Kerko: a
Shyqyri Fejzo: Kundërshtoni shumë dhe binduni pak për shëndetin tuaj
E marte, 24.06.2025, 04:54 PM
Kundërshtoni shumë dhe binduni pak për shëndetin tuaj
Nga
Shyqyri Fejzo
Që
kur ndërroi jetë babai im, xhaxhain e kam pasur si idhull. Kurikuli im i punës
e jetës është plot befasi e të pa pritura, ndaj po kapem në vitet e fundit kur
u ktheva nga emigracioni prej Greqisë. Kur erdha xhaxhain e gjeta të rrudhur,
të thinjur dhe i ishin kumbisur disa sëmundje që e bënë të vuante.
-Ty të kam pritur. Le të tjerat po më ka ardhur
edhe një shejtan diabeti dhe më është bërë “xhandar” i gjithë jetës time.--
-A
je vizituar te mjeku dhe a merr mjekim?-e pyeta.
-Po.
Jam vizituar. Kam marrë një kofin me ilace. Po asgjë nuk po shikoj.-
-Ato
mbase e bëjnë efektin ngadalë, xhaxha.
-Nuk
kam besim më tek ilaçet. Kam 6 muaj, unë pi kokrra dy herë në ditë, ajo djall
glicemie vetëm rritet. Çfarë emisione nuk kam parë e libra nuk kam shfletuar
për diabetin. Kohët e fundit po flitet për një doktor në qytetin fqinjë që ka
zbuluar një ilaç që e zhduk shumë shpejt diabetin. Të kam pritur dhe mendoj që
nesër të nisemi së bashku ta provojmë dhe atje. Një ditë në një kronikë në
television ne që marrim metforminë për mjekim, na bëri budallenj. Thoshin se
ishte dhe doktor, pale! Ksisoj në këtë rast ai bëri budallenj dhe shokët e tij
doktorë, se ata na i dhanë ilaçet.-Kur e pashë që xhaxhai e kishte mbushur
mendjen top, për atje, nuk ja prisha.
Dhe
ashtu bëmë. Të nesërmen në terminalin e autobusave hipëm në atë që të çonte në
qytetin ku ishte doktori. Rrugës në autobus, xhaxhai më tregonte. “, Kështu, a
e pate dëgjuar për Zeqon e Ferrasit? E kisha mik. Atë e kishte “shkelur”keq
diabeti. Doktor Polena në Korçë, kur ishte vizituar, e kishte këshilluar “se
këtë diabetin tinzar e shërojnë ilaçet dhe goja. Duhet të hash këtë e atë, të
mos hash keto ushqime. Një listë e tërë me prodhime të arave,pemëve e
blegtorisë. Merr pi dhe këto kokrrat çdo ditë…” Kur erdhi në fshat Zeqoja,
vetëm një javë mbajti dietë. Më pas filloi të hajë çdo gjë. Kur e këshillonin
pjestarë të familjes, përgjigjej:”Nuk dinë gjë doktorët. Unë do vazhdoj të ha
çdo gje edhe mjaltin nga bletër e mia. Dhe mua mirë do më bëjë mjalti. Mjalti
është ilaç i të gjithave” Nuk u mbush muaji dhe Zeqoja ndërroi jetë. Shkova në
varrimin e tij. Kishte ardhur dhe e bija që jetonte në Gjermani. “Kam sjellë
një flutur të bukur nga Gjermania që e ka pikturuar një piktor i mirë. Në
Gjermani fluturat i vënë në pllakën kryesore. Ta vëmë në pllakën e varrit” foli
e bija.”Jo moj vajzë,jo! Të kishe piukturuar një bletë, se ajo ja preu bilten
për në atë botë” foli e shoqja e Zeqos pikë e vrer. Që atëhere mora frikë dhe
po kërkoj ta sikterris këtë djall diabet..Se, o nipçe po vdiqe, nuk është se
shkon në dasëm në fshatin fqinjë dhe kthehesh shëndoshë e mirë. Asnjë nga ata
që kanë ndërruar jetë nuk janë kthyer të shmalleshin me njerëzi qoftë dhe një
copë herë. -fliste gjithë pasion dhe urrejtje për sëmundjen xhaxhaj.
Me
njëherë në mendje më shkoi mendimi se njeriu kur e prek ndonjë sëmundje, me
vështirësi e pranon gjendjen e re. Pacienti, ndërsa ka pranuar (kuptohet me pak
vështirësi) faktin se sëmundja e ka prekur, dhe ai tani ka parë ecurinë e jetës
e dinamikën e zhvillimit kundër sëmundjes vetëm shtrimin në rregjim shtrati në
spital, tashmë ai “bluan” të tjera mendime të lidhura me shpresën e mjekimin që
do i nënshtrohet. Të gjitha këto zhvillohen në një koshiencë të turbulltë ku
“lulja e shpresës”është personeli mjeksor, mjeku, që do të merret me pacientin.
Por tani xhaxhaj, me që kishte humbur besimin për shërimin nga diabeti,e
kulloste mendimin kudo, në ndonjë bisedë me shokë, në njerëz që vuanin nga e
njëjta sëmundje, duke lexuar libra e shkrime për dibetin e vesanrisht kohë e
fundit portalet që transmetonin kanale të ndryshme televizive dhe shtypi i
përditshëm. Ja. Tani ja kishte bërë mendjen ujem një mjek që….Në dy rrugët tani
duhej zgjedhur njëra….Xhaxhai në këtë mes këtë rradhë, me sa dukej, mua më
kishtë llogaritur “furkaçe” për të mbështëtur mendimet e tij.
Me
të mbrritur në atë qytet, na ra në sy
një kafene,e cila veç tabelës kryesore “Kafeja Juaj” ishte e rrethuar me një
dekor gjelbërimi të zgjedhur me kujdes. Për një njeri që kërkon diçka me
rëndësi, si puna jonë, këto objekte veç çlodhjes, krijojnë dhe mundësi të një
informacioni të plotë për atë që po lodhnim këmbët dhe xhepin. Është me vend ajo
thënia që "njeriut të qeshur i hapet çdo portë.” Xhaxhai im nga kjo anë
kishte shok veten. Që nga përshëndetja, shikimi i ëmbël dhe përgjigja që i dha
kamarieres për pyetjen “çfarë urdhëroni zotrinj?”.Xhaxhai hazërxhevap me fytyrë
të qeshur vesh më vesh me një zë melodioz e ton pak të lartë të dëgjohej lehtë
nga tavolinat e tjera, u përgjigj:”Jemi pak të lodhur nga udhëtimi dhe duam dy
kafe nga ato që pihen.”Kamarierja simpatike, si mori porosinë, e qeshur e
gjithë gas u nis nga banaku. E qeshura u ishte ngjitur dhe shpërndarë në
klientët e tavolinave të tjera. Një moshatar afërsisht sa mosha e xhaxhait
na u drejtua në koefidencë:”Ju mirëse
ardhët në qytetin tonë. Ju lumshin të dyja këmbët!” Kështu nisi njohja jonë, që
nga fillimi e vazhdimi, na dukej se kishim ardhur në një vend të njohurt prej
kohësh. Nuk vonoi shumë dhe personi që na uroi mirëseardhjen dhe shoku i tij,
muarën filxhanat e kafesë kërkuan leje dhe u ulën në tavolinën tonë. Pas
fjalëve të njohjes, ne i a hoqëm lëveren
qëllimit të ardhjes tonë në këtë qytet.
-Kemi
dëgjuar se këtu jeton e punon një mjek që bëka dhe shitka një ilaç që mjekon
diabetin…”nisa unë thekun e bisedës. “Kam këtë xhaxhain që vuan nga ajo
sëmundje dhe erdhëm të shikojmë se çfarë mund të bëjmë.”Ata shikuan njëri
tjetrin. Më i moshuari u mbush mirë e mirë me frymë, krojti me gishtin tregues
rrëzën e veshit dhe vazhdoi: -Nuk di a e përdor zona juaj fjalën “ Kur thonë se
sivjet qershitë kanë shumë prodhim, merr shportën e vogël.” Ashtu është dhe
puna e doktorit pa diplomë, në qytetin tonë, doktor Selamiut. Këta që lindin
dhe fëmijërinë e kalojnë me probleme, nga një herë çoç dalin. Selamiu kur ishte
vetëm 7 vjet u ngrit në këmbë. Kur u bë 9 vjet hyri për herë të parë në
shkollë. Shkollën thonë se e sosi andej nga kryeqyteti. Kur erdhi përsëri në
vendlindje hapi një dyqan ku blinte bimë medicinale që bëhen shumë në krahinën
tonë. Më pas filloi të bëjë e shesë një ilaç që thuhej se shëronte diabetin. Të
sëmurët e qytetit tonë e rrethinat fërkuan duart se “shpëtuan njëherë e mirë nga
diabeti.” Por Selamiu atyre nuk ua shiste ilaçin duke i përcjellë se “Ju jini
të ambjentuar me ujin e klimën e këtij vendi dhe tek ju ilaçi im nuk vepron”.
Në
dyqanin ku doktori shiste ilaçin, përditë vinin njerëz si puna juaj. Reklama që
bëri dy e tri herë në një kanal televiziv vepronte. Po edhe njerzit që blinin
“Çalikun” (kështu i pati vënë emrin doktori) flisnin për personin që bënte dhe
shiste këto ilaçe. Qytetarët tanë, veçanrisht të sëmurët me diabet dhe të
afërmit e tyre bëheshin shumë kuriozë “se si ishte ky ilaç dhe si e përgatiste
Selamiu. Pas shumë përpjekjesh, tani po dilte në dritë sekreti. Fruti i
vogël,rrumbullak me ngjyrë të zezë i shtogut ishte i pari. Pastaj vinte fruit i
shpendrës,i ngjashëm me frutin e
shtogut.Përzjeres thuhet se valla i hidhte rrënjë të grirë të kungullit të
egër. Këtë e vendoste në frigorifer. Pas 10 ditësh aty hidhte eshkë të marrë
nga kërcunjtë e thanave të bluar imët. Pastaj…ah! Pastaj!-Ja tregojmë o Lipe?-I
u drejtua shokut të vet duke mbyllur paq dhe syrin e majtë e ngacmuar tek
bryli. “Dhe po nuk ia treguam ne, këta do e marrin vesh”foli shoku i tij duke
gjerbur kafenë.”Tregoja, tregoja.-“ Pastaj ore miq ai i hedh një lëng me ngjyrë
të kuqe, që thuhet se i vjen nga Hindia. Dhe e fundit fare në të hedh dhe dy
filxhanë kafeje mbushur plot e përplot me urinë të një qeni të zi. Për kollaj
dhe siguri ka zgjedhur qenin e zi të Veselit që e ka shtëpinë pak jashtë
qytetit, se ai qen e bënte lehtë-lehtë urinën pa ngritur ndonjë këmbë. - Këtu miku misterioz i ardhur në tavolinë, u
mbush me frymë se mbaroi të treguari për sa dinin për ilaçin që shëron diabetin
dhe doktorin misterioz.
Kur
kthej kokën nga xhaxhaj, dallova se në fytyrë ishte bërë kartë e bardhë dhe
fjalën nuk e nxirte dot nga goja. Më bëri shenjë me duar mua që demek të ikim e
të kthehemi në shtëpitë tona. Kështu doja vinim ferrën pazarit me doktorin.
Xhaxhai im qeshte me mollën e kuqe si
qibar e jo të provonte këtë lëng magjik ku thuhej se dominonte aroma e urinës të
qenit të Veselit.
Të
dy po mateshim të ngrihemi,të ndaheshim me dy bashkëbiseduesit e rinj dhe të
ktheheshim tek terminali i autobusëve. Por nuk ishte e thëne. Më i riu nga miqtë e ardhur në tavolinë, ai
që quhej Lipe po afronte një karrike se aty kishte ardhur një goxha burrë,
mjekrosh pa ndonjë shenjë kleriku në kokë apo gjetiu.
-Qëndroni
edhe pak. Nga ky miku im do mësoni gjëra të bukura. Ka mbetur ajo fjala:”Më
mirë pyet të vuajturin se të diturin. E për të vuajtur ky miku e di vetë ç’i ka
hequr kurrizi…..U ulëm përsëri dhe me përtesë po dëgjonim për bëmat e të
sapoardhurit. Ai nuk fliste, vetëm dëgjonte. Rolin e ciceronit e mori Temja,
shoku i Lipes.
“Ta
merni vesh dhe ju, ore miq, ky kapedani një ditë vendosi të bëhej klerik dhe të
predikonte për një fe. Ksisoj, bleu disa veshmbathje që të dallohej, bleu libra
për këtë punë, la edhe mjekër. Koha rridhte. dhe ky zotria herë pas here i
bënte një pyetje fatale vetes: ”Çfarë po
fitoj?” Përgjigjen kjo pyetje e kishte tepër delicate, ndaj një ditë vendosi të
hidhej në veprimtari praktike. Bleu veglat e berberit, si bluzën e bardhë dhe
kapele, gërshërë, krëher e brisqe,solucione disinfektuese aromë mbajtëse. Pa
harruar detyrën e klerikut, filloi dhe punën e berberit. Po edhe berberët
qënkan dënuar të mbajnë e përdorin kuleta të holla. Ksisoj e çoi mendjen tek
synetllëku. “Ky zanat është vëllai I bereberit” e ngriu me të tijën. Nga
numurimi me mend i çunave të vegjël që mund të bënte synet, i delnin pak, por
kënaqej kur mendonte dhuratat që bënin njerzia për synetllik. Dhe gjithë merak
e duke i u dridh duart, i bëri plot 11 synete. Mirpo tamam, në të 12-tin i
plasi sherri në mes të ahirit. Shkoi në një familje “baballëk” fshati që do
bënin synet djalin. Ishin mbledhur të afërm, gjitonë etj.kishin sjellë dhurata
të kohës, veshje, ëmbëlsira si dhe një goxha dash dhuratë për xherahun. Djali
që do të bëhej synet nuk dinte gjë. Kur e kapën, e afruan mezor tek xherahu dhe
i mbyllën sytë, ai tentoi të ikte dhe xherahut i shpetoi dora e brisku, dhe ja
preu shumë poshtë.(Kësmeti i maçokut).Shpërtheu indinjatë për këtë skandal dhe
xherahu jo vetëm nuk mori dashin si dhuratë, po ia hodhën veglat në një arë me
nisër dhe e shoqëruan me një hu gardhi në shpinë, deri sa i dolën në mbrojtje
dy-tre burra. Nuk e lanë me kaq. E paditën në gjyq ku u dënua tre vjet burg se
kishte bërë synet pa liçensë e diplomë. A
ka ndodhur kështu o xherah?-pyeti duke qeshur Lipja. –Kjo kështu ka
ndodhur. Po tu tregoj se me cilin e kam bërë burgun, do çuditeshit. Po të mos
shikoje afër teje me keq, do të luaje mendësh. Në lagjen tjetër, ku kishte disa
familje armenë e thirrën një klerik (si unë)se djali i një komshie kishte hipur
në një arrë të madhe dhe nuk donte të zbriste. Ai, kolegu im i burgut merrte
përsipër çdo punë, mjafton tia bëje me sy e të lëvizje dy gishtat e së djathtës
që gëzojnë kuletat. Djali që kishte hipur në arrë ishte pak i metë dhe bënte veprime të pa
kontrolluara. “E zbres unë” tha kleriku,” Bëni gati 3000 lek dhe më gjeni një litar mushke.” Me sytë nga babai i djalit që po numuronte
paratë, i sollën dhe litarin. I lidhi një gur litarit dhe ftoi një nga të
rinjtë ta hedhë sa më lart e ta kapë ai që nuk zbriste nga arra.”Tërhiqeni fort
tani.”tha kleriku. Ashtu bënë dy tre djem të fortë dhe djali që kishte hipur në
arrë tani përpëlitej në tokë, duke renkuar e dhënë shpirt. “Po ç’na bëre more
zotni!” ju turrën njerzia. “Of.E martë djalli. Po unë në fshatin fqinjë me të
tërhequr e nxora një nga pusi po ai jo vetëm nuk vdiq, po tani është shëndosh
si molla.” kishte thënë kleriku duke fërkuar mjekrën. Atë koleg xherah atje e
gjeta dhe në burg e lashë.”
Me
vështirësi u shkëputëm nga lokali “Kafeja Juaj”. Kur mësuam se xhaxhaj duhet të
pinte ilaç që kishte dhe urinë të qenit të zi të Veselit të linte lamtumirën
diabetit, vrapin e lamë tek terminalii autobusave të ktheheshim në shtëpi sa më
parë. Xhahai përpara unë pas tij si “furkaçja e bindur.”
Kishin
kaluar nja dhjetë ditë që kur na ndodhi kjo ngjarje. Mua m’u desh të shkoj ca
ditë nga kryeqyteti për të takuar time motër dhe të shikoja për ndonjë punë.
Sapo u ktheva, trokita në portën e xhaxhait. Sa më pa, u ngrit nga lap-topi dhe
po më përqafonte me mall. Si këmbyem fjalët e rastit për shëndetin e diabetin,
buzëqeshi si thartë dhe po kërkonte në togun e letrave mbi tavolinë. E gjeti.
Ishte një letërt e printuar, të cilën nuk po e lexoj por u ftoj ta lexoni,
ashtu si e kishte printuar xhaxhaj. Shpikjeve të fundit që ishin printuar
xhaxhai u kishte vënë dhe një bisht prapa.
Mira
kulix- Kjo është nga shpikjet më të mëdhaja të shekullit, mbasi kush përdor
këtë ilaç, të gjejë vend ku të futet diabeti e tipit 1 dhe tipit 2.Pagjumësia,
lodhja, humbje e oreksit nuk është ndonjë problem kur i turret pacientit në
krahasim me dobitë që sjell.
- Doni të eliminoni plotësisht sëmundjet
e zemrës dhe hypertensionin? Turruni e merrni Cardin-Cure me shumicë e pakicë
dhe ja po nuk ju morën mendët. Kjo bëhet
mirë se shëron sëmundjen dhe vërteton se pacienti ka akoma mend.
-Cancer
Free; Ky ilaç, Po.Ai është i gatshëm të bëjë duel me të gjitha llojet e
kancerit dhe të fitojë. Pa ç’ka se e ngre nja dy tre gradë temperaturën e
pacientit, sjell të përziera e dobësi.Këto janë voglina.
-Neuro
Heal-Merre këtë ilaç dhe sëmundjet
neurodegjenerative (Alzhemerin e
Parkinsonin) marrin arratinë. Epo pacienti do të ketë ca lëkundje gjashtë
ballëshe të humorit, do të mbetet pa gjumë dhe nuk do njohë të afërmit nga
përqëndrimi i dobët.Shëndet, shëndet, pa mbahet pacienti.
-Immun
e Boost.-Pretendohet forcon imunitetin, eliminon të gjitha infeksionet virale
dhe bakteriale. Po ra ajo në gojën e njeriut, mjerë mikrobet. Të gjejnë vend ku
të futen. Nuk ka rëndësi se ke dhimbje koke, skuqje lëkure, puçrra, si ato të
murtajës së dhive.
Ta
dinte Hua Tou mjeku i famshëm i Kinës së
lashtë si punojnë mjekët e sotëm, si e
ku lindi koviti, do i kishte djegur hiroglifet e tij shkruar për mjeksinë.
Çhuraka në Hindi, kur të mësonte se çfarë bëhet sot me fallsifikimin, ndërrimin e afateve të
skadimeve të barnave, nuk do jepte asnjë lloj ilaçi përgatitur nga ky mjek i
famshëm. Avicena (Ibn Sina) do e digjte
në shkretëtirën arabike veprën e tij madhore”Kanuni i Mjeksisë” kurse Hipokrati
të dëgjonte për betimin e kodit të tij nga disa mjekë shqiptarë, kulmorë në
spitalin onkologjik, apo për aventurat dashurore të disave deri me pacientet,
duke u ndodhur “rastësisht” në krevatin e pacientes, do tentonte të vriste
veten pa arrirë moshën mbishekullore. Kjo puna e betimit me sa duket, qënka
mjaft delikate. Se rrëfenja thotë që një
ditë paria e vuri në be qenin të mos hante nga ai i nevojtoreve. Kaluan ditë
dhe qenin e diktuan syveriuesit se po hante e nginjej duke thyer betimin.
-Po
çfarë bën ashtu? Ti je betuar se nuk do të haje asnjëherë nga ky
inevojtoreve.-po ja futnin katër këmbët në dy këpucë qenit.
-Unë
u betova të mos haja nga ai i freskëti.
Ky që po haja tani ju betohem se ishte i thatë”-u përgjigj qeni. Bela e madhe
betimi i thyer. Po thyerja e betimit të Hipokratit, është më tepër se bela për
disa doktore.
Po
të lexosh reklamat ku përdoren për të rritur besimin edhe nga mjekë të njohur
dalin disa paradokse. Po të mbledhësh peshën e krimbave që bashkëjetuakan me
njeriun, peshën e fekaleve që mbahen në stomak e zorrë, dhjamit,të kolesterolit
te keq, gjakut etj. del se pesha e të gjorit njeri paska mbetur sa pesha e një
kaposhi.E kujt i duhen këto?
Pacentëve? Njerëzve që vuajnë e
nuk i kanë mundësitë e mjekimit. Ku është vlera e slloganit “fjala shëron?”Pa
le në këto kushte të përmendësh parrullën e ndryshkur “mjeksia falas.”
Shëndetësia
private e kafshon shëndetësinë publike. Këtu nuk bëhet fjalë ti heqë ndonjë
copë dhe kaq, mbaroi kafshimi. E keqja është se po e sakatos aq rëndë sa po e
bën krejt të pa aftë të mbijetojë. Specializimi dhe shërbimi shëndetësor privat
është cilësisht më i mirë, por humanizmi aty po vdes. Se sot kudo po
lulëzon pjesa materiale, se pjesa shpirtërore ka vdekur. Bisnesmenë, menaxherë
e pronarë të këtyre institucioneve e spitale private, nga ana profesionale nuk
kanë asnjë lidhje me mjeksinë, por vetëm me fitimin material.
Kohët
e fundt një nga lajmet më të lakuar është edhe ai që bën fjalë për intelegjenën
artificiale e cila dashka vend dhe sinor edhe në shëndetësi. Kur vjen fjala
rrotull e rrotull për këtë risi bashkëkohore dhe të saktë disa mjekë hungurojnë
pa nxjerrë zë se I. A. ua pret rriskun e vizitave dhe gëzimit të portofoleve të
tyre. Por mjekët me humanizzëm e
profesionalizëm të lartë gëzohen për këtë arritje, se në fund të fundit, kjo
çon në bankoprovën e kohës njohuritë e sakta e bashkëkohore të tyre.
Nuk
më thoni unë çfarë ti them xhaxhait? Ai
shkon te doktori i diabetit, merr një grusht ilaçe me recetën e tij. Vjen në
shtëpi, hap televizorin dhe degjon se një doktor në emisionin e tij thotë: “Ata që
përdorin Metforminën për mjekimin e diabetit janë budallenj…” Iso për këtë tam-tame po mbajnë dhe artistë,
aktorë e personalitete të tjera për bindur “të pabindurit” se diabetit i paska
ardhur fundi. Në këtë rast fjala shpërdorohet dhe kthehet helm që infekton.A ka
gjë më të ndyrë që me fjalën manipulohet dhe ajo shitet për interes! Si tia
ndriçoj unë mendjen xhaxhait që të mos errësohet e vërteta për diabetin e më
tej?
Shyqyri Fejzo
Qershor 2025