E premte, 28.11.2025, 11:08 PM (GMT)

Kulturë

Jahja Drançolli: Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, simbolin më të çmuar të historisë sonë mijëravjeçare

E premte, 28.11.2025, 06:46 PM



Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, simbolin më të çmuar të historisë sonë mijëravjeçare, që përkujtohet me emocione gjithnjë e më shumë sipas kalendarit historik!

Nga Jahja Drançolli

Flamuri dhe stema e shtetit të Arbërit, sipas burimeve historike të shekullit XIII, konsiderohen më të vjetrit në Europën Juglindore. Pas krijimit të Perandorisë Latine (1204) nga Republika e Venedikut, mbretëria e Francës dhe e ndonjë vendi tjetër europian, shteti i Arbërit, Epirit dhe Moresë (siç kishte bërë mbretëria e Kroacisë në vitin 1102 me mbretërinë e Hungarisë), do të kërkojë mbrojtje nga bujaria e shteteve në fjalë, që këto shtete europiane i kishin sjellë traditat europiane të saj. Ndërsa, sipas traktatit të Viterbos, Itali (1267), Epiri dhe Morea do të përfshiheshin nën mbrojtjen e Karlit I të Anzhuinëve, ky veprim do të preferohej nga bujaria arbërore në vitin 1272, vit që përkon me themelimin e Mbretërisë së Abërisë (De Regnum Albaniae) të kryesuar nga Karli I (Rex Albaniae), me seli në Durrës. Në këtë kontekst, heraldika arbërore-shqiptare, e cila ruajti simbolikën e saj që nga kohërat më të hershme të qytetërimeve mesdhetare, do të përfshihej fuqishëm në zhvillimet e mëtejshme të Europës Perëndimore, në veçanti të shteteve italiane të kohës. Kjo traditë e pasur europiane do të shfaqej veçanërisht në heraldikën e familjeve të famshme arbërore, si Kastriotët dhe Dukagjinët, të cilët, së bashku me qytetin e Prizrenit, zotëronin edhe rajonin e Rrafshit të Dukagjinit.

Ardhja e sundimit osman (gjysma e dytë e shekullit XV) do të ngadalësojë këtë proces të trashëgimisë sonë të pasur, i cili do të rifillojë vetëm nga 28 nëntori 1912!

Burimi: Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut; Arkivi Shtetëror i Venedikut (DADU; ASV)!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx