E merkure, 26.11.2025, 10:52 PM (GMT)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Një thesar me vlerë iu shtua bibliotekës time

E merkure, 26.11.2025, 06:55 PM


NJË THESAR ME VLERË JU SHTUA BIBLOTEKËS TIME

Përjetime pas leximit të veprës me tregime “Argumentum bakulinnum” të autorit Fatmir Terziu

Nga Bashkim Saliasi

Këto ditë të ftohta të muajit Nëntor, shkrimtari dhe poeti, miku i nderuar, profesor Fatmir Terziu, më postoi veprën e tij me tregime me titull “Argument shkopi”.

Libri është shtypur nga Shtëpia Botuese “URA” në Prishtinë, nga botuesi Xhemë Kadriu, me redaktore Lumnie Thaçi Halili.

Është kënaqësi të njihesh me veprën e profesor Fatmir Ferziu, i cili mbështetur mbi bazën e tabanit popullor, sjell për lexuesin librin me tregime, që në pamje të parë të duket shumë i thjeshtë për t’u lexuar, por i thellë për t’u kuptuar.

Që në krye të herës, dua të bëj me dije lexuesit se, libri me tregime i profesor Fatmir Terziut, me mjaft mjeshtëri, trajton tema aktuale me fjalën shqipe, me një figuracion të mrekullueshëm.

Ai prek problematika të ditëve tona, që nëpërmjet figurave letrare, si metafora, satira, alegorija etj, skalit karaktere që të bënë për vete ta lexosh dhe të ndjekësh rrjedhën e tregimeve, nga njëra faqe në tjetrën.

Libri lexohet shpejt, por pasi e mbaron së lexuari, të duhet ti kthehesh edhe njëherë nga e para, pasi mbresat që të lë leximi janë emocionuese, aqsa të bëjnë kurioz për të fiksuar detaje të çdo tregimi.

Letërsia e profesor Fatmir Terziut, është e thell për t’u kuptuar dhe shumë e bukur për t’u lexuar. Libri “Argument shkopi”, tingëllon shumë aktual në këto 31 vite demokraci. Pjekuria artistike e autorit, është në një shkallë superiore dhe ngjyrimi me një kolor me motive elbasanase. E ndjek në të gjitha publikimet që bën profesor Fatmiri, si në faqen e facebookut, në revistën “Albanian” dhe fjala e lirë.

Ndihem krenar që jam mik dhe dashamirës i krijimtarisë së shkrimtarit, Fatmir Terziu, ambasador i përhapjes së fjalës shqipe, në Britaninë e Madhe nëpër Europë, e në diaspor, e kudo që punojnë dhe jetojnë shqiptar.

Pas viteve ’90, kur shqiptarët dolën në shtete të ndryshme të Europës, shumë shpejt u integruan në vendet ku shkuan dhe u vendosën. Një ndër ta është dhe profesor Fatmir Terziu, që punon dhe jeton prej disa vitesh në Britanin e Madhe dhe kontributi tij në shumë fusha të krijimtarisë është për t’u patur zili.

Nuk kam ndërmend të bëj analizën e veprës së profesor Fatmir Terziut, sepse nuk jam kritik, por një lexues i rregullt, që ndjek rregullisht publikimet e shkrimeve nga autor të ndryshëm.

Ndihem krenar, që miku ynë profesori i nderuar Fatmir Terziu, na ndihmon që të njihemi me kontributin e çmuar, që japin në fushën e letërsisë autor të ndryshëm pak të njohur nga lexuesi dhe me vlerë për kombin tonë.

Më poshtë po radhis mbresat që më la leximi i këtij librit.

PAK RRESHTA RRETH VLERAVE TË LIBRIT ME TREGIME TË AUTORIT FATMIR TERZIU.

Në hyrje të librit autori thekson: - “Edhe pse ishte shkop, kish vendosur që atë të mos e vinte në zarar, thuhet më saktë e më qartë, në ndonjë turbullirë, se shkopi ndodhte që të mos duronte ndonjëherë, pufkat e të tjerëve nën Çinar, E pra, shkopi çe ku del ndonjëherë  nga mosbindja e duarve dhe ikën në një drejtim të pamenduar nga truri, që të bëj zullum…”

Që në faqet e para, sa fillon të lexosh librin me tregime, të bie në sy alegorija që përdor autori në poezinë “Kuajtë robotë shajnë dhitë”.

I robotizuari ka një fuqi të heshturi, / kalorës mbi cipën e zhveshur të lëkurës. Hija e tij rrëshqet mes të gjallëve e të vdekurve, / zor ta dallosh mes trokthit të turmës.

Në rrugët e Londrës takoj këtë figurë, / skicuar si një bust të robotizuar. / ashtu rëndë, ende si një burrë, imiton bustet e shekujve me kuaj.

Dhe mendja ime fluturon në Tiranë, / vëzhgojë nga qielli si një i huaj. / shoh kuajt robotë që mblidhen në Lanë, / shajnë dhitë: “Ujin na e kanë turbulluar!”

E kështu, në mendje një tjetër më thotë, teksa bota çelet ndryshe para meje: / Ja pse kërkojnë të jemi robotë, / të mos zjejë më gjak ndër deje.

Konfiguracioni dhe metaforat, që tingëllojnë bukur në veshët e lexuesit, janë kumbuese, ku nëpërmjet krahasimit të rrugëve të Londrës, qytet metropol dhe Tiranës, një  qytet në rrugë të “mbarë” shajnë dhitë: Ujin na e kanë turbulluar!.

Me pjekurinë artistike profesor Fatmir Terziu, i dhuron lexuesit një vepër me vlerë që përcjell mesazhe për progres dhe zhvillim.

Sa aktual tingëllon tregimi “Ujqërit e kanë fajin?!...nga pakoha…

Vetëm shihnin ëndrra. Ëndrra me shkopin e varur pas dere në derën e madhe të bariut. E ëndrra duhej kohë për t’u kuptuar. Grigja ishte e lodhur nga humbjet, Duhej kohë që të kuptonin se ai shkop dikur  kishte goditur mbi kocka…, e kockat ende nuk e kishin gjetur dheun ku të reten si të braktisur nga jetët e sëmura mbi një dhe të mbaruar, e jo më të ishin shëruar.

Tregimi mbyllet me frazat kuptimplote se kjo mesele s’ka të sosur.

E tufa.  Tufa si gjithnjë e shkërrmoqur, e joshur, e trullosur. Eh, ujqërit e kanë fajin… kjo mesele s’ka të sosur.

Në mendjen time, mbetën titujt e përzgjedhur nga autori, të cilët i radhit në një rrjedh kronologjike; Ujqërit e kanë fajin?!, Qefalëria e Qefaliut, Merakotja, Autofobi, Bilbili dhe bulkthi, Lej…lekë, Shkopi në letër, Rrjedha, Bën ndonjëherë ky shkop edhe gabime!, Koteci i xha Nuros, A do të na duhet më shkopi? Linkolni në Çinar, Skitë që zbritën nga qielli, Mirë që pamë tymë, Një, Pesha e lotit tjetër, Atje nuk p…… për ne, Ëndrra në Paris, Virgjëri?!, Dashuri në kohë fara kungulli, Takat kolliten si kollë e mirë, C’est la vie, Infektim, I njëjti piktor edhe atje tej, Halimeja, Njeriu me kanaçen e kallajit, Po,  me ujtën xhanëm ç’patën!?, Si jetoi dhe i harroi njeriu vitet e tij në shpellë?, Të gjithë kemi hedhur gurë, Vija e sekretit të jetës, Zinxhiri …, Rrëfimi i syve, Fundja nuk ishim asimiluar, Shkrimtarë, Kush është hajduti?!, Monokular, Specialitete shqiptare dhe pak bisedë miqsh, Baltë nëne, Me hije, Përtej kësaj mjegulle, Rregjistruesi, Tregu i yjeve, Përndjekje kohërash, Dysheku im, Koha kthen kokën nga këpucët, Le Louvre… “je m’appelle…”, Ngjyrat në hapsirat poshtë krevatit, Tridhjetë e tetë kopsat e mia, Mamuth, Ninullë për insekt.

Nga njëri tregim në tjetrin leximi bëhet më i këndshëm, por mua në mendje më mbeti tregimet me titull; Virgjëria, Halimeja, Të gjithë kemi hedhur gurë, Rrëfimi syve dhe nga më të bukurit; Tridhjetë e tetë kopsat e mia.

Tematika e krijimtarisë së profesor Fatmir Terëziut, ka një diversitet të larmishëm në gjininë e prozës, poezisë, eses etj, që i japin vlerë krijimtarisë së tij, në shumë fusha të letrave shqipe.

Në pesëdhjetë tregimet e librit “Argument shkopi” të profesor Fatmir Terziut, duke kaluar nga njëri tregim në tjetrin, herë mrekullohesh dhe herë trishtohesh dhe të fusin në mendime të thella, që kërkon shkallë të lartë kualiteti të lexuesit për të transkriptuar mesazhet që ai përcjell.

Jeta e emigrantit, malli për vendlindjen, krenaria e të qenit shqiptar, e kanë frymëzuar profesor Fatmirin, të jetë kërkues ndaj vetes, në të mirë të bërit letërsi, që veprat e tij të botuara të jenë jetëgjata dhe me vlera kombtare për lexuesit shqiptar dhe ata të huaj.

Si mjeshtër i përzgjedhjes së tematikave që trajton në krijimet e tij, kushdo që lexon botimet e profesorit, të publikuara në faqet e facebookut, ndihen komod dhe largojnë stresin e ditës.

Këtë e tregojnë shënimet që bëhen nga lexues të ndryshëm në postimet e profesor Fatmirit. Ajo që e bën të bukur librin dhe ia shton vlerat tregimeve të profesor Fatmirit, është se tematikën e tyre, ai e pëzgjedh nga vendlindja dhe pse larg atdheut, ai qëndron në korent të zhvillimit të jetës në Shqipëri.

E veçanta e krijimtarisë së profesor Fatmir Terziut, është te ndërtimi i fjalive të shkurtra, me kuptim të thellë dhe me një fjalor të përzgjedhur. Kur lexon librtat e botuara nga profesor Fatmiri të duket sikur je duke lexuar veprat e Kadares.

Lexues të apasionuar pas letërsisë! Hidhni sytë dhe lexoni krijimtarinë e profesor Fatmiri Terziut se nuk do zhginjeheni nga mendimi im.

I uroj profesor Fatmir Terziut, suksese në krijimtarinë shumëplanshe, poezi, tregime, romane etj. Jete te gjatë dhe plot suksese. Me respekt nga Bashkimi.

Tiranë/ 25/11/2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx