Intervista » Marku
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe botuesin Kalosh Çeliku (III)
E merkure, 04.06.2025, 05:00 PM
INTERVISTË ME SHKRIMTARIN DHE BOTUESIN KALOSH ÇELIKU (III)
EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU
Në pjesën e tretë të intervistës, shkrimtari i mirënjohur Kalosh Çeliku na flet për përvojën e tij si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, për rëndësinë e kritikës letrare, për revistat “Stili 97” dhe “Zekthi”, për përkthimet e veprës së tij në disa gjuhë të huaja, si dhe për përkushtimin shumëvjeçar në drejtimin e shtëpisë botuese “Asdreni”. Gjithashtu, ai ndalet në kujtime të veçanta nga vitet si mësues në Drenicë dhe në Malësinë e Shkupit, si dhe ndan me ne planet për të ardhmen dhe projektet në të cilat është i angazhuar aktualisht.
Por kjo bisedë nuk mund të jetë e plotë pa prekur një dimension thellësisht njerëzor të jetës së tij: mungesën e bashkëshortes së tij, Fatmirës, që prej gati një dekade. Me ndjenja të thella dhe kujtime të paharruara, Kalosh Çeliku flet për një bashkudhëtare jete që ka qenë jo vetëm mbështetje personale, por edhe frymëzim në rrugën e tij krijuese dhe njerëzore.
GM: Çfarë do të thotë për ju të jeni Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve
Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut?
KÇ: Luftë
me Krajl, e luftë me Mbret... Lidhja e Shkrimtarëve
Shqiptar në Maqedoni, vite me radhë reagon ashpër ndaj sakatimit dhe
diskriminimit të Kulturës dhe Letësisë Shqiptare në R. e Maqedonisë Veriut.
Edhe pse, reagimet e saj të përvjetshme, edhe sot e kësaj dite hasin në vesh të
shurdhët. Përmëkeq, edhe tek Partitë Politike Shqiptare në pushtet, e gjoja
atyre në “opozitën” shqiptare me trutë dhe këmbët në legen. Shkaku, se: vite me
radhë, ne shqiptarëve na ngatërrohen nëpër këmbë “patriotë kuqezi” të arratisur
nëpër parti politike të “vëllezërve” të Njerkës. Vullneti dhe dëshira e tyre
është se, në cilën hale do të përfundojnë bythekrye në gjiriz pas Shtëpisë.
Individëve të këtij soji, nuk duhet zgjatur dorën për shpëtim nga hurdha ku
kanë rënë si “patriotë shqiptar”. I mbyturi, po ia zgjete dorën për shpëtim, të
tërheq me vete në fund të hurdhës. Njerëzorja, këtij të “mbyturi” politik, që
sipas popullit vetëm tri herë delë mbi sipërfaqe të ujit, nuk duhet zgjatur
dorën për shpëtim, por duhet rënë në kokë me grushtë të fundoset në hurdhën e
Lumit Malor!
Përgjigje, e autorit të
këtij shkrimi publicistik: Pashterkuqet, dalin në ballë vite me radhë t’i prinë
popullit shqiptar, duke propaganduar arsim dhe kulturë shqiptare nëpër
“Bit-Pazar”. Kokën në Tetovë, e bythën në Shkup. Hidhen e përdridhen me kulturë
të improvisuar të “vëllazëeim-bashkimit” si “Arusha me dajre”, në Trojet Etnike
Shqiptare. Fatkeqësisht, larg janë Rilindasëve Shqiptar me shekuj.
Herë pas here,
Ministrisë Kulturës në R. e Maqedonisë Veriut, Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar
në Shkup, u ka propozuar nga dy - tri emra për anëtarë komisioni: shkrimtarë e
doktorë shkence të letërsisë me një bagazh kulturor e letrar mbarëkombëtar,
ndërkombëtar e botëror. Përsëri, ato kasapë kulturor me mëngët e përveshura
deri në bërryla dhe thikat në dorë, pas shpine me përkrahjen e partive politike
shqiptare, i kanë rënë çiftelisë me dy tela: haj - haaj- haaaj, gishtat
me kajmak. I kanë përcjellur partizanët e tyre me muzika si dikur gjatë
ndryshimeve demokratike: PPD -ja Harushën e Malit me djare në luftë kundër
fotografisë Skënderbeut, në një “komedi” të shkruar enkas për heroin kombëtar,
fatkeqësisht nga një autor shqiptar. “Komedi” e cila asaj kohe edhe u luajtë në
skenën e Dramës Shiptare, në Shkup. Kohë ajo, kur shumë drama të autorëve
shqiptar të publikuara në opinion, edhe sot e kësaj dite nuk mund të vijnë në
shprehje edhe pse, janë me tema aktuale shoqërore edhe mbi “vlerat e arrira
artistike” të atyre teksteve të arnuara dhunshëm në struken shqiptare arnë
përmbi arnë.
Porosia e kundërshtarit
politik i “vëllait madh historik - strategjik”, u përcollë në popull: Arushën e
Malit duhet zbritur nga Kali i bardhë me një këmbë të thyer, shkaku
“çmendurisë” shqiptare, se: e nxorri publikisht në stadiumin e Tunbatunit
shpatën namëmadhe dhe u shpalli “luftë vëllavrasëse” edhe Skënderbeut,
kryeheroit legjendar shqiptar. Gjokut me një këmbë të thyeme, tashti e ka
radhën t’i hipë Kokëshëllunga e Katundit Madh (“kryeqendrës të kulturës
shqiptare”).
Programi kulturor vjetor
i shpallur nga Ministria e Kulturës në IRJ të Maqedonisë për vitin 2016,
vazhdon me avazin e viteve të kaluar pa kritere shkencore e rregulla kulturore
- artistike. Kohë, kur themelet e një shoqërie demokratike e shteti janë si
themele, padyshim: arsimi dhe kultura. Individë të papërgjeshëm të emëruar nga
partitë politike në pushtet dhe Minsitria e Kulturës në IRJ të Maqedonisë,
qofshin si ministra shqiptar, sekretarë shtetëror apo anëtarë jurie të
komisioneve vlerësuese, jo vetëm që nuk kanë “haber” nga Kultura dhe Letërsia
Shqiptare, por në shtëpi nuk kanë furrik pule (një voe), as edhe një libër në
gjuhën shqipe. E, në anën tjetër kokë më kokë si gjela deti para maxhatores,
marrin guximin të ulen në një tavolinë me anëtarët e jurisë “maqedonase” me një
bagazh gjoja të pasur “letrar-artistik”. Njëqind kilometra larg dy anëtarëve
tjerë me të cilët janë ulur ballë për ballë të vendosin kritere dhe vlera
artistike për Kulturën dhe Letërsinë shqiptare në një tavolinë të
“vëllazërim-bashkimit”?! Pavetëdije, se: fare nuk e njohin kulturën dhe
letërsinë shqipe, e ku më atë “maqedonase” e botërore. Nuk e kemi këtu fjalën
për Gjuhën Shqipe, shtegun e vetëm për të hyrë në Kulturën dhe Letërsinë
Shqiptare - botërore, matanë kufinjëve politik shqiptaro - shqiptar.
“Vëllezërit” e Njerkës,
në mungesë të Don Kishotëve Shqiptar, janë histori më vete: e marrin guximin
“luftarak” me këto Sanço Panço shqiptar ta arnojnë arnë përmbi arnë edhe sot e
kësaj dite Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare të shitur për pak para: një
manifestim kulturor, një botim libri nga “Letërsia maqedonase”, një çmim
shtetëror për t’i përcjellur këto kalorës të arratisur partiak me pensione
shtetërore mes varreve. Mjerisht, kur shumë personalite shqiptar kanë
përfunduar nëpër burgje të Goli Otokut, pa vende pune, poste politke e çmime
shtetërore.
Lidhja e Shkrimtarëve
Shqiptar është themeluar në vitim 1992 dhe është themelues i disa manifestimeve
kulturore tradicionalale ndërkombetare: Ditët e Naimit (Tetovë, 1997), Takime
nën Rrap (Shkup, 1997) dhe Ditët e Humorit dhe Satirës: XHA DERALLA (Kërçovë, 1998).
Dhe, që deri më sot ka botuar mbi 100 tituj të librave me poezi, prozë,
revistën letrare STILI 97 (61 numra), dhe tri Antologji
letrare të poetëve pjesmarrës në Manifestimin Tradicional Kulturor
Ndërkombëtar: TAKIME NËN RAP.
Përçudi, ende është
hambari i këtyre lakuriqëve të Natës Shqiptare, strukur nëpër hatullat e
Ministrisë të Kulturës dhe shtetit të “përbashkët të vëllazërim-bashkimit”?!
Ditën të strehuar nëpër çatitë e “Shtëpisë Publike”, e natën i sulen me kembe e
duar nga pusia Kulturës dhe Letërësisë Shqiptare me metodat neokomuniste më të
fëlliqura politike të “vëllazërim-bashkimit” të papara deri më sot si Polici -
letrare.
Tinëzisht, me vite
përpiqen t’i shuajnë të vetmit Manifestime Kulturore Tradicionale
Ndërkombëtare: Takime nën Rrap XXIX dhe Ditët e Humorit dhe Satirës: XHA
DERALLA (09)?! Manifestime të këtij karaketeri kulturor, që nuk i ka
sot as vetë pala maqedonase. Revistën letrare STILI 97,
që erdhi me një zë të ri në Letërsinë Shqiptare të kësaj ane, i menduar dhe
realizuar si tribunë e shkrimtarëve shqiptar, por edhe krijuesve dhe artistëve
në përgjithësi mbarëkombëtar.
STILI 97 në koncepcionin e vet inkoporon letërsinë,
kulturën dhe artin, me përcjelljen e rregulltë të aktiviteteve të LSHSHM -së,
përmes krijimtarisë, recensioneve, vështrimeve, tregimeve e të ngjashme. STILI
97, që deri më tani ka dalë 61 numra (2024), e në radhë të parë është
revistë për letërsi dhe në të deri në Ditën e Sotshme, edhe në periudhën e
ardhshme, vend qëndror do t’u jepet këtyre përmbajtjeve shqiptare-botërore:
kontribute tematike, prezentimi i botimeve (libra, revista, gazeta etj.).
Prezentimin e letërsisë botërore, informimin me rrjedhat bashkëkohore tek ne
dhe në botë, me theks të veçantë në risitë, kreavitetin dhe aktualen. Revistë
letrare, që përherë është e hapur edhe për tema filozofike si dhe për artin,
filmin, teatrin etj. përmes teksteve eseistike dhe kritikave e shënimeve
përkatëse.
Revista letrare STILI
97 deri më tani, disa numra ua ka përkushtuar fytyrave më të ndritura
të letërsisë shqiptare: Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Asdreni, Lasgush
Poradeci, Fan Noli, Frederik Rreshpja, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Pano
Taçi, Teki Dërvishi, Mirko Gashi, Hida Halimi, Flora Brovina, Anton Pashku,
Sadudin Gjura, Mehmedali Hoxha, Abdylazis Islami, Murat Isaku, Nexhat Pustina,
Gani Xhafolli, Fadil Bekteshi, Flora Sela - Kastrati etj. E shi, pa fije turpi
për çdo vjet, askushi krekoset para kamerave televizive si gjeli majë plehu se,
e ka arritur 25 %, -in?! Vërtetë, për mua është çmenduri patologjike - politike
shqiptare. Edhe atë, kur publikisht, “vëllezërit” e propagandojnë, se: buxheti
kulturor nuk ndahet në proporcione nacionale, por rebublikane.
Mirë them unë, pajtohem
edhe me këtë demagogji politike që shqiptarët i ndjek me vite hap pas hapi.
Atëherë, pse shqiptarëve ua hudhni një asht në rrugë të mbyten mes veti si
qentë andacak në emër të “vëllazërim-bashkimit”, e ju ta rrëmbeni mishin e
Viçit të palëpi në grazhd të Luanit e pulës të Dhelpërës dinake?! Pasuri të
përbashkët, që nuk e meritoni si “vëllezër” në shtetin e “përbashkët”.
Problemi kryesor, sot
nuk qëndron te 25 % -shi i “arritur” nga partizanët e partive politike
shqiptare, por te kriteret, rregullat, vlerat e arrira artistike. Gërshërët dhe
arshini me të cilin e masin kulturën dhe letërsinë shqiptare. Autorët e
përkrahur në këto plan - programe. Shtëpitë botuese, shoqatat e varura e të
“pavarura” joqeveritare. Dukuri politike me vite e “vëllazërim-bashkimit”, që
haptas bie në sy si cung shelgu i kalbur mes Livadhi para Shtëpisë. Politizimi
deri në palcë dhe coptimi i Kulturës dhe Letërsisë Shqiptare nëpër vendbanime
lokale e katunde, sa herë që ndonjë anëtar komisioni vjen nga Nëna Parti ose
Katundi i tyre. Edhe atë, Katundi që sot për sot i ka mbi 100 shkrimtarë. E, të
mos flasim për “kryeqendrën” e kulturës shqiptare.
Padashtas, ma kujtojnë, humoristin e madh shqiptar, Niko Nikolla gjatë një Akademie Përkujtimore për Mehmedali Hoxhën (1997), të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar, në Strugë, kur tha: Nuk jemi popull shqiptar, por popull shkrimtar. Thënje me vend historike, sot gati të gjithë shqiptarët pretendojnë të bëhen shkencëtarë e shkrimtarë. Edhe, atë: kohë, kur sot kemi nevojë më së shumti për bujqër, barinj e tollumbaxhinj ta pushtojmë me “bakllava turke” mu si dikur Ish Jugosllavinë komuniste. Përditë, shkruajnë e botojnë libra. Kohë kjo, kur sot nuk kemi lexues, në bibliotekë. Përmëkeq, librat e sojit tyre neokomunist përkrahen me të madhe edhe nga Ministria e Kulturës, si partizanë të partive politike. Haptas, refuzohen autorë të mirënjohur shqiptar si: Sadudin Gjura, Mehmedali Hoxha, Nexhat Pustina, Vahit Nasufi, Fadil Curri, Remzi Salihu, Flora Sela - Kastrati, Besnik Lena, Rexhep Bajrami, Kujtime Kica etj. Antologjia e poetëve pjesëmarrës: TAKIME NËN RRAP (1979 - 2021).
Lidhjen e Shkrimtarëve
Shqiptar në Shkup, moti kohë lakuriqët e natës e kanë pasur dhe e kanë ende
halë në sy, jo si konkurecë kulturore e artistike, por si shoqatë paralele e
shkrimtarëve shqiptar, në IRJ të Maqedonisë. Nateditë me metoda policore përpiqen
që ta heshtin, shkaku, se: deri më sot nuk e shtiu për një përdorim në xhep,
asnjë parti politike shqiptare, por as edhe e “vëllezërve” të Njerkës.
Përinatë, e heshtën SHGB “ASDRENI” duke e fshirë dhunshëm pa asnjëfarë
paralejmërimi nga Regjistri Qëndror dhe duke ia mbyllë llogarinë rrjedhëse në
bankë. E plaçkitën SHGB “ASDRENI”, në Shkup “vëllezërit” e Njerkës me rreth
65.000 den. në bankë. Dhe, 650.000 (gjashtëqindepesëdhjetë mijë den.) për vitin
2016 me programe kulturore.
Sytë nuk ju shohin
matanë derës në lëmë, jo nga ashkëla politike, po nga Shelgu Garroq te pragu
i derës, para Shtëpisë: kultura dhe letërsia “maqedonase”, shoqatat
e tyre të shkrimtarëve të varura e të “pavarurra” qevritare e joqevritare,
sesi: përkrahen me programe, manifestime e revista letrare. E, shqiptarët,
gjithë jetën kakarisin si ajo pula e Rexhep Hoxhës tek vjersha
e Librit Këndimit tra më tra duke çuditur katundin me 25 % -shin se,
e ka bërë një voe, e tjetër hiç. Hë për hë, kur sot shqiptarët në R. e
Maqedonise Veriut janë popull shumicë me rreth mbi 50 % të banorëve në shtetin
e “përbashkët”.
Tekefundit, sot nëse nuk
dimë të udhëheqim politikë madhore shqiptare, koha është: së paku të bëjmë
Arsim, Kulturë dhe Letërsi shqiptare!...
GM: Çfarë roli ka kritika letrare në zhvillimin e letërsisë
dhe të autorëve?
KÇ: Hë
për hë, asnjëfare roli. Nën
nivelin e sistemit komunist. Kritikë klanore
dhe miqësore me tituj shkencor e akdemik.
Balzaku kritikun me të mirë e ka pasur shërbetoren.
Vite të mbrapshtë me Koronavirus, dhe Pandemi:
“Armikun e pabesë”. Vaksinë, nëse nuk
keni marrë, nuk mund të hyni as në tavernë. Dhe, shitet haptas lirshëm në Pazar
për dy – tri tollumba. Kokë më kokë nëpër taverna! Mos them, edhe në
manifestime kulturore. Ahengje miqësore. Dasma familjare. E, as ta kaloni
kufirin pa dëshmi (test negativ). Liri, keni te “Parku i Grave”, në Shkup. Dhe,
në shtëpi. Tmerrësisht, të izoluar mes katër mureve. Edhe, më zi, se: në
sistemin komunist. Pandemia, na i mbylli dyert, dritaret. Edhe, na ndau me masa
Qeveritare nga gratë besnike. Miket. Familja. Miqtë. Dhe, shitet për
dy-tri tollumeba…
Prderisa, Ali Ahmeti në You Tube
këndon këngën e tij popullore me çifteli: U kënaqëm tue këndue bre djal,
“Kënaqsisë” së tij historike, unë do t’ia shtoja edhe vargjet: Nateditë duke u lutur në xhami/ para këmbëve
të Hoxhës “Allahut” me ilahi./ Flamuj të huaj e “Allahu Akber” përmidis
Çarshisë./ Kryqat politik, në mes të Ditës Madhe na mbijnë si këpurdhat pas
shiut përpara Shtëpisë.
Alamet shkrimtarë të Oborrit u
kënaqën duke shkruar libra “bestseller” dhe lëvduar njëri-tjetrin në mjetet e
informacionit. Përurime duke përsëritur të titujve dhe autorëve të njëjtë gati
çdo javë gjatë gjithë vitit në “instisucionet e përbashkëta” shtetërore.
Ndonjëri edhe me reklama të paguara televizive mes lajmeve. Analistët politik
nëpër debate para kamerave televizive duke u mbytur si qentë (secili më i
mençur se shoku) për një asht të hudhur mes rruge nga partitë politike.
Edhe pse, kënga historike e Ali
Ahmetit është ironike-satirike, kënga e këtyre patriotëve të vonuar, është
tragjike-komike. Përmëtepër, kur bien “heronj” demokracie në fushën e betejës,
sesi i ka “përnjdekur” hap pas hapi sistemi komunist duke i shpërblyer me vende
pune nëpër institucionet shtetërore: Universite, kabinete e redaksi të
“vëllazërim-bashkimit”, me shtëpi, banesa “sociale” e Çmime të merituara
shtetërore. Çmime shtetërore, që nuk i kanë marrë për së gjalli jo se jo, por
as edhe pas vdekjes: Sadudin Gjura, Mehmedali Hoxha, Abdylazis Islami, Nexhat
Pustina, Mustafa Laçi, Fadil Bekteshi e Murat Isaku. Përkarshi “vlerave
artistike” të këtyre kalorësve të
arratisur unikat me brekët nëpër këmbë.
Sëmundja kancerioze, nuk ka
përfshirë vetëm R. e Maqedonisë Veriut, por edhe Kosovën, Shqipërinë, Malin e
Zi e Diasporën. Vetëmse, R. e Maqedonisë Veriut e ka arritur kulminacionin
historik. Profesorë universitar me diploma të blera në Universitetet: Shkup,
Tetovë, Bullgari e Qafë-Thanë, përpilojnë lista të shkrimtarëve. Pavetëdije se,
listat e tyre përfundojnë si lista partiake, klanore e familjare. Njeri të
gjallë nuk gjen me fakuletë t’ua fshi lotët e derdhur të kreokodilit nga
“përndjekjet” e egra nga sistemi komunist, që deri dje Shteti i “përbashkët” me
një torbë taxhi përqafe i shëtiste si të përshtatshëm nëpër redaksi: gazetarë,
redaktorë e shkrimtarë të Oborrit nëpër institucionet kulturore e komisone
policore për ta sakatuar letërsinë shqipe. O Imzot, sa shumë paskan vuajtur
këto kalorës të arratisur?! Edhe mua, përpak më shpëtuan lotët.
Sot, në vend që t’u dalë gjumi dimëror
i Arushës Polare flasin jerm, sesi paskan qenë të “përndjekur” nga sistemi
komunist nëpër gazetat e “pavarura”, radio-televizione qeveritare e private dhe
portale elektronike. Vend, askund nuk mund të zënë nëpër parti politike. Gjithë
jetën e kaluan burrë më burrë si prostitutka nëpër Shtëpi Publike. Edhe pse,
prostitutkave u ka hije, por jo edhe këtyre kalorësve të arratisur. Herë si
këshilltarë partiak e herë si “revolucionarë” duke themeluar organizata
“joqeveritare e humanitare”, këshilla mbipartiak, gazeta të “pavarura” e
portale elektronike. Nuk lanë vend e skutë pa e futur kokën, mu si strucat në
zall me palarenë për mejdani në “hava”, përkarshi Diellit me rreze. Dhe
përçudi, kur i përzunë nga strofullat e tyre të dashura të interesit politik, biznesit
klanor partiak e biznesit familjar, u tërbuan: gurë e dru mbi “miqtë’ e tyre
“strategjik”, Partitë Politike Shqiptare. Që, deri dje nëpër Bit-Pazar me me
flamuj të huaj, parulla fetare e “Allahu Akber” trumbetonin, se janë: Partitë e
vetme Politike Shqiptare me “Din e Iman”
që këtë popull e kanë nxjerrë nga bataku historik.
Rrufjanët e djeshëm, “disidentë” të
sotshëm, që në sistemin komunist për një vend pune, një shtëpi, një banesë, një
libër të botuar e honorare, çoheshin me shkrime në gazetën e tyre të
“vëllazërim - bashkimit” edhe kundër Ismail Kadares.
“Disidentët” e sotshëm, rrufjanë të
djeshëm, sot marrin guximin edhe të përpilojnë lista të reja të shkrimtarëve me
Sanço Pançot e tyre shqiptar pa asnjëfarë bagazhi letrar mbi shpinë.
Plagjiatorë e arnues të letrave shqipe, që nuk i njeh jo vetëm nëna e tyre, po
edhe Katundi Madh. Pazarxhinjtë dhe blerësit e diplomave, titujve të tyre
shkencor universitar në Shkup, Tetovë, “Qafë – Thanë” e Bullgari, për ta
“situr” më zi se dje edhe sot letësrinë shqipe në plan-programet shkollore,
tekstet shkollore e lektyrat shkollore. Dje me “arshinin” komunist, e sot me
atë neokomunist.
Trusakatët letrar, që me këmbëngulje
edhe sot duan t’i shesin “veprat e tyre ptriotike” me afate të skaduar si
mallëra me “vlera të arrira artistike - patriotike” të Koperativave bujqësore,
në “Bit-Pazar”.
Kohë kjo, kur sot prodhimet e tyre të krimbura e kalbura nëpër kontejnierët komunist dhe neokomunist, nuk i blen më populli shqiptar edhe pa pare...
GM: Jeni themelues i disa manifestimeve kulturore, si: Ditët
e Naimit, Takimet nën Rrap dhe Ditët e Humorit dhe Satirës "Xha
Deralla". Cili do të ishte një përshkrim i këtyre aktiviteteve kulturore?
KÇ: Nuk patëm rrugë tjetër, përveçse me poezi erotike të hyjmë
për oxhaku në luftë. Dhe, të dalim maleve. Edhe, dolëm maleve, në Kërçovë.
Poetët e lindur, që nuk i ndali dot, as sistemi komunist, erdhën nga të katër
anët e Atdheut. Nuk kishin marrë me vete armë, po vetëm libra dhe poezi.
Dhe, u strehuam mes maleve, përballë kalasë të Kërçovës.
Përmendores të Skënderbeut, ende e fshehur, që nga sistemi komunist nëpër
podrume të Kalasë. Him Koça dhe Xhelal Ademi, artistë dhe aktivistë të dalluar
kulturur në Kërçovë, që të dy poetë: Njëri poet i dashurisë, tjetri satirist i
pashok i kësaj ane, edhe organizator bashkë me Adem Xheladinin, disa viteve me
radhë të Manifstimit Kulturor Ndërkombëtar “Thana”, na strehuan me gjithë libra
dhe poezi mes maleve. Pusi, ku e kishim përpara syve panoramën e Kërçovës
Historike. Unë, erdha nga Shkupi një ditë përpara, dhe u vendosa në Hotel.
Përshkak, ta shoh gjendjen e organizimit, se deri ku kishim arritur me
përgaditjen për pritjen e poetëve.
Him Koça, Ditën e nesërme më propozon të zbresim nga malet në
Qytet. E, pastaj do të dalim edhe te Liqeni i Kërçovës. Livadhin, ku i ke
kullotur kafshet shtepiake si femij, sot te cilin e ka mbuluar uji. Nuk ka
problem, i them: Herët është për pritjen e mysafirëve. Ende janë në rrugë. E
kanë rrugën e gjatë permes fushave dhe maleve me masa kufitare. Edhe, me
makinën e tij zbresim në Kërçovë. Dihet, për herë të parë hyja në këtë tavernë.
I dija mjaftë hotele dhe restorante, në Kërçovë që nga koha e sitemit,
komunist, po ja nuk e dija edhe këtë struke, hedhur krahëve. Shkaku,
se: Shumica e lokaleve gjatë “ndryshimeve” demokratike, u bënë “hallall” dhe
“haram”. E, Unë turresha pas “hallallit”! Nuk e doja “haramin” si shkrimtar me
“Koronavirus”.
Kamrieri, pas pak kohe erdhi para nesh: I thashë: Një “hallall”.
Himi e porositi një kafe. Kamarieri, iu përgjigjë “haram”. Edhe,
me veten mendoja: kamarieri dhe Himi, a, e dallonin “hallallin” dhe “haramin”?!
Himi, e di, se po: E dinte, kush është për mua “hallalli”, dhe
kush “harami”, por u habita me kamarierin kur ma solli një raki
rrushi. Dhe, Himit një kafe.
Pas pak kohe, i hudha sytë lokalit, muret ishin të mbuluar plotë
me libra, dhe portrete të patriotëve dhe Rilindasve shqiptar. Nuk ishte ajo
Kërçova, që e njihja Unë e sistemit komunist. E pimë “hallallin”,
dhe “haramin”. Edhe, Unë dua t’i përgëzoj për një hap të këtillë kulturor
pronarët e lokalit me “hallall” dhe “haram”: Dhe, Dy të rinjëve kërçovarë, ua
dorëzoj falas dy libra të mi: Gratë e mia besnike (roman).
Dhe “Koronavirusi” (poezi).
Dikur, e kërkojmë pagesën. Kamarieri, na përgjigjet, e keni falas
nga Shtëpia. Pak gjë dija për këto Dy pronarë të rinj kërçovar. E pyeta Himin:
Njëri tha, është, nga vendlindja yte Cërvica, e tjetri nga vendlindja ime
Garana, ku Unë e kisha kryer shkollën tetëvjeçare.
Himi, ma bënë me dije, se: koha është, që të dalim pak
te liqeni. Rrugës, me vete ai i merr edhe disa birra “Rrapi të artë”, dhe meze.
Posa dalim jashtë te makina ku e kishim lënë në parking, pas saj e kishte zënë
udhën një “invalind” me kukëza më këmbë. Edhe, na thotë duke bërë me njërën
dorë: a, mund t’i hiqni hedhurinat në oborrin, matanë rruge?! Oborrin e një
shtëpie?! Nuk e prita Himin, t’i përgjigjet. I thashë: Nuk jemi të asaj pune.
Himi, tha: më shpëtove, përpak të hyj unë si humanitr në oborrin e shtëpisë
huaj t’i pastroj hedhurinat.
Dhe, pas disa minutave arrijmë te Liqeni. Himi e kishte edhe
tavolinën e vet në breg. E shtroi sofrën shqiptare. Dikur, e nxorri edhe grepin
për të zënë peshq në breg të liqenit, duke më thënë: Ecë, hudhe në ujë! Unë, që
si fëmijë kisha kërcyer kryemësheftas në hurdhat e Lumit Zajazit, dhe atij të
Tuhinit. Po kurrë, nuk e kisha kapur grepin në dorë për të zënë peshq. As edhe,
që kisha kapur ndonjë peshk me dorë në jetën time. Përveçse, i kisha hëngër me
mike, dhe miq në tavernë. E hudha në ujë për të kapur ndonjë peshk për Tryezën
Shqiptare, që do ta shtronim në restorantin rrugës për në Manastir, Alfabetin e
gjuhës Shqipe.
Himi, e kishte shkrepur kamerën e telefonit, dhe e kishte
regjistruar ngjarjen duke “kapur” Unë peshq, në Liqenin e Kërçovës. Përmëtepër,
e kishte publikuar edhe në Facebook. Djali im, Deni ishte përgjigjur edhe me
një koment Facebooku: Po, ne e dimë se ai është në Kërçovë, Manifestimin
Tradicional Kulturor Ndërkombëtar: Takime nën Rrap, t’i
pres poetët mysafirë?! E, ai e paska humbur rrugën, paska dalë në Strugë. Ose,
Ohër?!
Ndërkohë, vjen edhe një shok klase nga Garana. I thotë, Himit: A,
është ky Kalosh Çeliku? Po, i përgjigjet Himi: Ky,
është Kalosh Çeliku. E kthej kokën prapa,
dhe dalë të përshëndetem me shokun e klasës. Nuk e njoha, vitet e kishin bërë
të veten: Unë, i arratisur në Shkup, Prishtinë dhe përsëri në Shkup, e ai në
Gyrbet. Nuk më njeh? Jo, iu përgjigja. E njoha, kur ma përmendi emrin jam Zani.
Përçudi, nuk e kisha harruaar këtë emër?! Përderisa, gjatë këtyre pesdhjetë
viteve i kisha harruar mjaftë emra dhe mbiemra të shoqeve dhe shokëve të
klasës.
Pasdite, Himi, Xhelali dhe Unë u kthyem një rruge të ngushtë
fushore. Mes rruge një makinë e dyshimtë na kishte zënë pusi. Himi e ndali
makinën, dhe bisedoi me të në gjuhën maqedonase. Pasi e përfundoi bisedën me
të, e vazhduam rrugën mes maleve. Rrugës, na tha, se: Ishte një partizan i
Partisë Politike të “Shpëtimtarit” shqiptarëve. Mysafirët, ende nuk kishin
arrirë para nesh në hotel. E shtruam me nga një raki rrushi dhe dëllinje
malore. Na priste një natë e gjatë me poezi, këngë dhe libra të “rrezikshëm”.
Mysafirët, veç më vinin nga të katër anët e Atdheut. Edhe, sipas
programit të Orës simbolike: Vëllezërit Dervishi e hapën programin me këngën e
tyre burimore kërçovare “Tridhjetë caucat”. Tahir Seferi me çifteli
me “Këngën për Emin Çelikun (Xhambazi)”. Në
ndihmë erdhi, edhe Lumturie Axhami. Argton Dervishi dhe Rabije Rika - Dervishi.
Nata, mori zjarr edhe me poezi, këngë dhe valle, deri pak para agimit.
Ditën e nesërme, poetët e morën rrugën kah Manastiri, titull sipas
një kënge të Shkurte Fejzës, ku pronari e kishte shtruar sofrën
me peshk dhe verë të bardhë “Delvina”.
Pasdreke, u kthyen përsëri mes maleve. E hapëm përsëri Natën e
Madhe me Vëllezërit Dervishi, dhe Tahir Seferin me çifteli. Sipas programit u
bë edhe Portreti letrar i Kalosh Çelikut:
70 vjet jetë dhe 57 vite krijimtari letrare. Shkrimtarit, që kurrë në jetën e
tij nuk kishte festuar ditëlindje, as në Katund e as në Qytet. Kësaj radhe, e
festoi në Kërçovë. Natë, ku edhe u paraqitë
intervista dokumentare Ku janë kërçovarët, me autor
Shaban Dalipi, realizuar nga TV “USKANA”.
Gjatë Natës Madhe, u bë edhe përurimi i revistës letrare “STILI ‘97”, përkushtuar shkrimtarit
të mirënjohur Gani Xhafolli. Antoligjisë III të pjesmarrësve në Takime
nën Rrap. Dhe, Librave: Hashep Gazepi (publicistikë
letrare) të Sermet Sulejmani, Qielli i Shpirtit (poezi)
- Asdren Çeliku dhe HËNORJA (antiroman) nga
Kalosh Çeliku.
Nata e Madhe, i hapi rrugë poezisë dhiareve me miqtë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Dhe, e priti Agimin me këngë, valle dhe rokenroll mes maleve…
Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoninë e
Veriut, njëzeteshtatë (27) vite me radhë e organizon dhe e mbanë Manifestimin
Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: “TAKIME NËN RRAP“, në Shkup dhe
Kërçovë. Manifestimi është me karakter ndërkombëtar, që do të thotë se edhe
shpenzimet materiale, dihet janë më të mëdha.
Këtë vit (2023), Manifestimi Kulturor Tradicional
Ndërkombëtar: “TAKIME NËN RRAP“, përsëri sipas mundësive do
të organizohet në Shkup dhe Kërçovë. Në këtë Manifestim Kulturor, pritet të
marrin pjesë 71 poetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi,
Bosnja, Kroacia, Zvicra, Italia, Greqia, Spanja dhe Bota.
Manifestimi Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: “TAKIME NËN RRAP
XXVIII“ për shkaqe finansiare me dy Manifestime Kulturore Tradinacionale
Ndërkombëtare, edhe me Ditët e Humorit dhe Satirës “XHA DERALLA” në Kërçovë,
revistës letrare “STILI ‘97” nr. 61 2024, dhe disa botimeve të anëtarëve të
LSHSHM -ës me seli në Shkup, vështirë i përballon gjithë këto shpenzime
materiale pa ndihmën e institucioneve të shtetit “përbashkët” në Maqedoninë e
Veriut. Shkak, që e kërkon edhe ndihmën finiansiare të dashamirëve të Kulturës
dhe Letërsisë Shqiptare nëpër Botë! Mu si te ajo poezia antologjike e Fan
Nolit: JEPNI PËR NËNËN!
“Mbahu Nëno, mos ki frikë
Se, ke djemtë në Amerikë!...”
Natën e fundit: Me poezi dhe këngë deri në agim,
ndahen edhe Çmimet letrare për poezi: “Ulu mal të dal Hëna“, “E
përcolla Natën“ për libër erotik, dhe për vepër jetësore “RRAPI“.
Çmimi letrar MEHMEDALI HOXHA (letërsi për fëmijë), Çmimi
letrar PANO TAÇI (poezi e egër). Dhe, dy Çmimeve speciale
letrare: Miku i Rrapit: GANI XHAFOLLI dhe Mikja e
Rrapit: HIDA HALIMI.
LSHSHM - së në mungesë të mjeteve financiare, përkatsisht që t’i
mbulojë të gjitha shpenzimet materiale për një Manifestim Kulturor Tradicional
Ndëkombëtar të këtij niveli artistik - kulturor, kërkon edhe ndihmën tuaj si
dashamirë të poezisë dhe kulturës shtesë materiale sipas mundësive, si
përkrahës të Kulturës dhe Letësisë! Që, ky
Manifestim Kulturor Tradicional Ndërkombëtar madhështor me karakter letrar, e
futi për herë të parë vargun shqip poetik në Shkup edhe në gjendje lufte mes
tankeve.
Manifestimi Kulturor Tradicional Ndërkombëtaar “TAKIME NËN RRAP
XXVIII i poezisë erotike, është i zhveshur lakuriq nga politika ditore arnë përmbi
arnë e partive politike, por i veshur me tirqi e xhamadan. Gunë të
zezë kulturore artistike shqiptare ndërkombëtare…
GM: Prej shumë vitesh apo dekadash, ju drejtoni Shtëpinë
Botuese ''Asdreni''. Çfarë mund të ndani me ne rreth përvojës suaj si udhëheqës
i saj?
KÇ: Po, e di luftarake për Ditën e Nesërme: Rrufjanin e kam pasur me vite gjithë jetën
Ditënatë në Letërsi pas shpine. Shkrimeve publicistiteke dhe librave të mi artiristik, Ditën, edhe Natën. Nuk e
besoj, se: e kam pasur edhe në Mëngjes,
para Agimit lindjes të Diellit. Para Lindjes të Diellit mbi male, në “Çelëvjollcë”. E kam ditur rrufjanin. Luftën
time me Penë, në Shtetin e “përbashkët” jugosllav: rrugë, kafene. Hotele... Gra
besnike... Edhe, në Komunizëm, dhe: në Neokomunizëm për Ditën e Sotshme, dhe,
të Nesërmen me Diell. Edhe, me Hënë të plotë, mbi “Çelvjollcë”. Por, jo edhe në shtratë: ta bëj
bythekrye armikun shekullor, përcjellë në Parajsë me Dy shtama verë ta pres,
Ditën e Nesërme në Breg-Liqe me Miken besnike qafëpërqafe. Shpellë, hero
historic, ku lindë Dashuria, dhe Poezia.
E
shpërbleva Veten, nëpër manifestime kulturore-artistike edhe me Çmime Letrare - artistike, dhe honorare marramendëse?!
Bërlloku, është bërllok, brez pas brezi. Brenda një Nate, nuk bëhet arë.
Aqmëpak, kulturë dhe Letërsi Shqiptare për Ditën e Nesrëme. Edhe, pse shkaku:
patjetër, vdes Nesër si bërllok shqiptarë.
Sot,
Rrufjani ka përfunduar mes bërllokut të kontenierëve në “Bit - Pazar” në
Shkupin Historik të Dervish Carës (1983-’84). Mik, që Unë e përcolla në
Prishtinë, Durrës dhe Sarandë të lexojë poezi “erotike”...
GM: Aktiviteti juaj kulturor nuk ka njohur ndalim, dhe jeni
themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare "Stili 97", si dhe
kryeredaktor i revistës humoristike "Zekthi". Çfarë mund të na thoni për këto revista dhe, pa harruar,
të na shpjegoni pse "Zekthi" del "kur t’i teket"?
KÇ: STILI 97, veç më i
kaluar kufinjt politik të Atdheut. Hë për hë, e shëtiti edhe gjithë botën. E,
„Zekthi“ vazhdon të dalë kur t’i teket, edhe si ndërkombëtar në gjendje të
jashtëzakonshme politike - partiake. E ka kaluar kufirin politik, dhe e ka
shëtitë botën me Porosinë e Babait.
Im Atë, shpeshëherë kur biente në armiqësi me
pushtuesit, thoshte: Gishti tregues i dorës ende më punon ditenatë pa probleme
për armikun. Kur t’u teket dhe të duan si trima, mund të më vënë pusi në rrugë.
Unë, asaj kohe si fëmij e vrisja mendjen, çka donte të thoshte im
Atë me këtë porosi të tij për armiqtë shekullor pas ferre dhe pas porte?! Ose,
në fund të Livadhit. Baxhës, ose oxhakut të Babait pak veta asaj kohe kishin
guximin t’i futeshin natën në dhomën e gjumit me mauzerrin mbi kokë, “nagëntin”
nën jastëk dhe “dardhat” turke plot barot në xhepat e strukes pas dere.
Edhe vonë, shumë vonë i rash në gjurmë Dhiares të Babait për në
“Baba Tomor”. Im Atë, armiqëve historik ua bënte me dije rrezikun, se: Vërtetë
jam në moshë, ama gishti tregues për ta tërhequr këmbëzën e
“nagëntit” dhe mauzerrit ende më punon ditenatë për t’u paluar në
arkivol, përcjell me nderime mes varreve në Botën e luleve (Xhehnet).
U desht vite të kalojnë për të ardhur deri tek kjo Porosi
Historike. Edhe, atë: kur Unë vetë i arrita vitet e pleqërisë. Tashti, pas disa
pusive në Prishtinë e Shkup. Sulmeve fizike mesdite para syve të Policisë
Shtetit të “përbashkët”, djegëjes të “xhipit”
Babait para dritareve të banesës në “Çair” të Shkupit?!
Sot, më bëri zë Porosia e Babait, se: Ende, nuk kam vdekur. Gishti tregues i dorës më punon ditenatë edhe nga varri për armikun e pabesë...
GM: Krijimtaria juaj letrare ka arritur të kalojë kufijtë e
gjuhës shqipe dhe është përkthyer në disa gjuhë të ndryshme. Si e përjetoni
këtë arritje?
KÇ: Sukses i një
shkrimtari, për të
dalë përtej kufunjëve politik të një shkrimtari në
shtetin e „përbashkët“
ende jugosllav. Krijimtaria
letrare e të cilit është përkthyer në
disa gjuhë: maqedonase, gjermane, françeze, turke, bullgare, rumune, greke etj.
Që nga viti 1992 - 1997, ishte nënkryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar,
në Maqedoni. Dhe, kryetar 1997 - 2001. Gjatë një kohe, pas “ndryshimeve
demokratike” edhe kryetar i Lidhjes të
Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë (2001 - 2025, në Shkup.
Shtëpiza e xixëllonjave,
tregime (në gjuhën maqedonase, 1966), Vite
me borë, (roman në gjuhën maqedonase, 2011), Cuca Buheme u jep gji poezive të mia, në gjuhën gjermane (përzgjedhje e poezive, 2012), Plaga e dhjetë me Hënën (përzgjedhje e poezive) në gjuhën greke, 2013), I fshehur pas Hënës, në gjuhën
rumune, 2015) etj.
GM: Keni një karrierë të sukseshme letrare dhe jeni nderuar
shumë herë me çmime letrare. Çfarë do të thotë për ju, si krijues, vlerësimi i
punës suaj?
KÇ: Po. Janë të mirëseardhur, kur arritjet artistike çmohen dhe nderohen me çmime letrare anembanë Atdhuet, Kalosh Çeliku është fitues i disa çmimeve të konkurseve letrare në poezi, tregime dhe pjesë teatrore. Njëherit, edhe i çmimeve letrare: “PERËNDESHË E BUKURISË”, në Netët e Poezisë Korçare (2003), në Korçë, Çmimin “AS” për letërsi (2007), në Kërçovë, “SYRI I KALTËR“ (2007), në Sarandë, “SEREMBE“ (2008), në Laç, “FLAKADANI I KARADAKUT“ (2009), në Viti, Çmimin special për vëllimin poetik: “EHU” nga Simpoziumi Ndërkombtar “MUZA POETIKE”, “PEGASI” (2009), në Gjirokastër, “JEHONA E KARADAKUT” (2010), n? Kumanov?, “SKAMPINI” n? Festivalin Ballkanik t? pozis? (2010), n? Elabasan, Kurora e poezisë “KORÇA 2012”, në Korçë, Çmimin e parë për poezi të vitit (2014) “PAVARËSIA” e Kosovës nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar, në Prishtinë, “METAFORA II” (2014) nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Medaljen e artë “Aleksandri i Madh” (2015) nga Shoqata Kulturore e Salaminës “KAFENEJA E IDEVE”, dhe Çmimin “UNESKO” (Greqi, 2015), Çmimin e Karrierës për letërsi nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar, në Prishtinë (2019), etj.
GM: Me cilat projekte po merreni aktualisht? A mund të na
tregoni më shumë rreth tyre dhe objektivave që keni për të ardhmen?
KÇ: Momentalisht, me Librin me poezi ATDHEU
Burrë pa
Grua (përzgjedhje). Liber, që fitoi në
Konkursin e Ministrisë Kulturës dhe Turizmit në
Maqedoninë e Veriut, dhe me Manifestimin
Tradiciona Ndërkombëtar Ditët e Humorit dhe Satirës
XHA DERRALLA 2025, i cili poashtu fitoi në
konkursin e shpallur të Ministrisë Kulturës dhe
Turizmit. E, vitin e ardhshem me librin Jetë
Nate (publicistikë letrare) dhe Pabesia
(tri monodrama).
Xha
Deralla lindi në vitin 1842, dhe sipas amanetit që e la përsëgjalli: mos ta
përcjellin rrugës pranë xhamisë ku e priste Xhebrahili ta fus në “Xhehnem”, por
rrugës pas “?uke” t’i futet
tinës në “Xhehnet”. Dhe, iku nga kjo botë në vitin 1950. Një vit para lindjes
time në Katund?! Pasardhësit të humorit dhe satirës. Autorit të
librave: Trumbetat e Tellallit (1992), “Kali Trojës” nëpër “Bita
– Pazar”(1994), Si u ndava me Gruan
time (satira, 2001), Kur bërtet “vojvoda” e pjellë Kurvë
Partia (satira, 2008), Xhadia (piblicistikë letrare,
2011), Rrufjani (publicistikë letrare (2012), Lavdi “heronjve”
të Xhadisë (publicistikë letrare, 2014) etj.
Kontribut
të madh, humoristi dhe satiristi Xha Deralla dha në fushën e humorit dhe
satirës mes shqiptarëve në Kërçovë. Edhe, në qytetet e tjerë përreth. Poashtu,
edhe në atë të valleve dhe këngëve popullore. Në fushën e humorit dhe
anekdotave, qe një legjendë e shekullit. Përderisa, për Nastradin Hoxhën thuhet
se ka qenë një legjendë e krijuar nga populli, Xha Deralla ka qenë një humorist
dhe satirist i vërtetë shqiptar, që lindi dhe u rritë nga gjiri i
popullit. Shakatë e tia të kripura me humor, u bartën braz pas brezi nga
gjenerata në gjeneratë.
Anekdotat
për xhandarët e serbit, dhe hoxhën e “Allahut”, si dhe shumë të tjera vlera
artistike të humorit dhe satirës, ende janë gjallë gojë më gojë të popullit, që
së shpejti pritet ta shohin dritën edhe si libër. Pse, jo: edhe në përmendore
te sheshi “Ureja”, para portës të Xha Mazllëmit. Shkam, ku e kalonte edhe më së
shumti kohën në pusi të personazheve të anekdotave. Shkak, që shumica e
udhëtarëve të katundeve përreth, frikë kishin të kalojnë nëpër katundin Cërvicë
për të shkuar te fshatrat: Përtejzalli, Kolibare dhe Zajaz.
Xha
Deralla interpretoi dhe krijoi një numër të madh të këngëve dhe valleve
popullore. Këngë të cilat vlen të përmenden: Kënga e Rumelisë (dëshmi
historike), autor vetë Xha Deralla. Dhe, këngët tjera popullore: Kur boni
hëna për me dalë, Kënga e Elifes, Vjeshta moj virone, Kënga e
Hasimes, Vijnë pampurrat, Kënga e Gjylefajës, Kënga e
askerëve etj.
Vite
me radhë, jemi përpjekur të organizojmë një manifestim kulturor tradicional:
Ditët e Humorit dhe Satirës, në Kërçovë. Po, nuk e deshi Zoti deri në vitin
2003 t’ia hedhim themelet. Vendimin e morëm si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar
që në vitin 1999, në Shkup. Pse, e zgjodhëm si qytet mu Kërçovën? E zgjodhëm
se, në Cërvicë të Kërçovës ka jetuar dhe vepruar njëri ndër humoristët dhe
satiristët më të mëdhenj shqiptar në “Serbinë e Madhe”: Xha Deralla. Nastradin
Hoxha, nuk dihet me siguri, a ka jetuar dhe n’çvend, dyshohet se është
personalitet i trilluar nga populli. Edhe, pse: anegdotat e tia qarkullojnë
gojë më gojë. Xha Deralla ka vendlindje dhe krijime humoristike e satirike në
gjirin e popullit shqiptar. Dy: në Kërçovë më shumë se në çdo qytet tjetër ka
ende shkrimtarë, që janë marrë dhe merren me humor dhe satirë.
Në
vitin 1989 shpërtheu edhe Lufta në Kosovë. Probleme kombëtare, politike dhe
vështirësi ekonomike, të cilat i përballonte në atë kohë me vështirësi Lidhja e
Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë. Përveçse me organizimin e jetës
kulturore në IRJ të Maqedonisë, duheshte të merret edhe me strehimin e
shqiptarëve kosovarë të dëbuar nga trojet e tyre etnike në lokalet e saj edhe
pa kushte minimale humanitare jetese, as për vete. Reagimeve me anë të
kumtesave kundër dhunës ndaj shqiptarëve në mjetet e informacionit, dhe deri
tek organizatat e ndryshme botërore.
Përkrahjen,
që i dha vite me radhë hapjes të Universitetit të Tetovës. Organizimin e
manifestimit kulturor tradicional ndërkombëtar: “Ditët e Naimit për Kosovën” në
Kampin e të dëbuarve kosovarë në ?egran (1999),
dhe “Takime nën Rrap” (1997), që i kishte mbi shpinë. Vite më vonë, edhe Ditët
e Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Edhe atë dihet, në mes të dy
zjarreve: nga njëra anë e maqedonasve, dhe ana tjetër e mashave politike
shqiptare në pushtet, që i ngatërroheshin me vite nëpër këmbë.
Megjithatë,
qëllimi dihej: Rruga për në Baba Tomor. Malin e Perëndive, ku pihej vera,
lindëte Poezia. Dhe, bëheshte dashuri me Zanat e Malit. Patjetër, duhej hip në
Baba Tomor. Dhe, kështu nga viti në vit shtyhej ky manifestim i veçantë kulturor
– artistik të jetë tradicional. Nuk e donte edhe Zoti të hipin shqiptarët në
Baba Tomor.
Në
vitin 2001 plasi lufta edhe në IRJ të Maqedonisë. Edhe një vit humbje. Dhunë.
Flakë. Frikë. Varfëri. Viti 2002, me probleme edhe më të mëdha politike dhe ekonomike.
Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar, përsëri ballafaqohej me vështirësi të mëdha
ekonimike e politike. E vazhdonte jetën mes dy zjarreve, si Lidhje e
Shkrimtarëve Shqiptar gjoja si “paralele” në IRJ të Maqedonisë, (maqedonasëve
dhe shqiptarëve), ku gati për çdo vit konkuronte në Ministrinë e Kulturës sipas
konkursit të hapur me programin e vet vjetor. Në mes të tjerave edhe me këtë
manifestim kulturor, Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë.
Po, fatkeqësisht nuk ndihmohej ky manifstim kulturor i vetëm në IRJ të
Maqedonisë, ku vetë një manifestim të këtillë nuk e kishin maqedonasit. E shi,
sipas tyre donin ta organizonin shqiptarët.
Vite
me radhë u shpeshtuan sulmet politike partiake ndaj Lidhjes së Shkrimtarëve
Shqiptar. U angazhuan edhe mashat shqiptare të partive politike partiake të
strukura në Ministrinë e Kulturës me vende pune partiake dhe honorare
marramendëse. Programet e Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, edhe pse:
ndihmoheshin me shuma materiale qesharake, përsëri paguheshin të cunguara dhe
me vonesa të mëdha disa vjeçare. Ose, nuk paguheshin fare.
Në
fund, i përveshëm vetë mëngët deri në bërryla, dhe në vitin 2003 për herë të
parë i shtimë themelet e Manifestimit të parë Kulturor: Ditët e Humorit dhe
Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Erdhën satiristë nga të katër anët e
Atdheut. Edhe, Bota. Kërçova ato ditë kishte festë poetike. Pasardhësit, e Xha
Derallës në mes të fshatit e shtruan edhe Sofrën poetike – satirike: “XHA
DERALLA”. Poezitë e tyre i lexuan penat më të njohura të humorit dhe satirës
mbarëkombëtare. Artisti i popullit, Him Koça për disa çaste në mesin e
fshatarëve i solli për herë të parë edhe vargjet satirike të Ali Asllanit:
“Hani, pini dhe rrëmbeni!…”
Dhe,
ja pas kaq vitesh lufte me poezi për kulturë shqiptare, me forcat tona, ndihmën
e miqëve poetë, Klubit të Shkrimtarëve “Mugullimi”, në Kërçovë dhe mbështetjen
minimale materiale të Ministrisë së Kulturës, pronarit të Hotelit “Kërçova”, z.
Vllado Toleski dhe Xhemës, pronarit të Restorantit “Roma”, ky manifestim kulturor
arriti të mbahet për herë të dytë dhe të shtatë në Kërçovë. Dhashtë Zoti, Nesër
të jetë Tradicional Ndëkombëtar.
Njëherit,
të tubojë penat më të njohura të humorit dhe satirës nga të gjitha trojet
etnike shqiptare dhe Diaspora, me të vetmin qëllim: të bëhet tradicional
dhe ndërkombëtar, të ketë jetë të gjatë, sa vetë humoristi dhe satiristi Xha
Deralla, brez pas brezi në gjirin e popullit shqiptar. Edhe, Ringjallje te
“Çifligu i Xha Derallës”, te “Përroni i Thanës”, ku zogjtë i kanë ndërtuar
çerdhet shekullore pranë Burimeve malore, dhe për çdo pranverë ia thonë këngës
mes atyre maleve.
Dhashtë Zoti, vitin që vjen (2025), në fshatin Cërvicë, vendlindjen e Xha Derallës e përurojmë edhe librin e tij me anekdota “XHA DERALLA”. Dhe, e zbulojmë përmendoren e tij te “Ureja”, në vendlindje. Vendin, e preferuar gjatë verës dhe Dimrit madh, para Portës të “Xha Mazllëmit” në Katund, ku rrinte para porte Plaku mjekërbardhë njëqindvjeçarë, dhe u kishte vënë pusi me anekdota xhandarëve të serbit, dhe Hoxhës “Allahut”, rrëzë maleve të Çelvjollcës, në Katund, me Dy shtama verë të Zanave Malit…
GM: Nga përvoja juaj si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe
në Drenicë të Kosovës dhe në Malësinë e Shkupit, cilat janë disa nga kujtimet
që mund të ndani me ne?
KÇ: Vite të
vështira asaj kohe komuniste
jugosllave në arsim dhe kulturë nën gërshërët e sistemit komunist jugosllav. Kurrësesi, nuk mund ta harroj një thënje
të Mahmud Dumanit, patriotit dhe misionarit shqiptar për hapjen e shkollave në
gjuhën shqipe nëpër Trojet Etnike Shqiptare, në
kohën e ministrit të arsimit Ernest Koliqi, “Shqipërisë Madhe”. Që, asaj kohe i
kishte hapur shkollat e para shqipe, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.
Shkolla, që unë pasi u ktheva nga Prishtina si mësues në malësinë e Shkupit, i
gjeta ende të pagëzura me emrat e Rilndisëve shqiptar: “Naim Frashëri”, “Sami
Frashëri”, “Luigj Gurakuqi”, “Gjergj Fishta”, “Ali Asllani”, “Faik
Konica”, “Milto Sotir Gurra”... Revista për fëmijë “Fatosi dhe “Gëzimi”, që
dilnin në Shkup asaj kohe dhe më vinin me adresë të emrave të shkollave fillore
shqipe, pagzuara me emrat e rilindasëve shqiptar. Shkolla, të cilat i kishte
hapur dhe punuar si mësues, vetë Mahmud Dumani: Kërçovë, Strugë,
Dibër, Gostivar, Tetovë e Shkup. Kohë, kur ai burrë patriot, parashikues i
Ditës Nesërme, e kishte njohur më mirë mentalitetin shqiptar të Shkupit,
rrethuar me fshatra shqiptar edhe më mirë se unë, Sot si shkrimtar. Edhe, pse:
unë në këtë kryeqytet shqiptar e kisha kryar Shkollë e Mesme Normale. Dhe, pas
dhjetë viteve me studimeve e punë si mësues në Drenas të Drenicës, dhe kryerjes
të ushtrisë në Knin (Kroaci”), viteteve tetëdhjeta u ktheva në Shkup me
pesëmbëdhjetë vite punë arsimi në fshatrat e malësisë thellë të Shkupit, ku
jetoj edhe sote e kësaj dite.
Mahmud Dumani, përveç punës tij në arsim, dhe
hapjen e shkollave shqipe, duke e njohur mentalitetin e këtyre anëve, e kishte
lënë edhe një porosi antologjike: Herët, a vonë me popullatën e Shkupit do të
kemi probleme. Edhe, ashtu ndodhi: problemet i përjetova unë si shkrimtar
kur u ktheva në Shkup me rrufjanët dhe kulturofagët e kësaj
ane me këmbët dhe trutë në legen. Bisedat informative në polici, dhe përndjekja
e tyre gjithë jetën si “armik” i shtetit të “përbashkët”, se: jam i dërguar nga
Kosova në këto anë për veprime “armiqsore”.
Mahmut Dumani në fshatin Kastriot (Sërbicë) të
Kërçovës qëndron deri në vitin 1944, kur Kërçova u ripushtua nga forcat
sllavo-partizane, apo më mirë thënë, kur atyre ua lanë në dorë partizanët
shqiptar nga Shqipëria. Pas sajë ai u anatemua si nacionalist dhe përfundoi
edhe ne çelit e burgut famëkeq të “Kalasë Shkupit” si një nga udhëheqësit e
NDSH -së.
Mahmut Dumani si atdhetar me ripushtimin e tokave shqiptare nuk
kalon në Shqipëri por vazhdon veprimtarin e tij aty ku kishte mësuar nxënësit e
tij, por tani në një forum tjetër. Duke parë masakrat që po bëjnë
sllavo-partizanët komunist mbi popullatën shqiptare, mësuesi tërhiqet në
rrethin e Shkupit për të ndihmuar aq sa mundet dhe sa i lejojnë kushtet. Edhe
pse, ai e dinte se rreziku është shumë i madh, vendos që të mbledh të rinj
intelektualë dhe të veprojnë atje ku edhe
është suksesi më i madh dhe më afatgjatë pertej Dites Neserme.
Në Shkup, Dumani do të mundohet dhe do bëhet sërish nismëtar i
hapjes së shumë shkollave shqipe, ku ai ishte i bindur se vetëm në këtë mënyrë
ruhet bërthama dhe rrënja e shqiptarisë. Edhe pse i dëshpëruar nga rrjedhat
politike dhe ushtarake, nuk do të rrijë duarkryq, përkundrazi, bashkërisht me
disa bashkëmendimtarë të tij si: Azem Marana, Hasan Bilalli, Jonuz Balla, Spiro
Theodosi, Jetish Vishi etj., me tërë potencialin e tij fizik dhe mendor, do të
përqendrohet në propagandimin e shkollës shqipe, edhe nëpër fshatrat e Malësisë
të Shkupit si kusht themelor për ruajtjen e vlerave kombëtare.
Mahmut Dumani tani do të ndryshojë metodën e veprimit, dhe këtë me
këmbëngulje do ta kërkojë edhe nga të tjerët bashkëatdhetar. Ai tani më, kur e
sheh se tokat shqiptare, sërish u ricopëtuan edhe në copa më të vogla se më
përpara kyçet në radhët komuniste për të shpëtuar atë çka mund të shpëtohet,
dhe të jetë sa më afër popullatës shqiptare, e cila ishte nën mëshirën e të
pamëshirshmëve. Me kyçje në radhët komuniste, ai shpjegonte se duhet përbrenda
të bëhet luftë që të hapim shkollat shqipe, të zhvillojmë kulturën tonë, të marrim
hisen e buxhetit dhe të fitojmë dinjitetin e humbur. Ai me një rast përpara
bashkëmendimtarëve të tij do të thotë: Kosova dhe trojet tjera shqiptare duhet
t’i takojnë Shqipërisë.
Pushteti jugosllav, po bënë përpjekje që Shqipërinë t’ia bashkojë
Jugosllavisë si njësi e shtatë federale. Për ne kjo është e papranueshme për
arsye se me bashkimin e Shqipërisë, Jugosllavisë, do të shtohet rreziku i
asimilimit total shqiptarë. Në këtë situatë serbët do të bëjnë investime nëpër
qendrat shqiptare, dhe gradualisht do të fillojë depërtimi i kulturës së tyre
tek shqiptarët. Që t’i kundërvihemi kësaj situate, është e domosdoshme, të
punohet me popullatën shqiptare për ngritjen e vetëdijes kombëtare. Këtë mund
ta bëjmë nëse në mënyrë të drejtpërdrejtë i drejtohemi asaj që t’i shkollojë
fëmijët. Jam i bindur se, suksesi nuk do të mungojë nëse paraqitja e jonë është
në frymën nacionale.
Me ndihmën dhe aktivitetin e Mahmud Dumanit u hapën shumë shkolla
në gjuhën shqipe që nga Shkupi e deri në Strugë. Z. Dumani ishte referent i
shkollës shqipe dhe bënte shumë punë dhe aktivitet si në hapjen, propagandimin
dhe përgatitjen e kuadrit mësimdhënës. Përveç që ishte kyçur në të gjitha
sferat e jetës, ku e vlerësonte se duhet që të jetë dhe të ndikojë për të mirën
e shqiptarëve, ai punonte dhe punë të tjera ilegale dhe ishte në përgatitjen e
një kryengritje mbarë shqiptare për bashkimin e tokave të copëtuara. Ishte
truri dhe themeluesi i NDSH-së bashkë me një grup intelektualësh shqiptarë. Ai
jo vetëm që do të jetë mësuesi më i mirë, më i frytshëm, por do të jetë edhe
njeriu që i jep kulturës shqiptare frymë në një kohë kur të tjerët përqafojnë
kulturën kozmopolite, atë të “bashkim-vëllazërimit”.
Mahmut Dumani do të formojë edhe Komisionin e kulturës shqiptare,
ku do të ballafaqohet edhe me Llazar Mojsovin, anëtarin e Byrosë politike të
PKM. Aktiviteti patriotik i Mahmut Dumanit, autori i vërtetë i
romanit “Tradhtia” (“Tradhtia e madhe”), do të arrestohet
befasisht duke ia konfiskua gjithëçka që gjetën në banesën e tij të përkohshme:
librat, fotografitë, dorëshkrimet... Natyrisht, edhe dorëshkrimin “Tradhtia
e madhe”. Roman për të cilin edhe u thurë rrjeta e marimangë nga UDB –a
jugosllave. Madje, edhe do të përdoret në gjyq si dëshmi kundër të akuzuarit si
veprimtari antijugosllave. Hetohet nga organet e hetuesisë, dhe ai do të
burgoset në moshën 24 vjeçare më 22.07.1946, dhe do të dënohet me 4 vjet burg
të rëndë. Atij do ti ngarkohet akuza se ka vepruar kundër R. P. të Maqedonisë
dhe sistemit të sajë socialist. Mësuesi i ri këtë më së miri e
dëshmoi gjatë themelimit të NDSH –së, ku ai ishte ndoshta ideologu dhe
frymëzuesi më i madhe i këtij subjekti që lindi në fund të Luftës së Dytë
Botërore.
UDB –a jugosllave e kishte parasysh të riun Kapllan Resuli.
“Ustallarët” e saj dhe OZNA –së jugosllave, në ndreqjet, plotësimet dhe
përshtatjen e tyre në romanin “Tradhtia e madhe”. Titull, që më parë
ishte ndrruar në zyrat e UDB –së. Shërbime sekrete serioze me istruksione dhe
detyra të përcaktuara të cilat do ta shndërronin Kapllan Resulin në një hero,
dhe do të përgadisnin terenin për “arratisjen” nga burgu, “ikjen” në Shqipëri
si një i “përndjekur politik”.
Kapllan Resuli me romanin “Tradhtia” nën sjetull u arratis
në Shqipëri duke nisur përfundimisht rrugën e tij të tradhtisë përjetshme...
Roman, i cili gjatë kohës të studimeve në Prishtinë, ne studentëve na
afroheshte “tinëz” ditën nga bashkëpunëtorët e UDB –së, dhe natën ende pa dalë
drita na arrestonin në gjumë duke na rrasur në burg, më së paku pesë vite.
Romanin “Tradhtia”, i cili asaj kohe qarkullonte dorë më dorë, gjatë
kohës të studimeve dhjetëvjeçare dhe i punësuar si mësues në Drenas (Drenicë),
nuk pata guxim ta lexoj në Prishtinë. E lexova pas viteve ’80 –ta, pasi u
ktheva në Shkup. Edhe atë, në rrethana “legale”, në Bibliotekën Universitare
Nacionale të Shkupit. Krah për krahu, edhe me librat tjerë të Kapllan Resulit:
“Ushtima e Korabit” dhe “Gjarpëri”.
Mendimi i pjekur dhe fjala e ëmbël e Mahmut Dumanit, rreth vetes
tuboi intelektualët më të mirë të kombit shqiptar. Me punën e tij të shkurtër
gjatë qëndrimit të tij disa vite në trevat shqiptare të okupuara nga sllavët
bëri aq shumë, që rrallë kush mund të matet me hapjen e shkollave shqipe në
këto anë. Mësuesi i ri hapi shkolla që nga Shkupi e deri në Strugë, krijoi
kuadër e rekrutoi nxënës, luftë me penë e me programe shkollore, dëshmoi se
është figurë atdhetare e progresive. Ishte një ndër më të armatosurit me dije e
dituri, me urtësi e mençuri. Vepra e mësuesit dha fruta që do të ëmbëlsojnë
popullin shqiptar në çdo hap dhe në çdo kohë.
Heshtja e tij gjatë procedurës hetimore dhe në gjyq ishte një
dëshmi, sesi vepron një atdhetar. Pas ikjes nga burgu, ai kthehet në Shqipëri.
Arratisje, që mua shpesh ma rrëfente im Atë: Mahmut Dumani, rojes së burgut i
kërkon ujë! Roja ia jep një shtamë. Mësuesi, me shtamën me ujë e godet rojen,
dhe ikë nga burgu i Kalasë Shkupit.
Mësuesi i shkollës “Gjergj Fishta” të fshatit Kastriot (Sërbicë)
të Kërçovës, në Elbasan zbret në vitin 1980 –të, dhe në një moshë të thyer
ndërroi jetë në vitin 1995. Vepra e të cilit do të jetojë aq sa do të jetojnë
edhe shkronjat e gjuhës shqipe, që ka radhitur në ditarin e tij prej mësuesi
gjithë jetën.
Vite më vonë, Im Atë më rrëfeu edhe një ngjarje
historike, sesi: Mahmud Dumani mësues nga Shqipëria si mik shtëpie kishte ardhë
tinëz natën, dhe e bindi Babain ballistë:
-Mik, e humbëm luftën.
Tashti, duhet të shohim matanë Lëmës.
-A, sheh ti në Lëmë Natën?
-Jo, nuk shoh asgjë.
Errësirë, i përgjigjet Babai.
- E, unë shoh edhe përtej Lëmës. E humbëm luftën.
Koha, është të bëhesh partizan, shpëtosh veten dhe familjen! Atdheun.
Im Atë, e dëgjoi porosinë e Mahmud Dumanit. Dhe,
mbeti gjallë deri në fund të jetës pa asnjë ferrë në këmbë si ballist “armik” i
shtetit të “përbashkët”. Vetëm, se: Unë pata probleme gjithë jetën. Edhe,
sotekësaj dite. Dje, si djalë ballisti. Sot, si djalë komunisti nga partizanët
“patriotë” të partive politike, në Kërçovë, Prishtinë, dhe Shkup.
Vërtetë, asaj kohe me në krye kryeministër të
arsimit Ernest Koliqi, shpërtheu një lulëzim arsimor - kulturor në Trojet
Etnike Shqiptare (“Shqipërisë Madhe”). Lule, të cilat gjatë “ndryshimeve
demokratike” i mbytën me propaganda arsimore – kulturore partitë
politike me ministra arsimi partiak, as edhe pa një vit përvojë pune në arsim
me ditar nën sjetulla. Vite, kur në sistemin komunist nuk mundeshe të bëheshe
drejtor shkolle pa pesë vjet përvojë pune as në Katund, e ku më ministër i
arsimit. Shkaku, se: Themelet e një shoqërie, shteti, janë arsimi
dhe kultura. Aspak, partitë politike vetëm për një përdorim.
Sot, arsimin dhe kulturën me “politikë madhore”
të partive politike shqiptare, krah përkrahu me “vëllezërit” e shtetit të
“përbashkët”, e kemi marrë nëpër këmbë...
Mahmut Dumani
me nxënësit e shkollës fillore “Gjergj Fishta”, në fshatin Kastriot (Sërbicë,
Kërçovë)...
GM: Tashmë janë bërë gati 10 vjet pa bashkëshorten tuaj,
Fatmirën. Si e kujtoni atë?
KÇ:
Grua lojale besnike dhe patriote. Mësuese
e pakrahasueshme. Bashkepuntore besnike e shkrimeve të mia publicistike dhe letrare. Kritike dhe lexuese e flaktë
e librave të mi për fëmijë. Bashkë
kemi punuar disa vite në një shkollë
periferike në Malësinë e thellë të
Shkupit. Unë me katër klasë
të kombinuara në ciklin e ultë, e ajo me
katër klasë
të kombinuara në ciklin e lartë. Arsye, që edhe lindën
mes atyre maleve librat e mi për fëmijë në poezi e prozë.
Një natë me mjegull u ktheva vonë, pas mesnate, nga një orë
letrare që u mbajt në Tetovë. E lash “xhipin” në garazh, dhe padashtas më ikën
sytë nga dritarja. U habita kur nëpër errësirë e pashë dritën e ndezur. Gruaja
më e mirë në botë gjithmonë flinte herët, me pulat, siç themi ne në katund. E
sonte? Thashë me vete se, me siguri e ka harruar dritën e ndezur, ose është
dalldisur në ndonjë film artistik.
Hyra ngadalë nëpër korridorin e errët të pallatit, që gjithmonë i
prishen dritat. E nxora çelësin nga xhepi dhe e rrotullova në derë. Nëpër
errësirë e ndeza dritën e korridorit. E hapa derën e sallonit, por, posa e futa
kokën, Gruaja më e mirë në botë më bombardoi me fjalët:
· Hë, a t’u kujtua të vish në
shtëpi?!
· Po, iu përgjigja. - Mezi e gjeta
rrugën…
· Me siguri edhe ke pirë?
· Jo, i thashë. - kur e kam
“xhipin” me vete, nuk pi më shumë se dy gota “hallall”...
· E dija! - u
gëzua Gruaja më e mirë në botë, që edhe kësaj radhe kishte të
drejtë.
· E me cilën ishe sonte, kujt i
lexove poezi?
· Vetëvetes. - ia ktheva plumb.
Tashmë e kuptova se nuk ishte diçka në rregull me Gruan më të mirë në botë.
· E këto rrugaçet e tua që më paraqiten mua në
telefon? Njëra, mori guximin dhe më erdhi edhe në vendin e punës.
· Ato t’i kam lënë ty ta vrisni
vetminë…
· Mua, ë?! - u nxe edhe më tepër
Gruaja më e mirë në botë.
E pash se, ndonjëra e kishte tepruar nëpërmjet
telefonit. Ose, Ajo që i kishte shkuar në vendin e punës. Nuk kisha
rrugë tjetër, përveçse ta pajtoj Gruan më të mirë
në botë. Njëherit, edhe nuk e dija nga ku më vinte kjo e mirë, kush ma kishte
kurdisur aq bukur si në telenovelat turke. Megjithat, u hodha në sulm. Ti, oj
grua, i thashë, - e di, se: unë merrem me humor e satirë, dhe kam shumë miq dhe
armiq. E di se edhe nuk është hera e parë që më bezdisin me kësi kurthesh. Edhe
ky është një kurth më vete, që nuk e di se nga e ka fitilin. Prandaj, më së
miri është ta shohim dorën, se gurin e kemi te Pragu para deres të Shtëpisë.
Gruaja më e mirë në botë u qetësua pak edhe i shpërthyen lotët.
Unë pasi ia arrita qëllimit, thashë me vete: Heu burrë, vazhdo edhe pak ta
shuash zjarrin e ndezur me flakë! Pastaj, oj grua, - i thashë, - këta armiqtë e
mi sikur nuk kanë të ndalur me kurdisjet e kërcënimet telefonike. Jo që nuk u shuhet dëshira për skandale familjare, por
edhe aq më tepër u ndizet zjarr e flakë. A nuk është më mirë që edhe ne të
bëjmë një freski familjare?
· Hë, i hapi sytë Gruaja më e mirë
në botë?!
· Të ndahemi për pak kohë. Edhe ty
të kalon zemërimi, edhe unë do të shkruaj ndonjë libër me poezi. Edhe armiqve
të mi do t’u plotësohet dëshira…
· Jooo, u zemrua edhe më tepër
Gruaja më e mirë në botë, duke më gjuajtur me libra nga të katër anët.
· Grua, mblidh mendjen! - mezi
arrita ta qetësoj mes gjithë atyre librave nëpër dhomë. Rrugë tjetër nuk kemi,
ky është i vetmi shteg për ta kaluar malin…
· E di se do të më heqish qafe, po
edhe unë kështu si e ke nisur ti nuk mund ta qes në krye. Shporru, nga shtëpia!
E pashë se ia hodha Gruas më të mirë në botë. E mora çantën e zezë
të lëkures, dhe u strehova te Mikja Di për dy-tri javë. Ndoshta kjo ndarje
zgjatë edhe më tepër, një muaj, dy, tre. Ku ta di Unë. Çdo gjë mvaret, se: kur do më lëshojnë magjitë jogosllave.
Mund të ndodhë, që të mos më kalojnë kurrë, në shtetin e “përbashkët”jugosllav.
Prandaj, edhe ju keni një borxh ndaj meje si shkrimtar. Edhe gruaja më e mirë
në botë, edhe miqtë, edhe armiqtë e kanë borxh të më gjeni një hoxhë që të më
bëjë një hajmali, t’i prishë magjitë, përzë xnindet dhe të kthehem në shtëpi…
Fatmira
dhe Kalosh Çeliku në kasollën e tyre, në Katund...