Editorial » Zejneli
Xhelal Zejneli: Testamenti i Mid’hat Frashërit
E premte, 10.04.2026, 06:55 PM
TESTAMENTI I MID’HAT FRASHËRIT
depozituar në noterinë e
Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, më datë 4 mars 1929
Nga Prof. Xhelal
Zejneli
“Tiranë 4 Mars 1929
Unë, Mid’hat Frashëri, në shëndet trupor
të plotë, po bënj këtë testament, duke ushqyerë shpëresën se pas vdekjes’ s’ime
do të ekzekutohet pikërisht vullneti që dëftenj këtu:
1) Çë kam pasuri të tundshme ose të
patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka, para etj. i lë për krijimin’ e një
“Institut Albanologjie” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të
mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin
Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.
2) Dua që nga biblioteka private ime të
mos çkëputetë gjë; të gjitha librat të rrinë tok.
3) Gjithë sa më kanë mbeturë nga im atë
dhe nga ungjërit, dhe që sot formojnë muzenë t’ime familiare, dëshëronj që të
ruhenë prapë në formë të një muzeje të vogëlë, brënda në Institut.
4) Në paça të holla, në shtëpi, më no
një bankë ose hua për të mbledhurë, duke u bashkuarë me sumën që do mirret nga
shitja e Librarisë, dua që të përdorenë të gjitha së bashku.
1.
A) për të bërë
spenximet e parë e një godije (shtëpie) e cila të shërbejë si Institut
Albanologjie, një godi e mjaftë për të nxënë bibliotekënë dhe për zyrratë.
Dëshira ime është që kjo shtëpi të jetë mjaft’ e gjerë sa për të pasur një ose
dy oda ku të mundin të bujtin dhe të rrinë musafirë studimtarët albanologë të
huaj që vijnë së jashtmi.
2.
B) Në qoftë se, në
vdekjet t’ime, kam mundurë të godit vetë no një shtëpi, Instituti do të
installohetë atje. Atëherë të hollat e produktuara, si them më siprë, do të
vihenë në një bankë të sigurtë dhe interesi i tyre, do të përdoretë për
qëllimin e INSTITUTIT, sidomos për të shtypurë libra ose për të enkurajuarë
botimin e tyre.
5) Librarija ime dëshëronj që të shitet
ashtu si është, e tërë bashkë, jo copa copa, dhe, në qoftë e mundurë, të mbanjë
emërin që i kam dhënë unë.
6) Libravet të Institutit t’u vihetë
vula ime “Biblioteka Lumo Skëndo 1897” dhe t’u ngjitetë Ex-libris. Vula do të
gjendetë në tryezën’ t’ime, në shtëpi, e gatijtë, kur se ex-libris është vetëm
një skicë bërë prej Hyshref Frashërit.
7) Instituti do të jetë nënë këqyrjen e
një Komisioni, bërë prej:
1.
a) Drejtorit të
Bibliotekës dhe Muzes’ së Shtetit në Tiranë (Bibliotekë dhe Muze Kombëtare);
2.
b) Kryetarit të
Bashkis’ së Tiranësë;
3.
c) Një funksionari të
Ministris’ s’Arsimit;
4.
d) Kryetarit të
Diktimit Civil; e) Drejtorit të institutit arsimor shqipëtar më të lartë të
Tiranësë.
8) Për të zbatuarë testamentin t’im dhe
për të ngrehurit e Institutit lë si të ngarkuarë prej meje këta Zotërinj: Niazi
Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Mehdi Frashëri dhe Edhem Fuad Frashëri.
Zotit Niazi Tirana i ap barrënë që të kujdesetë edhe si një notabl i
Kryeqytetitë.
9) Në qoftë se një prej këtyre
zotërinjve gjendet absent, për një ose tjatrë shkak, në kohët të vdekjes’
s’ime, atëherë do të zërë vëndin e tij, ose të tyre, Athanas Shundi, farmacist
në Tiranë dhe Hasan Toptani, biri i Kurad Toptanit; me të mos ndodhurë më tepër
se dy, ata që gjendenë janë të ngarkuarë të zgjedhin aqë anëtarë sa mungojnë
prej numurit që shënonj unë.
10) Ngarkonj prapë Baban e Teqes’ së
Frashërit, Kryetarin e Bashkis’ së Frashërit dhe më plakun nga anëtarët e
Bashkis’ së Frashërit, të kenë mirësinë dhe të kujdesenë për mbarimin’ e
dëshirës’ s’ime që shtronj në këtë testament, do në fillesë të punësë, do edhe
çdo mot duke kërkuarë që të botohen edhe çdo mot, duke kërkuarë që të botohetë
veprimi dhe bilançoja e Institutit.
11) Ushqenj besimin e plotë se kjo dëshirë
ime do të zbatohetë besnikërisht prej pasanikëvet të mij ndë gjithë shekujt që
do të vijnë, dhe lutja ime drejtuarë fuqis’ së madhe që tani s’e kuptojmë dot,
do të jetë të kenë gjithë Shqiptarët idealin e përparimit dhe të naltësimit të
Kombit, që Shqiptarizma të bëhetë një dëhsirë dhe një konviktim i thellë, dhe
që çdokush të kupëtojë se e mira e Kombit është dhe e mira jonë private, se
nderi dhe lavdi i Shqipëtarëvet të gjithë, është edhe nderi dhe lavdi ynë
personal.
12) Nuk di se ku do të vendoset
Instituti; po, në qoftë se goditetë pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që
varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e
rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhe një qiparis. Më duketë
sikur do të jem ruajtësi i Institutit, sikur do të marr edhe unë një pjesë
pasjetore në gjëllimin e tij.
Me këto dëshira dhe shpëresa po e
nënëshkruaj me dorën t’ime këtë testament.
Mid’hat Frashëri
Lumë Skendo
Këtë testament e kam depozituarë ndë
Notarijën’ e Gjyqit të Shkallëq’ së Parë të Tiranësë, me datë 4 Mars 1929 dhe
me numurë 163.
Kopje të këtij testamenti u kam
dorëzuarë Zotërinjvet:
Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri
Berati, Edhem Fuad Frashëri si dhe Babajt të Teqesë së Frashërit”.









