| E premte, 28.11.2025, 06:46 PM |
Gëzuar
28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, simbolin më të çmuar të historisë sonë
mijëravjeçare, që përkujtohet me emocione gjithnjë e më shumë sipas kalendarit
historik!
Nga
Jahja Drançolli
Flamuri
dhe stema e shtetit të Arbërit, sipas burimeve historike të shekullit XIII,
konsiderohen më të vjetrit në Europën Juglindore. Pas krijimit të Perandorisë
Latine (1204) nga Republika e Venedikut, mbretëria e Francës dhe e ndonjë vendi
tjetër europian, shteti i Arbërit, Epirit dhe Moresë (siç kishte bërë mbretëria
e Kroacisë në vitin 1102 me mbretërinë e Hungarisë), do të kërkojë mbrojtje nga
bujaria e shteteve në fjalë, që këto shtete europiane i kishin sjellë traditat
europiane të saj. Ndërsa, sipas traktatit të Viterbos, Itali (1267), Epiri dhe
Morea do të përfshiheshin nën mbrojtjen e Karlit I të Anzhuinëve, ky veprim do
të preferohej nga bujaria arbërore në vitin 1272, vit që përkon me themelimin e
Mbretërisë së Abërisë (De Regnum Albaniae) të kryesuar nga Karli I (Rex
Albaniae), me seli në Durrës. Në këtë kontekst, heraldika arbërore-shqiptare, e
cila ruajti simbolikën e saj që nga kohërat më të hershme të qytetërimeve
mesdhetare, do të përfshihej fuqishëm në zhvillimet e mëtejshme të Europës
Perëndimore, në veçanti të shteteve italiane të kohës. Kjo traditë e pasur
europiane do të shfaqej veçanërisht në heraldikën e familjeve të famshme
arbërore, si Kastriotët dhe Dukagjinët, të cilët, së bashku me qytetin e
Prizrenit, zotëronin edhe rajonin e Rrafshit të Dukagjinit.
Ardhja e sundimit osman (gjysma e dytë e shekullit XV) do të ngadalësojë këtë proces të trashëgimisë sonë të pasur, i cili do të rifillojë vetëm nga 28 nëntori 1912!
Burimi:
Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut; Arkivi Shtetëror i Venedikut (DADU; ASV)!
