E premte, 22.08.2025, 10:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Mbetjet e rrënojave të Siparuntonit, qytetit antik të Pejës...

E enjte, 21.08.2025, 06:50 PM


Mbetjet e rrënojave të Siparuntonit, qytetit antik të Pejës, gjatë ndërtimit të Fabrikës së Baterive në vitin 1978. Thesari tjetër i gjetjeve të mëparshme u plaçkit kryesisht nga sundimtarët e huaj!

Nga Jahja Drançolli

Zbulimet arkeologjike që datojnë të paktën që nga gjysma e dytë e shekullit të XIX tregojnë se zona ku ndodhet një pjesë e qytetit (pranë varrezave të vjetra të qytetit dhe Fabrikës së Baterive) dyshohet të ketë qenë qyteti i lashtë i Siparuntonit, i përmendur në Gjeografinë e Prolomeut, veper kjo me e njohur kartografike e antikitetit (shekulli i II i erës sonë). Bazuar në numrin e monumenteve epigrafike të zbuluara, Peja vjen menjëherë pas Ulpianës. Qyteti në fjalë luajti një rol të rëndësishëm në rrjetin e gjerë të rrugëve ilire, romake dhe mesjetare, si nga Ballkani qendror ashtu edhe nga Adriatiku, Lindja dhe Jugu.

Në vitin 1978, gjatë ndërtimit të Fabrikës Industriale të Baterive në Pejë, u kryen gërmime të pjesshme arkeologjike. U zbuluan themelet e katër ndërtesave që formonin një katërkëndësh të parregullt, duke formuar pjesë të kompleksit të depove të drithërave të quajtur horrea. Këto gërmime zbuluan gjithashtu fragmente gurësh varresh me mbishkrime latine, duke përfshirë patronime si Daede, Andia, Dassius, Dassia dhe të tjera!

Ilustrimet janë realizuar nga piktori akademik Nagip Belegu!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx