E shtune, 26.07.2025, 12:41 AM (GMT+1)

Kerko: a

Petrit Dibrani: S’ka nevojë për shumë dije dhe filozofi, ngaqë 'Djalli' n’shtëpi qysh moti ka hy!

E merkure, 23.07.2025, 06:51 PM


S’ka nevojë për shumë dije dhe filozofi, ngaqë “Djalli” n’shtëpi qysh moti ka hy!

Nga Petrit Dibrani

?Klithmat në Atdheun tonë po vazhdojnë, të krijuara nga armiqtë tanë shekullor dhe të mundësuara nga “sharllatan e zuzar” politikan, me ne të heshtur spektator!

Në Atdheun tonë tash e dymijë vjet, vazhdojmë e luftojmë për t’fituar luftën, me luftë!

Edhe kur armiqtë tanë shekullor nuk na sulmojnë, ne e shpikim dhe mjerisht e bëjmë vet!

Në tokën tonë filma tragjedish, janë pjesëmarrës që të gjithë njëkohësisht.

Disa janë skenarist, disa regjisor, dramaturg e aktor dhe n’fund, t’gjithë qëndrojnë si spektator!

Në Atdheun tonë të varfër vdekja po lulëzon çdo ditë, duke e krijuar “institucionin e gjakmarrjeve” nga nënat e motrat dhe gratë tona shtatëzëna, burim të varreve!

K’tu ishim kur s’kishte njeri, k’tu ishim me Plis dhe Shqiponjë nga Pellazgët, Arbërorët dhe fiset Ilire të bashkuar nga Hyjnori im dhe Simbol, i kombit tonë shqiptar, Gjergj Kastrioti Legjendar.

Kurrë s’do ndalojmë dhe as të largohemi e tjetërsohemi dhe kurrë s’do ndalemi, derisa të bashkohemi.

Pavarësisht se: me dije apo pavetëdije, “servilët mujshar analfabet”, jetën na e vështirësojnë në përditshmëri për këtë qëllim!

S’do ndalojmë ngase nuk harrojmë, në Atdheun tonë ka shumë vende të perëndishme, që nuk janë Vatikani e Meka dhe as Medina.

Mirëpo janë; Kruja e Lezha, Dibra e Malësia, Prekazi e Reçaku, Mirdita e Obria, Meja e Krusha, Vlora e Duklesa, Qirezi e Likoshani dhe shumë vende tjera t’shenjta, që janë mbuluar nga gjaku i kombit tonë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx