Ahmet Selmani: Kampioni i pështymës
Para shumë vitesh, më kujtohet fare mirë kur në faqet e shtypit ditor qe publikuar një lajm i çuditshëm: një person krejt i panjohur, diku në një cep të botës, seç kishte arritur të pështynte në një largësi më tepër se tetë metra. Në fillim, sado që për shumë njerëz mund të jetë dukur mjaft argëtuese dhe qesharake, megjithatë, pikërisht me një lojë të këtillë, ai i pat thyer të gjitha ...

























