E enjte, 21.08.2025, 01:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Receta e romes

E merkure, 20.08.2025, 06:30 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Receta e romes

Shkoi një rome me problem shëndetësor,

Të bënte te mjeku kontrollin mjekësor.

Nuk kishte me vete librezë shëndetësie,

Madje, ç’është e keqja, asnjë lek për fije.

Mjeku pyeti shkurt, me kokën lart në tra:

- Ku ke parë, moj shoqe, mjekim pa para?

- A bën, shoku mjek, të them ashiqare,

Veç një pyetje, nëse s’të prish punë fare.

- Nëse ti e di, veprojmë siç thotë zakoni,

Po s’e dije dot, të lutem, më kontrolloni!

Mjeku u ngrit ngadalë, me mendje të lartë:

- Fol, moj grua, pse po e zgjat kaq gjatë?

Ajo qeshi lezetshëm, me buzë e dhëmbë:

- Pse koka thinjet më parë se ky nën këmbë?

Mjeku mundohej t’i jepte shpjegim kot,

Por romja tundte kokën, s’u pajtua dot.

- Koka zbardhet e para, përgjigjja s’do mend,

Se sa qimet e tjera kur dalin  në tjetër vend!

Mjeku buzëqeshi, u pajtua me këtë barcoletë,

E kontrolloi romen, i dha një recetë “sekret”:

- O farmacist, ja përgjigjja nëse pyet pacienti,

Kujdes të kesh, mos humbësh nga autoriteti.

Kur romja shkon te farmacisti në barnatore,

E vazhdon avazin, me pyetje të kësaj dore:

- Po, e di përgjigjen, kjo është mesele e vjetër,

Tha farmacisti, duke lexuar mesazhin në letër.

Por romja prapë s’u pajtua me përgjigje aspak:

- Jo, doktor! - Tani ta them të vërtetën pa merak.

- Koka thinjet me halle, si t’i rris fëmijët me stres,

Kurse ky sendi poshtë, mendon gjithnjë për seks!

Farmacisti qeshi fort, ilaçet ia dha pa kompensim,

Ngase mori përgjigjen që nuk kërkonte shpjegim.

Falë zgjuarsisë së saj, romja pa para, as pa librezë,

E fitoi betejën në këtë garë mendore me delikatesë.

Nuk thuhet kot, kur nuk ke në xhep, ke në gojë,

Duke vënë në lojë, dy mjekë me shumë përvojë!




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx