E merkure, 26.11.2025, 10:52 PM (GMT)

Kulturë

Vilhelme Vrana Haxhiraj: “Kush jam unë”

E merkure, 26.11.2025, 06:59 PM


U botua “KUSH JAM UNË”

Intervistë ekskluzive nga Gëzim Marku - Londër

Për Zemra Shqiptare, intervistë e gazetarit Gëzim Marku, me banim në Londër.

Mirënjohje

I dashur dhe i nderuar Gëzim!

Respekti, falenderimi, mirënjohja dhe konsideratat e veçanta janë pak. Jo vetëm unë po shumë lexues, miq të mi apo të afërmit e mi, kanë bërënjë vlerësim maksimal për aftësitë tuaja konceptuale në ndërtimin logjik dhe pofesional të formulimit të pyetjeve. Pyetjet dhe nënpyetjet janë të thella, me specë djegës në përgjigje, janë filozofike dhe shumë motivuese, të cilat më kanë bërë të mendohem gjatë, të përsiat thëniet dhe frazat nga e gjithë letërsia ime. Ishte një punë e lodhshme për arsye objektive, por e bukur dhe fisnike. Gjithsesi ju dhe unë ia dolëm mbanë.Konluzionet e çdo pjese nga ana juaj janë mahnitëse, me shumë botë, me një kulturë e këndvështrim tej bashkëkohores, gjë që tregon se keni shumë dije, keni njohuri nga të gjitha fushat, ndaj dhe keni arritur të bëni një intervistë të veçantë, brilante që na nderon jo vetëm ne të dyve, po dhe gazetën Zemra Shqiptare.

Gëzim, nuk doja t’ju njihja vetëm virtualisht. Nëse ju vini në Shkodër për

pushime, të lutem, eja në Vlorë që të njihemi nga afër të, kalojmë disa çaste në natyrën magjike të Vlorës. Sado e pamundur, se nuk qëndroj dot gjatë në këmbë, shtrihem herë pas here, për ju do të ngrihem. Të lutem, ma plotëso këtë dëshirë!

Faleminderit o djalë dhe mik i mirë!

Të falenderoj që më zgjodhe mua!

Të fala stafit! Të përqafoj fort si nënë.

Konsiderata dhe suksese për punën që bëni!

Vilhlelme Vrana,Vlorë, 8.7.2025

Për Zemra Shqiptare, intervistë ekskluzive nga Gëzim Marku

Pak njohuri për shkrimtaren Vilhelme Vrana Haxhiraj

Së pari falenderoj familjen e saj,bashkëshortin, Z.Fitim Haxhiraj, vajzën Ermelinda Spathari dhe djalin e tyre Vladimir Haxhiraj, të cilët shprehën dashurinë, respektin, mirënjohjen dhe vlerat intelektuale të kësaj zonje. Është bukur se kur flitet për një personalitet të letrave shqipe dhe familjarët japin mendime të veçanta, plotëson kuadrin e një familjeje të traditës shqiptare dhe se kemi të bëjmë me një familje të konsoliduar. Tani më lind e drejta të për

të bër pyetjet...

Intervistë me shkrimtaren shumëdimensionale Vilhlme Vrana Haxhiraj.

EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU, i cili në analizën letrare të tij, konstaton.

I-Vilhelme Vranari Haxhiraj lindi në Kaninë, Vlorë, më 8.12.1944, me prejardhje nga familja e princërore e Gjergj Arianitit. Edhe pse e përndjekur nga lufta e egër klasave, me baba e xhaxha të burgosur, të internuar si fis, edhe pse i mohuan profesionin, si dhe i ndaluan diplomimin vetëm për tri lëndë, përsëri ajo mundi të kompletohej me arsim të lartë në UT, dega e shkencave sociale (Histori-gjeografi) me rezultate maksimale. Veçse ia mohuan të drejtën e ushtrimit të profesionit. Vetëm pas vitit 1990 rifilloi profesionin dhe nisi të shkruajë. Në vitet e para filloi me publicistikë, kurse më 1996 theu akullin me një vëllim të vogël poetik. Në këtë mënyrë realizoi ëndrrat e shuara, shpresat e vrara, gjithashtu gjeti vetveten e humbur në rrjedhat e kohës së vrazhdët. Nga viti 1950-1990, për Vilhelmen dhe familjen e saj, ka qenë një periudhë inkuizicioni i diktatit të egër komunist.

Vilhelmja është njëra 4-5 femrat e para në vend, që punoi për rrëzimin e diktaturës dhe u dallua si një veprimtare e shquar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit Shqiptar, më, 22.4.1992.

Është e para femër që ka mbrojtur me forcë liritë, të drejtat e grave e të fëmijëve, njohjen e emigrantëve nga shtetet ku kishin emigruar dhe bashkimin familjar të tyre. Qysh më 1993 ka ngritur zërin për përkrahjen nga politika dhe shteti, të Himarës autoktone shqiptare. Përmes një publicistike dhe letërsie dinjitoze, ka kërkuar vendosjen e barazisë gjinore, integrimin e gruas dhe të Shqipërisë në organizmat evropiane dhe ato botërore.Këto kërkesa ajo i realizoi përmes publicistikës dhe prurjes letrare të madhe në numër dhe në cilësi.

Ja si e përcakton krijimatrinë e Vilhelmes, botuesi i krijimtarisë së autores, poeti me famë botërore, shkrimtari, një ndër 20 publicistët e shquar në botë, analisti dhe përkthyesi, Dr.Mujë Buçpapa:

“Vilhelme Vrana është një penë e fuqishme dhe e veçantë e letërsisë shqipe. Ajo ka hedhur themelet e një profili të qartë autentik si prozatore moderne, duke shëruar shpirtërat e humbur njerëzorë dhe kombin e saj nëpërmjet personazheve, të cilët mbajnë mbi vete fatet e shoqërisë sonë dje dhe sot.

*Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale për fëmijë.

*Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Rumani, Francë, ShBA, Kanada, Suedi, Gjermani, Zvicër, Greqi, Mal i Zi , Maqedoni  etje…

*Ka përkthyer 3 (tri) libra nga gjuha italiane.

*Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u  përkthye në gjuhën rumune, kurse tani u përkthye edhe në Greqi.

*Duke i dhuruar lexuesit mbi 50 vepra letrare, ese- publicistikë, studime  të reklamuara në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë  nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave të shquar të letërsisë shqipe.

*Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.

Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe,-thotë Dr.Mujë Buçpapa në vazhdimëi...

* Së pari: prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të  pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.

*Së dyti: solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit, frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50 vjeçare.

*Së treti: ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë.

Proza  e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.

Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj)do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror.Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin Nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm  persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe  artin  e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet  e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.”

II-Në këtë pjesë të dytë të intervistës me shkrimtaren, intelektualen dhe aktivisten Vilhelme Vrana Haxhiraj, do të flasim mbi një nga periudhat më vendimtare të historisë shqiptare – kalimin nga diktatura komuniste në një shoqëri demokratike. Me një zë të ndershëm dhe shpesh të pamëshirshëm ndaj të vërtetave të hidhura, zonja Haxhiraj rrëfen përjetimet e saj personale dhe profesionale gjatë tranzicionit të vështirë pas shembjes së sistemit totalitar.

Ajo flet me kurajë për bashkëfajësinë e shoqërisë në një regjim shtypës, për dhunën morale dhe fizike që ky sistem ushtroi mbi individin, si edhe për mungesën e ndëshkimit real të krimeve të komunizmit në dekadat që pasuan. Si një nga zërat e parë dhe më të guximshëm të grave që u ngritën kundër diktaturës, dhe si themeluese e Lidhjes Demokratike të Gruas në Vlorë, Haxhiraj sjell një perspektivë të thellë mbi rolin e gruas në shoqërinë shqiptare.

Në një rrëfim që bashkon kujtesën historike me ndjeshmërinë humane dhe vlerat qytetare, Vilhelme Vrana Haxhiraj na fton të shohim të kaluarën pa iluzione dhe të kuptojmë se ndërtimi i një shoqërie të drejtë kërkon përballje të sinqertë me gabimet, heshtjet dhe plagët që ende nuk janë shëruar. Kjo intervistë nuk është vetëm një dëshmi personale, por një thirrje për ndërgjegjësim kolektiv dhe përpjekje të vazhdueshme drejt së vërtetës, drejtësisë dhe barazisë.

III-Në një kohë kur kombi shqiptar gjendet ende përballë sfidave të mëdha historike, politike dhe shoqërore, zëri i intelektualëve mbetet një busull e çmuar për të kuptuar rrugën që kemi lënë pas dhe udhën që kemi përpara. Në këtë pjesë të tretë të intervistës ekskluzive me shkrimtaren e njohur Vilhelme Vrana Haxhiraj, do të preken disa nga plagët më të thella të historisë sonë kombëtare, por edhe gurët themelorë që formësojnë identitetin tonë.

Nga vështrimi i saj mbi periudhën e tranzicionit politik të Shqipërisë, te reflektimi për rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe sfidat e bashkëkombësve tanë në trojet që sot mbeten jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë, Haxhiraj ofron një këndvështrim të kthjellët dhe të ndershëm. Në këtë rrëfim nuk mungon as një rikthim te tragjedia e Çamërisë, një plagë që ende rëndon në ndërgjegjen tonë kombëtare, as një analizë e thellë mbi tiparet që na karakterizojnë si komb – vlerat që duhet të mbrohen dhe veset që duhen kapërcyer për të ecur përpara.

Në një kohë kur pyetja për bashkimin kombëtar vazhdon të mbetet një ëndërr e pazhdukur, shkrimtarja ndalet edhe te pengesat, mundësitë dhe përgjegjësitë që kemi si popull. Ajo kujton figurat më të mëdha që kanë lënë gjurmë në historinë tonë, por mbi të gjitha përcjell një mesazh të fortë për shqiptarët kudo që janë: për zhvillimin e vendit nuk mjaftojnë fjalët, por duhen vepra konkrete, përkushtim dhe një ndjenjë e re përgjegjësie kombëtare që i jep vendit një të ardhme të denjë.

IV-Ekskluzive nga Gëzim Marku:

Cila është Vilhelme Vrana Haxhirajnë fushën e krijimtarisë letrare, publicistike, studimore dhe analitike?

Ka zëra që nuk mjaftohen me të treguarit e një historie, ata duan të ngulitin gjurmë në vetëdijen tonë. Një prej këtyre zërave është Vilhelme Vrana Haxhiraj, shkrimtarja shumëdomensionale që e

ka kthyer letërsinë në një mënyrë për të ruajtur kujtesën, për të prekur plagët e së kaluarës dhe për të sfiduar harresën. E rritur mes legjendave të Kaninës së lashtë, ajo e ka ndërtuar identitetin e saj krijues mbi themele të forta: rrënjët, kujtimet, përjetimet dhe një dashuri të hershme për librin.

Në pjesën e katërt të intervistës sonë, Haxhiraj na kthen pas te hapat parë të pasionit të saj për fjalën e shkruar, flet për autorët që e frymëzuan, për veprën e parë që i dha guximin të besojë në zërin e vet, për pengesat që nuk e ndalën, por e bënë më të fortë. Rrëfimi i saj zbulon se si realiteti

shoqëror, historia dhe jeta e përditshme gërshetohen në krijimtarinë e saj, duke u shndërruar në dëshmi, protestë dhe thirrje për ndërgjegjësim.

Përmes kësaj bisede, autorja na kujton se letërsia nuk është vetëm art për t’u lexuar, por edhe një forcë që mund të ndihmojë në shërimin e plagëve historike, në ndërtimin e një shoqërie më të vetëdijshme dhe në ruajtjen e asaj ë nuk duhet harruar kurrë.

V-Në këtë pjesë të pestë të intervistës sonë ekskluzive me  shkrimtaren e njohur Vilhelme Vrana Haxhiraj, zhvendosemi në një dimension më të thellë të krijimtarisë dhe mendimit të saj letrar. E njohur për gamën e gjerë të veprave, që nga proza e shkurtër, romanet, poezia, letërsia për fëmijë e deri te përkthimet, studimet dhe publicisika,autorja ndan me ne reflektime mbi historinë

dhe zhvillimin e letërsisë shqipe, që nga fillesat e saj e deri në sfidat që përjeton sot.

Përmes kësaj interviste, ajo na tregon jo vetëm për shtysat e brendshme që e motivojnë të shkruajë, por edhe për raportin e saj me format e ndryshme të të shkruarit. Nga poezia si shprehje e ndjenjave më intime, tek fabulat dhe përrallat që mbartin mësime për brezat e rinj, e deri te procesi i përkthimit si një dialog mes kulturave - çdo fjalë e saj reflekton pasionin dhe përkushtimin

ndaj artit të fjalës.

VI- Në këtë pjesë përmbyllëse të intervistës sonë me shkrimtarene njohur Vilhelme Vrana Haxhiraj, ndalemi te disa prej aspekteve më thelbësore që kanë shënuar rrugëtimin e saj letrar dhe publicistik. Përmes përgjigjeve të saj, ajo na fton të kuptojmë emocionet e përkthimit të fjalës së saj përtej kufijve gjuhësorë e kulturorë, të ndiejmë domethënien e vlerësimeve dhe titujve që ka marrë, si dhe të ndjekim momentet më të rëndësishme që kanë përcaktuar këtë karrierë të gjatë e të pasur. Shkrimtarja Haxhiraj, një prej zërave më të spikatur të letërsisë bashkëkohore shqiptare, ndan me ne reflektime mbi marrëdhënien e saj me median, mbi autorët që e kanë frymëzuar ndër vite dhe mbi njerëzit që kanë qenë krah saj në këtë udhëtim krijues.

Pak rreshta për vendlindjen time me vlera historike dhe kulturore:

E mira Nënë...

Ç’ke kështu zonjë e argjendtë?

Rëndë, rëndë,

këmba mbi këmbë,

me vështrimin teeej...

larg, larg..., tretur,

më thuaj Zonjë:

ç’merak t’ ka mbetur?

-Për vajzat e djemtë lastar

rrugët e botës kanë marrë...

Mall, o mall...

paske shumë derte,

pa gjumë...

me sy vagëlluar mbi dete,

me lot në sy, përgjon netëve...

Mirëmëngjes, Kaninë!

Mirë se të gjej,

e mira..., NËNË!

Sot... urime nga larg të vijnë,

bijë e bija këtu janë mbledhur

Qesh, moj nusja vellohedhur!

Tek ti,

në çdo gur e ulli flet historia,

Andrea Vrana me brezat kuvendon...

Davidi, Rugjina, Donikë bukuria

Gjergj Arianit “Madhështori”

i pagjumë e shpatëzhveshur,

mbi hordhitë i paepur lufton...

Kaninë, Moj Zonja me Kurorë,

Zotëron...

qiell, tokë, det dhe Vlorë

historindritura ndër shekuj

Oborreve të Evropës famëtretur.

Sot erdha ...

të të them dy fjalë

për ty, moj zonja hijerëndë,

Kanina me famë, plot halle e derte,

për Perënditë, folè “Parajse”,

begatinë ta japin ullinjtë.

Kanina e fisnikërisë,

je bekim i Perëndisë,

me kalanë si diell mbi det,

përherë përqafon retë,

bukuria dhe ajri yt shtojnë jetë.

Moj Kryezonja plot nure,

po të pyes, -përse u shthure?!

-Kaninë, ç’e bëre lavdinë,

Ditëzinjtë...

ta nëpërkëmbën historinë,

rikthe traditën e krenarinë,

identitetin...

kulturën dhe lashtësinë.

“Kanina “Kala” kurorë,

tokë, qiell e det i ke në dorë,

Çikë e Shashicë përmbi kokë,

nën këmbë liman e Vlorë.

Kanina ka mjaltë të mirë,

vajza të bukura xhevahir,

kodrat mbushur me ullinj”

Lum kush lindi në Kaninë... Vivra



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjekë Gjonaj: Fillimi i mësimit të gjuhës shqipe në Miçigen ,vlerë kombëtare për fëmijët shqiptarë në mërgim Kadri Tarelli: Jaho Margjeka në magjinë e ngjyrave të vargut poetik Ndërron jetë këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi Bashkim Saliasi: Një thesar me vlerë iu shtua bibliotekës time Lekë Mrijaj: Studimi im mbi dokumentin e rrallë të Luigj Gurakuqit dhe letrën e tij të datës 21 qershor 1917 Neki Lulaj: Amina Nuraj - 'Unë bija e Atdheut' Feti Tunuzliu: Pesë monografi dinjitoze të prof. Fazli Hajrizit kushtuar pesë shkollave të mesme të Mitrovicës Vlash Prendi: Kronikë e dhimbjes njerëzore Resmi Osmani: Kafe me Xhulin Albert Vataj: Episode nga jeta dhe suksesi i gjeniut të muzikës, Wolfgang Amadeus Mozart Shyqyri Fejzo: Legjenda e Gurit të Senit Albert Zholi: OVP organizoi me sukses Mbledhjen Solemne me rastin e festave Sadbere Emshiu: Gjuha shqipe midis historisë, shkencës dhe identitetit tonë kolektiv Anton Marku: Festë e shkronjave shqipe në Vjenë Neki Lulaj: Letra e Emanuel Giordano-s, dërguar Fan S. Nolit Gjon Keka: Mrekullia e gjuhës arbërore (shqipe) dhe sfidat e saj përgjatë historisë Bashkim Saliasi: Shënime mbi veprën letrare të 11-të të shkrimtarit Ismail Kadare Përparim Hysi: Letër Zotit Hazir Mehmeti: Rikujtim i mësueseve dhe intelektualëve të tjerë të shkolluar në Austri, të vrarë ose burgosur në Shqipëri Sadbere Emshiu: Mikpritja institucionale, arsimi shqiptar dhe lidhja e padukshme që mban bashkë diasporën dhe vendin e prejardhjes

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx