| E merkure, 20.08.2025, 06:30 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Receta
e romes
Shkoi
një rome me problem shëndetësor,
Të
bënte te mjeku kontrollin mjekësor.
Nuk
kishte me vete librezë shëndetësie,
Madje,
ç’është e keqja, asnjë lek për fije.
Mjeku
pyeti shkurt, me kokën lart në tra:
-
Ku ke parë, moj shoqe, mjekim pa para?
-
A bën, shoku mjek, të them ashiqare,
Veç
një pyetje, nëse s’të prish punë fare.
-
Nëse ti e di, veprojmë siç thotë zakoni,
Po
s’e dije dot, të lutem, më kontrolloni!
Mjeku
u ngrit ngadalë, me mendje të lartë:
-
Fol, moj grua, pse po e zgjat kaq gjatë?
Ajo
qeshi lezetshëm, me buzë e dhëmbë:
-
Pse koka thinjet më parë se ky nën këmbë?
Mjeku
mundohej t’i jepte shpjegim kot,
Por
romja tundte kokën, s’u pajtua dot.
-
Koka zbardhet e para, përgjigjja s’do mend,
Se
sa qimet e tjera kur dalin në tjetër
vend!
Mjeku
buzëqeshi, u pajtua me këtë barcoletë,
E
kontrolloi romen, i dha një recetë “sekret”:
-
O farmacist, ja përgjigjja nëse pyet pacienti,
Kujdes
të kesh, mos humbësh nga autoriteti.
Kur
romja shkon te farmacisti në barnatore,
E
vazhdon avazin, me pyetje të kësaj dore:
-
Po, e di përgjigjen, kjo është mesele e vjetër,
Tha
farmacisti, duke lexuar mesazhin në letër.
Por
romja prapë s’u pajtua me përgjigje aspak:
-
Jo, doktor! - Tani ta them të vërtetën pa merak.
-
Koka thinjet me halle, si t’i rris fëmijët me stres,
Kurse
ky sendi poshtë, mendon gjithnjë për seks!
Farmacisti
qeshi fort, ilaçet ia dha pa kompensim,
Ngase
mori përgjigjen që nuk kërkonte shpjegim.
Falë
zgjuarsisë së saj, romja pa para, as pa librezë,
E
fitoi betejën në këtë garë mendore me delikatesë.
Nuk
thuhet kot, kur nuk ke në xhep, ke në gojë,
Duke
vënë në lojë, dy mjekë me shumë përvojë!