E marte, 03.02.2026, 11:45 PM (GMT)

Kulturë

Mihal Gjergji: Qëndroj i kapur pas një reje

E marte, 03.02.2026, 05:02 PM


Mihal Gjergji

QENDROJ I KAPUR PAS NJE REJE

Më mbiu syri te një Zanë

Si xhinde, zbriti në qytet

E shpirti dridhet si kambanë

Se s'vlejne as nje, as njeqind jetë

Mëndafsh i flokut erëmirë

Sperkatur nur e dritë hëne

(Peisazh i vjeshtes paska ngrirë

Teksa shikon fytyren tënde!)

Dhe buzë e bukur si tastjerë

Plot harmonikë, ku dehet deti

Ç'Moxart nga lart kerkon t'i bjerë

Gjersa s'pranon nje dore poeti ?!

Dy sy te thelle si terr i nates

Ku rrjedh Danubi perçeshkumë

Me zgjuan mitet e balades

Per nje Kreshnik e nje Ajkunë

S'e di pse iken larg prej meje

Me moshën time s'di se ç'ngjet

Qendroj i kapur pas nje reje

Dhe pres te digjem nga rrufetë!

Tiranë, Prill 2016.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx