E diele, 15.02.2026, 07:29 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Tryeza e vonuar e Albin Kurtit!

E imagjinoj dhimbjen e madhe të Kurtit për humbjen e foshnjes (qeverisë), por në asnjë rrethane nuk guxon ta humbas arsyen e të menduarit dhe logjikën e shëndoshë të veprimeve politike.Pikërisht  në rrethana të vështira dëshmohet dhe sprovohet madhështia e njerëzve të mëdhenjë, me menaxhimin...

Dedë Preqi: Knaqu Isë!

Koranavirusi kovid 19,po na kaplon të gjithëve edhe vendin tonë Kosovën, sikur po e përbinë tërë qenjën njerëzore pa dallim, duke e hapë përditë gojën, e ti, sikur një grabitëqar i pa ngopshëm me ato dredhitë e vjetra e dhelpërake vazhdon lojën për pushtet, thuase nuk po ndodh asgjë me popullin e këtij...

Nikë Gashaj: Kosova nuk ka përparim me gardën e vjetër politike

Sikurse është e njohur në kohën e hapjes së pandemisë së rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njerzëve në mbarë botë dhe në Kosovë me Covid-19, Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Isa Mustafën bëni nismën e mocionit të mosbesimit të Qeverisë së Kurtit edhe pse ajo ishte në koalicion me...

Fritz Radovani: ''Si e bana boten burg''!

“Shqipëria e ‘Rilindur” socialiste marrshon drejtë greminës…”Lexoni “Veprat” e tiranit, aty do të mësoni si bahet Bota burg!Ai na i mbylli dyert’ e Europës, dhe  kthei Shqipninë në vendin ma të varfen, ku mungonte edhe buka… Mos e harroni buken e misrit si tullë me triska, e rradhat e pafund... Të burgut tonë!...

Enver Bytyçi: Ndaleni Hashim Thaçin!

Kur Martti Ahtisaari përmbylli në maj 2007 projektin e tij për pavarësinë “e mbikëqyrur” të Kosovës, shumë shqiptarë e patën kritikuar ashpër. Edhe aso kohe punoja nga Gjermania për gazetën “Bota sot” dhe në këtë gazetë shkrova komentin “Pavarësia po i ha bijtë e saj”, sepse G7 e radhës në Gjermani...

Dedë Preqi: Solidariteti i Serbisë në kohën e pandemisë

Në këto rrethana të pandemisë së koronavirusit kovid 19, e një virusi të pa zbuluar deri më tani, që ka prekur dhe izoluar tërë botën, lind edhe shpresa se kemi të bëjmë edhe me zhvillimin e njeriut të ri, kur atij i vjen koha të nxjerr në shesh gjithë potencialin e vet që ka nga dija dhe shkenca për të treguar aftësitë ...

Skender Jashari: Kundër “arrestit shtëpiak të tërë qytetarëve të Kosovës”

Duke qenë i shqetësuar, revoltuar me masat e ndërmarra në vazhdimësi që shkelin kushtetutën dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, më imponohet reagimi. Shkaku i të cilave, personalisht kam ushtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, ankesë tek Avokati i Popullit dhe ankesë drejtëpërdrejt Qeverisë së Republikës së Kosovës...

Hilmi Saraçi: Takimi i Mulla Asllan Muratit me komandantët e UÇK-së

Në Shalë të Bajgorës mjekët tanë në krye me dr. Adem Ademin dhe dr. Sami Beqirin kishin formuar një ambulancë për UÇK-në për t’u ndihmuar në këto kushte të vështira të luftës. Mulla Asllani kishte kontaktuar shpeshherë me komandantët dhe me ushtarët e UÇK-së . Një ditë kontakton me komandantin për logjistikë, Xhevat Isufin...

Abas Fejzullahi: Popull, kush të tutë - politikanët apo kushtetuta?

Fjalën Kushtetutë e ndava në rrokje, KUSH TE TUTË , pasi që rrokjet edhe të ndara në vete kanë një kuptim të plotë që paraqet një pyetje për poullin, në këtë shkrim në vijim, që në gjuhën letrare përdoret :KUSH TË FRIKËSON?Kosova me shumë halle, tani ju është shtua edhe Virusi Korona...

Luan Dibrani: Letër të hapur Presidentit Hashim Thaçit dhe partive

Po e nisi këtë letër paka a shume identike qe qarkulloj sot anembanë në hapësirat  shqiptare në shenjë revolte  për situatën dramatike në Kosovë me tentim të  tensionimit të gjendjes edhe ashtu të rënduar nga  epidemia Corona –Virus, qe dita ditës, po rritet në Kosovë  me përmasa të mëdha  si në viktima ...

Fahri Xharra: Samothrakia pellazge

E them edhe ndryshe , të kërkosh nga mjegulla që të ndriçojë rrugën e humbur për të gjetur vetveten nuk duket punë e mençme . Apo jo ? Bibliotekat tona nuk guxojmë t`i djegim .Por nejse unë po vazhdoj me tregimin tim .Më lejoni që për fillim ...

Florim Zeqa: Politikë pa etikë!

Si aktor indirekt në politikën kosovare, nuk po mund qëndroj indiferent ndaj zhvillimeve politike, edhe pse nuk kam forcë të bëjë atë që duhet, nuk kam ndërgjegje të rri pa bërë asgjë.Për këtë arsye, reagimet e mia janë shprehje e brendshme shpirtërore, e dashurisë së pakufishme ndaj atdheut dhe qytetarëve...

Skënder Kapiti: Arsyet pse “ra” qeveria Kurti

Arësyet se përse  “ra” qeveria Kureti nga mocioni i mosbesimit të LDK-së dhe mbështetur nga ishkualicioni qeverisës AAK, PDK dhe NISMA  janë po ato arësye të cilat populli shqiptar i Kosovës ia kishte besuar votën VETËVENDOSJES dy herë rradhazi si forcës kryesore politike në Kosovë ...

Ramiz Lushaj: Tre humanistë të kohës së sotme

Të enjten e 9 prillit mbrrini në “Qytetin e Alpeve” ndihma humanitare me 25 tonë miell për 1 mijë familje ma në nevojë të Tropojës, dërgatë nga shqiptaro-amerikani i mirënjohur Harry Bajraktari- “Nderi i Kombit”, biznesmen humanist i shquar në Nju Jork, veprimtar i dëshmuar lartësisht i Çështjes...

Gjekë Gjonaj: Malësia në karantinë u shndërrua në një yll solidariteti njerëzor

Nuk është aspak e lehtë të qëndrosh në izolim të plotë, siç qëndruan qytetarët e Malësisë 21 ditë radhazi. Përkundrazi, është tepër e vështirë të kalosh orë të tëra në një hapësirë të vogël, i mbyllur brenda mureve të shtëpisë, pa e ditur se si do të jetë dita që vjen. Këtë herë nuk  kishin zgjidhje tjetër fatlume për të mbrojtur...

Halil Gashi: U bëmë përrallë!

Kur lexon dhe degjon atë se çkaflasin dhe  shkruajnë sot deputet e Këshilltar , militant të qelbur të njëres apo tjetres parti që nuk dijnë kufi të moralit dhe njerzisë  dhe disa të tjerve që marrin guximin ta quajn vetën anlistë, atëherë  më të drejtë mund të  themi se jemi bërë për keqarrdhe ,u bëmë gazimi botës...

Florim Zeqa: Testi negativ i politikës!

Në kohën e pademisë, secili i testuar nga i ashtuquajturi "Coronavirus" i gëzohet testit negativ, madje edhe ata me pozitivitetin më të madh.Në secilin vend, diku më shumë, e dikur tjetër më pak është politizuar "Coronavirus"-i, por siq është politizuar në vendin tonë, në Kosovën e varfër, askund tjetër në botë!...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx