Intervista » Marku
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe botuesin Kalosh Çeliku (IV)
E merkure, 18.06.2025, 06:00 PM
INTERVISTË ME SHKRIMTARIN DHE BOTUESIN KALOSH ÇELIKU (IV)
EKSKLUZIVE
NGA
GËZIM MARKU
Në këtë pjesë të katërt të intervistës me shkrimtarin dhe botuesin e njohur Kalosh Çeliku, fokusi zhvendoset nga krijimtaria letrare drejt një vështrimi më të thelluar mbi çështjet shoqërore, kulturore dhe politike që prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Çeliku, si një zë i angazhuar jo vetëm në letërsi por edhe në debatet publike, ndan mendimet e tij për identitetin kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve në këtë hapësirë, sfidat me të cilat përballen në përpjekjet për barazi institucionale, si dhe rolin që media dhe politika luajnë në formësimin e realitetit të tyre të përditshëm.
Përmes një analize të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, ai trajton edhe raportet midis shqiptarëve në trojet e tjera shqiptare, si dhe përpjekjet që duhet të bëjnë shtetet shqiptare për të qenë më pranë shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë. Nga përvojat e tij jetësore e profesionale, Kalosh Çeliku na ofron një tablo të pasur reflektimesh mbi shoqërinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, duke u ndalur edhe te figurat që kanë lënë gjurmë në jetën e tij.
GM: Si e përjetoni dhe e ruani identitetin tuaj kulturor, gjuhësor dhe kombëtar si shqiptar që jeton në Maqedoninë e Veriut?
KÇ: Imzot, më
diferencuan Neokomunistët, dashuri që bëjnë me Ebu Xhehlin. E përhapin SIDËN në “Shtëpinë Publike”.
Përditë dezinfektohem nga Virusi, verë të kuqe pi te “Pazari Grave”. Ballë për
ballë Ebu Xhehlit me ferexhe. Imam në mesin e kryehoxhallarëve. Që, ngrenë
dolli, dehen me lëngje “hallall”. Shejtanin e vrasin me eshtra. E heqin vallen
më shpallin të marrë. Ngase: E shava dje Pushtetin e shaj sot, do ta shaj edhe
Nesër! Pasmesnate, më kthejnë në shtëpi. Rrospitë e Ebu Xhehlit me ferexhe të zeza kokekëmbë: dorë më dorë më hudhin mbi
çatia. Majë lisave. Pak para agimit më dhunojnë mes librave.
Imzot, më vrisni mes dy
shtamave me verë! Guxim, më japin për Liri, në prehërin e Cucës Boheme! Gji
kreshnikësh mes maleve me Tri Zana. Njëra, që më pri para. Dhe, Dy
të tjerat më mbajnë përkrahu. Fuqi për luftë. Përmes “Çarshisë” me dy “kashikara” raki rrushi në çantë
dhe mbi tavolinë. Përkarshi, Skënderbeut me shpatën në brez. Jo, si dikur Isë
Boletini me Ismail Qemalin, kur hyri në Londër me dy kobure. Plumbat, e të
cilit ishin patriotik: dum – dum.
Armët e mia nuk vrasin, po
ringjallin në jetë. Përpara këmbëve të Olimbisë ngrej dolli. Zogkeqin e ndjek
me Penën
me dy tyta që vjellë zjarr e flakë, mu si dikur im Atë me
pushkë. Pasmesnate, kur ndjellë kob dhe na këndon vdekje mbi Çati: Bir, kënga e
tij ndjellë kob, ndiqeni me armë dhe penë, matanë maleve të
“Çelvjollcës”!
Arma ime e vetme, është sot:
Pena në brez me dy tyta. “Rrapin” me gjithë degë e marr nën sjetull, e dal me
vargje kaçak malit! Gëlasa politike para kamerave televizive. Dudumët na hedhin
për të ardhë në pushtet me poste partiake! Pasuri. Luftë në “Bit-Pazar” mes
Shkupit historik, nuk bëhet me “bardakë” (gota) çaji rusi. E, as me këmbët
dhe trutë nateditë në legen. Vera, kur rrjedhë lumë në “Baba-Tomor”. Drini
Bardhë, Lumëbardhi e Drini Zi,
maleve me dallgë e arnojnë Atdheun. Strukes zezë të Babait pa mëngë, ia qepin mëngët. Gunës zezë për Dimër. Zogkeqi me gëlasa,
ende na këndon mbi Çati. Imzot, e pi gjakun e Isu Krishtit (Azreti Isait). Lotët
e Shën Mërisë Virgjër (Azreti Fatimes). Punemadhe. Nesër, do ta shuaj zjarrin e
Ferrit (Xhehnemit).
Vërtetë, artistët e sistemit komunist, Dje: i kanë pasur kushtet dhe meritat e tyre
profesionanale edhe materiale, që ishin
përkrahur me
mjete materaile vite e vite nga sistemi partiak komunist në arsim dhe kulturë. Sot, në sistemin Neokomunist ish jugosllav,
artisëtt shqiptar kërkojnë lëmoshë si lypësit rrugëve të qytetit nga partitë politike, partizanëve partiak në pushtet nëpër
instutucuonet kulturore në shtetin e “përbashkët”.
Publikisht, dalin në fotografi me
mekuza, syza të errta, pasoja
fizike, shëndetsore, që Sot: t’i ndihmojë sistemi Neokomunist, në pushtet. Katastrofë politike - artistike. I hurit dhe
kallirit, Sot: gjysëmanalfabet,
vendos për vlerat e tyre
artistike?! Jo, që nuk ka lexuar dhe shkruar libër në jetë,
por nuk ka as libër në shtëpi. Dje, i “vleresoi” sistemi komunist, Sot: i nëpërkëmbë sistemi
“demokratik” Neokomunist i partive politike. E pabesueshme?! Ia panë hajrin. Edhe, sistemi Neokomunist
me siguri do t’ua shohi hajrin si artistë partiak! Sot, nuk
duhet t’i duartrokitet Sistemit Neokomunist, nën nivelin e vlerave artistike të sistemit komunist.
Sot, Neokomunistët e vazhdojnë jetën e tyre politike - partiake - “artistikeke”,
lëmoshën e partive politike, duke kërkuar lëmoshë qorrsokaqeve partiake në pushtet, dhe opozitë. Publikisht, dalin në Facebook për ndihma sociale me syza të errëta. Pasoja psiqike, fizike, e
shendetsore, që t’i ndihmojë edhe sistemi Nekomunist, në pushtet. Kastrofë politike – partiake me brekë nëpër këmbë. Lufta ime
vazhdon me Penë...
GM: A ndihen disa segmente të shoqërisë shqiptare
në Maqedoninë e Veriut në një udhëkryq kulturor apo identitar, dhe në çfarë
mase ndikon feja në këtë ndjesi?
KÇ: Rastësisht, e takova në rrugë Cucën Boheme, e kishin dëbuar nga Partia. Edhe, Feja
Islame, dhe xhamia me flamuj turko-arab në minare. Shkaku, se: nuk pinte çaj
rusi, dhe nuk e vishte ferexhenë e zezë. Urdhëro, unë s’jam Uolt Uitmani i
madh. As miku im bohem, Mirko Gashi te “Tre sheshirat”, në Prishtinë. Unë jam
Kalosh Çeliku – rebel, në Shkup. Dhe, me Ty do të pi verë Dy shtama nën Rrap.
Nëse, të ka përzënë Nëna Parti: vogëlushe, Unë nuk të përzë.
Herët, në mëngjes, ende pa lindë Dielli më paraqitet përmes
telefonit djali
Asdreni: -Hë, “rrugaç” çka bënë, ta prisha gjumin?! A, i ke marrë sot hapat
(aspirinët) e mëngjesit “hallall” të Dr. Piperos, që i
reklamonte gjatë kohës
të “armikut të padukshëm” Koronavirusi, apo ato “haram” të “muslimanëve” Shkupit?! Dhashtë Zoti
Madh, nuk i ke marrë ato të “rrezikshmet” të Xhadisë në “Shtëpinë Publike”. Dhe,
a ke nevojë të të sjell ndonjë çekan me raki rrushi? Ose, një ibrik me Dy çepa
“hallall” dëllinje nga Dardhat gorrice të “çiflikut” Xha Derallës?
I përgjigjem: Nuk ka problem. “Armikut të pabesë”, i dalë si
burrat në dyluftim në fushën e mejdanit. Vetëm, se: jo ato të dardhave gorrice
të “Bit-Pazarit” Shkupit, po të atyre të Xha Derallës! Që, me sharrë në krah i
shartonte plaku nga dardha gorrice dhe turke, në Dardha shqiptare. Dihet, mos
më sill bukë pa miell, dhe çaj rusi! Probleme kam me Poezinë “erotike”. Gruan
besnike. Mrizet e Zanave të Fishtës. Rakinë e rrushit. Dhe, Dy shtamat me verë
të Mikes Di. Xhadinë, nateditë me pashterkë të kuqe, që: dasmave shqiptare i
përdredh bythët me dajre, dhe i shkund rraqet para Babashehut. Pavetëdije, se:
Babashehu ia hudhë mbi kokë këmishën e bardhë, dhe e bënë bythekrye mbi varr të
Babashehut, në Tyrbe. “Baba Tomorin” e Çajupit.
Tjetër, asgjë.
Momentalisht, pi raki rrushi “hallall”. Edhe, atë: me Dy qe
në zgjedhë, t’i lëroj arat e Babait, dhe një kalë me shalë përpara qeve, rrëzë
“?uke”. Nuk e dua “haramin”. Qafëpërqafe,
ditënatën e kaloj me gjashtë macit e mia besnike që m’i polli Xhadia në shtrat,
në dhomën e gjumit. Dhe, mi la natën pas dere. E di, mungon edhe një e shtata
Maci. Ende, nuk ia di emrin. Noshta, nesër edhe atë do të ma lindë Xhadia
pasmesnate në shtrat. Numrin, shtatë, nëntë dhe dhjetë. Nesër, me siguri të
letërsisë popullore shqiptare do ta kemi në Shtëpinë e Babait. Sipas meje si
shkrimtar “problematik”: Dhjetë plagë, dhe një Urim. Librit me poezi: ATDHEU
Burrë pa Grua (përzgjedhje, 2025), që këto ditë pritet ta shoh dritën.
Problemi është, se: Dy qeve të Babait, duhet t’u prijë para
edhe një Kalë me shalë. Arat e Babait, nuk lërohen me një ka zgjedhe plugu mes
fushe, rrëzë “çuke” të Cërvicës Kërçovës. Ose,
vetëm me dy qe, zgjedhën në qafë arave të Babait mes fushe. Patjetër, para
duhet tu pri edhe një Kalë me shalë. Përpiqem, t’i hip Kalit bardhë të Babait,
jo atij kalit që i hipi kryetari i PPD -ës, Nevzat Halili me një këmbë të thyer
në stadiumin e Tetovës. As, “Kalit Shemës” të Ali Ahmetit, që i hipi gomarit te
revista për humor dhe satirë “ZEKTHI”, që delë kur t’i teket me përkrenaren e
Skënderbeut në kokë mes varrezave të automobilave në “Bit – Pazar” të Shkupit.
Po, Kalit bardhë të Babait pullali me dy “nagëntë” në brez. Dhe, një fishek, në
gojë. Gjokut pullali, që e shalonte fushës Cërvicës dhe “Kali Shemës” pas porte me të dyja këmbët e prapme,
përkohësisht më ka hudhur bythekrye me gjithë samarë në “Përrua – Thanë”.
Padashtas, ma kujtoi ngjarjen historike të Nevzat Halilit. Këngën popullore të
asaj kohe, “Arusha e Malit” me çifteli, kur partizanët e tij partiak e hipën në
një kalë të bardhë me një këmbë të thyer në stadiumin e Tetovës, rrëzë Sharrit
Plak. Dhe, pas pak kohe në rolin e kalorësit të arratisur në stilin e Don
kishotit e shpallën të “çmendur” në skenë, se: me shpatën namëmadhe lufton
kundër Skënderbeut në një “komedi” të arnuar politike para publikut në Teatrin
e pakicave shqiptare, në “Bit – Pazar” të Shkupit.
Tashti, e shoh se: nuk më kanë dashur politikanët e partive politike, por më kanë dashur vetëm Tri Gratë e mia besnike. Nateditë, më kanë dhënë gji me Dy shtama. Jo, Zoti Madh. Edhe pse, unë si rrugaç: nuk e kam dashur as vetë Zotin e Madh. I kam dashur Gratë e mia besnike. Punë trjetër është ajo, sesa: ai më ka dashur Mua si Poet?! Nuk e kam fjalën për shtetin e “përbashkët” jugosllav. Qoftë, ai “maqedonas”, apo shqiptar. Nuk i kam dashur si shkrimtar, as Dje, dhe as Sot. Kutadi, ndoshta: nuk do t’i dua as edhe Nesër. Ai më ka dashur mua si Poet. Por, unë: nuk e kam dashur si shtet i “përbashkët i vëllazërim – bashkimit”. Punemadhe. Edhe ai, edhe unë: dihet, sesa duhemi me shekuj para kamerave televizive dhe syve të ndërkombëtarve sa për sy e faqe. Sot për sot, duhemi si një burrë dhe grua në një “Shtëpi Publike”. Shtrat gjumi me ëndrra fantastike për Ditën e Nesërme. Feleminderit Zotit, që: nuk më ka dhënë vajzë si baba në familje, se: nesër, kur të ma këthente prapa burri botës shqiptar (dhëndërri) në shtëpi vajzën me gjithë fëmijë, do ta kisha vrarë aty për aty me nëntë plumba në ballë, dhe vetë do të shkoja në burg. Asdreni, me zë qeshet matanë telefonit. – E, kush do të të nxjerrë nga “Përroni i Thanës” me dëllinja dundushore kokë më kokë? Burgu Natyror, te “çifliku” i Xha Derallës, mes mrizeve të Dardhave gorrice?! “Jasakëve të Tikeve”?! Përgjigjem: - “Përroni i Xhetit”. Ose, “Lugu i Ymerit” me raki dëllinje? – Mos i harro në shtëpi edhe ato Dy shtamat e Lydi Di me verë, më porositë djali, Asdreni! – Kurrësesi, pa ato Dy shtama me verë nuk hyj Sot në luftë për “Liri”. – Duartrokitje, qeshë me zë Asdreni. Tashti, qeshem edhe Unë Poeti: - merita ka Xhadia me pashterkë të kuqe. Edhe, e meriton një shpërblim shkopin me flokë…
GM: Si e vlerësoni
nivelin e mundësive të barabarta për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, nga një
këndvështrim i përgjithshëm shoqëror dhe institucional?
KÇ: Ky
Shtet dhe Qytet i “përbashkët”, është i çmendur, Mike oj! Të martuan me
poezinë?! E, më ndjekin mua si qentë. Nga mëngjesi, në mëngjes. Ky Shtet dhe Qytet
i “përbashkët”, do të di çdo gjë, nën cilën Urë kam bërë natë?! Me cilën Mike,
pres e përcjell trena, për Ty: me cilin çmendesh në shtrat. Po, kurrë s’do të
dinë ç’kam në gji. E, mbi cilin varr sonte bëra dashuri...
Populli shqiptar, që dikur
në kohën e komunizmit, mezi e priste t’i vijë një
libër shqip dorë më dorë i kontrolluar nga Beogradi. Ose, maleve me gomar nga
Shqipëria. Sot, nuk ka nevojë më për libra. Barkun e ka plotë me libra, e pa
ushqim. Në atë kohë edhe shkrimtarët i numronte në gishta. Vështirë botoheshin librat. Edhe, atë pa kaluar nëpër duart e
cenzurëkuqve të Partisë Komuniste, nuk mund ta shihte libri dritën. Ditën e
Sotshme, nuk kemi cenzurë komuniste, por kemi partiake me pak vlera të arrira
artistike. Kujt t’i teket pa kritere letrare boton libra.
Niko Nikolla, satirist i
mirënjohur shqiptar para disa viteve (1997) gjatë Akademisë
përkujtimore të Mehmedali Hoxhës në Strugë, që e organizonte Shoqata e Shkrimtareve të
Maqedonisë, pati të drejtë kur tha: nuk ka popull
shqiptar, por ka popull shkrimtar. E, sot me kaq shumë parti politike
shqiptare, secila pjellë si buçat pas ndonjë kontejnieri shkrimtarë partiak?!
Sot, hapeni internetin,
Facebook, dhe shihni sa shkrimtarë i ka ky popull: shkrimtarë kuqezi me
shqiponja të partive politike, shkrimtarë - analistë
melezë me sheshira (republika), shkrimtarë rrufjanë, shkrimtarë rriqëra që
turren pas personaliteteve historike, shkrimtarë dudumë të policisë letrare, që ua
fërkojnë herdhet prijësve të partive politike, shkrimtarë trusakatë me herdhet
nëpër këmbë. Shkrimtarë oborri me dosje “patriotike” - policore, që gjithë
jetën i janë ngatërruar popullit shqiptar nëpër këmbë.
E vrasin dhe e presin
“armikun” historik nëpër libra. Gjakun e derdhin deri në gju për gjuhë shqipe,
shkolla e flamur kombëtar… Copë-copë e bëjnë armikun… “Shkaun” e rrokin për
fyti… Lapsin e nxjerrin nga hatullat… E bëjnë “Shqypni të madhe” me poezi
patetike.
Libri shqip me vite si
zakonisht, edhe sot burgoset dhe dergjet podrumeve të institucioneve të partive
politike në pushtet dhe opozitë. Vështirë edhe sot i kalon kufinjt politik.
Lirshëm e kalon kufirin libri provokativ-politik “Kosova dhe Metohija”, por jo
edhe libri shqip artistik. I cili flen gjumë të rëndë Panaireve të librit në
Tiranë dhe Prishtinë. Përmëkeq, në Panirin e Librit në Shkup, nuk flet edhe
shqip. Përshkak, se: Gjuha Shqipe, ende nuk është zyrtare. Strehohet, qoshkeve
me pak shtëpi botuese dhe libra me slloganin: “Ushqim për Shpirtin”?! Kohë, kur
populli e ka barkun e zbrazët. E, Panairin e Librit në Shkup plotë me politikë
partiake.
Libra kemi me thasë arnë
përmbi arnë, por nuk kemi lexuesë. Librit, Sot: i bënë konkurencë dhe e ka
zëvendsuar Interneti: Facebook, Instagram dhe Partitë Politike në pushtet për
pasuri personale dhe familjare, që e kanë rrokur me të dyja duart për fyti.
Shqiptarët edhe në Panairin
e Librit në Shkup 2025, janë “pakicë kombëtare” edhe me më pak se 20 përqindje.
Shumica e shtëpive botuese në gjuhën shqipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia
e Veriut, e kanë braktisur Panairin e Librit në Shkup. Poashtu, edhe lexuesit
shqiptarë.
Panairi
i Librit 2025 ka pak vizitorë, pak stenda të Shtëpive Botuese Shqiptare. Librat
në gjuhën shqipe në Panairin e Librit në Shkup, këtë edicion ishin edhe më të
reduktuar, gjithësejt gjashtë stenda ku
pranë njëri - tjetrit gjendeshin shtëpitë botuese: “Albas”, “Nobel”, “Fan Noli”
(Shqipëri), “Logos-A”, “Furkan” (Maqedoni e Veriut), “Dituria Islame” (Kosovë).
“Nuk ka ndonjë
ndryshim të madh kulturor. Ashtu si
çdo vit”, thonë: shtëpia botuese “Fan Noli”, që është edhe stenda e vetme nga
Shqipëria. Nga Kosova shtëpia e vetme botuese me 70 tituj është “Dituria
Islame”. Ky është viti i dytë i pjesëmarrjes dhe janë të kënaqur?! “Kemi patur
vizitorë, të interesuar për atë që ofrojmë ne, literaturë fetare, shkencore”,
thonë nga “Dituria Islame”. E kënaqur është edhe Shtëpia Botuese “Logos -A”. Nga shtëpia botuese
“Furkan”, të pakënaqur i fajësojnë organizatorët, që çdo vit iu rezervojnë
cepat e sallës së Panairit. “Ka patur vërtet pak vizitorë. Por faji është tek
mungesa e informimit, tek organizatorët që na bëjnë diskriminim teknik të
qëllimtë çdo vit. Duket se nuk na duan këtu”, thonë nga “Furkan”.
Edhe vizitorët kët vit ndahen të pakënaqur. Ankohen për çmimet, por edhe për mungesë aktivitetesh kulturore,
apo promovime titujsh të rinj të librave
e autorësh, që prej disa vitesh mungojnë për publikun shqiptar. “Çmimet janë të
larta. Nuk ka ndonjë ulje, apo oferta tërheqëse për lexuesin”, thotë një
student. Me sloganin “Ushqim për Shpirtin”, në edicionin e 37-të të PNL morën
pjesë 65 shtëpi botuese. Për dallim nga këndi i stendave të botuesve shqiptarë,
pjesa tjetër gjatë gjithë ditëve ka qenë e mbushur me vizitorë dhe organizime
të ndryshme, mes të cilave 110 promovime dhe takime me autorë. Me oferta dhe
ulje çmimesh të afishuara dukshëm thuajse në çdo stendë, kënde prezantimesh dhe
edukative për fëmijë. Ky edicion u hap nga presidentja Gordana Siljanovska dhe
ministri i kulturës Zoran Ljuktov me theksin tek 80
vjetori i kodifikimit të gjuhës maqedonase. Ministria e Kulturës Serbisë zuri
një vend të posaçëm me disa promovime librash dhe titujsh, ku nuk mungonin ato
provokativë si “Kosova dhe Metohija”.
Në
ditët e fundit të panairit
botuesit shqiptarë ndahen thuajse të
zhgënjyer nga frekuentimi i dobët, edhe pse siç pohojnë një pjesë prej tyre nuk
kanë pasur as mikpritje kulturore - artistike nga organizatorët. Dhe, një popull shkrimtar pa lexues,
nuk ka nevojë për libra…
GM: Në çfarë mase mendoni se media shqiptare ka
ndikim dhe prani në Maqedoninë e Veriut?
KÇ: Poetesha
s’ka cigare. Ia piu Rrospia Mashkull. Ministri me ambasadorin, ulen të hanë drekën. Që,
ua paguan spiuni. Përshëndeti, më thotë Piktori (Cun Geli)! Sytë s’ti heqin nga
malli!
Kush ua shalon Nënën Parti: Palaçove
në mizanskenë, vetëm në një shfaqje. Unë jam gjithmonë në Teatër. Publikisht, u
shpall dashuri. Spiuni Kurvë lëpi buzët. Kukulla Femër ua mban gunat. O Imzot,
do t’i vjell edhe zorrët!
Nuk e kam thënë unë,
Kalosh Çeliku.
E ka thënë vetë Populli Shqiptar moti kohë në luftë me mik, e për armik: “Muti
nuk lahet me shurrë”! Dhe, nuk e kam të qartë edhe
sotekësajdite: Pse, shqiptarët mutin, përpiqen ta lajnë me shurrë edhe Ditën e Sotshme?! Unë,
vetëm e përsërita thënjen e tyre historike antologjike në shkrimet e mia
publicistike, dhe libra thënjen e popullit Shqiptar: “Muti, nuk lahet me
shurrë”. Thënje artistike popullore, të cilën moti e ka thënë edhe Faik
Konica publikisht – artistikisht pak më ndryshe: armiku i shqiptarëve, janë
vetë shqiptarët. Unë Sot, them: armiku më i madh i shqiptarëve janë politikanët
trusakatë. Nuk janë shkrimtarët armiqë të Shtetit
Shqiptar, popullit dhe shoqërisë, por politikanët e
dalldisur dhe arratisur. Siç, do të thoshte edhe vetë Fan. S. Noli, po të ishte
gjallë në Ditën e Sotshme. I kemi me vite dhe shekuj partitë politike në pushtet dhe opozitë.
Hipë njëra, zbritë tjetra gomarit të Nastradin Hoxhës. Ose, siç thotë
populli shqiptar: hipë se të vrava, zbritë se të vrava!
Sot, popullit shqiptar, nuk i duhen edhe partitë fetare me kisha e xhamia jugosllave e kryqa edhe
maleve, dhe me “Din e Iman” me gjysmëhënën drapër minareve të xhamive shqiptare.
Luftë bëjnë për pushtet dhe pasuri me këngë dhe valle para fushatave
parazgjedhore. Qofshin ato lokale, ose parlamentare. O burra e gra shqiptare,
ndërtoni kopshte për fëmijët, që ende i keni rrugëve të rrezikshme nga makinat
pa hapësira për lodrat e tyre të përditshme. Shkolla, dhe institucione arsimore
dhe kulturore! Themelet e një shteti, populli dhe shoqërie përparimtare. Krah
për krahu të eci me botën. Edhe, pse kësaj radhe në Kosovë fituan burrat, në
Shqipëri fituan gratë.
Popull i dalldisur dhe arratisur pas partive politike.
Xhamive fetare me dy e katër
minare.
Pasurisë personale, familjare, klanore dhe partiake, i cili nuk ka jetë të
gjatë. Dje, bënte luftë për arsim, kulturë dhe Shtet Shqiptar. Sot, fatkeqësisht
luftë bën për pushtet, poste partiake dhe pasuri. Politikë “madhore” partiake,
pa arsim dhe kulturë nën nivelin e sistemit komunist. Ende, pa tekste
shkollore, libra dhe lektura shkollore. Jeton, sot për nesër me propagandë
politike partiake parazgjedhore për pushtet dhe “fitore”, hajdutëri në kurriz
të popullit shqiptar. Premtime, këngë dhe valle si arusha e romit me dajre për
poste partiake, kur vinte në Katund për tregti personale. E, ne si fëmijë e
duartrokisnim vallen e saj “artistike” në mes të lëmës Babait.
Popull, i braktisur
me vite rrugëve qorre nëpër botë pa krye në varfëri, me shtet protektorat e pa
qeveri. Shembull konkret edhe para kamerave televizive, Republika e Kosovës. Ende pa qeveri dhe shtet shqiptar:
Institucione arsimore e kulturore. Mos e them me politikë parashikuese për
Ditën e Nesërme. Shtet Shqiptar me dy shtete. Edhe, pa një shtet të tretë
shqiptar në rrugë?! Kohë, kur shqiptarët, sipas kësaj politike “madhore” të
“vëllezërve” jugosllavë, Nesër: mund, të shpallin
edhe një Shtet të tretë Shqiptar.
Nuk e kam dashur sistemin komunist: as shokun Tito. As,
Enver Hoxhën. Nuk kam shkruar as një varg për prijësit e partive komuniste.
Edhe, pse: gjatë studimeve në Prishtinë, çdo shtëpi
e mbante mureve në dhomë fotografinë e Enver Hoxhës. Sot, nuk e dua as
sistemin Neokomunist të Partive politike shqiptare. Fushatat e tyre të
dalldisura dhe propagandura parazgjedhore për pushtet dhe pasuri me këngë dhe
valle, muzikë të çmendur me të rinjtë e manipuluar për vota, si YU muzikë e
imituar legjendare dhe botërore. Larg muzikës popullore dhe argëtuese shqiptare
të sistemit komunist. Që, dikur në sistemin komunist jugosllav, ne e dëgjonim
tinëz mes mureve të shtëpisë. Muzikë revolucionare legjendare shqiptare dhe
botërore, për të cilën shkonim edhe me disa vite burg si armiqë të shtetit
“përbashkët” komunist jugosllav. Ditën e Nesërme Shqiptare, duke e lënë në
baltë pa arsim dhe kulturë. Themelet, e një shteti, populli antik - Shtetit
Shqiptar. Shtet, i cili, është ende larg me kilometra nga Dita e Nesërme, falë
këtyre politikanëve të dalldisur dhe arratisur nga Shteti Shqiptar i Ismail
Qemalit. I cili gjatë pushtimit me shekuj
serbo-turk, dhe sistemin komunist jogosllav mezi ka pasur arsim dhe
kulturë nën kthetrat e partisë komuniste. Sot, ka mbetur në mëshirën e partive
politike shqiptare?! Thënjen e Faik Konicës, se: armiku i shqiptarëve, janë
vetë shqiptarët.
Paraardhësit tanë Lirinë: Shtetin, arsimin dhe kulturën e
fitonin me pushkë dhe penë. Jo, me politikë “madhore” antishqiptare. Unë, sot e
them publikisht: armiku më i madh i shqiptarëve janë politikanët e partive
politike shqiptare në pushtet dhe opozitë të lindura si këpurdhat pas shiut. E
them këtë, se: sistemi Neokomunist është nën nivelin e sistemit komunist.
Populli shqiptar, mendoj, se: është mbi nivelin e këtyre politikanëve.
Hajdutëve të partive politike shqiptare. Edhe, vetë duhet ta marrë në duar zgjidhjen
e Çështjes Shqiptare. Nuk duhet ta lë në duart e partive politike. Politikanëve
të dalldisur dhe arratisur në Qeveri me poste partiake dhe pasuri. I ka disa
rrugë si popull historik: e ka provuar ato të fushave dhe maleve. Sot, është koha t’i provojnë edhe ato të
dhiareve politike mes lisave kokë më kokë.
Politikanët dhe partitë politike shqiptare, edhe Sot: kërkojnë dhenë të nënkryeme pa Çoban në vathë?! Mëshirën e Ujkut delengrënës, një dele t’ia japin “bakshish” në qafë. Dhentë tjera, vetë i shkojnë përmbrapa me të katra për ta therë kopenë e deleve përrenjëve mes maleve. Nuk e kanë fajin, delet tjera që i shkojanë përmbrapa Ujkut, por Bariu që i ka lënë në mëshirën e ujqërve t’i therë mes dëllinjave. Politikë “madhore” Neokomuniste jugosllave: “Mutin ta lajnë me shurrë”?!...
GM: Si e vlerësoni pjesëmarrjen e shqiptarëve në
jetën politike të Maqedonisë së Veriut?
KÇ: Ehu, miqtë
e mi me një këmbë në varr! Trumbetoni se, jam kundër të gjithëve! Në Unionin e viçave të palëpi me
një torbë taxhi përqafe në Livadh. Një krah kashtë në grazhd. Ma keni paraparë
diagnozën: Se, së shpejti do të çmendem.
Hi-hii-hiii... Viçat e mi – politikanë.
Që, s’ngopeni me barin mbi varr...
S’ka pra m’i lehtë zanat se politika, o vëllezër
shqiptarë… zanati më i lehtë është të bënesh ministër…
Andon Zako Çajupi
Fatkeqsisht, Unë edhe si
autor i disa shkrimeve publicistike dhe librave, i dehur me raki rrushi “hallall“
Ballkanik, dhe Çaj rusi turko
- arab “haram”, nuk shoh rrezik, dinakri turko - arabe për Ditën e Nesërme
Shqiptare, në Evropë.
Fatkeqesisht, populli Shqiptar ende merret me
limunada, bozë dhe tollumba tregtare me “sheqer” e pa brumë të partive politike
shqiptare te “Pazari i Grave”. Dalldisjet e tyre folklorike shqiptare me këngë “tallava”,
valle dhe pizi patetike. Ende, përpiqen të bëjnë “politikë madhore” para
kamerave televizive.
Përderisa
ky popull do të merret me limunada, bozë dhe tollumba me sheqer, e pa brumë,
nuk ka Ditë të Nesërme! Edhe pse, në sistemin komunist me tollumba e pushtuam
Jugosllavinë. Sot, me tollumba politike, përpiqemi ta pushtojmë Shqipërinë, Republikën e Kosovës dhe Maqedoninë e
Veriut.
Po.
Peshkatarët e zënë peshkun në
lum, liqe, ose det vetëm me një krimb. Mos them, edhe në oqean peshkaqenin.
Përçudi,
mu si sot politikanët e partive politike,
duke i zënë të
rinjtë me poste partiake. Edhe, atë:
vetëm sa janë gjallë
në
pushtet për katër vite. Pastaj, i hudhin
rrugëve si mbeturina pa vende pune, vetëm
për
një përdorim.
Rrezik për një shtet, popull dhe shoqëri, që
ka parashkime për Ditën e Nesërme?!...
GM: Çfarë ndryshimesh dëshironi të shihni në shoqërinë
dhe shtetin e Maqedonisë së Veriut për të përmirësuar jetën e shqiptarëve?
KÇ: Mikja ime
besnike Di, hyri në dhomë: Çka je dalldisur mbi dorëshkrime? A, e di se, politikanët nuk lexojnë libra? Shkrimtarët gjithmonë
qenë të marrë. Njerëz të çmendur, që s’u ka ecur tregtia. Dashuritë, i kanë
harruar në bibliotekë. E kanë ngatërruar Ditën me Natën. Kur të tjerët flejnë,
ata rrinë mbi vepra. E përcjellin Hënën, e presin Diellin.
Qesha, me Miken time besnike
Di. Që, s’e di se aq më bën për trusakatët: Oborrtarët. Dhe, Unionin e viçave. Unë,
dua të më lexojnë pasmesnate, Voglushet që i ka përzënë Nëna Parti.
E pabesueshme?! Politikanët e Djeshëm të sistemit
komunist jugosllav, dhe këto të Sotshmit gjoja me taban shqiptar, gati gjithë
jetën turren me të katra pas posteve partiake. Dhe, vendeve të punës. Parave.
Mos e them, edhe atyre të partive politike “maqedonase” sa për sy e faqe.
Përderisa, “vëllezërit” e tyre të Njerkës me vite nateditë merren me politikë
antishqiptare, në emër të “vëllazërim – bashkimit”, ende edhe
sotekësajdite ish jugosllave. Dhe, përpiqen të ndërtojnë një shtet të ri
nacional, në Ballkan.
Vite me radhë, “vëllezërit” e Njerkës nga dritarja në
rrugë, ua hudhin nga një krimb në grep partive politike shqiptare, e ato si
peshqit përpëliten bythekrye në grepin e peshkatarit, në breg. Zallin e Liqenit
të Ohërit. Mos, e them me “Marrëveshjen e Ohërit” për t’u shtruar në sofrën e
Njerkës për darkë pa Shtëpiakun e “Shtëpisë Publike”. Shkak, që Ditën e Nesërme
përfundojnë në fëltere (tigan), te “Pazari i Grave”. E shkërdhejnë njëra –
tjetrën para kamerave televizive vetëm për pushtet, poste partiake dhe pasuri.
Fatkeqësisht, janë masha të përkohshme shqiptare të
ndryshkura politike, vetëm për një përdorim partiak në Ditën e Sotshme. Hë për
hë, pavetëdije t’i heqin thëngjinjtë e shuar nga Oxhaku. E, jo nga dromaxhaku
me kokë gjarpëri ato të ndezura zjarr e flakë.
Nateditë, i ndërrojnë burrat dhe gratë, në “Shtëpinë Publike”. Shtretërit e martesës. Muajt e “fitoreve” të mjaltit martesor si parti politike. Symëshelë, shkërdhehen me çdo kend që e takojnë në rrugë. Herë me një parti politike në pushtet shkojnë në shtrat, e herë me një tjetër në opozitë pasmenate, në hotel. Vetëm për një post partiak. Rrogë “yzmeçari” (shërbetori). Pasuri personale, familjare, klanore dhe partiake. Gjithë jetën mbetën “yzmeçarë” (shërbetorë): ministra, Z/v. ministra, deputetë, drejtorë, z/v drejtorë… në shtetin e “përbashkët” Neokomunist. E kurrë, Burra pushteti për Ditën e Nesërme Shqiptare. Korrupsionin, e kanë zëvendsuar me prostitucion politik...
GM: Si e shihni marrëdhënien midis shqiptarëve në
Shqipëri dhe atyre në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo Serbi?
KÇ: Gjatë sistemit komunist kishim spiunë, edhe “patriotë”. Sot, kemi vetëm
“patriotë”. Dhe, nuk kemi spiunë. E, mua si shkrimtar shqiptar, më
ka marr malli për spiunë, dhe jo për “patriotë”! Shkaku, se sot: kemi vetëm “patriotë”, dhe nuk kemi spiunë?! Jo, se nuk i kemi me
thasë arnë përmbi arnë, por spiunët
e djeshëm në “demokraci”, u bënë të gjithë “patriotë”, dhe u strukën te partitë politike, duke rrëmbyer poste partiake dhe
pasuri marramendëse personale, familjare dhe partiake. E, unë i kisha në sistemin komunist
jugosllav me emëra dhe mbiemra në Prishtinë dhe Shkup. Përmëkeq, edhe me nëjzetë nënshkrime denoncim në polici, të gjithë shqiptarë. E pabesueshme asaj kohe, në
prag të demokracisë
(1992), se unë: jam i dërguar nga Kosova Çështjen Shqiptare ta zgjidhë me luftë?! Kulminacioni i
spiunimit, edhe se: Unë, jam ai Kryesori.
Qesha, dhe iu përgjigja inspektorit
policor që më
mori në “bisedë
informative”. Unë, dua të jem ai Kryesori, por fakteqësisht nuk jam Sotpërsot. E, sa i përket Ditës
Nesërme, nuk e di si shkrimtar shqiptar. “Trumbetat e
Tellallit” (1992), është libër me humor dhe satira, nuk ka asgjë kundër shoqërisë
dhe shtetit të “përbashkët” me përjashtim të partive politike, duke i fshikulluar përmes humorit dhe satirës dobësitë e tyre partiake.
E dimë, mu përgjigjë inspektori. Thikë me dy teha. Ne, dimë edhe më shumë se ti si shkrimtar. E,
di ku e ke te regjistruar djalin e vogël, në
cilën Shkollë? Jo, iu përgjigja. Nuk e di, ku e ka
regjistruar sot gruaja. E sheh pra, se ne: i dimë edhe miqtë dhe armiqtë e tu
pas shpine. Po, e di, iu përgjigja. Partitë politike, bashkëpunojnë me ne si polici e
shtetit. Ne, i kemi njerëzit tanë edhe nëpër ato parti politike. Edhe, këtë e di. Vetëmse, mua mos më thirrni më për kësi budallakish në “biseda informative”
me njëzetë nënshkrime shqiptarë!
E, populli thotë: ujku qimen e
ndërron, por jo edhe hujin. Prandaj, edhe sot kemi spiunë me thasë, por të veshur me lëkurën e dhelprës dinake, duke i përdredhur bythët pas pulave qafërjepura. E kanë ndërruar qimen, por jo
edhe hujin. Ende, e hanë qëngjin te lumi, gjoja se ai: ia tyrbullon ujin?! Edhe pse,
që qëngji pi ujë nën Urë, e Ujku mbi rrjedhën e Lumit?! Dhe, na i hanë Delet me shekuj, si mishngrënës historik brez pas brezi.
E, qëngji
kur i përgjigjet, se: unë, nuk ta turbulloj ujin nën
Urë, por ti ma turbullon ujin mbi rrjedhën e Lumit malor.
Ujku i përgjigjet: ti jo, por babai yt vitin e
kaluar ma ka turbulluar ujin te lumi. Dhe, e hanë
qëngjin e butë lara-lara te Lumi.
Përçudi, e mbajtën fjalën deri me sot, nuk më thirri askush në “bisedë infomative”. Ditën e Sotshme përpiqeni t’i lani me pizi.
Vlerësime trusakate si “kritikë” dhe “studjues” letrar në prehërin e partive
politike në pushtet e opozitë. E kënaqët arsimin dhe kulturën
shqiptare si profesorë universitar. Tashti, i keni përveshur mëngët në një
manifestim kulturor në Prishtinë, të merreni edhe me vlerësimin e “Letërsisë
Shqipe në Maqedoninë e Veriut”?! Kokë më kokë si
Don Kishotë e Sanço Panço shqiptar. Nëse, i kemi dy Shtete
Shqiptar: Kosovën dhe Shqipërinë. Shtetin e tretë Maqedoninë e Veriut në prag,
nuk do të thotë se i kemi tri letërsi shqiptare, por vetëm një Letërsi Shqipe.
Pavetëdije, se Letërsia Shqipe është një Letërsi, që krijohet në Shqipëri,
Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Diasporë. Nuk ka Letërsi Shqipe të
Shqipërisë, Kosovës, as të Maqedonisë
Veriut. Letërsi Shqipe, që me shekuj nuk arriti dot ta ndajë me kufinj politik
sistemi komunist. E shi Sot, në “demokraci” Neokomunizëm, arrijnë ta copëtojnë
disa kalorës të arratisur me alamet tituj shkencor të Policisë Letrare për
Dylqinenë e “Bit – Pazarit” të Shkupit për pushtet argati, poste partiake dhe
pasuri personale, familjare, dhe partiake?!
Sot, i kemi edhe Dy “baba” të kombit shqiptar. Vetëm, na mungon Nana Shqiptare e Kombit me vite, brez pas brezi me shekuj për Liri, dhe Shtet Etnik Shqiptar. Shkaku, se: Partitë politike shqiptare, i kemi ende me brekët e grisura nëpër këmbë. Fatkeqësisht, me dy “baba” e pa Nënën Shqiptare për Ditën e Nesërme...
GM: A mendoni se ka ndonjë gjë konkrete që mund të
bëjnë dy shtetet shqiptare për të përmirësuar jetën e shqiptarëve që jetojnë në
MV?
KÇ: “KULTUROFAGËT, krimba
të verdhë me kokë të zezë, që rriten në plagët e infektuara të Shqipërisë në
lëngim, këpushë, që mund t’i coptosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë
e thëthijnë… që t’i çqitësh këta nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e
kokën po edhe këmbët e trupin…“
FAN NOLI
Në histori pak veta mund të kenë
dëgjuar për Haxhi Qamilin, por historikisht të gjithë janë përballuar me
qëllimin e tij famkeq. Edhepse, ai jetoi para një
shekulli, ideja e tij nuk ka vdekur edhe Sotekësajdite. Përpjekjes të asaj kohe
nën robëri të Turqisë për krijimin e një Shqipërie demokratike, Haxhi Qamili,
në vitin 1914 iu kundërvua me idenë e dominimit të figurës së “BABËS” – si
alternativë politike në kurriz të demokracisë.
Slogani i popullarizuar “DUAM
BABËN”, ishte reaksion kundër mundësisë për shoqëri demokratike. Thirrje fatale
e para një shekulli vazhdon të jehojë ende – tani në Republikën e Kosovës. Një
shekull pas, kërkesa për “BABËN” si alternativë politike tek populli shqiptar,
fatkeqësisht manifestohet edhe sot në fushata parazgjedhore lokale dhe
parlamentare të partive politike shqiptare, duke u përjetuar zëshëm me
brohoritje dhe duartrokitje frenetike. “Nevoja e domosdoshme për “BABËN”, apo
kërkesa shpëtimtare e “BABËS”?!” Kulti i individit i mishëruar me Kultin e
babës. “Kulti Babë” na prezantohet sot si zgjidhja e të gjitha problemeve
politike.
Roli biologjik i babës konvertohet
në aksion politik hegjemonik. Kështu idetë dhe alternativat zhvlerësohen, sepse
“Baba i dinë të gjitha”. Ndarja e pushteteve suprimohet sepse “Baba është i
zoti t’i bëj të gjitha”. Demokracia si liri veprimi dhe shprehje vdes duke u
krijuar vetëm një autoritet suprem nga ku lindin të gjithë të vërtetat dhe
“fitoret madhore” politike. Çlirimi i një populli
ndodhë, kur e “vrasin” babën politik, duke refuzuar platformën e tij pa pasur
nevojë më vonë për abort ideologjik.
Ndërhyrja partiake - artistike e
angazhuar politikisht me sloganin “DUAM BABËN”, duke e
riaktualizuar si thirrje kundërshtuese dhe kritike e artit të bërit politikë.
Populli shqiptar, e ka një thënje antologjike: “Prej dy babave, mbeti pa
kësulë”. Popull Shqiptar, i dalldisur dhe arratisur plotë parti politike me
brekët ende nëpër këmbë! Politikanë, që e lodhën
popullin me Manifestime Kulturore – Politike, parulla teknefese dhe fushata
partiake në prag të zgjedhjeve parlamenatre në Republikën e Kosovës: Tre
shqiptar me dy “Baba të Kombit” e dhjetëra parti politike shqiptare?!
Shtet i pavarur, që ende nuk i janë
tharë plagët e luftës. E, kulturofagët Ditën e Sotshme përpiqen t’ia lajnë
plagët me poezi. Vlerësime trusakate si “kritikë” dhe “studjues” letrar në
prehërin e partive politike në pushtet. E kënaqën arsimin dhe kulturën
shqiptare si profesorë universitar. Tashti, i kanë përveshur mëngët në një
manifestim kulturor në Prishtinë, të merren edhe me vlerësimin e “Letërsisë
Shqipe në Maqedoninë e Veriut”?! Kokë më kokë, pa parashikime për Ditën e Nesërme si
Don Kishotë e Sanço Panço shqiptar.
Nëse, i kemi dy Shtete Shqiptar: Kosovën dhe
Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut në prag si Shtet i tretë
Shqiptar, nuk do të thotë, se: i kemi tri Letërsi Shqipe, por vetëm një Letërsi
Shqipe. Pavetëdije, se: Letërsia Shqipe është një Letërsi, që krijohet në
Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Diasporë. Nuk ka Letërsi
Shqipe të Shqiperisë, Kosovës, as të Maqedonisë Veriut. Letërsi Shqipe, që me
shekuj nuk arriti dot ta ndajë me kufinj politik sistemi komunist. E shi Sot,
në “demokraci” Neokomunizëm, arrijnë ta copëtojnë disa kalorës të arratisur me
alamet tituj shkencor të Policisë Letrare për Dylqinenë e “Bit - Pazarit” të
Shkupit.
Edhe, atë: gjatë fushatave parazgjedhore për pushtet
dhe pasuri marramendëse me premtime dashakeqe ish komuniste jugosllave.
“Baballarë të kombit” shqiptar. Gazdallarë, e argatë politik, vetëm për një
përdorim në pushtet të partive politike, dhe në emër të Shtetit Shqiptar, qafë
për qafe me Njerkat historike në shtetin e “përbashkët”. E, pa Nanë Shqiptare.
Përmëkeq, sa herë, që keni fushata parazgjedhore
partiake lokale, dhe parlamentare për pushtet dhe pasuri, para kamerave
televizive me gjysëm Shqipëri, turreni me të katërta pas pushtetit, posteve
partiake dhe pasurisë. Jo, se ju si politikanë të dalldisur dhe arratisur, e
doni aq shumë popullin shqiptar, Republikën e Kosovës, Maqedoninë e Veriut, dhe
Shqipërinë. Por, e doni marrëzisht pushtetin, postet partiake, pasurinë dhe
Njerkën me pashterkë të kuqe.
A, nuk e ka mjaftë më, o ”burra” mejdani, aktivistë të
partive politike para fushatave parazgjedhore, dhe lokale për pushtet,
këmbekrye në Legen? Ende, i luteni “Allahut” (Zotit) me sy nga qielli për
pushtet argati, poste partiake dhe pasuri personale, familjare, dhe partiake?!
Sot, i kemi dy “Baba të kombit shqiptar”. Vetëm, na mungon Nana Shqiptare e Kombit me vite, brez pas brezi e shekuj për Liri, dhe Shtet Shqiptar. Shkaku, se: Partitë politike shqiptare, i kemi me brekët nëpër këmbë...
GM: Gjatë përvojës suaj jetësore apo profesionale,
cilët individë do t’i cilësonit si më të veçantët
që keni takuar?
KÇ: Bashkepuntoren
dhe miken besnike të librave mi për fëmijë, zonjën Fatmira Çeliku. Trupërojen
time Dr. Maçorr “Tigëri”. Dhe, mikun tim shkrimtar,
Fadil Bekteshi. Miku im, të vdiqën të Ri para
kohe, se linde Poet. Të çmendën me Dashuri. Pse e ngrite nga varret Doruntinën.
E shkrove „Filxhanin e dashurisë“ (poezi erotike) për ta shpënë në vend
amanetin e Vëllait të Vogël në LUMELOT.
Miku im, dudumët të vdiqën të
Ri. Rrospitë Meshkuj në “Shtëpinë Publike”. Që, shkërdhehen si qentë te “Pazari
Grave” për një karrierë të sëmurë politike. E, i shkruajnë Qeverisë letra
dashurie. Poezi, në rolin e “Patriotit” melez: Në kurriz të viktimave të
“Idrizovës”. E dëshmorëve të Atdheut në Drenicë.
O Imzot, seç më pështyhet, më villet.
Kur i shoh si e tërheqin veten zvarrë në gjirin e partive politike: Rrospitë Meshkuj. Ehu,
Rrospitë. Që, gjithë jetën ta hëngrën shpirtin. He, hëngëshin veten. AMEN!...
Nuk besoj në dalldisjen dhe
arratisjen e një populli. As, edhe në Zot. Qoftë, ai i muslimanëve, Muhamedit
a. s. Apo, i të krishterëve, Isu Krishtit (Azreti Isait). Po, i besoj Natyrës.
Edhe, atë: pas ikjes nga kjo botë e Dr. Maçorr “Tigëri”.
Në jetë kam parë shumë ikje
të pjestarëve familjes: Babait, Nanës, e Vëllait Madh. Dhe, miqëve të mi poetë: Qerim Arifi, Vehbi Kikaj, Mehmedali
Hoxha, Mirko Gashi, Pano Taçi, Gani Xhafolli, Musa
Ramadani, Teki Dërvishi, Sami Velçani, Skënder Rusi... Edhe, disa maceve mia,
që bënin Luftë me Zonjën Vdekje për Jetë. Dhe,
Liri. Vetëmse, jo Luftën heroike për jetë si Dr. Maçorr “Tigëri”. Mikut, që flente me mua në një
shtrat, edhe si trupëroje e imja Natë - Ditë me një sy hapur, edhe përtej
Vdekjes. Përderisa, politikanët e partiave politike i kishin trupëroje njerëzit
partiak, Unë e kisha Dr. Maçorr
“Tigërin. Familjen e kafshëve shtëpiake. Krah për krahu me nipin e tij Tomi
Juniorin, dhe dy Cucat azgane të Xhadisë, Roja ime besnike e Shtëpisë.
Nuk e di, kush e përcolli në
atë jetë: Njerëzit e pabesë (helmimi), Zoti, apo Natyra?! Shkak, që me dy
fëmijët e mi gjithë kohën, dy-tri ditë u morëm nëpër veterinaritë e kafshëve
për shërimin e tij, Jetë. E padobishme, nuk ia arritëm ta shpëtojmë të
mbijetojë. Tri Ditë e tri Netë, në shtrat ka bërë Luftë me Zonjën Vdekje.
Pasmesnate, më zgjoi me një
mjaullimë për ndihmë! E ndeza dritën, dhe iu afrova te koka duke ia përkëdhelur
ballin. Përsëri, mjaulloi për ndihmë, dhe me shikoi me një sy hapur, sikur
donte të më thoshte: faleminderit, lamtumirë mik! Unë ika nga kjo botë
luftarake e partive politike për pushtet. Pasuri, personale, familjare dhe
partiake. Mik, vazhdoje Luftën me Penë, dhe rrugën për në “Baba Tomor”!
Edhe, pas pak kohe dola në
qytet, për t’i ikur këtij realiteti të dhimbshëm Natyror për Jetë, apo Vdekje.
E piva një gotë raki rrushi, dhe pasi ara e Babait nuk lërohet vetëm me një ka
zgjedhe, e futa në zgjedhë edhe një ka, edhe mora një çekan me vete raki rrushi për
rezervë, në shtëpi.
Rrugës, nëpër “Bit-Pazar” me gropa, një miku im më
përshëndet, dhe më ftonë për kafe. Jo, faleminderit i përgjigjem. Ngutem, e kam
maçorrin ”Tigër” në Shtëpi, që bënë luftë me Zonjën Vdekje. Jo, me njerëzit.
Moti, kishte hequr dorë nga krijesat dykëmbëshe të partive politike. Që, sipas
vjershës të Filip Shirokës “Nji andërr”, i përgjgjet Adamit:
………………………………………………..
Nji natë, n’javën, rash në shtrat me
fjetë,
Zembra, m’ish helmue, gjumi m’kishte
tretë,
Mejtoshe ç’po vuejnë tash burrat e
Shqypnisë
Prej disa halldupve n’sherbim t’qeverisë.
……………………………………………..
-Ç’ke bre bir - m’thotë - Ç’ke me mue,
Qi m’ke sha e m’ke trazue?...
-m’ndiei, o plak - thaçë, gabim ke!
-Nuk t’kam sha as s’di kush je!
-Nuk po m’njeh - tha - m’shiqo mirë:
Jam Adami plak, bre birë!
……………………………………..
-Po baj çudë - tha - me t’vërtetë
S’po di, Eva ku i ka gjetë,
Kta tradhtorë të patynzonë
Qi turpnuene emnin t’onë;
E… me idhnim briti tue thanë:
“Farës s’ime kta nuk janë!”
Se… me kenë t’ont - tha - tue qa
Gruen kisha tash m’e nda!...
Por kta njerz kanë le ma vonë
Prej Kainit t’patynzonë,
Qi ka mbytun vllan e vet,
Vret mallkimi i Perëndisë,
Qi turpnon para njerzisë!
E hap derën e oborrit, djali
Vogël me thotë, se: “Tigëri”, ende merr frymë dhe është në gjumë të thellë.
Faleminderit, i them: së paku do ta gjej përsëgjalli me pak shpirtë, të
përshëndetem me të si mik dhe trupëroje besnike.
Edhe, e gjeta Dr. Maçorrin “Tigëri”, më kishte
pritur të këthehem nga qyteti. Përshëndetem me të si mik besnik. Ende, merrte
frymë. E mbulova me jorgan në shtratin tim të fjetjes, dhomën e punës mes
librave.
Djali vogël, edhe ai mik
besnik i “Tigërit”, dikur shkoi në punë. Unë mbeta me Tigërin në shtrat, që
ende me vështirësi merrte frymë. Përçudi, thash me vete: me pak
shpirt më paska pritur mua të përshëndet si mik besnik. Edhe, më shpërthyen lotët. Që, nuk më kishin rrjedhur, as kur iku Babai,
Nana, dhe Vëllai Madh.
Nuk kisha forcë ta hudh në
kontejnierët e mbeturinave. E varrosa në kopësht me nderime, pranë një
trëndafili, nën Rrap para Shtëpisë...