëve të familjes së Nenë Terezës në sheshin e Shkupit, qendra...

Gani Mehmetaj: Beduinët para shtatores se Gjergj Kastriotit

"Po u falet në rrugë do t'u rrah si qentë", i pati kërcënuar ish kryeministri i ndjerë Bajram Rexhepi, krahun islamik të Isisit, kur dolën me një copës beze të faleshin si beduinët në shkretëtirë. Islamikët e ulën bishtin dhe ikën...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx