E shtune, 23.08.2025, 01:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël me poezi nga Xheni Krypi

E premte, 22.08.2025, 06:52 PM


Xheni Krypi

Më lër edhe pak

Më lër të jetoj edhe pak,

o rrugë e vdekjes,

se dua të përqafoj kujtimet,

gjithçka që lashë pas:

fëmijërinë që më buzëqesh,

rrugën e gjatë të jetës,

një dashuri që s'harrohet,

nënën me duar drite,

babanë që më pret në prag

motrat që më qeshin,

vëllain që më thërret nga larg.

Më lër të marr frymë edhe pak,

se zemra ka ende kujtime për të përqafuar me mall.

Më lër të ndjej edhe një herë

aromën e vendlindjes,

të dëgjoj cicërimat që s'harrohen,

këngën e zogjve,

të prek aromën e luleve

si një lutje të fundit.

E kur t'i kem prekur të gjitha këto,

kur t'i kem mbajtur të gjitha

në grushtin e zemrës,

atëherë, eja —

mbaroje gjithçka.

Puthja në xham

Sado të pastra t'i kesh buzët,

sado të sinqerta t'i kesh puthjet,

mbi të pastrin xham

puthja do të mbetet njollë.

Xhami i ftohtë puthjen s'ta fal —

Veç një shenjë të saj mban.

Një rrugë bën puthja:

Prej syrit zbret në buzë,

prej buzëve zbret në gjak,

prej gjakut zbret në zemër,

prej zemrës në qiell ngjitet lart.

Koha

Koha ecën me këpucët e saj të lehta,

çudi — nuk ndihet fare.

Fytyra, trupi i saj s'dihet ku humb.

Nmbetemi në kërkim të duarve të saj.

Kalon tinëz, pa lënë gjurmë,

veç disa shenja,

shenjat e kohës që dallohen

si shenjat e gishtërinjve,

që s'i fshin askush.

Koha ecën lehtë,

si me sandale ajri —

askush s'e dëgjon, askush s'e sheh.

Kalon si hije,

por lë gjurmë të pashlyeshme,

Veç duart e saj i kërkojmë,

ato duar që na marrin gjithçka.

Më the

Kur ike, më the:

"E dashur, unë do të vij."

Dhe të besova me gjithë shpirt,

të prita në vetmi.

Orët mu dukën vite,

vitet — shekuj.

Në vetmi jetova,

të prita, të prita aq shumë.

Por ti nuk erdhe,

sytë e tu më munguan.

Kujtova vegimin tënd aq të dashur,

dhe lotët që të rridhnin atë natë

i mbajta në vetminë time jetime.

S'munda të të harroj.

Të desha si jetën time,

desha ata sy me lot.

Kur ike më the:

"Jeta është me dhimbje për ne të dy.

Unë këtu, ti diku larg.

Dashurinë s'e jetojmë,

veç zemrat tona digjen zjarr."

Por jeta na ndau fatet,

na dha veç dhimbje, veç lot,

pa gëzim për ne të dy,

i dashuri im.

Kur ike, më the:

"Do të kthehem, e dashur."

Unë të besova —

me shpirt, me gjak, me frymë.

Të prita...

orët u bënë vite,

vitet shekuj.

Vetmia u bë shtëpia ime.

Por ti s'u ktheve.

Mbeta me vegimin tënd në sy,

me lotët që pikonin atë natë,

me kujtimin që më shponte gjoksin si shpatë.

Të desha më shumë se jetën,

më shumë se dritën,

të desha në çdo dridhje zemre.

Por ti më the:

"Jeta është dhimbje për ne të dy,

ti këtu, unë larg,

dashurinë s'e jetojmë —

veç zemrat digjen zjarr."

Kështu fati na ndau,

na dhuroi lot, jo gëzim.

Veç dhimbja më mbeti,

humbur thellë në shpirt.

I dashuri im

Ai është një djalë

që pret pas derës sime.

Më thërret në telefon

dy herë në ditë:

"Si je, e dashur?"

Pastaj hesht.

Nuk flet për dashuri,

Dashuria nuk është gjuha e tij.

Ndaj shumë nuk flet,

s'ka kohë për dashuri.

Dashuria nuk është fusha e tij.

Ai ka një dashuri tjetër —

atdheun.

Dhe e do më shumë

se askush tjetër.

Shkronjat

Dikur shkronjat frikë më kishin,

unë u thërrisja, por nuk vinin.

Larg meje,

në shkresomanitë e kohës,

të ngjeshura në radhë të errëta rrinin,

të mbyllura, të zymta.

Tmerr sajonin,

ushtarë të duarve që i drejtonin.

Unë u thërrisja, u thërrisja,

e etur, me penë në dorë prisja.

Ato vinin fshehur

e unë i rendisja fjalët që sajoja,

thellë në shpirt i fusja.

E në net të heshtura,

prapë karvanin e nisja.

Qylymin kur e ulja,

i puthja, i grisja.

Dikur,

shkronjat më frikësoheshin.

U thërrisja,

por nuk vinin.

Rrinin të ngjeshura

në arkivat e kohës,

Në radhë të errëta,

të mbyllura, të zymta.

Sajonin tmerr,

ushtarë të padukshëm

drejtuar nga duart e mia.

Unë u thërrisja përsëri,

me penën si etje,

prisja ardhjen e tyre të fshehtë.

I rendisja fjalët,

i shtyja thellë në shpirt.

Në netët e heshtura

nisja karvanë vargjesh.

Qylymin e fjalëve e shpalosja,

e puthja,

e grisja.

Dikur shkronjat

frikë më kishin.

Unë u thërrisja,

por ato s'vinin.

Rrinin të ngjeshura,

në errësirën e kohës,

të mbyllura,

të zymta.

Pastaj vinin fshehur

e unë rendisja fjalët

që sajoja qetë,

në shpirt i fusja thellë.

Mbi qilimin i ulja,

I puthja, i grisja.

Në netët e heshtura,

përsëri karvan i nisja.

Unë i thërras ushtarët e saj,

me penën si armë në dorë.

Ato vijnë ngarkuar me fjalë

më ngjiten në shpirt,

netëve të heshtura bëhen karvanë,

qilimë që i shpalos,

i puth, i gris.




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx