Kulturë
Albert Zholi: OVP organizoi me sukses Mbledhjen Solemne me rastin e festave
E hene, 24.11.2025, 04:59 PM

OVP organizoi me sukses Mbledhjen Solemne me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit
Nga
Albert Z. Zholi
Me
rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve
të LANÇ-it të popullit shqiptar, "Nderi i Kombit", organizoi më 22
nëntor, ora 10.00, një mbledhje solemne në sallën "Aleks Buda" të
Akademisë së Shkencave.
Merrnin
pjesë drejtuesit e Komitetit Kombëtar të VP, kryetarë dhe sekretarë të OVP në
Tiranë, anëtarë të këtyre organizatave, etj. Mbledhjen e nderuan me
pjesëmarrjen e tyre edhe miq e shokë ardhur nga Kosova.
Mbas
ekzekutimit të Himnit Kombëtar, mbledhjen solemne e çeli kryetari i KK të VP,
shoku Hulusi Hako, i cili bëri përshëndetjen e
rastit për ngjarjet e mëdha historike të 28-29 Nëntorit, si dhe
falenderoi pjesëmarrësit dhe të ftuarit, veçanërisht vëllezërit nga Kosova.
Në
mbledhjen e organizuar me këtë rast, u paraqitën referate nga studiues të
njohur në fushën e historisë së Luftës Nacionalçlirimtare.
Me
mjaft interes u ndoq referati "81-vjetori i çlirimit të Tiranës-një nga
kulmet e Luftës Nacionalçlirimtare", mbajtur nga profesor Marenglen Spiro.
Referuesi, mes të tjerash theksoi se..."çlirimi i kryeqytetit pati rëndësi
të madhe politike dhe ushtarake. Nga pikëpamja politike, ngjarja shënoi
faktikisht, çlirimin e Shqipërisë; por ashtu ajo kurorëzoi fitoren e Luftës
Antifashiste Nacionalçlirimtare, i shkaktoi humbje të mëdha forcave gjermane
dhe vonoi tërheqjen e tyre nga territori shqiptar. Njësitë e armatosura të
Korparmatës I të kësaj ushtrie, realizuan detyrën që u ngarkoi Shtabi i
Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
Ky
moment historik konsiderohet si operacioni më i madh, nga më të rëndësishmit,
që kanë zhvilluar njësitë e e Ushtrisë Nacionalçlirimtare kundër forcave
gjermane për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë."
Në
vazhdim, profesor Fatmir Zanaj, mbajti referatin e tij me temë "Përçimi i
frymës antifashiste që bashkoi rininë shqiptare gjatë LANÇ-it, duhet mbajtur
gjallë e të përcillet në breza." Autori theksoi: "Heroizmi i popullit
tonë në ato 5 vite të stuhishme, ishte dhe mbetet përjetësisht pjesë përbërese
e heroizmit shekullor të shqiptarëve, për të mbijetuar dhe mbrojtur me vetmohim
gjenin pellazgjik, ilirian e arbëror në këtë rajon të rëndësishëm
gjeostrategjik të Gadishllit tonë Ilirik.
Shumica
dërrmuese e atyre që kishin mbushur rreshtat e UNÇSH ishin të rinj e të reja, Një fllad përtëritës emancipues
shoqëror kishte nisur në radhët e tyre, që nga vitet '30 të shekullit të kaluar
e sidomos në vitet 1939-1944. Disa forca të brendshme lëvizëse kishin ngjallur
te populli shqiptar të ashtuquajturin "Volksgeist" – shpirtin
nacional të popullit.
Çfarë
kishte ndodhur, cili ishte mekanizmi shkrepës nga erdhi gjithë ai shpërthim i
hovit revolucionar nacional-çlirimtar të popullit shqiptar, sidomos të rinisë
së atyre viteve? Në vargun e bukur poetik të poemës "Shqiponjat fluturojnë
lart", shkrimtari ynë gjenial Ismail Kadare, kur flet për nëntorin në
vitit 1941, e përshkruan atë me metaforën se, në atë muaj, "të gjitha
datatrendnin drejt datës 8", se "/në atë kohë të rëndë pushtimi/ kur
bora u nxi e balta zu thinjë/ komunistët vendosën themelimin/koha thirri në
skenë Partinë!"
Ndërsa
pof, Zyhdi Dervishi, paraqiti referatin "Lufta e popullit shqiptar për
pavarësinë dhe çlirimin janë themeli i lirisë që gëzojmë sot" Duke u
ndalur në mesazhet e Luftës Nacionalçlirimtare, autori theksoi se këto mesazhe
ne duhet t'i përcjellim me ngulm dhe pa asnjë lëkundje, te të gjithë
përfaqësuesit e gjeneratës tjetër, tek çdo vajzë e djalë që lind e rritet në
këtë vend, i cili, nuk do të ishte kurrë ky vend që është sot, pa Luftën
Nacionalçlirimtare..."
Paraqitja
e temave dhe referateve u alternua në përputhje edhe me atmosferën festive të
këtyre ditëve. Kështu orkestra frymore e Ministrisë së Mbrojtjes dhe këngëtarë
të saj, interpretuan këngë e melodi partizane, që e bënë edhe më të bukur dhe
festiv takimin.
Në
këtë atmosferë sa solemne aq edhe festive, u ndanë edhe stimuj vlerësimi nga KK
i Veteranëve dhe Pasardhësve për shokë e shoqe me kontribute të spikatura në
veprimtarinë e tyre si veteranë e pasardhës. Kënga himn "Për ty
Atdhe" ekzekutuar nga këngëtari i orkestrës së Ministrisë së Mbrojtjes,
mbushi sallën me mall, krenari e përkushtim. Tingujt e kësaj kënge jehuan gjatë
atë ditë në mendjet dhe zemrat e të gjithë të pranishmëve., të cilët përgëzuan
organiztorët e takimit.










