Kulturë
Violeta Kadriu: Kështjellë e Rozafës
E premte, 31.10.2025, 06:50 PM
VIOLETA KADRIU
KËSHTJELLË
E ROZAFËS
Në
oazën e shpirtit të Shkodrës
ku
shekujve Drini e Buna u dëshmojnë çfarë është puthja e përjetësisë,
krenari
e paarrirë qëndron Kështjellë e Rozafës
sinonim
i sakrificës, qëndresës, besnikërisë, tradhtisë…
Rozafë,
fortesë me fuqi feniksi brenda mureve të gurta
edhe
pse shpesh mbi këto mure lozin re të murrta
idhësinë
e gurëve mollojnë faqet nusërake tua t’ purpurta,
shekujve
ftohtësinë ua ngrohin leshërat tua aromëftoi t’ lahurta!
Erërat
e stinëve mbi trupin tënd mbollën blerim e myshk
krahnezat
e dimrave çdo gjëje i ndërruan bojë,
po
ujëvarës së qumështit tënd, Rozafë, a pati fuqi t’ i vë ndryshk,
bardhësi
e saj Ferrëve të netëve lugatiene u qëndron pararojë!
Djathtaku
yt sy lënë jashtë sfidon yllin Afërditë
dora
jote ledhatare çan gurët mespërmes, përkëdhel fëminë,
këmba
jote përkund djepin, shekujve ilirë u jep rritë
besë
dhe dashuri e jote sfidon me zemërim Perënditë…
Zogjëve
të lotëve, Rozafë, thejua gjithë kafazet,
le
të fluturojnëpërjetësisht mbi dhembjen tënde të lirë,
fytyrës
së përvuajtur t’ shekujve, jo, mos ia fsheh brazet,
qumësht
i martires shqipe mos t’ shijojë thartirë!
Qëndrestare
e dejve t’ kësaj toke, Rozafë muranë e gjallë,
ndrin
këta nënqiej plot hire, pabesive u bën ballë,
dëshmi
se besnikëri mban kala, lidh ura e brigje
po
jeta jote, jona Rozafë, pavdekësisë qëmoti i hapi shtigje…
VIOLETA KADRIU, Podujevë, Kosovë, 2025









