E shtune, 13.12.2025, 11:56 PM (GMT)

Kulturë

Neshat Sh. Mehmedi: Falënderim publik dhe Referat

E shtune, 13.12.2025, 06:59 PM


Falënderim publik dhe Referat

Më 30 nëntor 2025, në qytetin e Kaçanikut, Republika e Kosovës

Shkruan: Neshat Sh Mehmedi

Shoqata Kulturore “Karnavalet Ilire” dhe Këshilli Organizativ, me rastin e mbajtjes së Manifestimit Kulturor Tradicional “Ringjallja e Trashëgimisë”, që u zhvillua më 30 nëntor 2025 në Kaçanik – qytetin legjendar të mikpritjes, bujarisë, besës, trimërisë dhe heroizmit – shprehin mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj feste të madhe kulturore.

Ky manifestim, që rrjedh nga lashtësia e të parëve tanë ilirë, u prit me ngrohtësi, emocion dhe vlera falë pjesëmarrjes së dashamirëve të kulturës nga të gjitha trevat shqiptare: nga Kaçaniku e katundet përreth, nga qytete të Republikës së Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi.

Me respekt të veçantë, falënderojmë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për mbështetjen dhe përkrahjen financiare ndaj “Karnavaleve Ilire”.

Pjesëmarrës dhe Falënderime të Veçanta

Falënderojmë gjithashtu:

-Z. Nexhat Shahini, Drejtor i QRTK-së – për praninë dhe fjalën e tij mbështetëse

-Z. Zahir Doda, Drejtor i Arsimit në Komunën e Kaçanikut – për përkrahjen institucionale dhe fjalën e tij përkrahëse

-Drejtorin Gani Nuha dhe drejtorin Fatmir Qaka

-Berat Luzha, ish i burgosur politik – për praninë dhe fjalën e tij mbështetëse

-Prof. Dr. Nexhat Çoçaj – për praninë dhe fjalën e tij përkrahëse

-Ismet Krasniqi Lala, artist dhe aktor i mirënjohur – për fjalën e tij mbështetëse

-Eralda Baze, etnografe, me grupin e saj

-Rapsodin-lahutarin Nazmi Hajdari

-“Bilbilat e Malësisë së Sharrit” – Vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu, Halim Rakipi, Hikmet Arifi, si dhe vogëlushi Valon Merxhani

-Instrumentalistët Isak Abduramani Poti dhe nipi i tij Leotrim Abdurhamani

-Prof. Ibush Luzha

-Mjekët specialistë Skender Gashi, Trim Gashi, Rexhep Emurllai dhe Lavdrim Mehmedi

-Rrahim Sadiku; Drejtorin Perparim Laçi me zonjën e tij

-Prof. Ymer Domi; Prof. Perparim Peposhi; Prof. Bajram H. Bytyçi; Sociologun Nuhi S. Bytyçi; mjekun Ibish Ahmeti; Prof. Januz Mazreku

-Mësuesin Samidin Dauti; inxhinierin Shaban Rexhepallari; drejtorin Hazer J. Shala; deputeten znj. Kosovare Murseli; Prof. Ali Salhi; Idriz Sinani; z. Nexhati Husejni; mësuesit Shefedin Dino Ismaili dhe Zeh Nazifi; znj. Janet Reineck, mike e madhe e shqiptarëve; Nexhmi Muçollin; z. Halit Fazliu; z. Fadil Fadili Kazazi; z. Sherif Sulejmani; Avni Vejseli; Ilver Ziberi

-Z. Fadil Zeneli, moderator i manifestimit “Karnavalet Ilire” dhe drejtor i AKV “Emin Duraku” – Shkup, për moderimin e shkëlqyer dhe kontributin e pakursyer; AKV "Emin Duraku" Shkup dhe ndihmësit e tij: Avni Zeneli dhe Xheneta Zeneli – për përkushtimin dhe profesionalizmin

-Studio “Bora”, kameramanët dhe fotografët – për dokumentimin e mrekullueshëm të manifestimit

-Policia e rendit dhe e komunikacionit – për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë zhvillimit të aktivitetit

-Ekipi i ndihmës së shpejtë – për gatishmërinë dhe përgjegjësinë profesionale

-Hoteli “Fontana” dhe Restoranti “Titaniku” – për mikpritjen dhe mbështetjen logjistike

-Tupanxhinjtë dhe zurletarët – për atmosferën e paharrueshme tradicionale

-Shoferin e autobusit – për transportin e sigurt dhe bashkëpunimin korrekt

Mirënjohje të veçantë për mësimdhënësit, punonjësit e shëndetësisë, studiuesit, artistët, drejtuesit e shoqatave, anëtarët e ansambleve, përfaqësuesit e mediave dhe të gjithë miqtë e trashëgimisë, të cilët me zemër dhe përkushtim e bënë këtë ditë një kujtim të paharrueshëm.

Faleminderit të gjithëve që dhuruat atë ndjenjë të veçantë bashkimi, krenarie dhe ringjalljeje të rrënjëve tona ilire.

REFERATI PËR RINGJALLJEN E TRASHËGIMISË DHE KARNAVALEVE ILIRE
Kaçanik, 30 Nëntor 2025

Të nderuar përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

Kryetar i Komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi;

përfaqësues të institucioneve kulturore e arsimore;

mësimdhënës, punonjës të shëndetësisë, studiues e artistë;

drejtues shoqatash, anëtarë ansamblesh;

përfaqësues të mediave, miq të trashëgimisë nga të gjitha shtresat e shoqërisë;

dhe ju të pranishëm nga të gjitha trevat shqiptare…

Mirë se erdhët në Kaçanikun e historisë,

në qytetin e qëndresës dhe të krenarisë kombëtare!

Kaçaniku është qyteti ku gurët flasin,

ku rrjedhat e historisë kanë shkruar epitete nderi,

qyteti ku u hartua Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Këtu u përplasën perandoritë,

por nuk u përkul kurrë shpirti i shqiptarit.

Sot kemi ardhur këtu, me ritin e lashtë të paraardhësve,

për të ndezur flakën e Karnavaleve Ilire –

një manifestim kulturor e shpirtëror që ka mbijetuar shekujve dhe pushtimeve,

për të na kujtuar kush jemi, nga vijmë dhe pse duhet të mbetemi bashkë.

Sot Kaçaniku bëhet skenë e një feste të lavdishme:
Karnavalet Ilire – trashëgimia e gjallë e mijëvjeçarëve tanë.

Të dashur të pranishëm, në emër të Shoqatës Kulturore “Karnavalet Ilire” nga katundi Bozovcë, komuna e Tetovës, në emër të Këshillit Organizativ dhe në emrin tim personal, shpreh falënderimin e përzemërt ndaj:

-Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – për përkrahjen dhe financimin e këtij manifestimi;

-Komunës së Kaçanikut – për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin institucional;

-Juve të gjithëve – që me praninë tuaj nderoni kulturën, trashëgiminë dhe identitetin tonë kombëtar.

Të dashur të pranishëm, Karnavalet Ilire janë një manifestim i lashtë,

që lidh lashtësinë me të tashmen, që na çon tek rrënjët tona ilire për të shkundur pluhurin e harresës.
Në maskat e karnavaleve nuk fshihet fytyra – zbulohet shpirti i shqiptarëve: gëzimi, rezistenca, e vërteta e historisë.

Karnavalet Ilire janë dëshmi e fuqisë shpirtërore që s’u shua kurrë, që mbijetoi në thellësi të Malësisë së Sharrit të Tetovës, në katundet Bozovcë, Veshallë, Brodec, Vicë, Sellcë, Shipkovicë, Lisec, Gajre e më gjerë, duke dëshmuar se trashëgimia jonë kulturore nuk u shter asnjëherë.

Ky rit i vjetër, që në vise të ndryshme mban emra të ndryshëm – “Vasalica” në Malësinë e Sharrit, “Gogolët” në Opojë, “Plakzat” në Vrin e “Llazoret” në jug të Shqipërisë – është i njëjti zë i lashtësisë që na thërret të mos harrojmë rrënjët.

Këto maska simbolizojnë humorin, solidaritetin, sakrificën dhe bashkëpunimin – vlera të trashëgimisë sonë, të rrënjosura në jetën e familjeve patriarkale dhe të pranishme në natën e kënasë në dasma, si edhe në festimet tona tradicionale.

Po aq sa këto vlera, na bashkon edhe gjuha shqipe – siç thoshte Sami Frashëri:

“Gjuha është shpirti i kombit, dhe kush e do kombin, duhet ta dojë gjuhën.”

Na bashkon flamuri ynë kuq e zi, që flet pa fjalë. Na bashkojnë zakonet, kënga, vallet, gëzimi dhe kujtesa e përbashkët.

Askush nuk mban mend fillimin e Karnavaleve Ilire, por ato janë kremtuar brez pas brezi në Bozovcë dhe katundet përreth e më gjerë.
Tradita u ndërpre më 1981, për shkak të ndalimeve politike, por kultura nuk shuhet.

Në vitin 2009, me vullnet dhe dashuri për trashëgiminë tonë, i ringjallëm karnavalet dhe i rikthyem në skenë, duke i shndërruar sërish në festë të popullit.

Që nga ai vit, edicionet janë organizuar rregullisht çdo vit. Këtë vit shënuam edicionin e 17-të, ndërsa në Republikën e Kosovës jemi në vitin e tretë të mbajtjes së tyre:

-20 mars 2022 – Prishtinë, Sheshi “Skënderbeu”

-18 qershor 2022 – Suharekë

-27 shtator 2024 – Prizren, Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit dhe Shatërvan

-Sot, 30 nëntor 2025 – Kaçanik, Sheshi i Qytetit

Edicionet e mbajtura në qytete të ndryshme,

dëshmojnë se Karnavalet Ilire nuk janë thjesht një traditë e ringjallur,

por një trashëgimi e gjallë,

që vazhdon të zgjerojë kufijtë e saj kulturorë

dhe që bashkon kombin tonë shqiptar,

shpirtërisht dhe në identitet.

Ky rrugëtim, i nisur vazhdon edhe sot me të njëjtën dashuri për kulturën dhe identitetin tonë mijëravjeçar.

Ky aktivitet lidhet edhe me festat e Nëntorit:

-22 Nëntor – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

-28 Nëntor – Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë

Gëzuar 22 Nëntorin dhe 28 Nëntorin!
Për ju të pranishëm, për shqiptarët në të gjitha trojet tona dhe diasporë!

Të dashur të pranishëm, Karnavalet nuk janë vetëm festë. Ato janë mësim për brezat:

-Njohja e rrënjëve

-Ruajtja e identitetit

-Kujtesa e historisë

Si thoshte Faik Konica: “Kombi mbahet gjallë jo vetëm me pushkë, por me penë, me kulturë, me gjuhë dhe me krenari.”

Karnavalet Ilire janë:

-Flaka e kujtesës, që nuk shuhet kurrë

-Drita e traditës, që ndriçon brezat

-Ura që lidh trojet shqiptare pa kufij

-Zëri i gjallë i identitetit tonë kombëtar

Kur maskat dalin nëpër rrugë, dalin shpirtrat e brezave në ne, ata që kanë kënduar, punuar, luftuar dhe ruajtur dinjitetin tonë.
Janë maska që nuk mbartin frikë, por gëzim.

Edhe në këtë manifestim, krah traditës së lashtë, kemi përfshirë telehisjen e nuseve – një zakon që deri në fund të shekullit XX shënonte gëzimin e nusërisë.
E kemi bërë këtë që ky zakon të mos tretet në harresë, por të jetojë si pjesë e kujtesës sonë shpirtërore.

Ky aktivitet lidhet ngushtë me mesazhin “Shtyllat e kombit”, që vjen nga Kaçaniku si një thirrje e fuqishme për ruajtjen e vlerave tona më të thella.
Luftimi i harresës përmes shkollimit dhe dijes është themel i qytetarisë dhe zhvillimit. Vetëm një popull që mëson, që di dhe që ruan historinë e vet, mund të ecë përpara me vetëdije dhe vizion.

Të dashur të pranishëm, krenaria jonë është kultura, sporti dhe trashëgimia shpirtërore – pasaporta jonë morale para botës.
Përmes tyre dëshmojmë kush jemi, çfarë vlerash ruajmë dhe ç’fuqi krijuese mbart shpirti shqiptar.

Dinjiteti ynë – është ekonomia dhe ushtria – janë dy shtylla që garantojnë mirëqenien dhe sigurinë e shtetit.
Ekonomia e qëndrueshme ndërton të ardhmen, ndërsa ushtria ruan paqen, lirinë dhe shtetësinë.
Uniteti kombëtar dhe besa shqiptare janë forca më e madhe e një populli.
Kur qëndrojmë bashkë, si një trup i vetëm, sfidat bëhen më të lehta dhe rruga drejt së ardhmes më e sigurt.

Rinia – është gjaku i ri i së ardhmes – energjia dhe drita e kombit.
E ardhmja ndërtohet mbi krahët, ëndrrat dhe vendosmërinë e të rinjve.
Sepse një komb që investon në dije, që ruan kulturën, që forcon ekonominë dhe ushtrinë, që mban gjallë unitetin dhe që beson te rinia, është komb që ecën krenar drejt së ardhmes.

Të dashur të pranishëm, kjo ngjarje kulturore është më shumë se një festë – është një mision i shenjtë për të mbrojtur trashëgiminë tonë.
Le të ruajmë, të zhvillojmë dhe të përcjellim këtë trashëgimi te brezat e ardhshëm. Jo rastësisht, sot kemi karnavalistë nga Tetova, Kaçaniku, Prizreni, Mitrovica e Skrapari – përfaqësues të kulturës dhe traditës tonë që lidh trojet shqiptare.

Pra, Karnavalet Ilire janë urë që lidh Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës, Malin e Zi, Çamërinë dhe diasporën tonë.
Kultura është më e fortë se politika, gjuha më e qëndrueshme se pushteti, flamuri më i dashur se jeta, kujtesa më e gjatë se çdo perandori.

Sot, nga ky qytet simbol i rezistencës, le të përcjellim një mesazh të fuqishëm:

-Ta duam kulturën tonë si ajrin që marrim frymë

-Ta duam gjuhën si dritën e syve

-Ta duam flamurin si trupi shpirtin

-Ta duam arsimin si dritën e diellit

-Ta duam kombin siç e do zemra gjakun!

Nga zemra e Kaçanikut, bëjmë thirrje që Karnavalet Ilire të shpallen festë kulturore mbarëkombëtare:

-Një vit në Shqipëri

-Një vit në Kosovë

-Një vit në Maqedoninë e Veriut

Dëshmi e bashkimit shpirtëror të shqiptarëve.

Faleminderit që jeni sot këtu,
faleminderit që e mbani gjallë kujtesën, traditën dhe kulturën tonë kombëtare!

Ju uroj momente të bukura, gëzim, shëndet e mbarësi për të gjithë!Faleminderit!

Neshat Mehmedi

Organizator-Kryetar i Shoqatës Kulturore

“Karnavalet Ilire” në fsh. Bozovcë-Tetovë

Manifestimi tradicional kulturor mijëravjeçar Karnavalet Ilire, më 30 Nëntor2025, Kaçanik

Fadil Zeneli, moderator i manifestimit Karnavalet Ilire, në Kaçanik, më 30 Nëntor 2025

Kryetari dhe organizatori Neshat Mehmedi gjatë leximit të referatit në manifestimin e mbajtur në Kaçanik, më 30 nëntor 2025.

Zahir Doda, përfaqësues i Komunës së Kaçanikut, gjatë fjalimit përshëndetës në manifestimin kulturor tradicional “Karnavalet Ilire”, në Kaçanik, më 30 nëntor 2025.

Nexhat Shahini, përfaqësues i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, gjatë fjalimit përshëndetës në manifestimin kulturor tradicional “Karnavalet Ilire”, në Kaçanik, më 30 nëntor 2025.

Berat Luzha -i burgosur politik, gjatë fjalimit përshëndetës në manifestimin kulturor tradicional “Karnavalet Ilire”, në Kaçanik, më 30 nëntor 2025.

Prof. dr. Nexhat Çoçaj, gjatë fjalimit përshëndetës në manifestimin kulturor tradicional “Karnavalet Ilire”, në Kaçanik, më 30 nëntor 2025.

Artisti-Aktori Ismet Krasniqi Lala-anëtarë nderi i Karnavaleve Ilire, gjatë fjalimit përshëndetës në manifestimin kulturor tradicional “Karnavalet Ilire”, në Kaçanik, më 30 nëntor 2025.

Rapsodi–lahutari Nazmi Hajdari, performon në manifestimin kulturor tradicional “Karnavalet Ilire”, në Kaçanik,  më 30 nëntor 2025.

Rapsodët, vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu – “bilbilat” e Malësisë së Sharrit, të Tetovës dhe më gjerë – këndojnë këngën “Oh moj shqipe vaj me det” në manifestimin kulturor tradicional “Karnavalet Ilire”, në Kaçanik, më 30 nëntor 2025.

Rapsodi-Lahutari Nazmi Hajdari, në manifestimin tradicional Karnavalet Ilire, më 30 nëntor 2025, Kaëanik.

Neshat Mehmedi gjatë parakalimit në qytetin e Kaçanikut afër Kalasë  - Eralda Baze, e telehisur sipas traditës së nuseve të Malësisë së Sharrit dhe e veshur me kostumin e nuses lumjane të Kukësit, në manifestimin “Karnavalet Ilire”, në Kaçanik. Kirsteni me veshje tradicionale të katundit Gurguricë të Tetovës.


Eralda Baze e telehisur, Neshat Mehmedi dhe Janet Reineck- Amerikane, në Karnavalet Ilire në Kaçanik, më 30.11.2025

Usta Sabo-KINGI (Sabahudin Rexhepi), Nexhmi Muçolli nga Podujeva, Kirsteni, Eralda Baze dhe Neshat Mehmedi.

Nga e majta: mësuesi Kasam Arifi dhe profesori Xhemail Ramadani, anëtarë të kryesisë së Shoqatës “Karnavalet Ilire”.

AKV “EMIN DURAKU” shkup në manifestimin kulturor Karnavalet Ilire, Kaçanik, më 30.11.2025, edhe gjatë parakalimit.

Në rreshtin e parë nga e majta: Bajram Bytiëi, Xhemail Ramadani, Isak Abduramani, Miranda Troci Derti, D. Mehmedi, K. Rexhepi, Eralda Baze, Neshat Mehmedi, Ismet Krasniqi Lala, Jashar Sejdiu, Nazmi Hajdari, Moderator Fadil Zejneli, Azis Jakupi, Fadil Kazazi,...

Nexhmi Muçolli – i pari karnavalist me flamur

Nga e djathta: Ismet Krasniqi Lala, Hazer Shalla, Kosovare Murseli, Neshat Mehmedi, Nazmi Hajdari, Altin Arifi, Hikmet Arifi dhe Halim Rakipi, në Kranavalet Ilire, Kaçanik, më 30nëntor 2025.

Nga e majta: Sami Peposhi, Perparim Peposhi, Zmer Domi, Xhemail Ramadani, Nexhat Ëoëaj, Eralda Baze, Neshat Mehmedi, Kasam Arifi, , Samidin Dauti dhe Shaban Rexhepallari

Ulur nga e majta: Ilver Ziberi, Avni Vejseli, Sherif Sulejmani. Në Këmbë Kasam Arifi, Kirsten R. D. Mehmedi, Eralda Baze Neshat Mehmedi, Perparim Laëi, Janet -Amerikanja

Januz Mazrekaj, Neshat Mehmedi, Hikmet Arifi, Ismet Karasniqi Lala, Bajram Bytyçi.

Valle Instrumentale nga Isak abduramani dhe Leotrim abduramani në manifestimin Karnavalet Ilire, në Kaçanik.

Nga e djathta : Ali Salihi, Idriz Sinani, Eralda Baze, dhe Miranda T. Derti



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx