Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Ndryshe nga Tirana, Shkupi reflektoi!
E merkure, 20.05.2020, 11:54 PM
NDRYSHE NGA AUTORITETET E TIRANËS, SHKUPI REFLEKTOI!
Nga Frank Shkreli
Ndryshe nga Tirana zyrtare që turpërisht dhe brutalisht
shembi Teatrin Kombëtar mu në mes të Tiranës, Shkupi zyrtar reflektoi më në
fund – falë presioneve të ndryshme –mbi vendimin e marrë më heret për shlyerjen
e gjurmëve të familjes së Nenë Terezës në sheshin e Shkupit, qendra shpirtërore
e shqiptarëve kudo në botë.
“Na vjen mirë që
autoritetet e Shkupit reflektuan pozitivisht dhe zgjodhën rrugën e shtegdaljes,
duke i lënë hapësirë dialogut dhe zgjidhjes me konstruktivitet të problemeve të
paraqitura. Fillimisht, u premtua se do
të hapet një qasje që do të shërbejë si shteg për pelegrinazh në pllakën
përkujtimore që shënon vendndodhjen e shtëpisë së lindjes së Nënë Terezës dhe
kjo u bë me vendosjen e zhavorit, pastaj edhe të disa pllakave, por krejt këto,
në funksion të gjetjes së zgjidhjes sa më adekuate”, është shprehur Drejtori iInstitutittë
Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani. “Ne shpresojmë”, shtoi ai, “se ky projekt do
të përfundojë brenda pak ditësh dhe se kryetari i Shkupit, z. Shilegov, do ta
mbajë fjalën, duke rivendosur shenjat e themeleve të shtëpisë së lindjes së
Nënës Tereze dhe hapjen e një shtegu për pelegrinazh”, theksoi ai për mdian
Ndërkohë qëditët e fundit në Tiranë, autoritetet e
qeverisë shqiptare zhdukën përgjithmonë, në mënyrë të turpshme,një pjesë të
historisë kulturore të Shqipërisë -- duke hedhur për tokë Teatrin Kombëtar mu
në mes të Tiranës – disa ditë më përpara në Shkup, bashkia e atij qyteti kishte
marrë vendimin për të shlyer gjurmët e shtëpisë së Nenë Terezës në Sheshin e
Shkupit. Gjëja e përbashkët që ndajnë
këto dy ngjarje të tmershme anti-shqiptare është shlyerja e identitetit, historisë
dhe kulturës shqiptare në trojet shekullore të Kombit. Por ndryshe nga autoritetet e Tiranës
zyrtare, autoritetet e Shkupit zyrtar, pas presioneve të ndryshme, duket se
janë tërhequr nga vendimi i tyre origjinal për të zhdukur gjurmët e shtëpisë së
Nënë Terezës dhe familjes së saj, mu në mes të Shkupit. Kështu të pakën njofton në portalin e tij Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të
Shqiptarëve(ITSHKSH) në Shkup, nepërmjet një deklarate të Drejtorit të këtij
enti, Dr. Skender Asani. Unë e kam
ndjekur nga larg këtë zhvillim shqetësues në Shkup, si një sulm jo vetëm kundër
Nënë Terezës por edhe si një përpjekje nga Shkupi zyrtar për të vazhduar
politikën për shlyerjen e gjurmëve të kulturës, gjuhës dhe identitetit shqiptar
në atë qytet të vjetër shqiptar.
Ndonëse nuk besoj se këto dy
zhvillime të kenë qenë të bashkrenduara, objektivat për shembjen e tyre, në
thelb -- dashtë e pa dashtë –përfundojnë në të njëjtin përfundim -- në zhdukjen
e gjurmëve të identitetit shqiptar në trojet e Arbërit. Ndonëse nuk dimë se kush janë kompanitë e
përzgjedhura për të ndërtuar “teatrin e ri” në Tiranë, sipas zyrtarëve
maqedonas, parcelën në sheshin e Shkupit e ka blerë kompania Amadeus Group nga
Shqipëria, gjatë periudhës së qeverisjes së Gruevskit. Autoritetet maqedonase janë cituar të kenë
thënë më heret se lokacioni i blerë në sheshin e Shkupit nga firma shqiptare
“do tu këthehet qytetarëve”, pikërisht ashtu siç pretendojnë edhe autoritetet e
Tiranës, pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar, gjithçka në emër të popullit
por pa e pyetur popullin. Dikush duhet
të shpjegojë dhe të japë përgjegjësi se si, pse dhe në llogari të kujt, vet
shqiptarët, me veprimet e tyre --të drejt për drejta ose tërthorazi -- janë të
angazhuar në skema të tilla për zhdukjen e gjurmëve të historisë, të
identitetit dhe të kulturës shqiptare, jo vetëm në Tiranë e Shkup, por edhe anë
e mbanë trojeve shqiptare. Këto dy raste,
njëra në në Tiranë e tjetra në Shkup,pasqyrojnë qartë një mungesë flagrante mos
vullneti të angazhimit në mbrojtje monumenteve, personaliteteve dhe lokacioneve
të ndryshme historike shqiptare, anë e mbanë Ballkanit Perëndimor?
Por, ekziston një ndryshim i
madh midis reagimeve të Tiranës dhe Shkupit në lidhje me këto dy raste. Ndërsa Shkupi po “reflekton”, Tirana zyrtare
nuk ka përfillur aspak shqetësimet e grupeve të interesit, artistëve e të tjerëve,që
ishin në favor të Teatrit, në një formë ose një tjetër – dhe vendosi më në fund
ta hedh në erë, hajnisht, heret në mengjes, ndërkohë që u arrestuan një numër
prostestuesish në proces të shembjes së Teatrit, duke arrestuar shumë prej tyreqë
kundërshtonin shembjen e Teatrit, përfshir gazetarë.Reagimi i autoriteteve të
Shkupit ishte krejt ndryshe në lidhje me protestat ndaj shlyerjes së gjurmëve
të shtëpisë së Nenë Terezesë në Shkup. Si rrjedhim i presioneve dhe protestave
nga grupe të interesit ndaj vendimit për të shlyer gjurmët e shtëpisë së Nënë
Terezes në sheshin e Shkupit, autoritetet e Shkupit rishqyrtuan vendimin e
marrë më heret dhe vendosën ta tërhqinin përball protestave. Drejtori i (ITSHKSH), Dr. Skender Asani deklaroi të martën -- së
bashku me përfaqsuesit e një numri organizatash që mbajnë emrin e Nënë Terezës
-- se Shkupi zyrtar ka REFLEKTUAR mbi vendimin e mëparshëm dhe se
autoritetet kanë premtuar të rivendosin, “Hapjen e shtegut deri të pllaka
përkujtimore e Nenë Terezës, që ishte bllokuar më heret:“Qyteti i Shkupit ka reflektuar dhe ndonëse bëhet fjalë për një
pronë të privatizuar padrejtësisht dhe në kushte të tjera, është arritur të
gjendet një zgjidhje, duke mundësuar hapjen e një shtegu për të vendosur
lule te pllaka përkujtimore e shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, si
dhe për përcaktimin e vijave të themeleve të shtëpisë Bojaxhiu”, ka thënë për
median, Dr. Asani.
Dr. Sekender Asani duket
optimist me vendimin e autoriteteve të Shkupit për tu tërhequr nga vendimi i
tyre i mëparshëm, ndërsa u shpreh se “Shpresojmë që mos të ketë nevojë të shtrohet më kjo çështje” dhe u angazhua se në të ardhmen do të përpilohetnjë propozim
që do u dorëzohet institucioneve përkatëse të kulturës që kjo zonë të
shpallet e mbrojtur dhe ajo të mos mund të rrezikohet më nga askush në të
ardhmen. Sepse sipas tij, “Figura e Nënë Terezës është pasuria më e madhe shpirtërore që
mund ta ketë një shtet si ky i yni për faktin se ajo prej këtu doli në botën e
madhe, ku i shpërfaqi të gjitha vlerat më kulmore të humanizmit dhe
solidaritetit, prandaj kërkojmë që institucionet tona të gjejnë një
modalitet ligjor për ta shpallur trashëgiminë e saj shpirtërore e materiale,
aset kombëtar nën mbrojtjen e shtetit”, pasi Nënë Tereza tha ai, është
“personaliteti që e ka nderuar më shumë se askush tjetër qytetin tonë në botë”.
Eh, sikur edhe në Tiranë të
mbizotëronte fryma e dashurisë,tolerancës, mirëkuptimit dhe e respektit për
njëri tjetrin, vlera këto që promovonte Nënë Tereza sa ishte gjallë, jo vetëm
midis shqiptarëve kudo por dhe në botë.
Eh, sikur të ndodhte kjo, edhe Tirana zyrtare dhe klasa politike
shqiptare në përgjithësi ndoshta do të kishte një dashuri më të madhe ose të
pakën një tolerancë sado të vogël ndaj njëri tjetrit, kur vjen puna tek ruajtja
dhe respekti ndaj trashëgimisë së përbashkët historike të identitetit kombëtar,
kulturës dhe gjuhës, e mbi të gjitha të veprohet në interestë Kombit dhe jo në
favor të interesave të ngushta personale e partiake, në kurrizë të shkuarës dhe
të ardhmes së brezave. Të pakën mos ia
mbyllni derën një reflektimi pozitiv mbi situatën e krijuar aktuale dhe idesë
se sitë dilet prej saj, para se të jetë vonë! Fatkeqësisht, nuk di nëse e
shihni, por hapësira për një mundësi të tillë po zvogëlohet, ndërsa atmosfera e
radikalizmit po rritet dita ditës, drejtë të cilës ju vet po kontribonijo vetëm
me fjalë por edhe me veprat tuaja të papërgjegjëshme, siç është hedhja në erë e
Teatrit Kombëtar, ditët e fundit.