Mendime
Dedë Preqi: Knaqu Isë!
E marte, 21.04.2020, 01:26 PM
KNAQU ISË!
Nga
Dedë Preqi
Koranavirusi
kovid 19,po na kaplon të gjithëve edhe vendin tonë Kosovën, sikur po e përbinë
tërë qenjën njerëzore pa dallim, duke e hapë përditë gojën, e ti, sikur një
grabitëqar i pa ngopshëm me ato dredhitë e vjetra e dhelpërake vazhdon lojën
për pushtet, thuase nuk po ndodh asgjë me popullin e këtij vendi dhe thuase
tani është momenti më i volitshëm për të treguar muskujt e lodhët që përdor për
të grabitë pushtet në këto ditë pandemie.
Kuptohet
se je bërë imun, sepse thojnë, nga helmi gjarpërit fiton imunitet (për
pushtet), që dikush po kujdeset aq shumë për ta mbajtur shëndetin tënd dhe po
ta jep forcën, që të dukesh në skenë përditë e më i fortë, dhe të dukesh
gjithnjë më ri, më i freskët dhe më serioz ndaj adhuruesve, për të fituar edhe
duartrokitje të pa frenuara këto ditë gjatë kremtimit për fitoren e qeverisë së
re.
Ja
tani edhe kryetari i shtetit z.Thaçi, po ta lëshon në dorë qeverinë, i cili ka
shprehë vullnetin si gjithëherë ma parë për LDK, që ju me njerëzit e tu, që i
ke për qejfin tënd, ta merrni mandatatin e udhëheqjes së këtij vendi, i cili
është bërë sikur një «treg tugjarësh» ku, cili jep më shumë apo është më i
zoti, e fiton bajrakun, nuk mirret parasysh se, a e dojnë njerëzit, apo çfarë
mendojnë për të.
Por,
mos harro Isë, ujdinë që keni bërë me Hashën, duhet ta respektoni, sepse ky nuk
është Albini, ky të futë në llugë dhe ta banë mjegull, edhe nëse e kthen
mbrapësht jakën me u kthjellë, ky të gjuan pa prekë për tokë, prandaj, ujdinë
që e keni bërë, mos harro, se ia ke borxh edhe një mandat për president , dhe mos harro edhe diçka se, bash kur të
mendosh se je rehatuar me pushtet, hasha ka me ta punue dhe kame ta gjetë
vegëzën sikur herave tjera.
Por,
si do që të jetë, Isë, gëzohu dhe kënaqu, se të ka ardhë dita e jote me u
kënaq, sepse edhe Albinin e hoqe prej qafe me mjeshtëri dhe me ndihmën e «
grenellëve » të fortë, por nuk është e rëndësishme se edhe me luajt koqe me
këtë popull, ska dert, e hanë pazari, sepse ky popull është mësuar kështu edhe
pse nuk është momenti dhe koha, ti shfrytëzoje, se po tëmos qëndronte kjo
situatë e pandemisë, ndoshta kishe me pasë pengesa prej kallabollëkut të
njerëzve në rrugë.