E hene, 24.11.2025, 10:43 PM (GMT)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Legjenda e Gurit të Senit

E hene, 24.11.2025, 06:50 PM


Legjenda e Gurit të Senit

Shyqyri Fejzo

Pak i kërrusur, me sytë nga lumi,

"Gur i Senit" mbushur me ligjerime,

Dremit e sa nuk po e merr gjumi,

Brenda shpuzë mban ato kujtime.

Kur i plotfuqishmi kopaçen mori,

Kopaçin në dy pjesë e ka ndarë,

Grabovën nga mbytja e shpëtoi,

Shpërtheu uji fuqishëm valë-valë.

Vala e lartë çdo gjë përpara vuri:

Gurë, drurë, mullinj dhe bagëti.

Grykën e bllokon një gjigand guri,

Gur i zi i stërmadh sa tri shtëpi.

Grabova përsëri po mbytej, liqen,

Kokforti gur, s' luante në asnjë anë.

I plotfuqishmi i mençëm rrugë gjen,

I jep forcë dhe gurin ngre havandan.

Guri i inatosur shfryn duke rrotulluar,

Ka vënë përpara ura, bagëti, pemë,

Rrugë, mullinj e shtëpi shkatërruar,

Me ujin valë-valë po tundëte dhenë.

Shënepremtja dha alarmin e rrallë,

Seni, burri që rrezatonte mirësi,

Me njerëzit të keqes i del përballë,

Të shpëtojnë njerëz, vegla, bagëti.

Guri së bashku me ujin e teptisur,

Pak nga pak, tani po i binte ai inat.

Dalë-ngadalë duke u rrukullisur,

Kërkon me sy ku të gjente shtrat.

Guri para një sheshi zuri vend,

Vala e re e ujit me furi shpërtheu,

Guri me rrukullisje ku desh u gjend,

Vala e tërbuar ç’ gjeti para rrëmbeu.

Zëra dhe zhurma përzier prej fatit,

Larg dëgjohen dhe shpërndahej.

Lumi aty mbyti gjysmën e fshatit,

Seni me shokë nga jeta po ndahej.

Tri herë u përpoq i gjori Sen të dilte,

Kapur pas degësh, një fëmijë nën sqetull.

Por, sa ngrihej lart, vala prap e merrte,

Deri sa rryma e futi ku vinte qerthull.

Me keqardhje vinin zërat e fukarasë,

E hataja e madhe e pa pritur u bë.

Zëra e qarje erdhen nga Guri Kalasë,

Pastaj u zhdukën e nuk u dëgjuan më.

Pas ca ditë në fshat u vendos qetësia,

Zakonet si do tradita të gjitha u bënë.

Një ditë aty në fshat mblidhet paria,

Thanë: "Kemi lënë një emër pa vënë."

Guri në shesh tani ka rënë rehat,

Ashtu si është sheshuar, e ka synë.

Nuk e shkulim e përzëmë dot si fshat,

Duam, nuk duam, ai është fqinji ynë.

Guri që na dëmtoi erdhi i pa ftuar,

Ti vëmë një emër sot ne, të vendit.

Duket shumë krenar, i pa trazuar,

Themi t'i mbetet emri "Guri i Senit".

Për "Gurin e Senit" këto thotë legjenda:

Ai duket kokën kërrusur, bën me dorë,

Ka shumë sekrete që guri mban brenda,

Ngjatjeton kush kalon, turistë a dasmorë.

Shyqyri Fejzo, Hamburg, Nëntor 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx