Halim Purellku: Shtrirja e kryengritjes shqiptare kundër-osmane e vitit 1912 në vilajetin e Manastirit
Përgatitjet për fillimin e kryengritjes shqiptare kundër-osmane, kishin filluar që në dimrin e vitit 1911/1912. Shqiptarët në Kosovë asokohe kishin filluar të punonin, veç tjerash, edhe për formimin e një Komiteti të kryengritjes, i cili do të drejtonte organizimin dhe zhvillimin e saj.) Ideja për një kryengritje kombëtare kundër-osmane gjeti mbështetje edhe ndër shqiptarët e vilajetit të Manastirit. Më 20 janar të vitit 1912, qe organizuar një miting në Dibër, në të cilin u shtrua kërkesa që po ata të drejta që iu ...























