E shtune, 23.08.2025, 01:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Jashar Esati: Fragment nga romani Ura e Oqeanit

E premte, 22.08.2025, 06:54 PM


FRAGMENT NGA ROMANI URA E OQEANIT

NGA JASHAR ESATI

Vitet kalonin një nga një. Dila vijonte klasën e tetë. Ajo ishte ndër nxënset më të zgjuara në klasë së bashku me shoqen e saj,Shpresën dhe shokun e klasës Dinin,ishin më të dalluarit në shkollë.Ata merrnin pjesë edhe në aktivitetet e shkollës me rastin e festave shtetërore si në recitime, vallzime dhe skece të dramaturgjisë.Ishin betuar me njëri-tjetrin se do të vazhdojnë shkollimin e lartë dhe do të bëhen ndër inteleltualët e parë të fshatit,sepse fshati nuk kishte njerëz të arsimuar deri në atë kohë...Të rrallë ishin ata që vazhdonin shkollimin e lartë universitar.Madje edhe mësuesit e shkollës nuk ishin të ati fshati,po ata vinin nga,rrethet e ndryshme dhe nga qyteti. Dini vinte nga nje familje e pasur,një ndër më të pasurit në fshat.Ishte i zgjuar i pashëm.Ishte bujar dhe i ndershëm,ndërsa Dila shkëlqente me bukurin dhe zgjuarësinë e saj.Ata kishin lidh besën që, mbasi ta kryejn fakultetin të punësoheshin e ta bënin edhe martesën.Nga Dini e ndante vetëm lumi,i cili ishte në anën tjetër të fshatit.

Në kohën e pushimeve dimërore atëher kur binte dëborë ata dilnin së bashku në kodër. Rrëshqisnin me saja dhe ski.Leshoheshin prej bregut lart duke rrëshqitur deri në fund të fshatit.

Pastaj loznin me topa bore.Vraponin nëpër lisa dhe pyje.Ju dukej se bota ishte e tyre.Vërtet ishin të gëzuar dhe të lumtur.Nganjëherë këtheheshin shumë vonë në shtëpi.Nëna e qortonte Dilën,por ajo arsyetohej duke i thënë se ishte me shoqen e saj, Shpresën. Me kalimin e kohës gjendja ekonomike dhe sociale e Marisë u bë edhe më e rëndë.Me mund të madh dhe me vështërsi mezi arrinte të mbijetonte e jo më ta shkollonte fëmijën e saj. Për ta shkolluar duhet të kishte kushte,të kishte para.Po ku do gjente para e shkreta?Me këto kushte,pa punë e me njëmijë probleme të tjera si do bënte.Tomori kishte ende nevoj për shërbim.Kush,kush do të kujdesej për burrin e saj invalid? Kështu vendosen t'ia ndërpresin shkollimin e mëtutjeshëm të Dilës,vajzës së tyre.Ajo duhet të kujdeset për prindërit dhe shtëpinë.Ndërsa Dini së bashku me shoqen e saj Shpresën,vazhduan shkollen e mesme,e cila gjendej në qytet shtatë kilometra larg fshatit.

Tani Dila u mbyll në shtëpi,në dhomë,në mesin e katër murave...

Ndërkaq,kur mbushen të tetëmbëdhjetat ndodhi ajo që pritej... Një ditë, Dini po këthehej nga shkolla,ndërsa Dila po këthej nga kroi,nga mali.Kishin kaluar vite pa u parë.Kështu që u takuan befas.U ulën pran një guri.Ishte errësirë. Dila deshi të ngrihej. Dini e mbajti nga dora dhe e uli prapë. Prit njëher,-i tha. Dridhej i tëri.Ishte nxehur fort.Trupin filloi t'ia shpoj si gjylpërat.

Je apo s'je e imja? Dhe ia mori doren ndërmjet duarve të veta. Dila filloi të qeshte. Thuaj,pra moj vajzë,je apo s'je dashnorja ime? Dila deshi t'i ikte nga duart. Dini se lëshonte.S'ishte në veti fare. Më në fund i shkoi mendja ta puthte.E skuqur flak,Dila me vrull iku me shpejtësi.Dini e ndoqi pas dhe e arriti.Atëherë vajza u dorzua e u bë e but si dele. Dalldia e Dinit ishte fashitur pak. Ai e kapi për dore dhe u futën në pyll. Dila kishte buzëqeshje të ëmbël.Sytë e saj shkëlqenin si strallë. Emrin Dini ia thoshte si në maje të gjuhës e atij i dukej se ia shqiptonte shumë ëmbël.Edhe aj ia këthente në të njejtën mënyrë, Dila. Emri saj tingëllonte kendëshem.Mënyra se si e thirri,Dila e kuptoi.Shpeshherë në kujtes iu ngulitën fjalët e saj që ia thoshte kur ishin së bashku "Nuk ka magji më të madhe se dashuria!"

Një shi i imët qëmonte në errësir?.Gjithëcka ishte zhytur në terr. Frynte një erë e lehtë që vinte nga jugu.Qent lehnin aty këtu.Një tingëllim zilesh vinin nga larg,nga malet. Shiu binte pa pushim.Ishin bërë qullë. Në kët castë i gjithë fshati flinte.Kishin rënë në gjumë të thellë dashurit e urrejtjet e tyre,frika e shqetësimet,dhimbjet dhe gëzimet. Kam frik,Dini!Ai iu afrua dhe i kapi dorën dhe ia shtrengoi fort sa asaj i dhembi.Ajo u zbraps po Dini e terhoqi fort në krahët e tij dhe e puthi.Befas ajo e lëshoi veten.Dini e tërhoqi rreth lisit.Buzët e plota i kishte të hapura përgjysmë.Sytë ishin paksa të mbyllura. Asaj s'i kishte mbetur pikë fuqie në krahë.Kaloi mjaft kohë deri sa erdhi në vete.Dini e mori Dilën nga dora.Deshi ta ngrihte.Ajo drejtoi pak shtatin.Po pastaj ra pak e u shtri në shpinë.Frika i kishte ikur krejt.S'i kishte mbetur vetëm një lodhje,një këputje në trup. Pastaj ajo u ngrit vet në këmbë... Dini i dashur,kam frik,-tha ajo! Po sikur të na ken parë?-tha dhe u ngrit. Jo,askush s'ka për të na parë këtu ku jemi futur.. -Eja Dila,të shkojmë se u bë vonë. Mirë u pafshim!-tha Dini! Mirë u pafshim, - ia këtheu ajo dhe vrapoi nga shtëpia.

Qysh prej asaj nate dashuria e tyre u rrit cdo ditë e më shumë,deri sa u bë një dashuri plot pasion,një dashuri legjendare. Bënin q'ishte e mundur të takoheshin natën. Kur s'arrinin dot të takoheshin as njëri as tjetri,s'i mbyllnin sytë.

Dila se kuptonte as vet se kur u këthye në shtëpi. Ylli i mëngjesit kishte humbur shkëlqimin e ishte zbehur. Nënë,nënë thirri te porta. E ëma s'po flinte.E kishte mendjen tek e bija. Erdhe ,oj bij-tha dhe u ngrit për të hapur portën. Qenke lodhur, oj bijë? Po nënë. Përse u vonove,oj bij,-tha e ëma? Isha te shoqja ime Shpresa,nënë. Ajo u hodh në shtrat dhe i mbylli sytë. Kur u zgjua,po afrohej dreka.E ëma po e veshtronte ulur te koka e krevatit.Befas iu kujtua mbrëmja e kaluar dhe i erdhi turp nga e ëma.Mbuloi kokën me batanije.Nëna i zbuloi kokën e qeshi. E ëma e njihte mirë.Edhe kësaj radhe e kuptoi që ajo dicka kishte,dhe e vështroi në sy.Ajo dicka donte t'i thoshte,por s'po ia thoshte dot. Ka një gjë, tha nëna me vete,një hall ka,po nuk jam e sigurt. Por, një natë i zuri befas nëna e Dilës.Dhe që atë natë ajo s'iu nda Dilës...

Ditët kalonin një pas një. Ditët për Dilën u bënë të mërzitshme, sepse derdhnin pikëllim mbi atë krijesë të njomë, të murosur në dhomën e vet. Fati e kishte dënuar që ajo të shoqërohej me gjilpërën dhe perin. Tërë ditën qëndiste pranë dritares së vogël. Herë -herë shikimin ia falte zogjve që cicëronin gëzueshëm dhe fluturonin në hapësirë të gjerë. Në atë qetësi të nemitur ndjente se kishte etje për fjalë, për veshje, për dashuri, për jetë .. Përveç zogjve në kopshtin e saj fluturonin dhe uleshin pëllumbat që vinin nga ana tjetër e lumit. Dila sa herë që i shihte pëllumbat, i ngjalleshin kujtimet për Dinin. Andaj pëshpëriste me vete: “ Ah, sikur të isha si pëllumbat do të dilja në rrugë e do t’i thoja Dinit se jam vetëm e tij.” Iu kujtuan ditët e fëmijërisë kur mësonin në një klasë. Iu kujtua edhe kur e kreu filloren. Mosha në trupin e saj i kishte dhënë vrull çdo gjëje të bukur e bukuria e saj i linte djelmoshat pa gjumë.Iu kujtua edhe Shpresa, shoqja e saj e ngushtë që vazhdoi shkollimin. Ju kujtuan edhe fjalët që i pat thënë ajo:" Ty të do Dini", por ajo bënte sikur një gjë e tillë nuk i interesonte për momentin. E vërteta ishte se ajo e donte Dinin me tërë qënien e saj, po nuk ia shprehte asaj.

Babai i saj i palëvizshëm, ulur në karrocë kishte nevojë për të. Ai shpesh i thoshte bijës së tij: "Nëse ia vë syrin ndonjë mashkulli, më trego, bija ime!” Ai e dinte se bija e tij kishte rritur shtatin si selvi. Do të vijë dita që bija e tij të shkojë në derë të huaj, edhe pse kishte dëshirë ta kishte pranë dhe të kujdesej për të deri sa të ishte gjallë. Jeta në fshat lulëzonte. Edhe atë ditë rrezet e diellit ngrohnin fytyrat e fshatarëve. Në drejtim të kodrës vinin tingujt e një fyelli që preknin të gjithë fshatarët që ia kishin mësyrë fushave. Ata tinguj mallëngjyes e prekën edhe Dilën deri sa po rregullonte shtratin e fjetjes. Sapo i dëgjoi, i hapi krahët e dritareve,. Atje poshtë rrugës i pa shokët dhe shoqet që po ktheheshin nga shkolla. Sytë iu mbushën me lotë. Ndjente një mall përvëlues për shkollën, për zilet që e mblidhin si zogj pranë asaj derë të dashur, për dritën e syve të saj, për jetën, për shoqet e saj që përqafuan librin, që ecnin drejt shtigjeve të dritës. Mallkonte fatin e saj që e la të jetojë larg jetës. Athua asaj a do t'i shkrepë ndonjëherë ajo rreze drite? Kjo dëshirë shumë herë ia lëndonte trupin, ia ngacmonte shpirtin e njomë. Ajo prapë besonte se do të lindte një ditë e re, një ditë e gëzuar, kur edhe ajo do të futej në rrjedhat e jetës... Dini sërish ia kishte shfaqur dashurinë përmes Shpresës. Kishin kaluar gjatë pa u parë me Dinin, sepse ai vazhdonte studimet në universitet e kjo e shkreta ishte mbyllur në shtëpi. Megjithatë ajo e mbante në zemër, sepse Dini i pëlqente.

Ai ishte i ndershëm, i zoti, ia njihte edhe rrahjet e zemrës, ia përgjonte edhe shushurimat e hapave. Andaj thoshte: "Do ta dua deri në vdekje.". .Sa shpejt iu duk që kishte kaluar koha prej atij çasti, kur ishte në vlugun më të madh të jetës, kur çdo pjesë e trupit të saj gjakonte për lumturinë e saj. Edhe në ëndërr i dilte fytyra e tij, por prapë mendonte se ndoshta mos vallë ajo kohë ishte një ëndërr e perënduar, dhe e mbetur vetëm në kujtimet. Prandaj kudo hetonte zbrazëtirë në trupin e saj. Mbyllej në vetvete dhe mbytej në lotë. Kjo jetë qënka vetëm mashtrim, fliste me vete gjithmonë e mbyllur në katër mure. Po pse? Pse kështu kanë vendosur prindërit? Kjo bëri që t’i harrojë të gjitha gëzimet rinore që kishte përjetuar ndonjëherë. Papritmas u dëgjua një zhurmë në drejtim të dyerve të mëdha. Hodhi shikimin në atë drejtim dhe u befasua kur pa Shpresën. Kishin kaluar mbi gjashtë muaj pa u parë me shoqen e saj, Shpresën, sepse ajo jetontë në qytet ku vijonte fakultetin. Nxitoi në drejtim të saj dhe u përqafuan përmallshëm.

-Ah, Shpresa, sa me ka marrë malli për ty! -Edhe mua,- ia ktheu ajo. Aty erdhi dhe Maria. Përmallohej Dila kur ajo i fliste per jetën shkollore. Ajo e përmendi edhe Dinin duke i thënë se ai ishte më i zgjuari nga të gjithë dhe se së shpejti do të diplomonte... Dila për një moment u skuq në fytyrë, ndërsa Maria as që e vërejti ndryshimin e saj. Pas pak Shpresa nxori një letër që ia kishte dhënë Dini. Ia dha duke e fshehur nga Maria me kujdes ia lëshon në dorë. E hapi letrën dhe me shpejtësi e lexoi. Lotët i rridhnin nga gëzimi. E kuptoi se Dini ia kishte shprehur dëshirën për fejesë. Trupi i dridhej nga gëzimi. I shkroi edhe ajo ca fjalë. Ishte dakord me propozimin, por kishte frikë nga babai, sepse ai donte ta kishte pranë bijën e tij, të kujdesej për të dhe Marinë që e kishte zënë pleqëria. E mendoi se kush ishte ai person që kishte autoritet tek babai i saj. Pas pak u kujtua për kryeplakun e fshatit që e kishte shok të ngushtë edhe besnik. Asnjëherë nuk ia kishte kthyer fjalën. Andaj kryeplakun mendoi për mësit, shkues, ndërmjetësues. Pas një gjysmë ore Shpresa shkoi.

Një ditë, kur dielli i qe afruar horizontit të kuqërremtë, ajo pa kryeplakun e fshatit, shokun e ngushtë të babait. Mezi e priste këtë takim, ai zuri shpejt e shpejt rrugën kryesore dhe u ndal para dyerve të tyre. Mandej dëgjoi trokëllimën e thekshme. Menjëherë dëgjoi dhe zërin si tringëllimë. Ishte zëri i të atit. -O urdhëroni, urdhëroni, zotëri kryeplak i fshatit! Mirë se na vjen!..-Mirë se të gjej, o Tomor!- u dëgjua zëri i kryeplakut. Tomori, ashtu i ulur në karrocë, i tha të ulej. -Ulu, ulu! Këtë fjalë e shoqëroi edhe me dorën e majtë që ia shtriu edhe dorën për ta përshëndetur. E priti si pritet miku në shtëpi. E uli në krye të odës, ia ofroi kutinë që të dridhte një cigare. Pasi e ndezi cigaren e kryeplakut dhe të veten, duke nxjerrë tymin shtëllunga-shtëllunga, e pyeti: -Jeni për kafe a për çaj? -Bëj një kafe, por pa sheqer,- i përgjigjet ai. Pas pak kohe Maria i kishte sjellë dy kafet dhe u përshëndet me të. Pas kafes edhe nga një raki rrushi që ishte si traditë kur vjen miku në shtëpi.

-Të them të drejtën, bre Tomor, unë kësaj here kam ardhur me punë... -Qoftë për të mirë,- ia ktheu Tomori dhe priti se ç'do t'i thotë ai. -Unë jam borxhli i Dinit, ai të ka pëlqyer për mik dhe kërkon vajzën tuaj Dilën për grua. Tomorit i ra një hije e rëndë fytyrës. Pas pak buza i shkoi në gaz. Për një kohë të gjatë nuk foli asgjë. Heshtja e pushtoi dhomën. -Fol, bre Tomor, jepe një fjalë?.-i tha kryeplaku, duke e lëmuar mjekrrën që i ishte zbardhuar. Ndërkohë Dila kishte zbritur nga kati i dytë shkallëve të poshtme dhe dëgjonte se çfarë përgjigjeje do të jepte babai. Ajo tani e dinte tërë ngjarjen, sepse ajo vetë e kishte përegatitë skenarin ... -Ai është djalë i pasur Tomor, është intelektual. Se ka diplomuar dhe punon mësues në fshatin tonë. Pak kohë nuk foli asnjeri. Dhomën e kaploi një qetësi e rëndë. Secili mendonte me vete dhe për çudi, të dy mendonin për të njëjtën gjë. -Më jep edhe pak kohë të mendoj, të bisedoj me Marinë dhe vajzën. Të dielën e ardhshme ta jap përgjigjen..

-Si të thuash ti, Tomor, po është mirë të mos zgjatet kjo punë. Dhashtë Zoti e kjo punë bëhet!. Këto fjalë Dilën e therën në zemër. Një çast u step në vend duke u sjellë rreth e rrotull...

- Ç’ke bija e nënës?-mezi belbëzoi nga shqetësimi nëna e saj që rastësisht u gjend aty pranë. -Nënë, unë e dua Dinin, unë ia kam dhënë besën dhe përveç tij, tjetër nuk dua,- iu përgjigj ajo nënës së saj. Pasi mori përgjigjen nga Tomori, kryeplaku kërkoi leje... -Më jep leje, Tomor, se më duhet të shkoj. Duhet të kthehem edhe te Dini se ai është duke pritur ndonjë përgjigje prej meje. Leja prej Zotit, po kishte qenë mirë të bisedojmë edhe pak,-ia ktheu ai dhe doli për ta përcjellë deri te dera. -Ditën e mirë e dëgjohemi të dielën. -Rruga e mbarë, kryeplak, e për të mirë u dëgjofshim

Kryeplaku u largua me shpejtësi. Dila ishte e bindur se pas të gjithë këtyre sfidave që përjetoi njeriu nganjëherë duhet edhe vetë të luftojë dhe të vendosë për fatin e tij. Pas pak Tomori shkoi në dhomë për t'ia treguar lajmin gruas së tij. -Grua po e kërkon bijën tonë, Dilën, për mësuesin e fshatit, Dinin. Po mirë,- ia preu Maria,- Dini është djalë i zgjuar, intelektual i ndershëm dhe gjithë fshati flasin fjalë të mira për të. Pastaj janë edhe familje e pasur. Babai i tij është një ndër më të pasurit në fshat. -Po mirë, moj grua, por kush të kujdeset për ne. E sheh se ne jemi plakur, pastaj unë invalid, si do t'ia dalim ne të mbijetojmë? -Vajza është dera e huaj, nuk është zakon që vajza të rrijë me prindërit. Mirë që e kemi afër, vetëm lumi na ndan. Pastaj janë familje e pasur edhe na ndimojnë. Pas pak hyri edhe Dila në dhomë, e skuqur në fytyrë dhe u ul pranë babait. -Po ti, bija ime, a e don mësuesin e fshatit Dinin për burrë? -Po, baba, unë e dua Dinin! Dua të martohem me të dhe përveç tij nuk marr burrë tjetër...

-Po me ne si do ta bësh, moj bijë? -Do të kujdesem edhe për ju, baba. Jemi këtu afër në fshat. Kështu që për çdo ditë do të vij në shtëpinë tuaj. -Mirë, moj bija ime, unë nuk dua të jem pengesë në dashurinë dhe lumturinë tuaj, por nuk mundem t’i them “po” me gojën time. -Ti nëse nuk mundesh, mundem unë,- i tha Maria dhe e veshi mantelin për t’u nisur te kryeplaku. Tomori deshi t'i thoshte prapë diçka, por iu ndrydhën fjalët në fyt. Arriti vetëm të pëshpëriste me vete.

-Vaj medet,-arriti gruaja të jep të bijën, por nejse, nejse. Zoti atë e mëshiroftë! Ashtu i habitur i lëshoi këto fjalë dhe fshinte djersët që i rridhnin rrudhave të ballit. Dila u ngjit në katin e sipërm, i hapi dritaret. Hodhi shikimin përtej murit deri në horizontin e kaltër. I qeshte nuri nga rrezet e arta të diellit, ndërsa sytë i ndrisnin si qielli. I dukej se dielli atë ditë ishte dalë vetëm për të. Dëshironte të shihte çdo gjë, sikur nuk ngopej me asgjë. Shikimin e ndali te pëllumbat e bardhë. Fluturimi i tyre e bënte më të hareshme jetën e saj. Donte të çmallej duke i shikuar...

Pa pritur i erdhi një mallëngjim në sy, në zemër. Me një ton të butë dhe të ëmbël filloi t’i shqiptonte ca fjalë: -Tani jeho, o fyell! Cicëroni, o zogj të dashur! Rrezo, o diell! Sot edhe mua më buzëqeshi fati. Do të më prijnë ditë të bardha. Kishte për çka të gëzohej. Asaj tani iu plotësua një dëshirë dhe një ëndërr e kahmotshme. Tani mundet ta shijojë jetën plot dritë. Aq sa i dukej se dritarja po i sillte më shumë dritë. Mori pëlhurën në duart e saj të bardha dhe filloi të qëndisë një nga pikturat më të bukura, sepse e dinte se kujt do t'ia dhuronte. Pas një viti u martuan Dila me Dinin. Prindërit e tij nuk ishin shumë të kënaqur, sepse ata nuk donin që birin e tyre të vetëm ta martonin tek një familje e varfër, me një vajzë që kishte mbaruar vetëm klasën e tetë. Ata donin që djali i tyre të martohej nga, me një vajzë intelektuale të shkolluar dhe të edukuar, që mos të rrijë në shtëpi, por të jetë e dobishme dhe të kontribuojë për shoqërinë. Por Dini s'i kishte pyetur fare prindërit e tij, sepse dashuria ndaj saj i kishte lindur qysh në bankat e shkollës fillore. Ai e donte Dilën, ishte i lumtur me të. Ia njihte aftësinë dhe zgjuarësinë e saj. Ia njihte edhe të rrahurat e zemrës. E dinte edhe arsyen e mosvazhdimin e shkollimit.

Ai vazhdimisht mundohej t'u tregonte prindërve arsyen se përse ishte martuar me Dilën, por ata nuk donin të dëgjonin fare duke i thënë : -Ose do bësh si themi ne, ose dil nga shtëpia së bashku me të! Zgjidh njërën! Por ai ishte i vendosur duke i thënë: -Unë e dua Dilën dhe pikë. Madje ishte në gjendje që edhe tërë pasurinë t’ia jepte, vetëm Dilën ta kishte pranë. Andaj vendosi ta braktisë shtëpinë, se nuk pati rrugëdalje tjetër. Kështu kishin vendosur prindërit e Dinit.

Brenda një kohe të shkurtër, ata u shpërngulën prej fshatit dhe vajtën në qytet. Atje e blenë një shtëpi që kishte dy dhoma të fjetjes, një dhomë ndeje, kuzhinën. Ngjitur me kuzhinën ishte një dhomë ku mund të hanin bukë. Dini punonte mësues në fshat. Fshati ishte shtatë kilometra larg qytetit. Ai udhëtonte për çdo ditë me veturën e tij. Shkonte në mëngjes në ora shtatë dhe kthehej pas dite në orën tre. Ishte i lumtur me punën që bënte, por edhe i dashur për nxënësit dhe arsimtarët, kolegët e tij, e donte arsimin, kishte pasion për punën, ishte i zellshëm dhe i ndershëm, andaj gëzonte respektin e të gjithëve. Disa herë ishte shpallur mësuesi më i mirë në shkollë. Çdo sukses në shkollë apo në fshat e gëzonte pa fund. Pas dy viteve martesë iu lindi një vajzë. E pagëzuan me emrin Liza. Tani u shtua shtëpia, lindi një vajzë si drita. Tani ishin edhe më të gëzuar, dhe më të lumtur.  Vajza sikur kishte ngjitur maja të reja në dashurinë e tyre. Dini, me bashkëshorten e tij Dila, Lizën e donin si sytë e ballit...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx