E premte, 07.11.2025, 07:22 AM (GMT)

Editorial

Gani Mehmetaj: Karantina Serbi -Shqipëri nuk mund të quhet minishengen

Karantina Serbi-Shqipëri nuk mund të quhet minishengen, është karantinë ku i ka futur më të drejtë Bashkimi Evropianë. Vuçiqi e Rama janë mashtrues e delirantë, që ua dinë mendësinë shtetasve të tyre. Por sado t'ia bëjnë qefin njëri- tjetrit (njëri për ta shuar nostalgjinë e shqiptarëve për Jugosllavisë...

Anton Marku: Kosova, 'Mini Shengeni' dhe taksa

‘‘Mini Shëngeni’’ duket të jetë një ndër përpjekjet e para serioze në dekadën e fundit. Ajo ka filluar të hedhë hapat e parë në realizimin e një ëndërre që mund të ketë karakter rajonal, por që në mënyrë konkrete e promovon elementin evropian të integrimit mes njerëzve, kombeve dhe shteteve. Kundër kësaj ideje janë kryesisht...

Frank Shkreli: 10 vjet pa Ambasadorin Lublin Dilja

10-vjetë më parë, kaloi në amshim Ambasador Lublin Dilja, anëtar i çmueshëm i trupit diplomatik shqiptar dhe mik i përzemërt i të gjithë atyre që erdhën në kontakt me të ndjerin Dilja.  10-vjet më parë, Shqipëria humbi njërin prej përfaqsuesve diplomatikë më të papritueshëm të saj.  Ish-ambasadori...

Gani Mehmetaj: Fantazma e Jugosllavisë e ka mbërthyer trurin e shqiptarit

Sulmi i kryeministrit të Shqipërisë ndaj partive politike e institucioneve në Dardani, i mbështetur nga analistët mercenarë të televizioneve të Tiranës,  me ngjanë në sulmet e Enver Hoxhës e të komisarëve partizanë  kundër   "kokëderrave kosovarë" , që nuk bindeshin se ata serbët i kanë vëllezër.  Partizanët  shqiptarë  e çarmatosen...

Frank Shkreli: Kur kryeministri i Shqipërisë fajësonte diasporën shqiptare në Amerikë

Duket se “minishengeni ballkanik” që po promovohet me entuziazëm nga Kryeministri i Shqipërisë dhe nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, e ka ngritur kaosin e rëndë të politikës kombëtare në një nivel tepër të rrezikshëm për interesat e Shqipërisë, të Kosovës dhe të shqiptarëve, në përgjithësi.  Kjo politikë e ndjekur nga Kryeministri ...

Ndue Ukaj: Mendësia e Robit

Prej kur shprehja e moçme "gjindja e shtëpisë" është zëvendësuar me shprehjen "robt e shtëpisë" kombi shqiptar nuk ka pa dritë.Kjo mendësi e robit, mbizotëron kudo në jetën shqiptare dhe është një nga veset më të liga, që nuk na lë të bashkohemi dhe të ecim me vetëdije kah progresi...

Xhelal Zejneli: Mefistofeli i Ballkanit dhe Minishengeni

Në të ashtuquajturin mini Shengen, marrin pjesë:- shqiptarët, dhe- sllavët e jugutSikundër shihet, në takimet e mini Shengenit, shqiptarët marrin pjesë me popujt, me të cilët historikisht kanë qenë në konflikt. Me sllavët e jugut, d.m.th. me serbët, me malazeztë dhe me sllavo-maqedonasit, shqiptarët edhe sot janë në konflikt...

Gani Mehmetaj: Pse i pëlqen Rama kombmohuesit Andriç, Kusturica dhe Bregoviç

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, i veçoi tre kombmohuesit: Ivo Andriçin, Emir Kusturicen e Goran Bregoviçin, për hatër të Beogradit. A ia kanë thënë kryeministrit se Ivo Andriçi, jeniçer serb, i lindur në Bosnjë e Hercegovinë nga nëna e babai kroat, e mohoi kombin e vet, u bë serb sepse i dhanë privilegje e poste diplomatike...

Nikë Gashaj: Minishengeni ballkanik, eksperiment politik

Integrimet ekonomike-politike janë të datës së re. Së pari Inicijativa Qëndrore-Europiane, ka zënë fill nga Quadrigonalia (Italia, Jugosllavia, Hungara dhe Austria) e themeluar më 1989. Gradualisht ajo është zgjerua dhe me disa shtete të tjera. Mirëpo, nuk ka arrijtur rezultate të dëshirueshme...

Aleks Kapllaj: Komunizmi si nazifashizmi!

Me 19 shtator te 2019, pak muaj me pare, parlamenti evropian miratoi rezoluten: RENDESIA E KUJTESES EVROPIANE PER TE ARDHMEN E EVROPES, duke denuar njekohsisht te dyja ideologjite, qe shkaterruan shume vende te saj gjate luftes se II-te boterore, nga nazifashizmi dhe per gjysme...

Ndue Ukaj: Turpi i Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit e Kosovës, me një vendim të poshtër, ka bërë që fëmijët tanë - ndoshta të vetmit në Europë - të mbajnë mësim edhe gjatë festave të Krishtlindjes.Nuk e di kush e ka marrë këtë vendim dhe pak rëndësi ka kjo, por vendimi si i tillë është i poshtër dhe idiot...

Frank Shkreli: Ndërroi jetë Luigj (Louis) Zanga - Nderi i Kombit

Njëra prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë, Suddeutsche Zeiting, e cila botohet në Munich të Bavarisë, njoftoi lajmin për vdekjen e ish-gazetarit dhe analistit të njohur shqiptaro-amerikan, Luigj (Louis) Zanga -- Nderi i Kombit -- më 22 Nëntor, 2019.  Luigj Zangën, unë e kisha koleg dhe bashkpuntor...

Blerim Latifi: Ahmet Delia dhe kodi i rezistencës

Gjatë fëmijërisë time me qindra herë e kam dëgjuar rrëfimin për Ahmet Delinë. Jam rritur me këtë rrëfim dhe që nga ajo kohë gjithmonë kam dashur që një ditë të shkruaj diçka për të. Më vonë, më pat lindur dëshira që të ballafaqoja historiografinë e shkruar me legjendën dhe, si në pak raste, faktet historike...

Ndue Ukaj: Mini-Shengeni, shqiptarët dhe Europa

Në një rajon të trazuar politik- siç është Ballkani- ku kurthet politike janë shkollë e njohur dhe krejt normale, edhe idetë më të fisme politike shpeshherë tingëllojnë si të dyshimta. Lë më ato që ngjallin frikë dhe që lehtësisht duken e lexohen si angazhime aventuriere, të disa liderëve të pjerdhur, siç do të thoshte poeti Frederik Rreshpja...

Frank Shkreli: Vit i zi për lirinë e shprehjes në trojet shqiptare

Viti 2019 po përfundon si është më zi për lirinë e fjalës, për lirinë e të shprehurit dhe për lirinë e medies në përgjithësi, anë e mbanë trojeve shqiptare.Janë tri ngjarje, vetëm të javëve të fundit të këtij viti, që e bëjnë 2019-tën, një vit që nuk u jep nder pushtetarëve shqiptarë në Tiranë as atyre në Prishtinë...

Thanas Gjika: Larg indiferencës

Qëndrimi që mbajmë këto ditë ndaj kërkesës së Z. Agron Tufa, drejtor i “Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit”, për doreheqje nga detyra dhe kërkim të strehimit politik në Zvicër, tregon se cilës mendësi i përkasim.Ata që e mbrojnë këtë intelektual të shquar dhe shkrimtar të talentuar...

Aleks Kapllaj: Shqipëria do të ringrihet nga Solidariteti

Solidariteti mbarekombetar i te gjithe shqiptareve, kudo qe jetojne, si edhe ai nderkombetar i shume vendeve te Bashkimit Evropian: Italia, Greqia, Franca, Gjermania, Zvicera, Kroacia, Bullgaria, Serba e Rumania etj, dhe me gjere, Izraeli e Amerika e Turqia, qe u shfaq, per vendin tone, mbas tragjedise se termetit...

Frank Shkreli: 'Sot heshtja mbaron – Serbia të kërkojë falje'

Ndërkohë që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq u angazhua, paturpësisht, ditët e fundit – me rastin e 19-vjetorit të Masakrës së Reçakut -- se “çdo ditë do të përsëris së masakra e mbi 40 shqiptarëve civilë të pafajshëm të Kosovës, ishte një mashtrim dhe një krim i fabrikuar” -- në Hot të Malësisë së Madhe...

Ndue Dedaj: Një himn për antikonformistët

Koha rrjedh herë e qetë e herë e trazuar dhe në kujtesën e kombit vijnë e ngulen fort disa emra që nuk i “shtruan” dot regjimet autokratike, diktaturat etj., duke e paguar shtrenjt qëndrimin e tyre kundër, ndaj i përmendim me nderim antikonformistët e shquar politikë të shekullit XX, nga Luigj Gurakuqi, Sejfi Vllamasi...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx