Kerko: a
Përparim Hysi: Pse në Librazhd?
E marte, 19.08.2025, 06:42 PM
Pse
në LIBRAZHD?!!!
(tregim)
Nga
Përparim HYSI
Titulli
i këtij tregimi vërtet është si një pyetje retorike dhe,sado që mundohem t'i
jap një përgjigje të saktë,prapë se prapë, diçka mbetet e pazbuluar. Ndodh si
me atë thënien e Nobelstit FRANCRZ,ANDRE GIDE që ka thënë:" Sado që
"zhvishesh" për të treguar qoftë dhe për vete,prapë se prapë,diçka
mbetë e pazbuluar". Sidoqoftë, një gjë duhet të qartësoj për lexuesit e
këtij tregimi. Unë kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk di.
*
Në
qershor të viti 1959, LIDJA HILMI HYSI, mbaroi Teknikumin Mjekësor të TIRANËS,me të gjitha nota pesa. Pesa ishte nota më e lartë që aplikohej në
gjithë sistemin arsimor në vend. Mbaroi me pesa dhe,ndërsa priste të vazhdonte
Fakultetin e Mjekësisë, e emërojnë,larg e larg mërguar,tri male kaptuar:drejt e
në rrethin e LIBRAZHDIT. Librazhdi,në ato vite,pragviteve '60-të të shekullit
të kaluar,zor se qe qytet,por qytezë dhe aq. Dhe kjo NidhmësMjeke aq cilësore,sado
kundër dëshirës së saj,u paraqit atje. Por LIbrazhdi qe "tejngopur"
me kuadro të tilla aq cilësorë dhe për LIDJAN
u gjet një"vend special"; në
fshatin QUKËS!!! DHe LIDJA nga
TIRANA filloi punën si ndihmësmjeke në Qukës. E di që kushdo që më ndjek,do të
tund kokën me dyshim:-Epo çka këtu për t'u pyetur? !!!
Dhe
ja çfarë ka për t'u pyetur. Në vitin 1963,LAURA HILMI HYSI,motra e
LIDIAS,mbaroi fakultetitn për
mathematikë-fizikë dhe,për çudi,sado që
qe tiranase, u emërua mësuese në LIBRAZHD!!! Tani pyes lexuesit,a kam të drejtë
të shtroj pyetjen:- Pse në LIBRAZHD?!!!
*
Unë
nuk paragjykoj askënd nga Librazhdi apo ca më tepër nga QUKËSI. Por,në vija të
trasha,dua të tregoj,pse këto dy motra kaq të pafajshme,u trajtuan me syrin e
njerkës. LIDJA dhe LAURA HYSi janë çupat e JURISTIT HILMI QAZIM HYSI që kish mbaruar në MON PELJE. HILMIU ka
qenë shokshkolle me Enver HOXHËN në Liceun Francez të Korçës dhe po shok,kur
Enver Hoxha studionte në Francë. Jo
vetëm kaq: Mamaja e tyre,ka qenë MYNEVER SKRAPARI e bija e patriotit MALIQ
SKRAPARI. MYNEVERI ka mbaruar INSTITUTIN"NANA MBRETNESHË" dhe ka qenë
shoqe shkolle me NEXHMIE HOXHËN alias
"Delikaten" që delikate nuk ka qenë kurrë. I them të gjitha këto,për
të shtjelluar sa më mirë atë pyetjen retorike:-Pse në LIBRAZHD?!!!
*
Në
shkurt të vitit 1948,kur LIDIA ishte 6-vjeç dhe LAURA 4-vjeç, GJyqi i
ashtuquajtur i popullit, e dënon Juristin HILMI QAZIM HYSI me pushkatim në
moshën 35-vjeç. GJasme i lidhur me Grupin e dytë të Deputetëve me RIZA DANIN e
CO... Ishte ajo kohë,kur këndohej kënga kobëzeze:"kriminelat porsi miu/i
dënon Bedri Spahiu!!! Epo mirë bën që e"vranë":qe shoku i Enverit.Ky,i
fundit,diabolik siç qe dhe pseudonimet i kishte paranojake:Tarasi (ata që e
njihnin e tallni me"ta rrasi"" dhe pseudonimi
tjetër"SHPATI". SHpati por kjo
"shpata" e tij më ngjan me një film kinez"Shpatarja e
verbër" që qëllonte kuturu. Edhe ky kështu
e përdori shpatën:majtas,djathtas dhe për këdo që kishte qoftë dhe një
pikë dyshimi. Enver Hoxha sikur kish dalë nga"manteli" i kardinalit
RISHILIE! Ky thoshte:-Më jepni një letër të bardhe,se e di vet se si do ta
nxijë". Këto që shkruaj nuk janë
hamendësi të miat,veç ju lutem të kini pak durim.
*
HILMI QAZIM
HYSI është arrestuar në vjeshtë të vitit 1947,kur ishte kryetar GJykate
në GJIROKATËR dhe"RISHILE" i TiRANËS urdhëroi të arrestohej. Në të
njëjtë kohë."Delikatja" e harron shoqen e saj të shkollës dhe nuk
lëvizi as gishtin,kur MYNEVERIN me dy çupat i nisin syrgjyn në fshatin
Këmishtaj të Lushnjes. Aty mësuese MYNEVERI jepte mësim. Atëherë nuk kish as
telefon dhe as telegram,por kish korrierë të gjallë. "Delikatja" kujtohet
për shoqen e saj dhe i dërgon një "korrier" nga Tirana. Korrieri u
paraqit si inspektor arsimi,duke e "urdhëruar" mësuesen që orën e
parë të mësimit të bënte këngë.Tekstin e këngës e nxorri nga xhepi dhe dy
vargjet e para qenë ato"kobëzezat":"kriminelat posi miu/i dënon
Bedri Spahiu!!!. Tërë orën mësuesja këndonte me nxënësit dhe,sa mbaroi
ora,"korrieri" u ngrit dhe iku. Mësuesja,natyrshëm,doli e përcolli
dhe,kur u kthye në klasë,një nxënëse i tha:
"Ai
burri që qe tek banka e fundit.harroi këtë gazetën!" Mësuesja
mori në dorë:qe gazeta "Bashkimi" ku me gërma kapitale jepej
mandati për "armiqtë e partisë dhe të popullit" që i dënoi Bedri
Spahiu. E hapi me duar të dridhura dhe në listën e gjatë,ishte emri i
bahkëshortit,i babait të dy çupave të mitura;Qe me nr rendor pesë dhe
vendimi:me pushkatim! Qe një britmë apo ulërimë,- më tregonte një ish-nxënësi i
saj.që takova rastësisht pas 50-vjetësh.
*
Edhe
pak për të gjetur atë "Pse?".
Mbi gjithë gjyqet,të drejta apo të padrejta,gjyqi më i lartë është ai i
ndërgjegjes.Kur thotë LAO TZE:"E keqja njerëzve nuk u vjen nga demonë,po
nga njerëz siç janë vet". Që t'i afrohem
edhe
ca të vërtetës. Kopili,- tthotë populli,- dyzet ditë rri pa dalë në shesh. Kjo
e vërteta që kërkoj unë(unë HILMI HYSIN e kam patur Xhaxha dhe LIDJA dhe LAURA
janë motratë miat dhe të vëllezërvet dhe motrave tona) dhe çupat e HILMIUT dhe
MYNEVERIT,më së fundi, u zbardh. Enver HOXHËS po i afrohej fundi,ashtu si
MAKBETHIT që i shfaqej fantzma e
BANKOS,midis sa e sa krimesh, ja tek i shfaqet ish-shoku,HILMI HYSI. Pohon me
gojën e tij:"... kur fahistëtë më kërkonin mua,unë mu nën hundën e tyre,me
"Delikaten" shetisja nëpër Tiranë. E di që do thoni:"Po si është
e mundur? Dhe vazhdon:- A e kini parë një fotografi timen me syze e mustaqe tek
MUZEU i LUFTËS? Fotografinë ma ka bërë Qemal STAFA. Se me syze e mustaqe qe ai
shoku që më dha letërqoftimin e tij. Do të thoni:- Po si quhej ai shoku apo ai miku yt? Emri... ja që nuk më
kujtohet,por mbiemrin e kishte HYSI!!! Dhe Delikates e shoqa e tij i dha letërnjoftimin e saj. Ngjanin të
dyja. E quanin Vera dhe ne,në shtëpi,i
them Nexhmies VERA!!! Diaboliku loz me"kujtesën" dhe me emrin MYNEVER(VERA). XHAXHESHEN time aq të mirë dhe
aq të ditur e kanë thirrur VELE. Më vjen keq që VELJA nuk është gjallë për të
lexuar këtë shkrim që orvatet të gjejë një"pse" që nuk është aq
retorike.E sa për mosmirënjohësin,ENVER HOXHA,që pushkatoi fare pa faj xhaxhan
tim. e ka thënë EMANUEL KANT:"Mosmirënjohja,është më e liga e
poshtërsive" E bëra shkrimin se lexova një thënie nga GËTE:"Këto
gërma të zeza mbi fletët e bardha,na bëjmë që të jemi rehat". Të duket
sikur vë pak balsam mbi ca plagë që nuk shërohen me ilaçe.
E
quaj fat të madh që dy"motrat aq të
pafajshme,edhe pse provuan aq privacione, që të dy janë gjyshe dhe i kanë
kaluar mbi tetë dekada. U uroj që famijarisht të kenë vetëm gëzime!
Tiranë,17 gusht 2025