E diele, 08.06.2025, 03:34 AM (GMT+1)

Intervista » Marku

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe botuesin Kalosh Çeliku (II)

E shtune, 31.05.2025, 03:00 PM


INTERVISTË ME SHKRIMTARIN DHE BOTUESIN KALOSH ÇELIKU (II)

EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU

Në pjesën e dytë të intervistës me shkrimtarin e mirënjohur Kalosh Çeliku për Zemra Shqiptare, vijojmë udhëtimin në botën e tij krijuese dhe shpirtërore. Zbulojmë fillesat në letërsi, shtysat e para krijuese dhe emocionin e krijimit të parë të botuar. Autori ndalet te temat që përshkojnë veprën e tij dhe kuptimet që ato bartin, duke hedhur dritë mbi sfidat e të qenit shkrimtar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, si edhe mbi rolin e letërsisë në kulturën tonë kolektive. Satira dhe humori zbulojnë një dimension të veçantë të penës së tij, ndërsa ndjeshmëria ndaj lexuesit dhe misioni shoqëror e kthejnë këtë bisedë në një ftesë për ta njohur më thellë njeriun pas fjalës së shkruar.

GM: Cili ishte hapi i parë drejt botës letrare? Kur keni filluar të shkruani për herë të parë dhe çfarë ju motivoi?

KÇ: Dihet, Lufta me Penë vazhdon edhe Sotekësajdite. Rrëfimet e Babait. Natyra e pasur me male, fusha dhe livadhe e lule. Zogjë shtegtar. Sorra e lakuriqë të natës. Zogun e keq nateditë mbi çati. Librat e këndimit me vjershat e Rilindasëve shqiptar në kohën e Ernest Koliqit si Ministër i Arsimit. Drita, kur erdhi në Katund. Dhe, vjersha e parë e botuar në gazetën „Flaka e vëllazërimit“: Gacën e vajgurit e hudhëm në tavan (1966). Ditë më vonë filluan ta shohin dritën edhe vjershat tjera të para: Mirëse erdhe dallëndyshe, Lejleku dhe Bilbili shkruan, në Shkollën e Msme Normale „Zef Lush Marku, në Shkup.

Shenjat paralajrmëruese  për mua si shkrimtar për Ditën e Nesërme, veç më erdhën pas “ndryshimeve” demokratike, publikimit të librit: Trumbetat e Tellallit (1992), në Shkup: Denoncimi në polici i nënshkruar nga njëzetë “patriotë” shqiptar të këtij soji me emër e mbiemër. Gjoja se, jam i dërguar nga Kosova të veproj në këto anë, dhe Çështjen Shqiptare dua ta zgjidhë me luftë. Helmimet nëpër restorantet e Shkupit, zjarri në banesë, vdekja klinike në Voskopojë, Ringjallja në Korçë, aksidenti i komunikacionit pasmesnate në “Qafë - Thanë”... Malin, “Bukoç”…

Im Atë, asaj kohe ende nuk i kishte dorëzuar armët. Luftën, që dikur e bëri në male me shokë, e vazhdoi në Katund deri në vdekje. Herët ishte mësuar me Zonjën Vdekje, që kur t’i teket i trokiste tek porta. Edhe, ia hapte portën krah më krah. Natën edhe ditën, turqit e kishin përdjekur gjyshin kaçak Emin Çeliku (Xhambazi), që ishte krahu djathtë i Dervish Carës për çlirimin e Shkupit (1844). Babain, edhe Nanën. Pesëmbëdhjetë fëmijë Nana dhe Babai i kishin shti në varre, rrëzë “Çukës”. Gjallë kishim mbetur vetëm tre fëmijë: motra e madhe, vëllai i arratisur në Paris dhe unë sugari. Shkak, që ditën e nesërme më kishte dërguar tek Dervish Nurja, Përtejzalli. Plaku i mençur mjekërbardhë, që asaj kohe u dilte para stuhive pa hamendje më kishte fry në fytyrë, dhe ma kishte varë një hajmali lëkure përqafe me shkronja arabe. Vetëveasje shqiptare.

Gjatë kohë atë hajmali të Dervish Nures do ta mbajë në gji, përqafe. Livadheve, fushave e maleve të Drenovës. Përderisa, një ditë do ta humb duke i mjelur dhentë tek “Përroni i Thanës”, mes burimeve që na jepnin gji nën dardhat gorrice, si dikur kreshnikëve Zanat e Malit. Symbyllazi duke u turrur përmbrapa rrunzave të Bariut “Çelëvjollcës”. Megjithatë, jeta vazhdon nën dardhat turke që i shartoi Xha Deralla, në Katund. Shkup, e më vonë edhe në Prishtinë. Sotpërsot, përsëri në Shkup. Kurrë, deri më sot nuk kam pasur probleme me shëndetin. Përditë, në vend të hapeve (aspirinëve) jam duke i marrë si “ilaçe” nga dy gota raki rrushi. Ose, Dëllinje.

Fuqinë mistike të asaj hajmalie do ta kuptoj shumë vite më vonë, kur u ndava nga gruaja e parë besnike, dhe im Atë me çdo kusht edhe me pasuri të patundshme e para, përpiqej që të ma kthejë prapë në shtëpi. Qëllimi kryesor i tij si baba, edhe mua të më këthej në Katund si krah pune. Shpëtimin, dihet e kishte gjetur tek Hoxhë Qeshafi i Zajazit. Hajmalitë e të cilit i gjeja përditë nën jastëk, ose të qepura sukull në këmisha e pantollona. Mu si sot, më kujtohet edhe ardhja e Vëllait me Nanën e Babain tek banesa pranë restorantit “Arabeska”, në Prishtinë. Shtratin tim në dykatë, me shkallë në tavan mes librave. Disqeve të gramafonit. Mureve të veshur me fotografi të këngëtarëve legjendar botëror. Atë ditë, kur i nxorën para meje disa mollë të kuqe mbi tavolinë që t’i hante edhe syri. Përçudi, unë nuk e shtriva as dorën. Vëllai duke mos e përmbajtur dot veten dhe durimin, edhe pse e dinte se ato mollë të kuqe i kishte stërpikur e larë me ujë “xhehneti” Hoxhë Qeshafi i Zajazit, u sulë me të katra si ujku mes dhenëve. Regjistrim i asaj kohe, që nusja e vëllait sa herë që uleshim në sofër për darkë, ia përplaste ngjarjen t’im vëllai në sy, gjoja si me shaka rasti përpara familjes: vërtetë, vëllain tënd Kaloshin, nuk e zunë ato magji e hajmali të Qeshafit Zajazit, ama ty o burri im besnik të zunë këmbekokë.

Edhe, e dini sesi unë shpëtova nga hajmalitë e Hoxhë Qeshafit?! Im Atë nga grabitja e parave për “shërimin” tim nga xhindet, që pasmesnate dorë më dorë më hudhnin mbi çatia dhe majë lisave, rrëzë “Çukës” në Katund?! Pacientin e sëmurë me vite, që nuk e shëroi dot spitali i Shkupit?! Jo, nuk e dini me siguri edhe sot e kësaj dite. Ja, po ua rrëfej ngjarjen mistike: Babai, pas rastit me mollët e kuqe në Prishtinë, përsëri kishte shkuar te Hoxhë Qeshafi për ndihmë profeti, edhe njëherë për mua t’i lutet Zotit. Hoxhë, më kot mundohemi me hajmali (nuska) e mollë të kuqe katundi, nuk e zënë magjitë.

Hoxha merr guximin dhe i përgjigjet: a, vjen ai ndonjëherë në Kërçovë? Rrallë. Po, vjen ditëve të shtuna, ishte përgjigjur Babai. Atëherë, mirë është të ma tregosh sesi duket ai burrë mejdani që nuk e zënë magjitë?! E kam në disponim edhe hajmalinë e fundit, atë me të cilën pasi mua më vdiq gruaja, syrin ia vura një cuce të re në Katund. Padyshim se, është hajmalia më e fortë e imja si hoxhë. Magji të cilën ia bëra një cuce të re që ta marrë për grua. Shoqja e saj më tradhtoi: unë i thashë, magjinë t’ia shti në vorbën e groshës pranë zjarrit në oxhak, e ajo “shejtanja” ia kishte dhënë dhisë kryeneçe. E cila ditën e “xhuma” (premte), përderisa e falja mesditën në xhami, baaam i ra derës me brirë dhe m’u sul me të katra përpara xhematit si e tërbuar pas taxhisë. Edhe, hajmlinë e fundit do ta vë në përdorim, shkaku yt se të kam mik.

Ditën e shtunë, Babai matanë rrugës ia tregon Hoxhë Qeshafit burrin që nuk e zenin magjitë. Ja, ai matanë trotuarit është me gunën e zezë krahëve deri në fund të këmbëve, mjekrën dhe flokët e gjata pas shpine. Hoxha, nuk e zgjati bisedën: Minçe, mos eja më për këtë burrë “dreq në tepsi” ta shpëtojmë nga xhindet, nuk e zënë magjitë! Përmëtepër, as hajmalitë (nuskat). Dhe, kështu shpëtoi im Atë nga Hoxhë Qeshafi. Dihet, edhe unë nga hajmalitë (nuskat) e tia nën jastëk e pantollona, që edhe sot e kësaj dite nuk m’i kanë përzënë xhindet.

Vite më vonë pas studimeve në Prishtinë, kur u ktheva në Shkup, e hetova se më mungonte hajmalia e Dervish Nures. Gjatë një pushimi veror në Strugë, përpara hotel “Drinit” mes stolive turistike e pashë edhe një hajmali lëkure. Padyshim, e bleva dhe e vara në zingjirin e argjendtë së bashku me shqiponjën dykrenare që e mbaja përqafe.

Pasmesnate, duke u kthyer nga një manifestim kulturor tradicional nga Saranda, vetë i katërti me makinë rashë në greminë. Mezi na nxorrën nga vendi ngjarjes ndihma e shpejtë dhe policia rrugore shqiptare. Dhe, pas ndihmës parë në Përrenjas, na përcollën për në spitalin e Librazhdit. Dikur, pas analizave mjeksore na thanë: Edhe ne çuditemi, sesi keni shpëtuar të gjithë gjallë. Shkaku se, aty kush ka rënë në atë greminë vdekjeprurëse, askush nuk ka dalë deri më sot i gjallë në jetë. E kemi pagëzuar edhe si “Vendi i vdekjes”. Jo, ndërhyra unë, që sot ai vend do të thirret, “Vendi i Ringjalljes”.

Ditën e nesërme, pasi e kaluam kufirin shqiptaro-shqiptar, u binda se ma kishte shpëtuar jetën ajo hajmalia (nuska) e Dervish Nures që e humba në Kërçovë dhe e gjeta në Strugë. Rrugës për në Kërçovë, hajmalisë (nuskës” Dervish Nures i bleva edhe një zingjirë të ri argjëndi dhe e vara përsëri përqafe. Mesaduket, është Ëngjëlli im mbrojtës.

Javën tjetër, erdhën për vizitë miqtë dhe gratë e mia besnike. Interesoheshin, sesi ka ndodhur ngjarja tragjike. Muzikën që dëgjonim gjatë rrugës në makinë. Edhe, kush ishte me ne atë natë?! Pastaj, në makinë: a, e kishit edhe ndonjë grua besnike? Ashtu, edhe ashtu. Ndoshta. Thashë me vete: “Patriotët kuqezi”, sot në mjetet e informacionit më akuzojnë edhe si “spiun”, pse edhe unë të mos ua përplas para syve, në fytyrë. Ua thashë në sy: unë jam “spiun”. Aty për aty e ndërruan “qehren” e fytyrës. E dini, pse?! Shkaku se, ato kishin qenë gjithë jetën spiunë, dhe janë ende edhe sot e kësaj dite. Përçudi, shpëtova nga “miqtë”. Dhe, Zonja Xhadi…

GM: Cili ishte krijimi juaj i parë i botuar dhe si e përjetuat atë eksperiencë?

KÇ: E thashë pak më parë: vjersha Gacën e vajgurit e hudha në tavan. Shkaku se: erdhi rryma elektrike në Katund. Edhe, natën mund të lxonim libra me llambën elektrike, pa gacën e vajgutit, edhe pa dritën e hënës. Dihet, plot gëzim me shokët e klasës. Mësuesi i gjuhes shqipe Zejnulla Mehmedi, atë ditë na e solli gazetën „Flaka e vëllazërimit“, dhe na e shpërndau në klasë. Pas pak na e bëri me dije, se në këtë numër edhe shoku juaj i klasës e ka një vjershë. Në fillim të kësaj ore mësimi do ta lexojë vjershën vetë autori. Edhe, e lexova unë vjershën të cilën e duartrokiti e gjithë klasa. Edhe, vetë mësuesi i gjuhës shqipe Zotneja, siç e thirrnim ne nxënësit. I cili e kishte kryer Normalen e Elbasanit.

GM: Cilat janë temat që shfaqen më shpesh në librat tuaj dhe çfarë i bën ato kaq të rëndësishme për ju si autor?

KÇ: Ngjarjet e përditshme që i has në jetë. Arsimore dhe kulturore. Ato, patriotike, sociale, politike dhe shoqërore. Dominon, ajo  e dashurisë. Loja e syve, E përcolla Natën, Vdekja më deshi më pak se Ti, Edhe Ajo nuk ishte xheloze, Engjëlli im është Grua, Gruaverë, Burri Grave. Dhe, romanet: Shtëpia Publike, Djemnusha.

Moti kohë, nateditë e vrisja mendjen sesi të shpetoj nga “miqtë” e mi dhe Zonja Xhadi. Rrospitë meshkuj, që papritmas këmbën përmbi këmbë më uleshin në tavolinë për një kafe. Ditën e nesërme më shanin pas shpine. Publikisht e them në këtë shkrim profetik, unë nuk kam armiq. Punë tjetër është ajo, se: herë pas here “patriotët kuqezi” më marrin në telefon me ato pyetjet e tyre të përditshme banale policore: ku gjëndesh, me cilin je, çka kemi të re sot, a do të të kemi sonte ty si shkrimtar në mjetetet e informacionit para kamerave televizive?!...

Ndonjëra, e cila me mua e kishte ndarë edhe shtratin, eksplodonte përmes telefonit: m’i shante Nanë e Babë. Tjetra, ajo më guximtarja shkonte dhe ankohej tek Gruaja ime besnike. Hojdodolja i thonte Mikes se, nateditë më ka pasur “ashik”. ”Bereqet” i arave tona pjellore shqiptare, plot zarzavate Kopështi, të cilat m’i dërgonte gjithë jetën “shpërblim” sigurimi shtetëror, ose partitë politike. Përçudi, edhe atë: kur mendime të tjera provokuese hudhnin para meje mbi tavolinë nën Rrap, e krejtësisht qëllime të tjera tek “punëdhënësi” i Vetëshërbimit të kukullave, në “Bit – Pazar”.

Punë tjetër ështe ajo, se: çka raportonin ato “miq” besnik dhe xhadi tek “punëdhënësit” e Koperativës të Bujqësisë dhe Bagëtisë fushore në tokat shqiptare. Ose, që ditën e nesërme dilnin symbyllazi kundër meje me deklarata skandaloze në gazetat e “pavarura” Qeveritare. Kopeisht, u ndërsyen me të katra pas meje edhe në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar me nënshkrime të falsifikur për të dhënë dorëheqje si kryetar. Personazhe, veç që nuk kanë emra dhe mbiemra tek drama satirike, të cilët unë do t’i nxjerrë në skenë te libri: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (dy drama satirike, 2000 dhe 2014, dhjetë drama). Shembull, konkret: Edhe,  kush?! Djemtë dhe vajzat e spiunëve brez pas brezi, që ishin lindur dhe rritur kopila me ujin dhe bukën e “vëllazërim-bashkimit” komunist. Dhe, Sot Neokomunist: papritmas, marrin guximin të na dalin “patriotë kuqezi” para kamerave televizive me emërime si anëtarë të komisioneve me vende pune, dhe poste partiake nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët”. Kulminacioni, edhe më tregojnë mua Sot, çka është patriotizmi?!... Atdheu?!... Demokracia?!... Liria?!...

GM: A keni një mënyrë të caktuar pune kur shkruani? Cili është procesi për të shkruar një libër?

KÇ: Jo. Jeta ime ka qenë e bujshme si në Katund, poashtu edhe në Shkup dhe Prishtinë. E pasur me kujtime, dashuri, armiqësi dhe rreziqe partiake -politike të „vëllazërim-bashkimit“, në shtetin e „perbashkët“. Herë pas here, të cilat edhe i hudhë në libra. Nateditë punoj me muzikë shqiptare dhe botërore. E cila nuk më pengon, por më jep energji pozitive për krijimtari. Forcë, për krijimtari letrare - artistike. Dhe, më mbajnë ende gjallë në jetë. Unë udhëhiqem nga Tri gra besnike në Luftën me Penë për në „Baba Tomor“. Malin e perëndive, ku pihet vera, lindë poezia dhe bëhet dashuri: Njëra më pri para. Dhe, Dy të tjerat më mbajnë përkrahu...

GM: Cilët janë librat tuaj më të dashur nga krijimtaria juaj dhe çfarë domethënie kanë për ju?

KÇ: Janë, shumë. Në fillim librat për fëmijë: Zogu erdhi me një këngë (poezi), Lepuri me pushkë (tregime), Dielli zbret maleve (novelë), Shtëpiza e xixëllonjave (tregime), Çohuni trima shaloni lapsin (rrëfenja), Vite me borë (roman), Babi ka dy nuse (roman), Qëngji më tha: ha bar (roman), Shtriga doli nga përralla (pjesë teatrore).  Libra, të cilët lindën në malësinë e thellë të Shkupit. Shkaku, se: të rriturit gëlltisin çdo gjë, edhe krunde. Ndërsa, fmijët nëse nuk i pëlqen libri e hudhin në koshin e mbeturinave. E më vonë, edhe librat për të rritur: Loja e syve (poezi), Vjellja e zorrëve (poezi), E përcolla Natën (poezi), Vdekja më deshi më pak se Ti (poezi), ATDHEU Burrë pa Grfua (poezi), Engjëlli im është Grua (poezi), Zonjën Vdekje do ta marr për Grua (poezi), Rrugaçja (poezi), Koronavirusi (poezi), Burri Grave (poezi), Varrimi i sorrave (roman), Qyteti i qyqeve (roman), Shtëpia publike (roman), Djemnusha (roman), Plaga e dhjetë e Babait (roman), Xhadia (publicistikë letrare), Rrufjani (publicistikë letrare), LAVDI „heronjëve“ të Xhadisë (publicistike letrare) , PYKË shelgu (publicistikë letrare), Jetë Nate (publicistikë letrare), Përtej Ditës Nesërme (publicistikë letrare), Imzot lehin qentë (dy drama), Kopeja me zgjebe ndjek Autorin ( dhjetë drama groteske).

Vargu i poezisë erotike-satirike, moti e ka tejkaluar plumbin e pushkës. Përçudi, qëllon jo në zemër, por në ballë. Edhe atë, dudumët që me vite na ngatrrohen nëpër këmbë. Fatkeqësisht, e them me plot gojën, se: populli shqiptar atë që e ka arrirë me vargun erotik-satirik, nuk e ka arrirë ende me pushkë. Dhiere këto, që të hipin në “Baba Tomor”.

Punë tjetër është ajo se, ne shqiptarët shesim plot “moral” dhe “trimëri” mejdani. Pajtohem, por pse nuk e provojmë edhe këtë “plumbin” erotik-satirik për ta bërë Atdheun. Historikisht, e kemi përdorë shpatën e Skënderbeut, Topin e Mic Sokolit. Gërshërët e dhenëve të Sulltanë Qafës. “Nagëntin” e Sefer Zajazit, Mauzerrin e Shotë Galicës. Koha është ta përdorim edhe “plumbin” artistik, që nuk të qëllon në zemër, por në lule të ballit. Këmbët, pas mullarit me bar t’i ngre përpjetë në “hava” mes livadhit.

E dini pse? Shkaku se, ne kemi “moral e besë”. Dhe, jemi trima. Edhe, fëmijët ne nuk i kemi lind me gruan legjitime, por na i ka sjellë lejleku. E, në anën tjetër gjithë natën kacavjerremi kasollave e avlive pas Pjeshkës së Sulojcës.

Megjithatë, për t’i hipur në majë Pjeshkës së Sulojcës, duhet guxim, talent dhe trimëri kreshnikësh. Rilindasit tanë, moti i janë ngjitur kësaj pjeshke, edhe i kanë zbritur, që sot ne pasardhësit e tyre ta kemi plot me fruta gjirin. Tjetër punë është ajo se, “Rilindasët” e sotshëm nuk e kanë mbushur gjirin, por turren t’i mbushin xhepat.

Poetët janë ata që mbushin gjirin me fruta për Dimër, e jo politikanët që i hipin e i zbresidn gomarit të Nastradinit me “vota të lira demokratike”. Shkak ky, që xhepat e tyre janë të grisur, arnë përmbi arnë. Vështirë i mbajnë frutat e Vjeshtës për Dimër. Thasët i ngarkojnë kotnasikoti mbi shpinë. Ose, e lëshojnë furrikun si pula në mes të lëmës. Momentet e fundit tra më tra e kërkojnë kotecin dhe u shpëtonë në kashtë.

Pjeshka e Sulojcës këtë vit me fruta degët i ka përtokë. Moment historik ky, që Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar nga Shkupi kësaj radhe Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP e strehoi në Kërçovë. Poetët iu turrën të mbushin gjirin dhe shpirtin. Vargun erotik ta shalojnë edhe mes këtyre maleve. Bora ku e zë borën. Erdhën nga të katër anët e Atdheut, në Shkup dhe Kërçovë. Orën simbolike letrare e hapi artisti i popullit, Dhimitër Orgocka me poezinë e Pano Taçit: Na bashkoi Rrapi.

Korça e serenatave (vendlindja ime e dytë), më doli zot Natën e Madhe. Burrat e dheut, vërtetë më bënë një befasi, që kurrë në jetën time nuk e kisha përjetuar si shkrimtar. Poezive të mia, përveç gjakut dhe shpirtit ju dhanë edhe zjarrin artistik me kitarë. Vendlindjen time mes maleve me vargje e kitarë e ngritën më këmbë. Nënën dhe Babain i ringjallën mes varreve, rrëzë “Çukës” dhe m’i sollën në Natën e Madhe.

Në mesin e poetëve e pritën agimin me këngën kërçovare: Në bahçe na ka ra bryma.  Ditë e Madhe për Kërçovën historike, që kurrë deri më sot nuk kishte pasur në gjirin e vet kaq shumë poetë nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Qytetitin e kaçakëve të malit: Kalosh Zajazi me shokë dhe Sulltanë Qafa. Mefailave të Zajazit. Grave dhe burrave trima të këtyre anëve, që brez pas brezi i dolën zot dje dhe i dalin edhe sot Atdheut.

E përcollëm Natën e Madhe me poezi, valle e këngë kërçovare matanë “Çelëvjollcës”, majën me dëborë verë e dimër, ku lind Dielli. Edhe atë, me këngën popullore të dasmave shqiptare: Ulu mal të dalë Hëna!...

GM: Satira dhe humori janë të pranishme në veprat tuaja. Çfarë roli luajnë ato në letërsinë tuaj dhe a kuptohen e vlerësohen siç duhet në letërsinë shqipe?

KÇ: Po. Është e vërtetë: humori dhe satira janë armët e mia nëpër libra. Edhe shpërthejnë librave të mi plotë risi, dhe pusi artistike për Ditën e Nesërme. Edhe kuptohen siç duket në letërsinë shqipe, vetëmse krijojnë edhe armiqë. Hakmerren ndaj shkrimtarit. Sidomos politikanët në pushtet. Që, ato vijnë dhe shkojnë çdo katër vite, ndërsa unë jam përgjithmonë.

Poetët nga të katër anët e Atdheut erdhën në Kërçovën historike. Vendlindjen e Kalosh Zajazit, Sulltanë Qafës, Sadin Selmanit, Nezir Koxhës, Osman Gjinit, Sefer Zajazit, Xha Derallës, Emin Xhambazit (Çeliku), Nefruz Çelikut që e mbyti ujkun me dorë… Dhe, e pyetën një plak para porte në fshatin Cërvicë: O plak, ku është “Çifliku i Xha Derallës”?

Plaku u ngritë më këmbë me gjithë mjekrën e bardhë dhe shkopin me kërrabë. Mirëse erdhët, o burra të grave! “Çifliku i Xha Derallës” është në Kërçovë, tek ajo “Çuka” pas malit, drejtoi plaku në vend të gishtit tregues shkopin me kërrabë. E shihni atë “Çukë” në mes të Qytetit? Atje, është “Çifliku i Xha Derallës”.

Po, i thamë ne gati njëzëri. Faleminderit, o plak. Dhe, morëm rrugën krah për krahu me gjithë poezi për te “Çifliku i Xha Derallës”.

Rrugës e takuam Date Koçin, që me Kryetarin e Komunës z. Fatmir Dehari për herë të parë në Kërçovë organizonin Javën Kulturore Kërçovare. I thamë: jemi nisur për te “Çifliku i Xha Derallës”. Qeshi, Date Koçi. “Çifliku i Xha Derallës” është afër Përronit të Thanës, në fshatin Cërvicë. E, kush ju dërgoi në këtë anë të Kalasë së Kërçovës historike?!

Një plak me mjekër e kësulë të bardhë në kokë, iu përgjigja.

Përsëri qeshi, Date Koçi. Ai me siguri ka qenë Xha Deralla. Përmëtepër, ju paska mashtruar, ka bërë pak shaka si gjithmonë edhe kësaj radhe me poetët. Gjatë një vizite, njëherë moti në katund është tallur edhe me xhandarët e serbit. Vite më vonë, gjatë ndryshimeve demokratike, pasardhësit e tij e kanë mashtruar edhe ministrin e arsimit, e kanë shti t’i mjeli dhentë e Agait të Çelike te “Lugu i Ymerit”.

Nuk prish punë, i thamë ne si burrat. I  kuptojmë dhe e duam humorin me pak kripë, mashtrimet dhe shakatë e Xha Derallës. Po, vështirë e kemi t’i duam dhe kuptojmë “anekdotat” e politikanëve në Ditën e sotshme.

Date Koçi, aty për aty doli me një propozim: Meqenëse, e keni bërë gjithë këtë rrugë, mos të ju shkojë mundi kot, pasi t’i përfundojmë Ditët e mërgimtarit, do të ngjitemi edhe deri te Shtëpia e Artit, mbi Kërçovë.

Moti, qysh në fëmijëri kisha dëgjuar dhe isha ngjitur në atë vend turistik gjatë festave të Një Majit. Xha Duli i Riu, kur e hiqte vallen shqiptare me lodra e cingana krah për krahu me shokë. Përmidisi i bienin Çarshisë Kërçovës me kësula të bardha, tirqi e xhamadanë. Vite me radhë edhe isha ngjitur dhiareve, qoftë pas ndonjë rrunze azgane, qoftë pas organizimeve të atëhershme letrare e muzikore të asaj kohe duke e përcjellur natën me rokenrol nëpër lokale nate e disko-klube.

Përçudi, si kishte ndodhur që kaq gjatë kohë të mos e kisha vizituar Krushinën, vendin turistik malor që gjatë festave të Një Majit na mbëlidhte  të madh e të vogël nën krahët e saj sikur të ishte një pulë me zogjë. Fajin me siguri e kishte koha e studimeve në Prishtinë. E më vonë, edhe arratisja ime si mësues në Drenicë e Malësinë e Shkupit.

Krah për krahu si poetë iu ngjitëm malit. Rrugës herë pas here Date Koçi na rrëfente gjurmë të dhiareve ilire që ende nuk i kishte hëngër dhëmbi i kohës. Aty-këtu edhe ndonjë burim malor, rrap shekullor që i bënte hije mbi kokë. Majë, nga ku si në pasqyrë e shihnim Kalanë e Kërçovës, që me vështirësi e kishte shkelur këmba e serbit, edhe e romakut, edhe e turkut, edhe ajo partizane. Secili në këtë kala i kishte lënë të thella gjurmët deri në ditën e sotshme si pushtues. Vetëm, unë e mbaja në mend fare mirë Kalanë e pas Luftës së Dytë Botërore, kohën e “artë” komuniste, kur ajo kala - parajsë ishte e rregulluar aq bukur e me kujdes si në përralla dhe mbuluar me lloj-lloj lule. Shatërvanë e karrike druri në çdo pesëdhjetë metra anësh rrugicave.

Ecëm edhe pak në heshtje rrugës kokë më kokë. Unë mendova me vete, me siguri do t’i shohim matanë pishave edhe sheshet me lule. Edhe pak, arritëm te Shtëpia e Artit rrethuar me gjelbërim dhe skulptura gjigante. Habia e radhës: në oborr na priste Don Kishoti i veshur këmbekokë me mburoje hekuri, por kësaj radhe vetëm, pa Sanço Pançon dhe Rosinantin. Poetët bënë një fotografi për kujtim me këtë kalorës të arratisur i veshur me armatim deri më dhëmbë, që përveç kopeve të deleve kishte bërë luftë edhe me mullinjt e erës. Tjetri, bënte roje me pushkë në qafë mes malit, përballë Shtëpisë Artit. Krokodili kishte “ikur” me gjithë trup e kokë nga lumi mes maleve. Oborri i Shtëpisë së Artit mes pishave e gjelbërimit ishte veshur me artin botëror. Emra e emra artistësh nga e gjitha bota, mes tyre edhe piktorë shqiptar: Omer Kaleshi me famë botërore. Aty për aty mu kujtua edhe përmendorja e Skënderbeut, që pas lufte trimat kërçovar e kishin hipur në kala. E më vonë, pas prishjes së miqësisë shqiptaro-jugosllave, e kishin tërhequr pushtetarët komunsitë për shkaqe politike. E kishin futur në një kasollë të fshehtë brenda kalasë. Që, unë gjatë shkollës së mesme sa herë që ngjitesha me shokë në kala, e vizitoja tinës dhe e shihja se si “bënte” me dhunë gjumë shekullor heroi ynë legjendar Skënderbe i strukur në gjirin e Kalasë. Edhe, e prisja ta shoh heroin tonë legjender te Shtëpia e Artit me gjithë kalë e shpatën në brez si në Shkup. Pse jo, edhe Xha Derallën para porte. Ose, Kalosh Zajazin e Sulltanë Qafën. I kërkova edhe në atele mes pikturave, po nuk i pashë me sy, nuk i dëgjova me veshë. Përmëkeq, kur në mesin e artistëve botëror lexova plot emra të piktorëve shqiptar, po gjeta shumë pak gjurmë shqiptare. Përgjigja: Ishte muaji i Ramazanit dhe këto ditë vere, shqiptarët bënin për çdo ditë edhe deri nga njëzet dasma plot salltanete. Paratë që i fitonin me djersë gjatë gjithë vitit në kurbet, i harxhonin “rrush e kumbulla” brenda një nate. Asnjërit nuk iu kujtua të hedhë ndonjë euro edhe për arsimin e kulturën shqiptare. Dhashtë Zoti, herën tjetër kur do të ngjitemi te Shtëpia e Artit do t’i takojmë Skënderbeun me shokë, Kalosh Zajazin, Sulltanë Qafën, Sefer Zajazin e Sadin Selmanin krah për krahu me Xha Derallën.

Tashti, edhe e shoh realitetin me sy, pse Xha Deralla na paska dërguar në Krushinë. “Çifliku i Xha Derallës”, kur ne e vizitonim si fëmijë me dhenë, ishte plot ferra. Vështirë nga aty nxirrnim ndonjë shkop thane për t’i ruajtur dhentë. Ose, fyell shtogu. Banorë të atij çifliku me nam ishin: zogjtë, laraskat, sorrat, korbat, breshkat, zhapinjt, gjarpërinjt dhe boat e rrezikshme me flokë. Edhe Krushinën, ne poetët për dallim nga dita e djeshme komuniste, sot e gjetëm plot bukuri e vlera artistike: lule, shatërvanë e karrike. Llambat elektrike na e tregonin rrugën. Dielli u binte mbi kokë. Fatmirësisht, rridhte uji i ftohtë për kalimtarët e rastit. Vend turistik, që sot falë pronarit të Shtëpisë së Artit z. Vladimir Toleski, që ka dhënë dhe jep mjaftë për kulturën shqiptare e vizitojnë grupe artistësh e turistësh nga e gjithë bota. Ballëlartë, pas një ore poetike zbritëm teposhtë malit në hotel. Pas dreke, dhe pushimit të mesditës, e hapëm Natën e Madhe me humor, satirë dhe një minutë heshtje për Mbretin e haikut shqiptar: Milanov Kallupi nga Elbasani. Mikun e Rrapit, që këto ditë papritmas iku nga mesi ynë latrar. Këngë e valle deri në agim. I hapëm portat poetike ta përcjellim Natën me Xha Derallën. Humoristin dhe satiristin e madh shqiptar, që edhe malin me dardha gorrice e kishte shartuar me ato verore për brezat e ardhshëm t’i mbushin xhepat për Ditën e Nesërme.

Pasdarke, nga malli për satiristin dhe humanistin poetët e shaluan fantazinë. Për disa çaste e sollën Xha Derallën në mesin tyre me humor dhe satirë. Orën simbolike satirike si zakonisht e hapi  Date Koçi me poezinë e Ali Asllanit: Hani, pini dhe rrëmbeni. Ferit Abdiu i përshëndeti të pranishmit me këngën origjinale kërçovare: Të prêt poeti. Date Koçi, të cilin gjatë këtij manifestimi kulturor e kishte kafshuar grerëza, i dha zjarr e flakë me një këngë dashurie. Poetët, pas tij e morën Natën e Madhe në duart e veta me humor, këngë dhe poezi satirike. Njëri pas tjetrit lexuan poezi, rrëfyen barcoleta, edhe anekdota. Dikur, çetës së tyre i erdhi në ndihmë edhe Xha Deralla me anekdotat e tij të egra: Hoxha i katundit, Pajtimi me Kolibaret dhe Xhandarët e serbit.

Ditën e nesërme, u bë edhe përurimi i librit të Skënder Rusit: Ç’ditë e bukur për të vdekur. Rreth krijimtarisë letrare të autorit dhe librit diskutuan kritikë letrar, poetë dhe miq të autorit: Skënder Demolli, Pandeli Koçi, Nikolla Spathari dhe Dhimitër Orgocka, Poashtu, u bë edhe përurimi i librave të poetëve strugan: Vahit Nasufit me Diell mëngjesi  (tregime) dhe Besnik Lena, Shiu më rrjedh nën mjekër (haiku). Librat e autorëve i vlerësuan lartë si arritje artistike krijuesit: Qazim Shehu, Fadil Curri, Pandeli Koçi dhe Kalosh Çeliku. Tryeza satirike kërçovare u shtrua në mesin e poetëve: Humori dhe satira brez pas brezi në mes të Ballkanit e mbajtën gjallë popullin shqiptar. Atmosferën e ngrohtë satirike e ndezën me diskutimet e tyre rreth humorit dhe satirës nëpër shekuj: Dhimitër Orgocka, Skënder Demolli, Pandeli Koçi e Nikolla Spathari. .

Nata e Madhe kërçovare i hapi dyert krah më krah me humor, satirë dhe këngë deri në agim. Poezitë e tyre i lexuan poetët. Pasmesnate, juria profesionale i ndau edhe çmimet letrare për vepër satirike, dhe për poezi të “egëra”.

Dita tjetër, e nesërmja poetët i përcolli disa në “Qafë – Thanë” e Shkup. Kosovë, për t’u kthyer pas disa ditëve në Tiranë përmes Rrugës Arbërit. Vetëm satiristët kërçovar mbetën në Kërçovë me Xha Derallën. Që, vitin e ardhshëm, përsëri të na e shtrojnë sofrën satirike të miqësisë te “Çifliku i Xha Derallës” pranë “Përronit Thanës” me burime malore në fshatin Cërvicë, mundësisht pranë përmendores së Xha Derallës.

Dhe, ashtu siç thashë një vit më parë: Ndodhi mrekullia. Viti historik i kërçovarëve. Kërçova si komunë për herë të dytë, pasë pesëdhjetë viteve “liri”, ra përsëri në duart e një kryetari shiptar. Hapat e parë i keni në sipërfaqe: Kërçova për herë të parë me forcat e veta komunale, kryetarit të komunës z. Fatmir Dehari dhe poetëve nga të katër anët e Atdheut, e përfundoi javën kulturore shqiptare. Larg zemrës se, do t’i ngulfasë kulturat tjera në këtë qytet siç vepruan paraardhësit e saj të dikurshëm në pushtet, po në radhë të parë duhet ringjallur arsimi dhe kultura shqiptare e një populli shumicë, që pesëdhjetë vejt me radhë u nëpërkëmbë nga sistemi komunist. Themelet kryesore të një shoqërie, shteti demokratik janë arsimi dhe kultura. Edhe, Manifestimi Kulturor Tradicional Ndërkombëtar Ditët e Humorit dhe Sarirës: XHA DERALA, që nga dita e sotshme mbetet në duart e Komunës së Kërçovës. Komuna në bashkëpunim me ne (LSHSH) do të emërojë  edhe dretjorin e këtij manifestimi tradicional kulturor. Xha Deralla, kësaj radhe e ka vështirë të na mashtrojë rrugës pas “Çuke”. Nesër, ne me një Orë miqësore poetike si para disa viteve do ta vizitojmë edhe vendlindjen e tij, katundin Cërvicë, vetëmse jo në stinën e verës kur gjarpërinjt e shullanit kulaç rreziten në diell. Krah për krahu si poetë do të ngjitemi edhe deri te “Çifliku i Xha Derallës”, afër “Përronit të Thanës”. Ndodhë, nesër atje të ndërtojmë edhe ne ndonjë kolibe artistike për poetët.

Populli shqiptar, e di se i di këto themele kryesore për ngritjen e Shtëpisë Artistike, unë vetëm i përsërita që t’i nguliten në kokë. Punën tjetër e ka vetë në dorë. Dhashtë Zoti, një ditë përkrah fytyrave historike të kësaj ane e ngrejmë në vendlindje edhe permendoren e humoristit dhe satiristit të madh shqiptar: Xha Derallës, te “Ureja”. Ashtu qoftë!...

TY BRE KALEMXHI

TË KAM KALLZUE

(Në stilin e popullit)

Ty, bre kalemxhi të kam kallzue

Nuk ta qetë me u provu me mue.

Se, s’ke zemër me hy në luftë

Pesdhjetë vite je duke u tutë.

Nateditë, të kanë vu samarë

Argat, ke punu në tjetër arë.

Zotërive, ua ke fërkue përditë

Sot, mbylle gojën, he jezitë!

Jeta t’shkoi me parulla të ndyta

Unë, e kam Lapsin me dy Tyta...

(Nga libri: Trumbetat e Tellallit (satira dhe reagime, 1992).

GM: A shkruani më mirë kur jeni në një gjendje emocionale apo në një qetësi shpirtërore, dhe sa ndikojnë përjetimet personale në veprat tuaja?

KÇ: Jo! Më mirë shkruaj, kur jam keq. Fyt për fyti me armik, e me mik. Unë shkruaj në gjendje lufte, e cila ende vazhdon me Penën me Dy tyta. Luftë, kur kam dicka të re për të hudhur në libra. Zakonisht, që nuk e kanë thënë dhe nuk kanë pasur guxim ta thonë të tjerët shkrimtar, qofshin shqiptar, apo botëror. E, përsa u perket përjetimeve personale në veprat e mia, shumica janë personale, por edhe kolektive shoqërore, politike, arsimore dhe kulturore. Prandaj, edhe janë origjinale. Përderisa, Dje i kam vjedhur nxënësit e mi, pastaj fëmijët e mi. Sot, në krijimet për të rritur e vjedh Vetëveten. E tek publicistika letrare politikanët. Vërtetë, janë frymëzimi im marramendës, që meritojnë duartrokitje. Rrëfimet e Babait. Mjaftë ndikojnë në përjetimet personale.

Shteti i “përbashkët”, që e ka ende në ballë edhe sot e kësaj dite vulën e Dexhallit në Librin e publikur asaj kohe ”Trumbetat e Tellallit” (1992) me kalorësit e arratisur në “Bit-Pazar”, në Shkupin Historik Shqiptar me “manifestime kultutore e arsimore”, vit pas viti (Tri herë me radhë i çliruar nga kryengritësit shqiptar, 1844, 1912 dhe 1945). Vite, kur “vëllezërit” e Njerkës pas lufte, i prisnin pushtuesit turq me dreka, darka, gra dhe cuca të reja “maqedonase”, sipas Aleksandar Matkovskit tek libri historik “Kryengritja e Dervish Carës” (Shkup, 1995). Edhe pse, kanë qenë si popull shumicë dhe janë shqiptarët, ende gërhasin në  gjumë. Njerka me ninulla komuniste dhe neokomuniste i përkund në djep me ninula “demokratike”, ferexhenë e zezë dhe shami mbi kokë.

Ninullë, gjoja e Shtetit “përbashkët maqedonas” ish jogosllav komunist edhe, sot  fundekrye neokomunist Jugosllav i shokut Tito, që ende mbahet gjallë edhe sot e kësaj dite falë politikanëve të arratisur dhe dalldisur shqiptarë me “Din e Iman” në rolin e argatit “musliman” komunist ndërkombëtar, sot neokomunistë. Që, “maqedonasit”: Duhet ta kenë të qartë, se: pa shqiptarët nuk ka “Maqedoni të Veriut”! Qoftë ajo, IRJ e Maqedonisë, ose Maqedoni e Veriut! Punë tjetër ështe ajo, se: Partitë Politike Neokomuniste Shqiptare dhe “maqedonase”, mund të bëjnë pazare politike me vetëveten si Partri Politike Shqiptare dhe “maqedonase”. Populli Shqiptar, nuk ka bërë Dje, dhe as bënë Sot, pazare politike me “vëllezërit” e Njerkës Neokomuniste para kamerave televizive!

Im Atë, Emin Çeliku: shpeshëherë ma përsëriste një porosi të tij familjare, pranë Oxhakut: Bir, ecë dy-tri hapa para! Dhe, kthe kokën mbrapa! Sytë e tu besnik në ballë, vetë të shohin, se: kush të vjen përmbrapa. Armiku, apo miku: Rrufjani, Hoxha i “Allahut” me Hojdodolen përkrahu me dy-tri kësula lecka në kokë, herë pas here si “musliman” edhe me një shajkaçë fshehur nën sjetulla. Dudumi që gërhet për Liri. Apo, Skizofreni i shitur për një vend pune, banesë në Qeveri. Ose, Psikopati me një torbë taxhi përqafe në grazhd të “Kalit Shemës”.

Imzot, asaj kohe si i ri nuk e kuptoja Thënjen  e t’im Ati: Çka donte të thotë. Sot, falë politikanëve tanë të arratisur dhe dalldisur me kokën para në Qeveri, e jo mbrapa me “analistë” me këmbët dhe trutë në legen, duke vrapuar me të katra pas posteve partiake - politike dhe pasurive materiale personale, klanore e familjare, e zgjidha Enigmën e t’im Ati:  Bir, ecë dy-tri hapa para! Dhe, kthe kokën mbrapa!...

GM: Si e përjetoni faktin që njerëz të panjohur lexojnë ndjenjat apo mendimet tuaja, dhe kush është lexuesi për ju?

KÇ: Nuk kam kohë të merrem me lexuesin e panjohur. Të lumtur, janë personaxhet e mi në libra. U bëfshin mirë në mëngjes, drekë dhe për darkë. Dhashtë Zoti, nuk ua ngatrrojnë zorrët, të kenë probleme me barkun. Prandaj, edhe shkruaj libra të „rrezikshëm“. Mos ishin ato personazhe, nuk do të kisha shkruar asnjë libër. Publikisht, i falemenderoj si personazhe të librave mi artistik. E, përsa i përket pyetjes,  kush janë lexuesit e mi? Dihet, së pari fëmijët. Psatj, Gratë e mia besnike. Dhe, heronjtë e  mi të atyre librave krah për krahu me politikanët në pushtet dhe opozitë.

GM: Çfarë do të thoshte të ishe shkrimtar gjatë periudhës së Jugosllavisë?

KÇ:  Vetëvrasje, Ditën, dhe jo Natën! Luftë me Penë. Fyt për fyti me mik e armik. Cenzurë komuniste dhe neokomuniste. Përndjekje. Sulme politike. Dhe, lehje të qenëve. Biseda informative në polici. Dhe, Kope me zgjebe, që ndjekin Autorin. Armiqtë t‘i kesh miq. E, miqtë armiqë... Edhe, si zakonisht ulem t’i marrë “ilaçet” e mia krah për krahu me gratë azgane të Filipit të Maqedonisë me fëmijë në bark, gji e prehër, përballë Kishës Ortodokse “Shën Dhimitri” tek këmbët e “Urës Gurit”. Herë pas here, sipas tingujve të muzikës triumfale, njëra nga gratë e hazdisura të Filipit Maqedonisë i ndezë - shuan dritat e të gjitha ngjyrave festive. Shatërvaneve gjigante që në këto ditë vere me vapë gushti, përpiqen me ujin e Vardarit t’ia shuajnë “zjarrin” e ndezur me flakë Shkupit historik. Kryeqytetin me dy stinë të vitit: Verë dhe Dimër. Pranverë dhe Vjeshtë, moti nuk kanë parë këta banorë të harruar nga Bashkimi Evropian dhe Zoti, rrëzë Kalasë Dardane.

Dhe, matanë tavolinave, sytë më ikin te shatërvani me katër luanë që vjellin ujë nateditë. Nuk vjellin dashuri, Përçudi, vetëm njëri e ka hapur gojën, i ka nxjerrë dhëmbët dhe thonjtë nga Çarshia shqiptare. Tre të tjerët gojëhapur, nuk vjellin asnjë pikë uji nga ana maqedonase, matanë Vardarit. Në anën tjetër të “Urës Gurit”, kuaj me kalorës me shalë e pa shalë, bishtin dhe kembet e prapme nën beton e këmbët e para dhe koken në qiell, sikur duan ta shkelin pasmesnate Çarshinë. Edhe atë, në këtë vapë të madhe, herë pas here nuk kanë as një kovë ujë në bark për ta shuar etjen. Luanët, matanë mbi urë në hyrje - dalje, bythë më bythë bëjnë roje rrëzë Kalasë Dardane. Mitropolitët e Beogradit me Biblën e kryqa në duar, moti janë nisur më këmbë drejtë Shkupit shqiptar. Aleksandri Madh i Maqedonisë e ka shaluar kalin me shpatën lartë në dorë për luftë. Filipi Maqedonisë i delë para me grushtin te koka duke e përshëndetur si xhaxhi Enver. Skënderbeu mes parkingut të makineve, fillkat vetëm i pret vëllezërit antik me shpatën në brez mbi kalë e dorën lartë për paqe: Ndaluni, o burra e gra azgane, këtu është kufiri natyror! Vështirë e keni ta kaloni Vardarin mbi “Urën e Gurit” pa tri anijet e Gruevskit që ndërtohen mes lumit, pranë bregut për t’ju përcjellur me trumbeta e muzika në Greqi. Hasan Prishtina,falë “historinëve” shqiptar, siç duket gjatë muajit të “Ramazanit” iu lutë Zotit në mes të parkut për Rumelinë. Interesant, kujt t’i teket për të dalë në “syrret artistik” me nga një tufë lule në dorë fotografohet para kamerave televizive. Zhurmë politike e pak punë për Shqipëri Etnike. Pavetëdije, e vrasin trimin historik për së dyti herë jo me pesë plumba në Selanik, po me një “tufë lule” në mes të Shkupit.

Një grusht “patriotësh kuqezi” të dalldisur e të arratisur nëpër Çarshi, në shënimin e pesëdhjetëvjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup, debatuan plot zhurmë historike krah për krahu me “vëllezërit” në një librari partiake të “Bit - Pazarit” se, Shkupi deri para tërmetit katastrofal ka qenë i banuar me shumicë shqiptare?! Jerm, “vajtojnë” e derdhin lot krokodili para kamerave televizive, plasojnë dezinformata historike dhe huti në opinion, se: shqiptarët i shpërnguli në Turqi tërmeti katastrofal (1963), e jo Regjimi komunist me dhunë, përmes strukturave pushtetare e sidomos UDB -së jugosllave. Dukuri teknefese kjo e llojit të vet “patriotik” anadollak në Ditën e sotshme, nën direktivat e politikës trumbetuese ditore për “bashkëjetesë” që e shpie Historinë shqiptare në qorrsokak politik. Shkaku se, shpërngulja masovike dhe dëbimi i shqiptarëve me gjithë familje në Turqi, nuk ka filluar pas tërmetit katastrofal (1963) në Shkup, por shumë më herët që nga Marrëveshja e Turqisë Kemaliste që pati bërë me Jugosllavinë Mbretërore (1938). Marrëvëshja tjetër mes Jugosllavisë dhe Turqisë për shpërngulejn masive me dhunë të shqiptarëve në Anadoll, u nënshkrua në Split të Kroacisë në vitin 1953 mes Josip Broz Titos dhe minsitrit të jashtëm turk Mehmet Fuat Kypryly.

Shqiptarët, si rezultat i këtij presioni politik u regjistruan si “turqë” dhe pati një rritje të ndjeshme të pakicës turke në Kosovë e Maqedoni. Serbia shpërngulejn e shqiptarëve për në Anadoll e bënte haptas para syve të Evropës, e cila në atë kohë si Njerkë e shqiptarëve, përfitonte prona dhe shtëpi të braktisura për kolonistët serb. Proces ky, i turqizimit masovik të shqiptarëve, që fatkeqësisht zgjatë aty - këtu heshturazi edhe në Ditën e sotshme përmes misionarëve fetar “myslimanë” - psikopatë antishqiptar, që nateditë rrinë në YoTube dhe Facebook duke “vajtuar” e derdhur lotë krokodili për popullin “vëlla” turko-arab. Faji i atyre dy marrëveshjeve politike, shqiptarët e fshatrave të Karshiakës së Shkupit deri në regjistrimin e pas vitit 1981, ishin të regjistruar si “turqë ehamdurila”. “Zbulim” i ri ky, i një grushti “patriotësh kuqezi” pa kokë të arratisur nëpër parti politike, që përpiqen të përurojnë në Shkup “përralla turko-arabe” me trumbeta të grisura arnë përmbi arnë si “zbulim shkencor historik”, se: shqiptarët me gjithë familje u shpërngulën vullnetarisht rrugës natyrore nga tërmeti për në Turqi?!...

GM: A është e vështirë të jesh shkrimtar dhe botues shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

KÇ: Aspak. Nëse nuk je shkrimtar me këmbët dhe trutë në legen. Unë, nuk jam përkundur me “nina - nana” në djepat e partive politike në pushtet. Qofshin, ato shqiptare, apo “maqedonase”. Por, në Luftë me Penën me dy tyta për Ditën e Nesërme Shqiptare. Shkrime publicistike letrare të “rrezikshme” për shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. Libra, të “rrezikshëm” për partitë politike në pushtet.

Herët në mëngjes, me Ditë të mbarë në Lagjen “Serova” nr. 59 (Shtëpinë e Gruas Besnike), mes Shkupit, që ma dogjën rrugaçët politik “muslimanë kuqezi” ose, politikanët pa brekë, në shtetin e “përbashkët” të Njerkës. Krah për krahu me “vëllezërit” e Xhadisë, kopila nateditë pas dere për së dyti herë me radhë në Shkup, që i lindi Njerka e Babait në “Shtëpinë Publike”. Ose, mjekrat turko-arabe me pantollona të shkurtura mbi nyjet e këmbëve, në xhami. Përmëtepër, i bëmë edhe Shtet të “përbashkët” me shumicë shqiptare.

Shkak, që i përzura me shqelma “artistik” të gjitha Miket e mia besnike. Muzat e poezisë erotike. Xhindet, që gjithë jetën nateditë më hudhën dorë më dorë mbi çati të shtëpive, dhe majë lisave. “Miqtë” e mi të Penës. Hojdodolen. Po, jo: Edhe, Tri Engjujt Gra: Njëra që më printe para, dhe Dy të tjerat që më mbanin përkrahu në Luftën me Penë maleve për Liri.

Veten ua besova Tri Zanave të  Maleve, Mrizeve të At Gjergj Fishtës. E arratisa “Kandarin” e Çajupit mes librave kokë më kokë me Dr. Gaçin dhe motrën e tij Arushën e Egër, e cila nateditë ia lante me lotë Vëllait plagët në shtratë me Xhadinë. Dëshmor, që ra heroikisht në Luftë me “Kandarin” e Çajupit në dorë, fushave e maleve shqiptare Verë e Dimër me borë.

Rakia e rrushit dhe Dy shtamat me verë Di, m’u bënë Miket më besnike për Ditën e Nesërme. Krah për krahu me rakinë e Dëllinjave të “Përronit Thanës”, në Vendlindje. Nateditë, i rrokullisja në Netët poetike të Atdheut, mes librave: Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe nëpër botë. Pamëshirë, i rrëzoja në shtrat me begatinë Natyrore, na: “përhava” para syve të Hënës, matanë yjeve në Qiell. Ndonjëri, nga “miqtë” e mi përpiqeshte edhe t’i vjedhi, përdori si “frymëzime” në shkrimet e tia publicisike patetike partiake. Xhadinë, që deri më Sot, nuk e gjeti një burrë me tirqi e xhamadan. Kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë. Sahatin me qystek. Kryengritësin e Çajupit.  Nagëntin”, në brez me gjithë fishekë. Dhe, një në gojë.

Miket e mia kurtizane si xheloze të pashoqe të tavolinës nën Rrap, dhe shtratit, ndoshta atë natë edhe ma kanë marrë inatin. E kanë humbur kot kohën duke pritur një rrokullisje të çmendur në shtrat mes librave dhe shtamave me verë. Agim me Diell “Çelëvjollce” në dritare mes maleve duke zbritur këmbë në Qytetin e qyqeve. Fluturim në Qiell, mes yjeve.

Nusja me pashterkë të kuqe dhe xhindet e saj të pamëshirshëm argatë partiak, dhe shërbetorë besnik të Xhadisë. Edhe, Sot: në vendlindje ma kishte gjetur ditën për hakmarrje. Pasmesnate, u përpoq me Dudumin përsëri dhunshëm të më shti në “Shtëpinë Publike”, hudhë dorë më dorë me xhindet majë shelgjeve, lisave dhe çative të shtëpive, Dje, në Katund. Sot, në Shkup.

Një ibriku të shkruar lara-lara me Dy çepa raki rrushi. Dhe, Dy shtamave me verë të bardhë “Delvina” të Zonjës Di, në Shkup. Rakinë e Dëllinjave te “Përroni i Thanës”, nën hijet e Dardhave Gorrice, ku i milja mesdite me kusi dhentë rrunza, dhe ia dorëzoja Nanës në Katund. Jo, larg si ngjarje fëmijërore të asaj kohe Natyrore, nga: “Çifliku i Xha Derallës”. Po, jo: edhe. nga sistemi komunist, që na ndiqte hap pas hapi si familje që nga bangat shkollore, përshkak të Stërgjyshit dhe Babait. Rrugën, e Xha Derallës për në “Baba Tomor”, plakut me një mjekër të bardhë gati deri në fund të këmbëve, që i shartonte Dardhat Gorrice me dardha shqiptare.

Përçudi, mes maleve të Drenovës, përkarshi malit “Çelvjollca”, mezi e shpëtova Veten disi nga Nusja me pashterkë të kuqe. Xhadia, që nateditë më rrihte pamëshirë. E ringjalla, edhe Hënoren nga vetëvrasja “artistike”, nuk e vrava atë natë, në shtrat, por mes librave.

Kokë më kokë, mes poezive sipas parashikuesve të Policisë Letrare në këtë intervistë për Nesër. Nuk e vrava me dy vargje (plumba) në kokë. As në Librin, më të ri me poezi erotike: Burri Grave (2021). E, as Hënoren, në shtrat. Pabesinë, e vrava me dy vargje të Rilindasëve Shqiptar mu në lule të ballit mes maleve me Penë. Nusen e tyre pashterkëkuqe. Vetëmse, nuk arrita ta shpëtojë Mikun e Penës në dorë të xhindeve. Nuses me pashterkë të kuqe.

Pasdite, dola nën hije tek Rrapi, në “Bit-Pazar”. Hënorja veç më kishte vënë pusi me Dy shtama verë përpara mbi tavolinë. E lakova rrugën, pasi e pash i pari, dhe u nisa drejtë saj si një Ujk i uritur Mali me vite pas Pandemie (“armikut të padukshëm”), që zbret nga malet dhiareve në fushë, kur do t’i sulet tinëz nga pasferra rrëzë Çukës në shpinë viktimës “artistike”. Rrunza, e dalldisur nën hije në breg të Lumit, siç duket me vite po ma turbullonte ujin. Edhe pse, Ajo pinte ujë mbi mua si Ujkeshë Mali, rrjedhën e Lumit. Rehat, pa frikë nën urë të lumit. Guxim mora dhe e ngacmova me fjalë poetike idilike, mu si te rrëfimi Abetetares “Ujku dhe qingji”: -Ujkeshë, pse ma turbullon ujin nën Rrap?! -Hi-hii-hiii, qeshi Ujkesha. E para, unë nuk jam Ujkeshë, por Rrunzë Mali. -U përgjigjë pa frikë Hënorja. E dyta: Ty ujin ta turbullojnë ato delet e nënkryeme të Kopesë me zgjebe të Xhadisë Malit. Sot për sot, sipas Patriotit të vonuar (mikut) të Azreti Aliut fushës. E treta: nën Rrap, nuk ka lumë e as urë me dërrasa lisi. -E, kujt i ke vënë pusi sot, nën Rrap?! -Pasardhësit të Zef Serembes.-Hi-hii-hiii… Qesha… Moti kohë ka vdekur, nuk jeton më në Qytetin e qyqeve… -Jo! Ende, është gjallë. Dje, e takova këmbëkryq në Bibliotekën Universitare me romanin: Qytetin i qyqeve, Kryengritësin në dorë te “Parku i Grave”… Liri...-Hënore, mos u çmend! Pasardhësi i Zef Serembes, moti kohë ka ikur nga ky Qytet i qyqeve. Mëkot, e pret nën Rrap dhe e kërkon rrugëve nëpër “Bit-Pazar”. -Nuk e besoj, Ai ende është gjallë. E kërkon të Dashurën e tij që ia kanë përzënë me dhunë në Turqi. Ndonjëri, trumbeton nëpër “Bit-Pazar”, se: ia kanë përzënë në Iran duke ia veshur me ferexhenë e zezë krahëve mes luleve, në Parajsë. -Hënore, ky nuk është Stambolli i Turqisë e as Teherani me ferexhezeza, por Shkupi Historik nën Kalanë Dardane me shekuj i shqiptarëve… -E di, por atij Sot: i duket si Stambolli e Teherani me gjithë këto xhami e flamuj turko-arab natedit në në minare. Kësula lecka të zeza në kokë. Dhe, ferexhezeza krahëve. Vëllazërit nga Kosova, herë pas here vijnë dhe e marrin në shtëpi, por ai përsëri ikë nga Kosova dhe vjen pas të Dashurës. Shkupi, sot: i duket si Stambolli… -Shkupi, nuk është Stamboll, Hënore! E, as Qyteti i qyqeve. Po. Qytetit historik i Kryngritësve shqiptar të Dervish Carës me krahun e djathtë të luftës, Dervish Emin Çeliku (Xhambazi), në Betejën Historike të Katllanovës (1884). Edhe, me Çlirimin e Dytë të Bajram Currit, Hasan Prishtinës me Isë Boletin (1912). -Ndoshta. Ama, unë jam e sigurtë se dje kam ndejtur kokë më kokë me Pasardhësin e Zef Serembes nën Rrap, në Shkup. -Jerm, po flet Hënore. Pasardhësi i Zef Serembes nuk jeton më në Qytetin e qyqeve, por mes varreve i mbuluar me lule në Katund. Ose, ndonjë park qyteti të Shkupit. Kutadi, në Kosovë. Ditën e nesërme, pas atij takimi historik shqiptar, fluturoi në  Qiell. Parajsë (Xhehnet).-E ke gabim, zoti Shkrimtar. Pasardhësi i Zef Serembes, është i pavdekshëm. Ende jeton në “Bit-Pazar” të Shkupit shqiptar me shtëpi e pa nënshtetësi “maqedonase” tek Biblioteka Universitare, përkarshi Hasan Prishtinës. Këmbëkryq tek romani i mikut tij besnik Shkrimtar nën Rrap: Qyteti i qyqeve (1997).

Hënoren, e shpëtova: Dje dhe Sot nga vetëvrasja “artistike”, por jo edhe Nesër nga sëmundja e saj patologjike si Mike karrieriste - artistike e dalldisur pas Dexhallit me trumbeta nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit. Ikë, me atë sëmundjen e saj të pashërueshme artistike të “vëlldezërve” Njerkës, edhe sot e kësaj Dite këmbekrye si Mike  besnike  në varr.

Kutadi, Unë: Ndodhë e ringjallë, përsëri Nesër si Mike artististike, po jo edhe si xhadi politike, në Libër. Ose, PasNesër… Edhe, atë me pashterkë të kuqe. Vetëm, si Mike besnike e Pasardhësit të Zef Serembes, në Shkup…

Ditën e Nesërne, Vdiq, edhe Hënorja mbi Varrin e Baba Shehut në “Baba Tomor”, që: Ditën mbyllej në Tyrben me libra të Rilindasëve Shqiptar, e Natën para syve të Hënës bridhte me dajre në dorë mbi avlia, majë lisave, edhe mbi çati të shtëpive. Hënorja, përpiqej ta mbajë veten gjallë mes librave. Mëkot, e varrosi veten në “Bit-Pazar”, në Shkup.

Hënoren, papritmas një ditë e gjetën të Ringjallur rrufjanët e Xhadisë, në Bibliotekën Kombëtare Universitare, Kopshtin “artistik” mes librave me lule nën Rrap, dhe miqëve poetë, duke ia kënduar Cucat me dajre e pashterka të kuqe këngën e mirënjohur popullore: Djalin ma ka zënë rakia/ për dy kokrra qershia/ shoqe moj, si ta çoj te shpia

GM: Si është një ditë e zakonshme për ju si shkrimtar?

KÇ: Lufta me Penë. E bukur në luftë me „armikun e padukshëm” Koronavirusin, Dhe. Pandemkinë politike. Masat e Qeverisë: Dy metra larg rrini edhe me Gruan besnike! Mos dilni në rrugë pa maska! Mos hyni në Taverna pa vaksinë! Hiqni valle, dhe këndoni këngë në verandë!

E mbylla gazetën dhe dola te Rrapi. Gjokun e lidha nën hije, i vara armët në një degë. Vapë. Uji i Shadërvanit gurgullonte gur më gur. Kamarieri  m’i solli dy shtama me verë. Matanë rrugës, shumë  rrallë kalonin kalimtarë të rastit. O Imzot, sikur t’i kishte përbirë toka. Po, ku humbi i gjithë ai popull?! Shumica i kishin mbyllur edhe dyqanet. E kishin braktisur qytetin pa pritur e kujtuar duke ikur nga sytë këmbët…

·       Alo, tungjatjeta! Me kë kam nderin të flas në telefon?

·       Me të ashtuquajturin “Kryeterrorist”… U përgjigja, pasi e njoha zërin e Patriotit të Vonuar, që kishte dalë në mal…

·       Ehë… Ehë… E këndej telit, Patrioti i Vonuar… Ja, sa u ktheva nga Kosova.

·       E si kalove, zoti Patriot?

·       Shkëlqyeshëm. E kreva një punë me rëndësi. Po, kur u ktheva këtu e gjeta belanë me katundarët primitivë…

·       Hë, çka është puna?

·       E kanë përhapur nëpër qytet, se: unë kam ikur nga lufta.

·       Fjalë. Edhe atë për cilin, Zoti Patriotin e Vonuar…

·       Jo, vetëm kaq. Po, gjoja se unë e paskam lëshuar edhe mëzatin nëpër kopshtet e hallkut nëpër katund…

·       E pamundur?! Nuk e thotë Zoti: Patrioti Vonuar një gabim të tillë ta bëjë në këtë kohë lufte, kur zjarr na digjet mbi krye… Tjetër?

·       Nëna Parti e ka mbajtur edhe një mbledhje për mëzatin…

·       Hi-hi-hiii… E paskan tepruar në politikë “madhore”… A kanë bërë edhe ndonjë marrëzi?

·       Po…

·       E, çka?!…

·       Në katund, në emër të UÇK -së i kanë dërguar edhe 70 qefinë… një nga ato edhe mua si Patriot, që zbrita nga mali…

·       E pamundur. Sigurisht e kanë bërë këlyshët e Nënës Parti për t’i përçarë shqiptarët.

·       Jo, vetëm te ne, po edhe në disa katunde të Shkupit i kanë dërguar, diku 50, diku 40 e diku 30 qefinë para dyerve të shtëpive…

·       E, çka bëre ti me qefinin?!

·       Dihet, ia lidha mëzatit për brinjësh. E meritonte dënimin, kishte bërë dëme. Ja, edhe pse duhej ta shihte e gjithë bota si tradhtar.

·       Hi-hi-hiii… Nëna Parti me siguri paska vendosur edhe ta dënojë me vdekje, ta dërgojë në Qeveri si ministër...

E mbylla telefonin dhe u arratisa në mendime. Provinca e mirrte njeriun në qafë. Njerëzit nuk kanë me çka të merren, ku ta humbin kohën. Në rend dite të mbledhjeve të Nënës Parti e shtinin edhe mëzatin. E dënonin për dëmet që kishte bërë gjatë luftës… I kishte shkelur rregullat e Nënës Parti… Fat, që në këtë parti politike nuk është anëtar “i ashtuquajturi“ Destan Balli se, do t’ia lexonte dënimin para popullit: thikën në qafë.  Dhe, për tri ditë rresht do ta hante me Djemtë e Ballit…

Natë. Terri jashtë çdo gjë e ka mbështjellë me ferexhe. Edhe me shami të zezë në kokë. Hoxhallarët fluturuan nga minaret e xhamive si shejtanët e Dexhallit. E zbritën veten Ditën e Madhe në mes të xhematit për të përhapur “shqiptarizëm”. Fytas u rrokën me Haxhi Deputetin, (ish Ministrin e Kulturës) që i luteshte Zotit për mëkate, në rendin e parë, përpara këmbëve të Hoxhës. I vunë në përdorim grushtat në vend të Kur’anit të shenjtë se, cili do ta falë xhematin në Shtëpinë e “Allahut”. E kujt është Xhamia e Madhe. “Allahu” me keqardhje, vetëm i shikoi nga qielli këta “besimtarë musliman”. Përçudi, nuk u zemrua me këta shejtanë arapi, që tinëz i kishin hyrë në xhami, t’i kapi “toptan” me gjithë qilima t’i hudhë bythekrye në Vardar, t’i përcjellë me lumin në Greqi. Haramët, që nuk dinë ku e kanë kokën e ku bythën. Përditë si halldupë turku i ngrejnë bythët në hava edhe në mes të rrugës. E në anën tjetër: ditënatë e torturojnë popullin me kërcnime, vjedhje, drogë, spiunim e vrasje pas shpine. Në emër të “Allahut” punojnë për shërbime të huaja sekrete antishqiptare. Përmëtepër, policia i merr në mbrojtje gjoja si “misionarë fetar” që përhapin dashuri dhe paqe përpara syve të tyre në xhami dhe minare.

O Imzot! A ka ndonjë Ferr më i rëndë se ky i sotmi, në Shtetin e “përbashkët”? Jo, nuk ka. Shkaku, se: ky nuk është dënimi më i vështirë i Zotit.  E dini pse?! Edhe këtë nuk e dini: dua pash më pash t’i bie Ferrit! Myslimanët e vërtetë le të thonë: “Xhehenemit…

Edhe dy-tri fjalë si te ajo kënga popullore shqiptare: Përpara se shpirti i ka  dalë, i ka thënë dy tri fjalë… Shqiptarët nuk hanë bar. Dhe, vazhdo ta lëvdosh ish Minisitrin e Kulturës  (Haxhi Deputetin) në gazetë si  të ”sukseshëm” para këmbëve tua si “hoxhë”! Unë e di edhe një histori të dhimbshme, kur Haxhi Deputeti yt “musliman” ka qenë Ministër i Kulturës dhe ia ka “blerë” dy piktura profesorit dhe mikut tim të nderuar Adem Kastratit. Pikturat edhe sot e kësaj dite janë të papaguara. Miku im, me “honorarin” e atyre dy pikturave iku nga mesi ynë në kushte të vështira ekonomike pa e pirë edhe një kafe nga Ministria e Kulturës. Përmëtepër, përsëri futni edhe një qotek (dajak) të mirë këtij “besimtari musliman” të “Allahut”, që para këmbëve të Hoxhës i falë të pesë vaktet në xhami! Shkaku, se: e ka pak qotekun (dajakun), ai me shokë ka vendosur t’i lajë mëkatet, jo në atë Dynja, po në këtë Dynja. Edhe, atë: në xhami me katër minare.

Pasmesnate, aty – këtu bën dritë ndonjë fener rruge, që ende nuk e kanë thyer rrugaçët e “Çairit”. Njerëzit, herët janë mbyllur nëpër banesa. Ndërtesat kanë humbur në errësirë. Rrallë, shumë rrallë ndonjë dhomë ende ka dritë. Ora një pasmesnate. Dhoma ime ende bën dritë. Përpiqem t’i shtij edhe ndonjë  fragment librit për luftën. Kot, kur “besimtarët e Allahut” përhapin tmerr dhe frikë në popull. Katër pasmesnate. Shumica në gjumë. Matanë dritares dëgjohet një rafal automatiku. Lehja  e qenëve matanë gardhit. Përsëri, heshtje.

Errësirë. Edhe njëherë dëgjohet automatiku. Heshtje. Qetësi, varri që i futet natës si pykë. E marr në telefon Miken me ferexhe…

·       Alo, urdhëroni?!

·       Mirëmëngjes. Hë, a ta prisha gjumin?!…

·       Po, a të kam thënë që pasmesnate të mos më paraqitesh në telefon? Nesër, herët jam në punë…

·       E di, po thash të ta dëgjoj zërin… Çka bënë pasmesnate…

·       Ja, po kërcej… Mbrëmë e kam bërë atë punë… U kapa…

·       E poshtër, rrugaçe… Vazhdo të kapesh!…

·       E ti, a u ktheve nga mali?!

·       Po, vendosa ta përfundoj romanin për luftën.

·       E si i ke punët me lekë? A ke nevojë të të dërgoj ndonjë thes…

·       Katastrofë. E kam thënë moti unë se, mua më duhet një grua pasanike, e ty një burrë sheik. Ose, hoxhë me çallmë turku. Shkaku, se: Hoxha me kësulë të bardhë në kokë e ka vështirë të të mbajë Ty si grua putane kombëtare…

·       E, a ta gjej unë një burrë asgan, që të na mbajë të dyve?

·       Jo, ta gjej unë një grua aristokrate, që të na mbajë të dyve…

·       I poshtër… Kurvar… E kam në disponim një arap… Katran është i zi…

·       Edhe ky na mungon tashti t’i dalë zot Atdheut me çifteli… E kënaqën hoxhallarët e “Allahut”. Tashti, i ka mbetur radha edhe këtij trimi t’i rroki armët në dorë për liri. Merre me mend, zezaku i vogël se çfarë patrioti… Shtatë vjeç djalë, e bënë copë-copë çiftelinë duke i kënduar Skëndërbeut… Flamurit kuqezi … Atdheut…

·       Hajde më, boll i dole zot Rrapit… E shpalle edhe “Zonë të lire”, dil në aksion, nëse nuk do t’i këndojë zezaku Mëmëdheut me çifteli…

·       E poshtër… Nesër do të nisem për në Prishtinë edhe më këmbë, vetëm e vetëm që zezaku të mos i këndojë Mëmëdheut me çifteli…

·       Nesër?! Atëherë të të pres, ta përgadis fushëbetejën…

·       Patjetër. Gjallë a vdekur, nesër do t’u bie Sarajeve të Pashait… Ditën e mirë!…

·       Ditën e mirë!…

E mbylla telefonin dhe i hoqa perdet e dritares matane xhamave per ta pare Natyren. Matanë maleve të “Çelvjollcës” zbriste më këmbë Aimi. Dielli. Edhe njëherë e përcolla Natën në “Bit-Pazar”, Shkupit Historik të Dervish Carës, tym për tymi me armik e mik…

GM: Si e shihni rolin dhe ndikimin e shkrimtarit në shoqërinë e sotme?

KÇ: Katrasofale. Luftë e partive politike shqiptare për poste partiake, për pushtet dhe pasuri personale, familjare dhe parriake. Përgjegjsi e madhe artistike, morale dhe politike. Tym për tymi, në Fushën e Betejës me armik e për armik... Flakë më flakë me “miqë” e armiqë… Edhe, pse: pas kaq e kaq  viteve pune dhe jete, në Ferr dhe Parajsë. Shtetin e „përbashkët:“ ish komunist jugosllav. Vite me radhë në Sistemin Komunist jugosllav, dhe sot Neokomunist „demokratik“, maleve dhe fushave të Dardanisë dhe Maqedonisë Veriut. Mos e them edhe Shqjpërisë dhe Kosovës, Kalosh Çeliku pa asnjë vit burg në sistemin Komunist, dhe këtë të Sotshmin Neokomunist, përsëri përfundon ende  me provokimet e Maqedonisë Veriut me Penën me dy tyta në brez, trashëgim të Babait?!

Edhe, atë: pas provokimeve politike Komuniste dhe Neokounisste. Dhe, Sot: Administratës qeveritare çdo katër vite në pushtet ende jugosllave.

E plaçkisin me vite në pushtet dhe mjete materiale popullin shqiptar, e  institucionale “ligjore” shtetin e “përbashkët”, të shitur vetëm për një rrogë argati (pagese mujore) pa asnjë ditë pune. Copë letre adminstrative vetëm për një përdorim në pushtet.

Edhe, pse dhunshëm për shkaqe politike SHGB: “ASDRENI” i janë mohuar projekte dhe konfisikuar me mijëra euro, duke ia mbyllur dhunshëm Shtëpinë Gazetare -  Botuese “ASDRENI” në Shkup, dhe plaçkitur në bankë me mijëra euro, dhe pesë projekte të fituara me konkurs atë vit (2015) nga Ministria e Kultturës në R, e Maqedonisë Veriut.

Edhe, atë: përmes hatullave të çative “Shtëpisë Publike”. “Kashikarave të serbit (bomba), dhe dy mollave kuqe të italjanit në xhepat e strukes krahëve të Babait. Shkrimeve të egëra të mia  publicistike mes librave. Penës me dy tyta në brez nën çatinë e Shtëpisë Babait ende për “mikun” dhe armikun tu dalim zot Trojeve Shqiptare.

Herët, si nxënës i Shkollës  Mesme Normale “Zef Lush Marku” në Shkup: Dje, dhe Sot si rrugaç diskoklubeve i dalldisur pas cucave azgane deri në Agim. I rritur me muzikën e Beatles, Rolling Stones, Led Zeppelin, Johnny Hallyday, Janis Joplin, Jimi Hendrix, Charles Aznavour, Chansons Françaises, dhe Serenada Korçare. Nateditë mes librave, dhe poezive.

Asaj kohe, në sistemin komunist jugosllav të “vëllazërim- bashkimit”, në shtetin e “përbashkët” Disko Klubeve. Askush, nuk guxonte të na e fus zjarrin, djegi të gjallë para kamerave televizive.

Përtej Ditës Nesërme, dhiareve si nxënës i Shkollës Normale “Zef  Lush Marku’” në Shkup., dhe disa viteve studimeve në Prishtinë. Edhe, vend pune me vite pa qenë banor i Prishtinës gjatë studimeve si mësues  i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Drenas të Drenicës Heroike me Shotë Galica e Azem Bejta Historik në Kosovë.

As më vonë edhe pas problemeve politike jugosllave, gjoja se jam i dëguar nga Kosova për ta zgjidhur Çshtjen shqiptare me lutftë?! Banor i Shkupit, për një vend pune u dashtë të dalë edhe maleve pesëdhjetë km. Larg Shkupit. Shkaku, se: nuk isha banor i Shkupit. Isha banor i Maqedonisë  jugosllave. Asaj kohe gjatë studimeve dhe si mësues në Drenas të Dreniëcs me vendbanim në Prishtinë, askush nuk më bënte probleme pse nuk jam banor i Prishtinës. Vite, me vonë pas shërbimit ushtarak në Knin të Kroacisë, kur u ktheva në Shkup dhe kërkoja vend pune, askush nuk më merrte në dorë. Arsye se, në Shkup nuk kisha shtëpi dhe vend pune. Përmëtepër, isha i shpallur edhe “nacionalist” dhe “irredentist”. Një mik i studimeve në Prishtinë, kur u kthye në Kerçovë, nuk e pranonin banor në vendlindje. Shkaku, se: kishte qenë banor i Prishtins?! Një mik tjetër shkrimtar, autor i disa librave në prozë e poezi, vdiq pa qenë banor i Shkupit. Sot, si banor i Shkupit, nuk e di a do të kem Nesër nështetësi të Maqedonisë Veriut?! I lindur në Kërçovë dhe me mbi tridhjetë vite jetese në Shkup edhe me shtëpi.

Shkupi i rrethuar me katunde shumicë shqiptare, dhe maqedonase. E, me pakica kombëtare: turke, bullgare, rome, serbe dhe boshnjake. Nuk e di si sot merr frymë. Ma merr mendja se, nuk përfundon si ditën e Djeshme mes mbeturinave në kotenierët e “Bit-Pazarit”. Këmbekrye, në  bërllokutn e partive politike shqiptare me “Din e Iman”. Patjetër, populli shqiptar duhet t’i kalojë kto pusi partiake – politike. Shkupi ka qenë kryeqytet shqiptar i Rumelisë.  Është, dhe Sot në shtetin e “përbashkët”...

GM: Cili është roli dhe ndikimi i letërsisë në kulturën shqiptare sot, sipas jush?

KÇ: Nateditë në luftë mes poezive dhe librave. Rrugëdalje nga Qorrsokaku politik i partizanëve të partive politike për pushtet dhe pasuri. Dita e Nesërme, ende është Larg… Moti kohë, pas studimeve nuk kisha qenë në Prishtinë. Ose, herë pas here e kisha vizituar pas Lufte (1999) gjatë Panaireve të Librit. Edhe, atë: Vendlindjen time të dytë si shkrimtar, ku e kalova jetën më të bujshme të rinisë. Qytetin, edhe ku u përgadita për Jetë dhe Luftë me Penë. Nuk më kishte rënë rasti të dalldisem rrugëve të këtij Kryeqyteti me javë, muaj e vite si asaj kohe student i Universitetit të Prishtinës. Arratisjeve të shpeshta në “Gërmi”. Ditënetëve në “Tauk Bahçe”, ku edhe në afërsi isha me banesë.

Malli më kishte marr për atë Baltën e kuqe, e cila më ngjiteshte çizmeve nga “Taok Bahçja”, përpara “Bozhurit” (sot “Iliria”) deri në fakultet. Mëkot, përpiqesha me një krënde ta heq nga këmbët. Përinatë timin si student, ajo ngjiteshte edhe më shumë çizmeve të mia «kaubojka» deri në gjunj. Nuk ngulja këmbë ta heq qafe, me gjithë Baltën e kuqe hyja në amfiteatrin e Fakultetit Filosofik  për t’i ndjekur ligjëratat e profesorëve.

Vite më vonë pata një ftesë nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar të Prishtinës, në një Manifestim Kulturor në Pejë. Edhe pse,  nuk shkoj gjithëkund, iu përgjigja për pjesmarrje. Takim Poetik, që ma ktheu prapa me vite memorjen e shkrimtarit: Unë, në Pejë nuk kisha qenë që nga koha e studimeve?! Viteve, kur dhomën e ndanim me cimerin tim Isa Osmanaj. Shkaku tij si banor i asaj ane, herë pas here edhe e vizitonim Pejën. Hotelin “Metohija”, që asaj kohe ne shkonim nga Prishtina, enkas për t’i dëgjuar këngët e Nexhmije Pagarushës.

Pejën, asaj kohe unë shpesh e vizitoja edhe shkaku Banjave të Pejës, ku një Mike e imja nga Sllatina e Prishtinës, asaj kohe qëndronte për pushime. Në Grykën e Rugovës, Lumbardh unë dhe Isa shpeshëherë edhe jemi zhytur not matanë bregut. Përderisa, Lumbardhi herën e fundit m’i vodhi teshat me gjithë para, dhe më la lakuriq në mes të Pejës. Mezi Isa m’i gjeti një palë pantollona dhe maice, m’i dha edhe do para për rrugë të kthehem në Prishtinë. Tek tashti, m’u kujtua se, unë në Pejë nuk kisha qenë 44 vite (1975-2019).

I kisha vizituar qytetet e Kosovës, edhe katundet gjatë studimeve në Prishtinë,  dhe pas Lufte (1999), por jo edhe Pejën. Gjatë pushtimit serb të Millosheviqit, kur me dhunë i nxorri shqiptarët në rrugë nga të gjitha institucionet shtetërore, arsimore dhe kulturore: Kohë, e rrezikshme, kur me Mirko Gashin, Gani Xhafollin dhe me miqtë poetë kemi lexuar poezi edhe në një xhami, në periferi të Prishtinës. Mirko Gashi i dehur e lexoi poezinë për Lumin: Që, “ende pa i mbushur dy vjet, nuk donte të lidhet në djep”. Gani Xhafolli, në bisedë e sipër i tha: “Edhe, Kalosh Çeliku është bohem si ti. Jo, ia priti Mirko Gashi! Kalosh Çeliku, është bohem i llojit vet…”

Mirko Gashin, nuk e kam njohur në Prishtinë, po vite më vonë në Shkup, pas viteve të tetëdhjeta, në prag të demonstratave të studentëve, në Prishtinë (1981). Edhe, atë: Pasi u ktheva nga Prishtina. E takova rastësisht në zyrën e radaktorëve të gazetës “Flaka e vëllazërimit”. E kishin lënë fillkat vetëm  në zyrën e redaksisë. Unë, atë ditë edhe rastësisht hyra në atë zyrë duke kërkuar redaktorin e revistës për fëmijë “Fatosi”, poetin Mehmedali Hoxha, për t’ia dorëzuar disa punime letrare për fëmijë. Mirko, posa më pa buzëqeshi: “Urdhëro, o mik! Unë sot jam pronari i kësaj zyre. Shkaku, se: Ikën të gjithë burrat pas punëve duke më premtuar se, do të kthehen së shpejti, më lanë vetëm si hut t’i pres në zyrë gjithë ditën.

Qesha vetëmevete, duke i njohur mirë veset dhe shprehitë e këtyre burrave në këtë redaksi, se: ato nuk do të ktheheshin më në këtë zyrë, përderisa nuk do të ikte Mirko Gashi. Mirko, i thashë: Ecë me mua, s’ke pse i pret më ato burra mejdani! Kotnasikoti humbë kohë, ato nuk do të këthehen në zyrë. “Mirë thua, o burrë gati tre orë jam në pritje! Edhe, unë u binda, se: Nuk do të kthehen më në këtë zyrë. E unë, nuk kam kohë t’i pres edhe gjithë natën. Shkaku, se duhet të kthehem në Shtëpinë time “Bardovci”, nga ku edhe ika me të katra, se u mërzita.”

E kuptova krejtë ngjarjen. Mirko Gashi, ishte shtruar për shërim në “Bardovci”, një vend rehabilitimi, në periferi të Shkupit. Zakonisht, ku përcilleshin për shërim persona të mvarur nga substanca narkotike, pije alkoolike dhe të “çmendur”. E mora përkrahu dhe ikëm nga muret, që m’u dukën, se: Edhe, mua do të më hanin të gjallë. Dhe, krah për krahu hymë në restorantin “Buket”, në afërsi të SHGB “Nova Makedonia”. E morëm nga një tepsi për ta mbushur me ushqime, dhe nga një birrë «Shkupi». Në fund, pasi i pagova “dëmet” e restorantit, u ulëm për pak kohë në njërën nga tavolinat e lira të restorantit.

Gjatë drekës, Mirko më rrefeu historinë e tij si poet bohem. Edhe, pse: Unë shumëçka deri diku përmes librave tij me poezi, që i kisha në bibliotekën time shtëpiake, dija mjaftë për biografinë dhe krijimtarinë e tij letrare. Punën e tij në Radio Prishtina, “Rilindja”, redaksinë “Flaka e vëllazërimit”. “Teatrin e Pakicave” (Drama shqipe), në Shkup. Dhe, përfundimin e tij si i “çmendur” në “Bardovci”. Dhe, pasi përfunduam me drekën “mbretërore”, Mirko Gashin e përcolla për në Shtëpinë e tij “Bardovci”, ndërsa unë u ktheva në Dhomën time me libra.

Tre muaj më vonë, gjatë një vizite në Prishtinë, duke kaluar përmes qendrës të qytetit, dëgjova një zë burri: Kalosh! Kalosh! Kalosh!... E kthava kokën, ishte Mirko Gashi. Po, ai Mirko Gashi që e takova në zyrën e gazetës “Flaka e vëllazërimit”, në Shkup: me mjekër të rebeluar dhe me gunën e gjatë gati deri në fund të këmbëve, lidhur me një litar për brezi. U ktheva prapa, dhe e përqfova. Pasi u përshëndetëm, ma priti: “Nuk më njeh”? Oh, po. Ti je Mirko Gashi. “Po. Unë jam Mirko Gashi me të cilin u takove në zyrën e gazetës “Flaka e vëllazërimit”, në Shkup. Dhe, hëngrëm së bashku një drekë “mbretërore”, në restorantin “Buket”. U habita, sesi e kishte mbajtur mend atë takim rasti. E, di iu përgjigja. “Ecë, pas meje më tha,  dhe e rrokullisim nga një gotë raki rrushi, këtu në afërsi tek restoranti “Beogradi”!

Nuk kisha si t’i ikë ftesës tij miqësore. U pajtova. E lash takimin me Miken time atë ditë, dhe u ulëm në restorantin “Beogradi”. Mirko i porositi edhe pijet. Ia shtruam bisedës rreth ooezisë. E unë, gjatë gjithë kohës e vrisja mendjen. Sesi, e kishte mbajtur mend atë takim rasti?! Në fund, edhe u ndamë me një përqafim miqësor.

Pejës, vite me radhë i kisha rënë pranë duke shkuar në Ulqin për pushime, por jo edhe të kthej në këtë qytet për një kafe. Vitin e fundit (2007) në Ulqin pas disa viteve shkova nga Shqipëria, dhe u ktheva nga Peja (“Çakorri”). Shkaku, bllokimit të rrugës nga serbët e Mitrovicës. Edhe pse, nuk kisha humbur asgjë. Peja nga koha e studimeve nuk kishte ndryshuar aq shumë si Prishtina, po kishte mbetur i njëjti qytet. Përjashtim, kishte bërë Hotel “Metohija”, që e kishte ndërruar emrin (firmën) në Hotel “Dukagjini”. Ndoshta, në kët qytet edhe kisha humbur ndonjë mike?! Shkaku, se: Peja dhe Prizreni gjatë kohës studimeve i kishin vajzat më të bukura asaj kohe, dhe kur vinin në Prishtinë dalloheshin si nata me ditën.

Gjatë kthimit për në Shkup nga Manifestimi Kulturor në Pejë, vendosa të ndalem në Prishtinë. Ashtu dhe ashtu kisha pak punë në Shtypshkronjën “Lena Graphic Design”. Thashë, me vete: Një rrugë e dy punë. Edhe do të kryej punë në shtypshkronjë, edhe do ta vizitoj pak qytetin e studimeve, jetën e bujshme studentore të asaj kohe.

Pasi kreva punë në shtypshkronjë, i thashë vetes: Ecë tashti të të qeras me një  pije «hallall», se e ke merituar! U ndala në lokalin më të afërt, përkarshi Ministrisë Arsimit. Edhe, porosita një raki rrushi si parapërgaditje për drekë, ta mashtroj disi organizmin. Kamarieri, plumb m’u përgjigjë: “Nuk mbajmë alkool”. Edhe, as një birrë “Peja”, e pyeta? “Jo, as birrë”!

Thashë, me gjysëm zëri vetëmevete: Ikë Kalosh Çeliku nga ky lokal, nga sytë - këmbët! Nuk është vend për burra mejdani, e as për gra azgane. I zemruar dola. Rrugës, teposhtë dhe, thashë: Ani, do të zbres në qendër të Prishtinës. Edhe, zbrita këmbë. Nuk u ula në lokalin ku para një muaji isha ulur me një mike, Adhuruese e poezive të mia erotike, po aty afër te “Konaku”, që i ndante vetëm një mur i gjallë gjelbërimi.

Kamarieri, nuk vonoi shumë, erdhi vrik: “Urdhëroni”? Një dopio raki rrushi! Iku. Në ndërkohë, thashë me vete: Pse mos ta thirrë për një kafe edhe Adhuruesen e poezive të mia erotike?! I bëra një zë përmes telefonit celular. Matanë valëve, m’u përgjigjë sekretarja: “Personi që kërkoni e ka fikur telefonin. Ose, është jashtë vendit”. Po, mu si ato ditë në Restorantin “Koha”, kur e ndiqnim njëri-tjetrin me telafona celularë nëpër Prishtinë. Hoqa dorë. Në ndërkohë, erdhi kamarieri me rakinë e rrushit: “U bëftë mirë ! Ju, jeni nga Shqipëria”? Jo, iu përgjigja, jam nga Shkupi. “Më fal”, u largua përmes tavolinave.

Papritmas, një zë dhe qeshje e njohur ma tërhoqi vëmendjen. E ktheva kokën anash, dhe matanë përmes birave të gardhit gjelbërt e pash Adhuruesen e pozive të mia erotike, Librit t’im me poezi “Loja e syve”, e shoqëruar me dy djemë në tavolinë. Ajo, siç dukej ende nuk më kishte vërejtur matanë gardhit gjelbërt, e ku më t’ia merrte mendja se unë ndodhem në Prishtinë. “Loja e syve” ishte shkaktari, që ajo përmes mikut tim Gani Xhafolli, kishte shprehur dëshirën dhe e kishte porositur, që patjetër të më njohtosh me Kalosh Çelikun!

Gjatë një manifestimi kulturor në Kaçanik, edhe pse ishim të vendosur në hotel, Unë vendosa ta kaloj Natën në lokalin “Premiumi”, në Prishtinë. Frymëzimi i poezisë sime “Askushi më dha një trëndafil”. Prishtinën, kur e pushtova në gjumë. Dhe, e përqfova një Buçë.

Ditën e Nesërme, përderisa bisedonim me Gani Xhafollin për Poezinë, nga tavolina tjetër u çua duke ardhur drejtë nesh një vajzë azgane bjonde: “Pash Zotin Gani Xhafolli, mos më thuaj se, ky nuk është Kalosh Çeliku! “Vallahi”, ashtu siç i kishte përgjigjet e zakonshme Gani Xhafolli: “Po, ky është Kalosh Çeliku. Mirë, bre Gani Xhafolli: Qe, sa kohë të kam thënë të më njohtosh me Kalosh Çelikun”?! Dhe, pasi u përshëndetë me ne, u ulë në tavolinën tonë përpak kohë takimi mirënjoheje. Shkaku, se: E kishte lënë vetëm shoqen zezëshkane me të cilën pinin kafe në tavolinën tjetër përkarshi nesh kokë më kokë.

Përderisa Unë u arratisa kujtimeve të kaluara, matanë gardhit gjelbërt, ato edhe kishin ikur (Adhurusja e poezive erotike). Nuk, iu paraqita më përmes telefonit. Shkaku, se: Edhe, nuk kisha aq shumë kohë për ta kaluar Natën në Prishtinë. Kutadi Unë, shkruaj edhe ndonjë Libër tjetër me peozi erotike. Edhe pse, vite më parë, përveç ditënetëve të kohës studimeve, e kisha kaluar një Natë në Prishtinë me Miken, nga ku lindi edhe Libri im i radhës me poezi erotike: “E përcolla Natën”. Libër me të cilin shkrimtarja e mirënjohur Hida Halimi e përcolli një Natë në Prishtinë, duke publikuar reçensionin Revoltë Konstruktive për një disidencë letrare: “… një terr që nuk dihet në ç’orë bie në Prishtinë.” (Tiranë, Rilindja, 29 tetor,1998).

Pak vite më vonë, gjatë shoqërimit me Adhuruesen e poezive erotike, lindën edhe disa poezi përkuashtuar Adhurueses të Librit: “Loja e syve”, pas disa përndjekjeve me telefona celular nëpër Prishtinë. Papritmas, m’u kujtuan edhe fjalët e saj në takimin e fundit, në restorantin e preferuar të Adhurueses poezive erotike “Loja e syve”. “Kamarierit, jepja një libër”! Dhe, përderisa unë e nënshkruaja librin, duke iu drejtua kamarierit shtoi: “Kaloshi, tashti do të shkruaj një libër edhe për mua”!

Vite më vonë, kur Mirko Gashi më iku nga mesi ynë, unë duke u kthyer nga Peja, ende në vete mendoja, se ku do ta ha drekën, para se të kthehem në Shkup. Papritmas, m’u kujtuan “Tre Sheshirat”, Taverna e preferuar e Mirko Gashit. Lokali, i cili pas ikjes së Mirko Gashit, gjatë kohë e mbajti varë në mur fotografinë e mikut bohem.

Thashë, me vete: Drekën do të ha tek “Tre sheshirat” e Mirko Gashit, përkarshi Radio Prishtinës Djeshme dhe Radio Kosovës Lirë të Sotshme. Hyra brenda. Kamarieri, ende pa u ulur në tavolinë, ma priti: “Urdhëroni”! Një drekë me mish viçi pa bukë, dhe një birrë “Peja”! Nuk mbajmë birra këtu, ma priti kamarieri. Asgjë, atëherë i thashë. Dhe, dola jashtë si i çmendur.

Ikë, Kalosh Çeliku nga Prishtina! Vërtetë Dje, gjatë kohës studimeve të ndiqte këmba-këmbës Balta e kuqe, Sot të ndjek Ferexheja e zezë. Prishtinën, Qytetin revolucionar të studentëve e ka pushtuar “Hallalli” turko-arab. Edhe, atë: “Tre sheshirat” e poetit bohem Mirko Gashi?!…



(Vota: 65 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe botuesin Kalosh Çeliku (I) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli – Kombi Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (VIII) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (VII) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (VI) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (IV) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (III) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli - Politika Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (II) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (I) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli - Kosova Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Xhelal Zejneli - Kombi Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Xhelal Zejneli - Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Profesorin dhe Publicistin Xhelal Zejneli Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me studiuesin çam, Fahri Dahri - Për Çamërinë Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli - Komunizmi në Shqipëri Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me gazetarin dhe publicistin shqiptaro-amerikan Frank Shkreli Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poetin dhe shkrimtarin Gëzim Murajza Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me studiuesin dhe publicistin Fahri Xharra

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx