Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: KKD dhe qeveria Rama
E enjte, 28.05.2020, 02:11 PM
KËSHILLI KOORDINUES I DIASPORËS DHE QEVERIA RAMA
Nga
Frank Shkreli
Ditë
e fundit, lexova me vëmendje deklaratën që ka bërë K?shilli Koordinues i
Diaspor?s (KKD) mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, deklaratë në të cilën
anëtarët e këtij Këshilli shfaqin “shqetësimin” e tyre për shembjen ilegale të
Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe për gjëndjen aktuale politike në vend. Siç dihet, ky institucion p?rfaq?son
interesat e diaspor?s dhe synon njëherazi të jetë edhe një urë ur? lidh?se,
kryesisht, me institucionet qeveritare, të pakën ashtu duket deri më tani. Në deklaratën e lëshuar me 22 Maj, 2020 --
KKD thotë se:
http://www.keshillikoordinuesidiaspores.com/wp-content/uploads/2020/05/Deklarat-e-KKD-së-3.pdf
“Ka
ndjekur me shqet?sim t? ve?ant? situat?n e krijuar
nga shembja e godin?s s? Teatrit Komb?tar.
M?nyra dhe momenti q? u zgjodh nga qeveria p?r t? prishur godin?n,
shoq?ruar me arroganc?n kund?r atyre me mendim ndryshe, n’a shqet?son pasi
vihet seriozisht në diskutim e ardhmja e Shqip?rise si nj? shtet
demokratik. Ësht? e pakuptueshme se si
n? ?astet e r?nda t? pandemis?, një nga prioritetet
e qeveris? ishte prishja e Teatrit Komb?tar.
Shoq?ria shqiptare n? k?t? periudhë të paprecedent ka nevoj? p?r qet?si
dhe unitet dhe jo veprime t? nxituara dhe konflikte të panevojsheme”, theksohet
në deklaratën e Këshillit të përfaqsuesëve të diasporës shqiptare. KKD me të drejtë i referohet edhe dhunës së
përdorur kundër protestuesve ditën e shembjes së Teatrit, si “një akt i
shemtuar dhe aspak demokratik”, ndërkohë që thekësohet se: “Ne d?nojm? pa asnj?
rezerv? veprimet e qeveris? p?r sh?mbjen e Teatrit Kombëtar, munges?n e
transparenc?s, shkeljet ligjore, dhe nxitimin n? marrjen e vendimeve”. KKD u bën thirrje forcave politike n?
Shqip?ri q? t? zhvillojn? dialogun dhe jo arroganc?n e treguar deri tani dhe që
të ndalohet menjëher? ndjekja penale kund?r personave t? arrestuar e dhunuar n?
protest?n e dat?s 17 Maj, ndërsa theksojnë se “ndjekje penale ndoshta duhet
rezervuar p?r ata q? urdh?ruan shembjen dhe ushtruan dhun?n”.
Dihet
se Këshilli Koordinues i Diasporës është organizuar dhe miratuar nga qeveria e
Kryeministrit Rama, por KKD thotë se megjithkëtë këtë lidhje, ky ent është një
institucion i pavarur nga qeveria. E
përshëndes KKD-ën për këtë deklaratë mbi shembjen ilegale të Teatrit Kombëtar! Por megjithëse kjo deklaratë e KKD-së kundër
shembjes së Teatrit Kombëtar nga autoritetet shqiptare është mjaft e fortë në
përmbajtje, për mua çdo organizatë që formohet dhe miratohet nga një qeveri --
më bën të dyshojë për qëllimet dhe objektivat e cilësdo qeveri qoftë, përfshirë
edhe qeverinë e Kryeministrit Rama, për përdorimin e një orgnaiztae të tillë
për qëllime politike personale dhe partiake.
Ç’prej
fillimit, unë e kam mirëpritur “Samitin e Diasporës” dhe krijimin e Këshillit
Koordinues të Diasporës, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si një masë me
vend megjithse e vonuar, për vëmendjen që meriton diaspora. Më ka pëlqyer ideja e takimeve të organizuara
për diasporën edhe nga Kosova dhe Maqedonia sepse takime të tilla merrnin një
domethënje të rëndësishme kombëtare. Të
pakën në takime të tilla ishim të bashkuar, mendoja unë. Samitin e parë të Diasporës në Tiranë e kam
konsideruar si fillimi i një dialogu të mirëfilltë kombëtar, dialog i cili ka
munguar për një kohë të gjatë midis diasporës dhe Atdheut.
Kjo
ishte shpresa, por e vërteta është ndryshe.
Fatkeqësisht, Samitet e Diasporës i përngjanin më shumë një mitingu
politik të Ramës dhe nuk pasqyruan dialog kombëtar as politik, siç pritej,
midis diasporës dhe autoriteteve shqiptare në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Në këtë përfundim, besoj se mund të vinë edhe
antarët e KKD-së, të cilët kanë marrë pjesë në ato samite. Në deklaratën e tyre më sipër, KKD u bënë
thirrje, “forcave politike n? Shqip?ri q? t? zhvillojn? dialogun dhe jo
arroganc?n e treguar deri tani”.
Unë
i kisha menduar takimet e diasporës në Atdhe si tubime kombëtare, të
shqiptarëve të diasporës nga të gjitha trevat dhe nga të gjitha anët e
botës. Tubime që do të pasqyronin vlerat
më të mira stërgjyshore të shqiptarëve, por edhe vlerat perëndimore të
tolerancës politike dhe traditave stërgjyshore dhe do të shërbente si një rast
për të bashkrenduar forcat për një bashkpunim më të ngushtë, për të mirën e
përbashkët të të gjithë shqiptarëve.
Në
gusht, të vitit 2016 duke folur në New York para disa përfaqsuesve të komunitetit
në lidhje me planet për samitet e ardhëshme të diasporës, Kryeministri i
Shqipërisë, Z. Rama ishte shprehur duke njoftuar mbajtjen e samitit të
diasporës se samiti, sipas tij, ishte
“Një moment për të treguar se ne mund të jetojmë në pjesë të ndryshme të
botës, por gjithmonë të bashkuar rreth vlerave tona, gjuhës dhe identitetit
tonë unik shqiptar. Një moment për të
diskutuar mbi rrugët dhe mënyrat e bashkëpunimit me shembuj suksesi nga
heronjtë e diasporës”. Ka thënë ai. Zoti Rama ishte shprehur gjithashtu se
Samitet e Diasporës duhej të “promovonin edhe imazhin e vlerave tona më të
mira”.
Shumë
prej nesh jashtë Atdheut për një gjysëm shekulli ose më shumë, përfshirë
komunitetin shqiptaro-amerikan, u jemi përshtatur vlerave politike perëndimore,
demokracisë, tolerancës për kundërshtarin dhe respekt ndaj mendimeve të
kundërta, respekt për të drejtat e njeriut në përgjithësi, lirisë së fjalës dhe
të shtypit në veçanti, e të tjera. Andaj
këto vlera perëndimore, Z. Rama, ne të diasporës shqiptare jemi munduar t’i
gjërshetojmë me vlerat tona tradicionale kombëtare stërgjyshore. Më vjen keq të them por nga ajo që kemi parë
deri sot, ne të diasporës shqiptare nuk kemi asgjë të përbashkët me ju. Z. Kryeministër, shembja e stilit terrorist
nga autoritetet shqiptare e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe qeverisja juaj
aktuale –siç ve në dukje edhe deklarata e Këshillit Koordinues të Diasporës më
lartë – tregon se nuk kemi asgjë më, të përbashkët me ju sa u përket vlerave
politike e morale – qofshin ato stërgjyshore, qofshin ato perëndimore. Shembja e Teatrit Kombëtar është vetëm një
çeshtje shqetësimi për diasporën.
Si
përfundim, urat po prishën dhe lidhjet shpirtërore po pakësohen gjithnjë e më
shumë midis diasporës shqiptare dhe Atdheut tonë të shtrenjtë, pikërisht për
arsye të qeverisjes tuaj autoritare, siç u pasqyrua kohët e fundit edhe me
shembjen e ilegale të Teatrit Kombëtar, si vetëm një nga ngjarjet shqetësuese,
që sipas deklaratës së Këshillit Koordinues të Diasporës është, “me karakter të
rrezikshëm për demokracinë e vendit”.