| E enjte, 21.08.2025, 06:50 PM |
Mbetjet e rrënojave të Siparuntonit, qytetit antik të Pejës, gjatë ndërtimit të Fabrikës së Baterive në vitin 1978. Thesari tjetër i gjetjeve të mëparshme u plaçkit kryesisht nga sundimtarët e huaj!
Nga Jahja Drançolli
Zbulimet arkeologjike
që datojnë të paktën që nga gjysma e dytë e shekullit të XIX tregojnë se zona
ku ndodhet një pjesë e qytetit (pranë varrezave të vjetra të qytetit dhe
Fabrikës së Baterive) dyshohet të ketë qenë qyteti i lashtë i Siparuntonit, i
përmendur në Gjeografinë e Prolomeut, veper kjo me e njohur kartografike e
antikitetit (shekulli i II i erës sonë). Bazuar në numrin e monumenteve
epigrafike të zbuluara, Peja vjen menjëherë pas Ulpianës. Qyteti në fjalë
luajti një rol të rëndësishëm në rrjetin e gjerë të rrugëve ilire, romake dhe
mesjetare, si nga Ballkani qendror ashtu edhe nga Adriatiku, Lindja dhe Jugu.
Në vitin 1978, gjatë
ndërtimit të Fabrikës Industriale të Baterive në Pejë, u kryen gërmime të
pjesshme arkeologjike. U zbuluan themelet e katër ndërtesave që formonin një
katërkëndësh të parregullt, duke formuar pjesë të kompleksit të depove të
drithërave të quajtur horrea. Këto gërmime zbuluan gjithashtu fragmente gurësh
varresh me mbishkrime latine, duke përfshirë patronime si Daede, Andia,
Dassius, Dassia dhe të tjera!
Ilustrimet janë
realizuar nga piktori akademik Nagip Belegu!