E premte, 30.05.2025, 01:16 AM (GMT+1)

Intervista » Marku

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe botuesin Kalosh Çeliku (I)

E merkure, 28.05.2025, 05:00 PM


INTERVISTË ME SHKRIMTARIN DHE BOTUESIN KALOSH ÇELIKU (I)

EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU

Kalosh Çeliku lindi më 13 shkurt 1951 në fshatin Cërvicë të Kërçovës R. e Maqedonisë Jugosllave. E, pas “ndryshimeve demokratike” IRJ e Maqedonisë. Sot, me “Marrëveshjen e Prespës” Maqedonia e Veriut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe f. Garanë (Strellcë). Shkollën e mesme normale në Shkup, ndërsa studimet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës (Kosovë).

Çeliku shkruan poezi e prozë për fëmijë e të rritur, dhe deri më sot ka botuar mbi shtatëdhjetë libra: Zogu erdhi me një këngë  - vjersha (l982), Lepuri me pushkë - tregime (l983), Shtëpiza e xixëllonjave - tregime (1984, 2008, 2021),  Ferexhja e zezë - dramë (1985), Arusha pa bisht – poezi dhe tregime (l986), Dielli zbret malev? - novelë (l986), Shtëpiza e xixëllonjave - tregime në gjuhën maqedonase (1986), Varrimi i sorrave - roman (1988), Vite me borë - roman (l990, 2008, dhe në gjuhën maqedonase 2011), Trumbetat e Tellallit - satira (l992), Imzot, lehin qentë -  dy drama (1993) Një vit frikë - dy drama (1994), Trimi shihet në vepër - poemë (l994), Çohuni trima shaloni lapsin - rrëfenja (1994), Sorraku i Qytetit - pjesë teatrore (1994), Kali i Trojës nëpër “Bit - “Pazar” - satira (1994), Loja e syve - poezi  (1995), Babi ka dy nuse - roman, (1995), Vjellja e zorrëve - poezi (1996), Qyteti i qyqeve - roman (1997), E përcolla Natën - poezi (1998), Mbrëmë fjeta me Vjeshtën - poezi (1999),  Kopeja me zgjebe ndjek Autorin - dy drama (2000 dhe dhjetë drama, 2024), Shtëpia publike - roman (2000, 2015), Si u ndava me Gruan time - satira (2001), Gratë e mia besnike - roman (2001, 2020), Lamtumirë bërllok - nëntë drama (2002, 2007), Me tre varre - roman (2002),  Vdekja më deshi më pak se Ti - poezi (2003), Edhe Ajo nuk ishte xheloze - poezi (2004), Repriza e  “vëllazërim - bashkimit” - dramë (2005), Atdheu ky burrë pa Grua - poezi (2006), Kulturofagu - antiroman (2006), Burrat i përzë me burra e Mua me gra - poezi (2007),  Engjëlli im është Grua - poezi (2007), Dimri, s’vjen me lule - 5 poema (2007), Ujku e di një lojë - poezi (2007), Dac Poeti i shkruan poezi Mamit - poemë humoristike (2008), Ehu - poezi (2008), Gruaja besnike - roman (2009), Djemnusha - roman (2010), Xhadia - piblicistikë letrare (2011), Cuca Boheme u jep gji poezive të mia - poezi, përzgjedhje në gjuhën gjermane (2012), Plaga e dhjetë e Babait - roman (2012), Rrufjani - publicistikë letrare (2013), Qengji më tha: ha bar - roman (2013), Plaga e dhjetë me Hënën - poezi, përzgjedhje në gjuhën greke (2013), Gruaverë - përzgjedhje, poezi (2013) Imzot, lehin qentë - dhjetë drama (2013)  I fshehur pas hënës - poezi, përzgjedhje në gjuhën rumune (2014), Lavdi “heronjve” të Xhadisë (publicistikë letrare, 2014), Zonjën Vdekje do ta marr për Grua - poezi (2015), Shtëpia publike - roman me tre libra (2015), Dudumi gërhet për liri - groteskë idilike (2016, 2018), PYKË shelgu - publicistikë letrare (2019), Shtriga doli nga përralla - pjesë teatrore për fëmijë, 2019), Rrugaçja - poezi (2019), Koronavirusi (2020, në karantinë), Hënorja - roman (2021), Burri grave - poezi (2021), “Kali Shemës” pas porte – publicistikë letrare (2021), Lufta me Penë – publicistikë letrare (2022), Jetë Nate (2023), ATDHEU Burrë pa Grua (poezi, përzgjedhje, 2025) etj.

Që herët (1992), ai drejtoi Shtëpinë Gazetare - Botuese “ASDRENI”, në Shkup dhe ishte kryeredaktor i të vetmes revistë për humor dhe satirë “ZEKTHI”, që del kur t’i teket, në IRJ të Maqedonisë. Sot, në Maqedoninë e Veriut. Dhe, që nga viti (2009) mbarëkombëtarë si revistë për humor dhe satirë.

Kalosh Çeliku është fitues i disa çmimeve të konkurseve letrare në poezi, tregime dhe pjesë teatrore. Njëherit, edhe i çmimeve letrare: “PERËNDESHË E BUKURISË”, në Netët e Poezisë Korçare (2003), në Korçë, Çmimin “AS” për letërsi (2007), në Kërçovë, “SYRI I KALTËR“ (2007), në Sarandë, “SEREMBE“ (2008), në Laç, “FLAKADANI I KARADAKUT“ (2009), në Viti, Çmimin special për vëllimin poetik: “EHU” nga Simpoziumi Ndërkombtar “MUZA POETIKE”, “PEGASI” (2009), në Gjirokastër, “JEHONA E KARADAKUT” (2010), n? Kumanov?,  “SKAMPINI” n? Festivalin Ballkanik t? pozis? (2010), n? Elabasan, Kurora e poezisë “KORÇA 2012”, në  Korçë, Çmimin e parë për poezi të vitit (2014) “PAVARËSIA” e Kosovës nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar, në Prishtinë, “METAFORA II” (2014) nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Medaljen e artë “Aleksandri i Madh” (2015) nga Shoqata Kulturore e Salaminës “KAFENEJA E IDEVE”, dhe Çmimin “UNESKO” (Greqi, 2015), Çmimin e Karrierës për letërsi nga  Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar, në Prishtinë (2019), etj.

Drama  Ferexhja e zezë” (1985) është inskenuar në Teatrin Amator të Mitrovicës, pastaj nga SHKA e Fushë - Kosovës, si edhe nga entusiastët e Shipkovicës të Tetovës. Pjesë për fëmijë të këtij autori janë inskenuar  dhe emituar gjetiu, përmes valëve të Radio Tiranës, Radio Prishtinës dhe Shkupit. nga disa teatro në Kosovë e IRJ të Maqedonisë dhe janë mirëpritur nga publiku e kritika letrare e asaj kohe.

Edhe satira “Ndihma e shpejt”ë  (1994) u përgatit për t’u vënë në skenë me mjaft sukses nga Trupa Teatrore “Aleksandër Moisiu“ në Kumanovë, e cila u shfaq edhe në Shkup, Kërçovë, Preshevë, dhe çoi pluhur nëpër kuluaret e oborrtarëve komunistë dhe neokomunistë.

Komedia tjetër satirike  Zorra qorre (antikomedi, 2000) dy herë me radhë u përgatitë për skenë, një herë në Kumanovë dhe herën tjetër në Strugë me përkrahjen edhe të Minsitrisë Kulturës në Shkup, por i ranë në gjurmë cenzurëkuqët kulturofagë, dhe nuk u shfaq para publikut artdashës edhe sot e kësaj dite.

Një fat të këtillë kanë pasur edhe pjesët teatrore për fëmijë të shpërblyera me çmime letrare dhe të publikuara në periodikun e kohës duke u luajtur në skenat e shkollave fillore dhe Teatrot amatore në IRJ të Maqedonisë dhe Kosovës, duke u emetuar përmes valëve të Radiotelevizionit të Prishtinës (Kosovë), dhe Radiotelevizionit të Tiranës (Shqipëri). Pjesë teatrore të blera dhe shpërblyera me çmime letrare,  duke u publikuar  nëpër revista letrare për fëmijë: “Pionieri” në  Prishtinë (Kosovë), “Fatosi” dhe Gëzimi” në Shkup (IRJ e Maqedonisë) E më vonë edhe si libra: Sorraku i Qytetit (1994 - pjesë teatrore), dhe Shtriga doli nga përrlla (2019 – pjesë teatrore), në Shkup.

Krijimtaria e tij letrare, është përkthyer në disa gjuhë: maqedonase, gjermane, françeze, turke, bullgare, rumune, greke etj. Që nga viti 1992 - 1997, ishte nënkryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar, në Maqedoni. Dhe, kryetar 1997 - 2001. Gjatë një kohe, pas “ndryshimeve demokratike” edhe  kryetar i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë (2001 - 2025, në Shkup.

Momentalisht, ende është kryetar i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, dhe themelues i disa manifestimeve kulturore tradicionale ndërkombëtare: “Ditët e Naimit”, në Tetovë, “Takime nën Rrap”, në Shkup (poezi erotike), dhe i Ditëve të Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Poashtu, është edhe themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare “STILI ‘97”, organ i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar,  në Shkup. Dhe, revistës për humor dhe satirë “ZEKTHI”, që delë kur t’i teket, në Shkup.

Vite më vonë (2015), SHGB “ASDRENI”  do të fshihet dhunshëm nga Regjistri Qëndror i IRJ të Maqedonisë pa asnjëfarë paralajmërimi, ose dënimi për “fjalën e lirë” publike me disa projekte të fituara sipas konkursit shpallur atij viti, nga Ministria e Kulturës, duke e plaçkitur edhe me mjete materiale në Bankë.

Çeliku deri në vitin 1995 punoi si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Drenas (Drenicë) të Kosovës (1972 - 1975), dhe Malësinë e Shkupit (1980 -1995). Vitet e fundit punon dhe jeton, në Shkup. Tashmë, në profesionin e lirë të shkrimtarit.

Lufta, vazhdon me Penë!...

Kronologji për jetën dhe veprat e Kalosh Çelikut

(E shkruajti vetë Autori)

1951 - U linda më 13 shkurt në fshatin Cërvicë të Kërçovës.

Profesioni: shkrimtar.

Anët pozitive: vera dhe gratë.

Anët negative: letërsia.

1953 - I sëmurë rëndë nga një sëmundje e panjohur në atë kohë së bashku me nënën shtrihem për shërim në spitalin e Shkupit.

1955 - Nga spitali pas dy viteve më lëshojnë si të pashpresë për shërim në Vendlindje. Dhe, Babai më dërgon te Babashehu Dervish Nurja, në fshatin Përtejzalli të Kërçovës. Plaku me një mjekër të bardh? gati deri në fund të këmbëve, pasi më fryu dhe ma vari një hajmali (nuskë) përqafe, kthehem  në shtëpi.

1956 - Plotësisht shërohem nga sëmundja e panjohur në atë kohë. Nga vdekja e sigurtë më shpëtoi plaku Dervish Nurja. Shkaku, se:  Nënës nga 16 fëmijët e lindur i kishin mbetur gjallë vetëm 3 fëmijë, një cucë dhe dy djem... E para motra, vëllai dhe pas 13 fëmijëve të  vdekur, unë sugari Kalosh Çeliku.

1957 - Ëndërra të tmershme në fëmijëri. Gjithë natën xhindet më hidhnin dorë më dorë mbi çatia majë lisave. Edhe shelgjeve. Dhe, u ikja duke fluturuar maleve në qiell...

1959 - Vit kur nëna vendos të më ndaj nga gjiri. Atë ditë i ktheja lopët nga kullosat e Livadhit të “Pukoshtës” dhe ende pa hyr në lëmë, që pas porte bërtita: Tatë, dua sisë! Nëna, që më parë në gji e kishte futur një leckë të zezë korb e bërë nga çerepi duke pjekur bukën e misërit, mu përgjigjë: sot, sisën e ka marrë Buba... Iu afrova nënës, dhe me shkop e hoqa “Bubën” nga gjiri duke iu futur si qengj, në mes të lëmës. Që, nga ajo ditë edhe disa javë piva tambël Nëne. Dhe, një ditë hoqa vetë dorë nga gjiri i Nënës...

1966 - E kreva shkollën fillore në vendlindje dhe Strellcë. E për veprimtarinë krijuese, i botoj edhe vjershat e para nëpër gazeta e revista për fëmijë, ne Shkup e Prishtine.

1970 - Shkollën e mesme normale e keva në Shkup. Vazhdova edhe më me hov të lexoj libra dhe merrem me letërsi.

1971 - U nisa në Paris për t’i vazhduar studimet në Serbonë. Me ndihmën e vellait si mik i Abas Ermenit, u regjistrova edhe në Universitet. Për shkak, se: nuk pranova azil politik edhe pse me vend pune, pas dy muajve kthehem në vendlindje.

1971-72 - E studjoj Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Kosovës, në Prishtinë.

1973 - Martohem në Prishtinë. E regjistroj edhe Gjuhën frenge pranë të njëjtit Universitet. Vit dhe kur filloj të punojë si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Drenas (Gllogovc të Drenicës).

1974 - U lind Arbëri. Tani fillova edhe të afirmohem si krijues për fëmijë në “Rilindja“ për fëmjë dhe “Pionieri”. Punimet e mia letrare me të madhe shpërblehen me çmime letrare dhe blehen nëpër konkurset letrare që i shpallë “Rilindja“, dhe “Pionieri“, në Prishtinë.

1975 - Ndahem nga gruaja e parë, dhe e lë punën në arsim.

1976 - Fundi i studimeve në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë Fakultetit Filozofik, Universiteti i Kosovës, në Prishtinë.

1977 - Pas dështimit të një pusie nga familja e gruas, ika në vendlindje. E nis ta shkruaj romanin t’im të parë “Varrimi i sorrave‘.

1978 - E takoj adhuruesen e flaktë të shkrimeve të mia dhe pas disa muajve shkoj në shërbim ushtarak në Knin, Dalmaci (Kroaci).

1979 - E kryej shërbimin ushtarak, dhe kthehem në Vendlindje.

1980 - Martohem me adhuruesen  e shkrimeve të mia në Shkup.

1981 - Mezi punësohem si mësues në malësinë e thellë të Shkupit, ku edhe filloj të ndiqem si i dyshimtë, gjoja se jam i dërguar nga Kosova. Ç?shtjen Shqiptare, dua ta zgjidh me luft??! Përmetepër, edhe jam ai kryesori?!...

1982 - Zogu erdhi me një këngë, poezi.

1983 - Lepuri me pushkë, tregime.

1984 - Babai nd?rron jet? në Vendlindje. Po këtë vit del nga botimi edhe Shtëpiza e xixëllonjave, tregime.

1985 - Ferexhja e zezë, dramë e botuar në revistën letrare “Jehona” (Shkup), e cila vihet në skenë nga disa teatro amatore të Kosovës e Maqedonisë.

1986 - U lindë Asdreni dhe i botova tre libra: Dielli zbret maleve, novelë, Shtëpiza e xixëllonjave, tregime (në gjuhën maqedonase) – Shkup dhe Arusha pa bisht, vjersha e tregime për fëmijë, në Prishtinë.

1987 - Nëna nd?rron jet? në Vendlindje. Humbje e madhe për një Poet, që nëntë vjet i ka dhënë gji. Fuqi për luftë...

1988 - Varrimi i sorrave, roman.

1989 - U lindë Agoni.

1990 - Vite me borë, roman.

1991 - Heshtje krijuese në jetën publike. E gjithë kjo vjen pas polemikave dhe reagimeve të ashpra me trusakatët në mjetet e informacionit.

1992 - Trumbetat e Tellallit, satira. Kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i Shtëpisë Gazetare – Botuese “ASDRENI“, në Shkup. Dhe, zgjidhem nënkryetar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, në Tetovë.

1993 - Imzot, lehin qentë, dy drama. Linçe intelektuale e fizike. Ndjekje. Presione. Kërcënime telefonike, shpërthim zjarri në banesë. Dy helmime. Biseda infromative në polici...

1994 - Kali i Trojës nëpër “Bit – Pazar”, satira, Sorraku i Qytetit, pjesë teatrore, Çohuni trima shaloni lapsin, rrëfenja, Trimi shihet në vepër, poemë humoristike dhe Një vit frikë,  dy drama.

1995 - Loja e syve, poezi, dhe Babi ka dy nuse, roman. Në shenjë proteste nga ndjekjet dhe presionet që m’i kurdisën mashat shqiptare e lëshoj përgjithmonë arsimin.

1996 - Vjellja e zorrëve, poezi. Këtë vit zgjidhem edhe nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni. Dhe, jam njëri ndër themeluesit e Manifestimit Kulturor: “DITËT E NAIMIT“, në Tetovë. Edhe një Humbje familjare: Vëllai ndërron jetë.

1997 - Qyteti i qyqeve, roman. Vit, edhe kur zgjidhem kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni. Themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare STILI 97, organ i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni.

1998 - E përcolla Natën, poezi. Themelues i Manifestimit Kulturor Tradicion Ndërkombëtar të poezisë erotike: “TAKIME NËN RRAP“, në Shkup.

1999 - Mbrëmë fjeta me Vjeshtën, poezi.

2000 - Kopeja me zgjebe ndjek Autorin, dy drama, Shtëpia publike, roman. Dhe, në një Manifestim Kulturor Tradicional: Netët e Poezisë Korçare, në Korçë, gjatë një vizite në Voskopojë, papritmas përjetoj vdekje klinike. Rrugës duke u ngutur për të më dërguar në spital pa shenja jete, makina pëson aksident dhe bërtas me zë: Luftë! Ringjallem pas një ore në Korçë, në prehërin e Cucës Boheme me dy shtama verë... Parashikimi i Luftës  në Maqedoni (2001), që ndodhë  pas një viti.

2001 - Si u ndava me Gruan time, satira, Gratë e mia besnike, roman. Kyetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni.

2002 - Lamtumirë bërllok, nëntë drama, Me tre varre, roman.

2003 - Vdekja më deshi më pak se Ti, poezi. Themelues i Ditëve të humorit dhe satirës: “XHA DERALLA”,  në Kërçovë. Në Netët Korçare të Poezisë më jepet çmimi latrar: “PERËNDESHA E BUKURISË , në Korçë“.

2004 - Edhe Ajo nuk ishte xheloze, poezi.

2005 - Repriza e “Vëllazërim - bashkimit”, dy drama.

Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni.

2006 - Atdheu ky burrë pa Grua, poezi. Kulturofagu, antiroman.

2007 - Burrat i përzë me burra e Mua me gra, poezi, Engjëlli im është Grua, poezi, Dimri s’ vjen me lule, pesë poema. Dhe, Ujku e di një lojë, poezi. Çmimi AS për letërsi, në Kërçovë. Çmimi “ SYRI I KALTËR “, për kontribut të vyer në lëvrimin e poezisë shqipe, në Sarandë. Dhe, një aksident të rëndë komunikacioni në “Qafë – Thanë”, Shqipëri.

2008 - Kur bërtet “ vojvoda “ e pjell Kurvë Partia, satira, Dac Poeti i shkruan poezi Mamit, poemë. Dhe, Ehu, poezi. Çmimi letrar “SEREMBE“ nga Klubi i Shkrimtarëve të Laçit. Çmimi letrar “FLAKADANI I KARADAKUT “ për kontribut në letërsi, në Viti.

2009 - Gruaja besnike, roman. Çmim special për vëllimin poetik: “EHU” nga Simpoziumi Ndërkombëtar “MUZA POETIKE”, në Gjirokastër.

2010 - Djemnusha, roman. Atdheu burr? pa Grua, poezi (p?rzgjedhje), Çmimi letrar “JEHONA E KARADAKUT“ nga Klubi i Shkrimtar?ve, n? Kumanov?. Çmimi letarar “SKAMPINI” nga Klubi i Shkrimtar?ve: Konstandin Kristoforidhi, n? Elbasan.

2011 - Vite me borë, roman në gjuhën maqedonase. Xhadia, publicistikë letrare.

2012 - Palga e dhjetë e Babait, roman. Cuca Buheme u jep gji poezive të mia, në gjuhën gjermane (përzgjedhje e poezive). Çmimi letrar: Kurora e poezisë “Korça 2012”.

2013 - Qengji më tha: Ha bar, roman. Plaga e dhjetë me Hënën (përzgjedhje e poezive) në gjuhën greke). Rrufjani (publicistikë letrare), dhe Imzot, lehin qentë (dhjetë drama).

2014 - Çmimin e parë për poezi të vitit (2014) “PAVARËSIA” e Kosovës nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar, në Prishtinë, METAFORA II (2014) nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës,

2015 – I fshehur pas Hënës, në gjuhën rumune. Papritmas, fluturon në Qiell Gruaja Besnike. Shtëpia Publike (roman me tre libra), Lavdi heronjëve të Xhadisë (Publicistikë letrare), Zonjën Vdekje do ta marr për Grua - poezi. Medaljen e artë “Aleksandri i Madh” (2015) nga Shoqata Kulturore e Salaminës KAFENEJA E IDEVE, në Greqi dhe UNESKO.

2016 - Viti mbrapsht: SHGB “ASDRENI”, dhunshëm fshihet nga Regjistri Qendror i IRJ të Maqeonisë duke ia mbyllë llogarinë rrjedhëse në bankë, plaçkitja e parave dhe humbja e pesë projekteve të fituar me konkurs për këtë vit nga Ministria e Kulturës (2016), në mesin e tyre edhe dramën groteske: Dudumi gërhet për liri.

2017 - Vazhdimi Vitit mbrapsht edhe me një krizë të thellë ekonomike. Aksident komunikacioni duke u ngjitur nëpër shi maleve të “Bukoçit” me xhip për të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe zbulimin e përmendores të kaçakut të maleve Emin Çeliku (Xhambazi) në vendlindje, krahut djathtë të Dervish Carës.

2018 - Publikikimi i dramës groteske: Dudumi gërhet për Liri dhe PYKË shelgu (publicistikë letrare).

2019 - Rrugaçja (poezi), Shtriga doli nga përralla (pjesë teatrore për fëmijë).

2020 - Gratë e mia besnike (roman me tre libra).

2021 - Hënorja (roman), Burri grave (poezi), Shtëpiza e xixëllonjave (tregime - lektyrë shkollore).

2022 – “Kali Shemës” pas porte (publicistikë letrare).

2023 -  Jeta është luftë (publicistikë letrare)

2024 – Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (dhjetë drama),

2025 – ATDHEU - Burrë pa Grua ( poezi, përzgjedhje).

Në këtë intervistë të veçantë kam kënaqësinë të bisedoj me shkrimtarin dhe botuesin e njohur Kalosh Çeliku – një figurë e rëndësishme e letrave shqipe dhe një zë i përkushtuar në mbrojtje të kulturës dhe identitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Në pjesën hyrëse të kësaj bisede do të ndalemi te rrënjët e tij familjare, ndikimi i ambientit dhe i prindërve në formimin e tij, përvojat e para në shkollën fillore dhe të mesme, si edhe roli që ka pasur studimi i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës në zhvillimin e tij artistik. Çeliku na fton në një udhëtim reflektues përmes jetës dhe krijimtarisë së tij, duke ndarë kujtime personale dhe momente të rëndësishme që kanë ndikuar në rrugëtimin e tij si intelektual dhe krijues.

GM: Jeni lindur në fshatin Cërvicë të Kërçovës. Cili do të ishte një përshkrim mbi vendlindjen tuaj?

KÇ: E pabesueshme?! Kërçova, Katundi Cërvicë historikisht njihet për mikpritje shqiptare. Këngë popullore. Dhe, trimëritë  e kaçakeve të Zajazit dhe ndihmave humanitare për popullin shqiptar e Luftë për Liri. Anekdotat, humori dhe satirat e Xha Derallës. Zot, t’t dalin Atdheut.

Nuk njihet për politikë “madhore”. Edhe, pse: kohën e fundit në demokraci” merret edhe me politikë “madhore” për Shtet shqiptar dhe Liri. Katundi, që pesëdhjetë vite e ka fshehur flamurin kombëtar kuqezi me të cilin mësuesi Prenc Llaçi së bashku me nxënësit e tij e shkatërroi stacionin e karabinierve në fshatin Premkë. Dhe, e zbuloi para mysafirëve me poetë nga të gjitha trojet shqiptare gjatë Manifestimit Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: Ditët e Humorit dhe satiërs “XHA DERALLA” në fshatin Cërvicë në vitin 2014.

Im Atë, Emin Çeliku për çdo pranverë para se të shtegtonin lejlekët në Lisin e midis Livadhit me çerdhe në vendlindje, Herët, në mëngjes ua rregullonte çerdhet për mirëseardhje me dyer të hapura. Ndonjërit, edhe mbi çati, në oxhak. Dallëndysheve te Pragu i Derës Madhe të Shtëpisë, në Odën e miqëve. Shpesh-herë edhe thoshte para të pranishmëve: djalit tim ia lash emrin e kaçakut të maleve Kalosh Zajazit, që edhe ky të bëhet trim si ai burrë mejdani. Por, ky nuk u bë trim si Ai, në vend të pushkës rroku Penën.

Ditën e nesërme Katundit tim Cërvicë nga “vendet e nxehta” i ktheheshin grupe - grupe shtegëtarët. Gëzim i madh për ne fëmijët. Kthimin e shtegtarëve përmes Qiellit në vendlindje, ne e prisnim me duartrokitje, këngë e valle. Vërtetë, ishte një festë madhështore kombëtare. I madh e i vogël me kuaj shelgu u dilnim para në lëmë duke i pritur plot gëzim e brohoritje: O lejlek, haxhibek!

Gjatë kohë nuk e dija, pse Lejlekun e kishim krahasuar me Haxhibekun. Vite më vonë këtë fshehtësi popullore do ta mësoj tek Libri i këndimit. Vjersha e intelektualit të madh shqiptar Dr. Petro Janura, libri i tij me vjersha: O lejlek, haxhibek.

Vite e vite kanë ikur që nga ajo kohë qorre. Unë, më nuk jam fëmijë: po, burrë plak me mjekër e mustaqe. Ende jo, veshë më veshë. Dita e Nesërme do të flasë deri ku i kam pasur mustaqet e Bajram Currit. Mos ta them publikisht,  se: edhe unë jam bërë si lejleku shtegtar. Rrallë, shumë rrallë e vizitoj vendlindjen, rrëzë “Çukës”. Lisin, midis Livadhit, nuk është më në vendlindje. Përmëkeq, edhe çerdhet e lejlekëve. Kakarrisjet e tyre me këngë, herët në mëngjes, mu si ajo zilja e shkollës që më thërriste tek Abetarja në klasë: Hajde, o biri im, të pret shkolla për mësim! Mendja ma thotë sot, se: edhe ato shtegëtarë nuk jetojnë dot pa njerëzit. E di, shkaku se: Babai moti kohë ka ikur me Shtëpi në mesin e varreve, rrëzë “Çukës”. Vetëmse, një gjë ende nuk e kam të qartë, pse mbi ato varre historike shqiptare me barin mbi kokë e lisa shekullor, ende nuk shtegtuan me çerdhe e këngë edhe lejlekët?! Krah per krahu me dallendyshet?!

Faji dihet, është jetim historik. Përsëri, i yni “vëllazërim - bashkimit”: fshatarëve e qytetarëve në Shtetin e “përbashkët”. Pleqtë tanë ikën me vetëdëshirë, ose me dhunë si “turq myslimanë” nga fshati e qyteti. Sot për sot, mbetëm ne pasardhësit e tyre, që njëri pas tjetrit na rrëmbeu kurbeti dhe arratisja nëpër “vende të nxehta”. Fatkeqësi kombëtare, ende edhe sot e kësaj dite nuk kthehemi me gjithë zogjë  në çerdhet e të parëve tanë shtegtarë. Nuk ka kush t’i presë lejlekët në Katund.

Im, Atë: Emin Çeliku, që si i djal përmall në familjen “Çelike”, dhe partisë politike komuniste jugodllave me “Din e Iman”, piu qumësht Nane nga familja e Xha Derallës, në Katundin Cërvicë të Kërçovës, rrëzë “Çuke”.

Asaj kohe, nuk e kanë njohur Katundin Cërvicë, as Kërçovën si qytet, po vetëm Zajazin. Shpeshëherë, kur udhëtja me tren nëpër Jugosllavi, udhëtarët e rastit më pyesnin: nga jam? U përgjigjesha nga Kërçova. E, ku gjendet kjo Kërçova?! Mos është, afër Zajazit? Po, u përgjigjesha, është afër Zajazit. Katundit më të madh në Kërçovë, që gjithë jetën e kaloi në Luftë me pushkë dhe Penë për Liri. Herë me Krajl, e herë me Mbret.

Qumështi Nanës, që më ka pri dhe më pri ende me Penë me Tri Meleqe gra (Engjuj) përkrahu në Jetë: Njëra para, e Dy të tjerat më mbajnë përkrahu në Luftë për Liri. Nuk e di, edhe kush më shpëtoi në Jetë nga burgu komunist. Edhe, ky Neokomunist?! Helmimet, vdekja klinike në Voskopijë. Fatkeqësitë e komunikacionit në “Qafë-Thanë”. Dhe, rrugës malore për në Kërçovë te “Strazha” (Roja), zbulimin e përmendores historike të kaçakut maleve Emin (Xhambazi) – Çeliku. Krahut djathtë të Dervish Carës për çlirimin e Shkupit Historik. Dhe, qyteteve tjerë shqiptarë në Maqedoninë okupuse nga Perandoria osmane (1883 – 1834).

Nuk e arrita ta njoh përsëgjalli Xha Derallën. Humbje e madhe kulturore-aristike-shqiptare. Plakun e humorit, dhe Satirës, që gjatë Perandorisë osmane, e kishte tejkaluar edhe Nastradin Hoxhën. Shkaku, se: Nastradin Hoxha ishte krijuar nga populli. E, Xha Deralla: nga Natyra si humorist, dhe satirist nga malet shqiptare. Edhe, pse: ai jetoi 102 vjet në Katund, rrëzë “Çuke” në Cërvicë të Kërçovës.

Po, i arrita anekdotat e tia dhe rrëfimet satirike sipas kujtesës të t’im Ati dhe Vëllai Ramë Çeliku. I cili ,edhe i kishte dërguar bukë përmes hekurave të dritares. Që, herë pas here m’i rrëfente si fëmij. Dhe, “Jasakët e Tikeve” me dardha gorrice. Dardha, të cilat Plaku i shartonte me sharrë në krah për Ditën e Nesërme. Edhe, “Çifligun” e Xha Derallës me ferra. Krah për krahu me Burimet malore të “Përronit Thanës” mbi Katund.

Vetëmse, Sot: si shkrimtar, e përkujtoj me popullin shqiptar. E shoh, se: ai gjak më qarkullon ende edhe sotekësajdite nëpër damarë...

Im, Atë: Emin Çeliku, që si i djal përmall në Familjen “Çelike”, dhe partive politike me “Din e Iman”, piu qumësht Nane nga familja e Xha Derallës, në Katundin Cërvicë të Kërçovës, rrëzë “Çuke”.

Qumështi Nanës, që më ka pri dhe më pri ende me Penë me Tri Meleqe gra (Engjuj) përkrahu në Jetë: Njëra para, e Dy të tjerat më mbajnë përkrahu në Luftë për Liri. Nuk e di, edhe kush më shpëtoi në Jetë nga burgu komunist. Edhe, ky Neokomunist?! Helmimet, vdekja klinike në Voskopijë. Fatkeqësitë e komunikacionit në “Qafë - Thanë”.

Im Atë, Emin Çeliku Netëve të Dimrit Madh, pranë zjarrit me flakë në oxhak, më rrëfente shumë ngjarje interesante historike. Që, unë asaj kohe si fëmijë i merrja edhe si përralla fantastike. E kaloja natën në gjumë për Ditën e Nesërme nën hije të Lisit Madh midis Livadhit, përpara  Shtëpisë. Dorën në zemër, edhe kënaqesha me ato rrëfime historike. Luftë me kuçedra e Lugatin e Koçajve. Lugatin e Tikeve, maje lisave të “Çukës”. Ose, Tollosunin e “Çelikeve”. Kutadi unë, sipas stilit të Babait ato rrëfime të Netëve të Dimrit Madh, nuk më dukeshin edhe aq realiste për kohën time si femij. Ndoshta, Im Atë edhe ka pasur të drejtë për ato rrëfime artistike.

Interesante, përveç rrëfimeve historike, ishte edhe ajo e Familjes Xha Deralla. Rrëfim, të cilin im Atë e rrëfente plot mallë dhe dashuri, përballë zjarrit  madh me flakë, dromazhakut me kokë gjarpëri,  pranë oxhakut të Shtëpisë. Arsye, se: Im Atë ka qenë bir përmall në familje, i vetmi djalë mes tri motrave në Shtëpi.

Edhe, ishin ato kohëra të egëra pushtuese, në robëri: herë nga turku e herë nga serbi, kur xhindet natën më hudhnin dorë më dorë mbi çati të shtëpive të Katundit e majë lisave të Livadhit. Në mëngjes, më kthenin mes Nanës dhe Babait në shtrat. E pabesueshme, ato si prindër nuk e hetonin grabitjen time nga mesi i tyre në gjumë mes ëndërrave, dhe pasi bridhnin dorë më dorë me mua gjithë natën, përsëri para agimit ende pa dalë drita më kthenin në mesin tyre, në shtrat. Herë pas here, edhe ua rrëfeja ngjarjen e grabitjes pasmesnate Nënës dhe Babait, por ato me një buzëqeshje në fytryrë më përgjigjeshin: me siguri ke parë ndonjë ëndërr të keqe.

Shkak, ky: Që, Nana dhe Babai e kanë parë si shenjë paralajmërimi, se Djalin e kanë pushtuar Xhindet. Dhe, duhet gjetur ndonjë çare për shpëtim, shpier te Babashehu Dervish Nurja Përtejzalli, në Kërçovë. Plaku t’i fryej në fytyrë, dhe t’i vari përqafe një hajmali (nuske). Megjithatë, ende nuk mund të arrinin në një vendim të atillë përfundimtar. Përderisa, unë nuk do të sëmurem keq dhe flas jerm vetmevete në gjumë  dhe rrokem fytas me Xhindet. Edhe, Ditën e Nesërme si fëmij dyvjeçar më përcjellin në spitalin e Shkupit. Interasant, mu si në Ditën e Sotshme nëpër shkrimet e mia publicistike mes librave.

Spital, në të cilin unë me gjithë Nanën e Katundit do të qëndroj plot dy vjet për shërim, në këtë Qytet historik të Kryengritësve shqiptar. Stërgjygjërit tim, Emin Çeliku (Xhambazi). Krahut djathtë të Dervish Carës. Kryengritjes shqiptare për çlirimin e Shkupit (1983). Asgjë, sot nuk më kujtohet nga ajo këhë e atyre dy viteve “shërimi” në spitalin e Shkupit, rrëzë Kalasë Dardane.

Nana, shpeshëherë ma rrëfente edhe një ngjarje shumë interesante, që sot ka të bëjë edhe me gjuhën shqipe, si krahasim rasti: “Vëllezërit” e shtetit të “përbashkët”, kur nuk e pranojnë si gjuhë zyrtare, dhe dalin në protesta “paqësore” rrugëve të qytetit me parulla antishqiptare. Ngjarjen historike, si sot e kam parasysh: Nanën, kur ma rrëfente plot mall dhe lotë në sy këtë ngjarje politike – historike. Biro, unë nuk e dija gjuhën maqedonase dhe nuk mund të komunikoja me personelin mjeksor të spitalit Shkupit. Asaj kohe, vetëm e dija t’u përgjigjem, kur më pyesnin, se: çka jam me përkatësi kombëtare? Unë, pavetëdije u përgjigjesha me atë robërinë asimiluese shekullore të Perandorisë oemane, se: jam, turqelinkë. Ato, ma sillnin një turqelinkë, dhe unë përsëri nuk mund të merresha vesh me atë turqelinkën, “motër”?!

Ditën e nesërme, ma sollën një serbe. Përsëri, unë edhe me të  si “motër”, nuk mund të merresha vesh. Nuk e kuptonim gjuhën e njëra - tjetrës në këtë shtet të “përbashkët”. Pak më vonë, ma sollën edhe një bullgarkë. Unë, jo se jo: përsëri nuk e koptoja edhe gjuhën e kësaj gruaje. Pak kohë, pas agimit ma sollën edhe një vllehe. Përsëri e kotë ishte të merrem vesh edhe me këtë grua. Nuk, shkoi as edhe një orë ma sollën edhe një maxhupe (rome). As kësaj nuk ia kuptoja gjuhën e Nanës, asnjë fjalë goje.

Falë Zotit, pas një jave ishte përkujtuar personeli i spitalit: vallë, mos është kjo një grua shqiptare?! Dhe, më në fund ma sollën një shqiptare me të cilën edhe u morëm vesh, edhe personelin mjeksor të spitalit të Shkupit.

Plot pas dy viteve qëndrimi në spitalin e Shkupit, mjekët arrijnë në përfundim, se: unë pacienti jam i pa shpresë për jetë. Babait, i thonë: nuk kemi “ilaçe” (barëra) për këtë sëmundje të panjohur. Mirë, do të ishte të shikoni në ndonjë vend tjetër shërimi.

Nana dhe Babai, më nxjerrin nga spitali i Shkupit dhe më sjellin në shtëpi. Ditën e nesërme më shpien tek Dervish Nurja. Plaku me një mjekër të bardhë deri në fund të këmbëve, i cili pasi më fryu në fytyrë, ma vari edhe një hajmali (nuskë) përqafe. Hajmali (nuskë), të cilën unë gjatë kohë edhe pas kryerjes të Shkollës Normale në Shkup do ta mbajë përqafe neteditë, përderisa një ditë nuk do ta humb gjatë studimeve, në Prishtinë mes Baltës Kuqe, në podrumet e Hotel “Bozhurit”. Hajmali (nuskë), e cila do të ma shpëtojë jetën mua si shkrimtar,  në Voskopojë: pas një vdekjeje klinike (në Netët e Poezisë Korçare (2000). Parashikimin e Lufës në IRJ të Maqedonisë (2001).

Edhe, pas një aksidenti komunikcioni, që vetë i katërti pasmesnate do të kërcej me makinë në përrua “Qafë - Thanë (2007, Shqipëri).  Paralajmërim, i Krizës  politike që ndodhi në IRJ të Maqedonidsë. Dhe, ndoshta, në këto anë Shqiptare, nuk kishte fuqi më ajo hajmali (nuskë) mistike e Dervish Nures. Tri Zanave të Maleve Kreshnike të “Baba Tomorit”. Ose, ku ta di unë: në këtë Kryeqytet Shqiptar Historik më morën në dorë Xhinde të tjerë dhe dervishë në Tyrbe për Ndryshime Politike Shqiptare.

Historitë e këtij rrëfimi do t’i lidh edhe me një rrëfim tjetër të Babait. Problemet e tia shëndetsore si fëmij. Im Atë, ka qenë i vetmi djalë përmall i tri motrave. Babai i tij si fëmijë i ka dhënë gji (tambël) tek Familja Xha Deralla. Kryeplakut, që e njihte si humorist dhe satirist e gjithë Kërçova. Përderisa, Nastradin Hoxha është krijuar nga populli si “autor” i anegdotave, Xha Deralla ka qenë autor i vërtetë i anekdotave dhe satirave shqiptare, I cili ka jetuar 102 vjet, në Cërvicë. Kryeplaku, që në Ditën e Sotshme me humor dhe satira e ka tejkakaluar edhe Nastradin Hoxhën.

Kutadi, Unë?! Ndoshta, ai tambël Nane është trashëguar në familje. Edhe, sot e kësaj dite ecën nëpër damarë si gjak shqiptari. Truri i popullit shqiptar. Popull, të cilin me shekuj e ka roberuar Perandoria osmane, dhe bazhibozuke serbe - jugosllave në çdo Kryngritje Shqiptare për Liri.

Babai, si fëmij gjithmonë më merrte me vete. Edhe, në takime me miqtë besnik, Burrat e pushkës. Farefis dhe familjarë anembanë Kërçovës. Dasma. Dhe, Oda të burrave. Një ditë, nuk deshi të më marrë me vete. Tha: pritëm këtu para burgut të kafshëve! Unë, do të shkoj t’i ushqej kafshët, e ti pritëm pas dere.

E kuptova, se: nuk deshi të më marrë me vete për dore. Aty për aty, m’u kujtua, se: burgu i kafshëve e kishte edhe një dritare pas shtëpisë, në Lëmë. Nuk e prita para dere, nga ku donte të më ikë tinëz si kaçak i maleve. Vrik e vrik i vura pusi te dritarja, pas burgut. E zura kaçakun e maleve duke dalë nga dritarja, në Lëmë. Qeshi. Nuk ta hodha unë ty, po ti ma hodhe mua me një pusi kaçake…

GM: Nëse dëshironi, mund të na tregoni diçka për familjen tuaj dhe ndikimin që ajo ka pasur në rrugëtimin tuaj?

KÇ: Babai përsëgjalli i mbante dy revole në brez. Njërën me leje, e tjetrën pa leje. Unë, si fëmij kurreshtar, kur e shihja tinëz, sesi i pastronte fshehtas tytat e të dyja revoleve në dhomën e tij brenda katër mureve, që nuk guxonte të hyj askush, as edhe vetë Nana. Shpesh edhe e pyesja: - Pse, o Babi i mbanë dy revole?! Pushkën fshehur nën hatulla të çatisë shtëpisë, e “Kashikarën” - bombën e serbit dhe mollët e kuqe të italjanit në xhepat e strukes? - Eh, o bir! Isa Boletini me dy revole ka hyrë në Londër. Njërën ua dorzon rojeve. E me tjetrën hynë me Ismail Qemalin, kur vajti në Londër për t'u takuar me Kryeministrin e Anglisë. E shoqëronte Isa Buletini, I cili në brez kishte vënë dy kobure. Mirëpo, kështu të armatosur nuk e linin të hynte në kryeministri, dhe bënë fjalë me rojen. Ismail Qemali i bëri me shenjë të dorëzonte armët. Këtë punë e mori vesh edhe kryeministri. E, në bisedim e sipër, si me të qeshur i tha Isa Buletinit: - Sido që të jetë e çarmatosëm edhe shqiptarin. - Shqiptarët s'ka burrë t'i çarmatosë - u përgjigj Isa Buletini, dhe nxori koburen tjetër që kishte fshehur, për të cilën thuhet t’ia ketë dhënë Ismail Qemali si dhuratë.

Isa Boletini është gjaku jonë, që ende qarkullon nëpër damarë. I Gjyshit tonë Emin Çeliku (Xhambazi), krahut djathtë të Dervish Carës, që me kryengritesit dhqiptar e çliruan Shkupin (1983 - 1984) me pretendime ta çlirojnë edhe: Velesin, Prilepin dhe Manastirin. Dhe, pas shpartallimit nga ushtria turke në Katllanovë, afër Shkupit u ndanë në dy grupe. Njëri grup me kryngritësit shqiptar doli edhe në Kosovë, Grykë të Kaçanikut. Grupi tjetër e vazhdoi luftën në malet e Dibrës me Hajredin Pashën. Shkaku, se: njërën revole me leje e di shteti i “përbashkët” jugosllav. E, këtë tjetrën pa leje, e di vetëm unë. Shteti, njërën revole, mund të ma marrë kur t’i teket, por jo edhe këtë tjetrën pa leje në brez. Pushkën, e fshehur cative me vite nën hatullat e shtepise. “Kashikarën” e serbit, dhe dy mollët e kuqe të italjanit në xhepat e strukes pas dere...

Im Atë, Emin Çeliku: Netëve të Dimrit Madh, pranë zjarrit me flakë në oxhak, më rrëfente shumë ngjarje interesante historike. Që, Unë asaj kohe si fëmijë i merrja edhe si “përralla” fantastike. Luftë me kulçedra e drangonj. Xhinde. Mos them, edhe me Nusen me pashterkë të kuqe. E kaloja natën në gjumë për Ditën e Nesërme nën hije të Lisit Madh midis Livadhit përpara shtëpisë, rrëzë “Çuke”. Dorën në zemër, edhe kënaqesha me ato rrëfime historike. Luftë me kulçedra e Lugatin e Koçajve. Kutadi Unë, sipas stilit ato rrëfime të Netëve të Dimrit Madh, nuk më dukeshin edhe aq realiste për kohën time djaloshare. Ndoshta, Im Atë: Edhe, ka pasur të drejtë për ato rrëfime artistike - hoistorike – luftarake pertej Dites Neserme: kur, thoshte: Uji flen - hasmi nuk flen

Im Vëlla, Ramë Çeliku ma rrëfente edhe këtë histori: Familja Xha Derlallën, dikur në pleqëri e mbylli edhe me çelës në odë Plakun e prapë, që të mos dali në rrugë, bëjë “marrëzira” antiserbe. Tallet me xhandarët e serbit dhe kalimtarët e rastit që kalonin nëpër Cërvicë. Vite me radhë, frikë kishte të kalojë njeri i gjalle nëpër Cërvicë, pervec te vdekurve, se: do të haste tek “Ureja” ne dyluftim me Xha Derallën përpara Portës të Xha Mazllëmit. Plakun, që do t’ia ngatërronte rrugën, do ta nxirrte pas “Çuke” në tjetër Katund. Ashtu siç i nxorri retë e veta një ditë dimri me borë, stuhi dhe acar për të pare një “ditë të bardhë” Pertejzalli. Ose, lodraxhinjt që ishin nisur për në dasëm Përtejzalli, livadheve të “Kacës” duke i dalldisur e hedhur vallen me shami mbi kokë me lodra e cingana për Dasmën e Madhe Shqiptare, gjoja se bëhej në Katundin Cërvicë. E, ajo behej ne katundin Pertejzalli.

Probleme bënte edhe me xhandarët e serbit, kur e kishin pyetur se, ku e ka shtëpinë Plaku i katundit? U ishte pergjigjur: ecni pas meje!  I shëtiti gjithë natën rretherrotull nëpër Katund të njëtës rruge rreth xhamisë, e pak para agimit i solli tek porta e Plakut të Katundit. E, kur xhandarët e serbit i thanë Plakut të Katundit, se: po, katund i madh kishte qenë Cërvica?! Plaku i Katundit u përgjigjë: Po, është Katund i madh. Po, juve kush u solli deri te porta ime e shtëpisë? Një plak me mjekër të bardhë. Plaku i Katundit, qeshi: Ai ka qenë Xha Deralla.

Katundarët e fshatit kojshi Kolibare, që gjatë stinës së verës rrëfenin shytërit dhe armët për luftë me cërvicasit, përshkak të ujit për vaditjen e arave të fushës, Xha Deralla kur i pa ne lufte me njeri – tjetrin u tha: Ndaluni, o burra! Une, do ta zgjidhe problemin “etnik” me vite mes dy fshatrave juaj kojshi, do t’i “mashtruar” kolibaret për marrëveshjen e ujit, vaditjen e fushës.

Një ditë, u tha haptas katundarëve të tij (cërvicasëve) me armët gati në brez për luftë e shytërit krahëve: mos u zini më kot për shkak të ujit! Unë u mora vesh me Kolibaret, dhe e kam zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë problem historic, i mashtroba kolibaret: tre muaj verë ujin do ta kenë kolibaret në disponim ujisin arat, e nëntë muaj dimër ne cërvicasit. I kam mashtruar keq edhe këtë verë, në Katund.

Katundarët cervicas, përpak desh plasën nga inati, nxjerrin armët nga brezi.  Shytërit nga krahu. Struket, hudhin në tokë. Xha Derallën, bythekrye ta hudhin në përrua. Magjithatë, pas një zënke burrërore shakashë, më në fund u pajtuan me këtë “marrëveshje” të Xha Derallës. Vështirë e kishe t’i  dalësh në krye punës atdhetare me këtë plak te urte dijetar dhe dinak  shqiptar pertej Dites Neserme.

Unë isha ai postieri, më rrëfente Im Vëlla: Që, sa herë Nana e bënte drekën, ose darkën në shtëpi për familjen, e ndante një hise edhe për Xha Derallën. Që, unë me një shkop thane të gjatë me dy rremba në majë, përditë  përmes hekurave të dritares në katin e dytë të shtëpisë, ia përcillja atje lartë në odë bukën. E plaku, si mirënjohje faleminderimi më përcillte me një këngë patriotike - historike nga dritarja me çifteli:

Rrafi teli në atë Misirli,

Na u shit kjo Rumeli,

Na e ka ble çaj Moskovi zi,

Na e ka ble, aman-aman,

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan…

Frikë kam sot, se: edhe mua një ditë për shkak të shkrimeve publicistike dhe librave do të më mbyllin në dhomë (burg) me çelës. Arsye, që të mos shkruaj “marrëzira” nëpër libra. Përjashtimi: mua nuk do të ketë kush të më sjelli bukë nëpër dritare. Vetëm, mos e harroni ta mbyllni edhe një rrugë (dhiare) mbi çati, Qiellore: Oxhakun. Unë jam Kaçak Mali, gjak që hyj e dal, kur të më teket edhe për oxhaku...

GM: Cili do të ishte një rrëfim i shkurtër për fëmijërinë tuaj, si dhe për shkollën fillore që keni ndjekur në vendlindje?

KÇ: Jeta, është luftë! Dhe, vazhdon me Penë, qoftë Verë, apo Dimër. Ne, e kemi dashur edhe Vjeshtën me dardha turke e gorrice te “Jasakët e Tikeve”, ama mbi të gjitha e kemi dashur Pranverën. Dimrin e Madh. Vite me borë ato, kur me strajcat e kanapit plot libra, herët në mëngjes ende pa lindur dielli dilnim nga porta dhe ktheheshim me natë në shtëpi. Kohë, kur në pritë na dilte sistemi komunist, por edhe Natyra me shi e borë.

Zoti e shikonte punën e vet në xhami. Hoxha i Çelëvjollcës nuk na joshte me ilahi e as nuk na detyronte t’i falim të pesë “vaktet” në ditë. Kurrë, nuk përziheshte në punë të shkollës shqiptare. Përmëtepër, ai nuk na kërcnoheshte me “Xhehnem” e as me “Xhehnet”. “Xhuma për xhuma”, komunikonte me ne në gjuhën shqipe. “Qerbelanë” e Naim Frashërit e mbante nën sjetull. Kësulën e bardhë të Bajram Currit mbështjellur me “çefin” në vend të “çallmës” turke, në kokë. Aspak, nuk i gjasonte hoxhës të sotshëm të Filip Papajanit me një kësulë leckë “partall”  të bardhë, ose të zezë: “Njeri i sotshëm me tru të moçëm”. Shumica, thonin: edhe se, është hoxhë rumunie. Byrek kishte hëngër me Asdrenin në Bukuresht. Përçudi, vetë Asdreni në atë kohë bashkë me Hoxhën kishin ardhë edhe si mysafirë në Kërçovë me një thes plot me abetare ngarkuar në shpinë.

Përroni i Garanës, që vjeshtë e dimër tërbohej dhe zbriste nga mali me egërsi, na sulej si shkollarë. Rrugën na e priste Verë e Dimër. Urën na e rrëmbente me vete me gjithë dërrasa si një anije pa udhëtarë mes dallgëve. Edhe ato pak libra, që na mbetën nga “Shqipëria e Madhe”, të ministrit arsimit të asaj kohe Ernest Koliqi, na i rrëmbenin nga duart dhe na rrasnin në burg si “nacionalistë e irredentistë” shqiptar.

Megjithatë, ne pasardhësit e Rilindasëve Shqiptarë, perësëri gjenim ndonjë libër për ta lexuar kokë më kokë nën hijen e Lisit midis Livadhit. Ishin Librat e këndimit të asaj kohe plot poezi të Rilindasëve tanë Shqiptar me shokë: Naimi, Çajupi, Gjergj Fishta, Asdreni, Vaso Pashë Shkodrani, Ndre Mjeda, Filip Shiroka, Hil Mosi, Ali Asllani e Prej Shkëndisë. Pseudonim letrar i asaj kohe, që edhe sot e kësaj dite nuk e di se, kush ishte autori i atyre poezive të zjarrta artistike mes faqeve të Librit të këndimit.

Dorën në zemër, vërtet më ka marrë malli për mësuesit e Ernest Koliqit, e jo këto të sotshmit të Ministrisë Arsimit e partive politike, që kurrë nuk kanë kapur ditar në dorë. E sot emërohen drejtorë shkolle e ministra të arsimit pa fije turpi. Mësuesë të politizuar deri në palcë me trumbetime partiake dhe me pak aftësi arsimore - edukative, plot patetikë patriotike - arsimore. Partizanë, që ditarin e arsimit e kanë shndërruar në libreza partiake. Kryetarë të komunave shqiptare, që ato pak mjete materiale në disponim, mirë do të ishte  t’i shpenzonin për lektyra shkollore e revista për fëmijë.

Aftësi “heroike” kanë më shumë për propogandë partiake, sesa për mbajtjen e orës së mësimit në klasë para nxënësve. Mezi presin 28 Nëntorin, që të zgjohen nga gjumi dimëror dhe para këmbëve të Kalit të Skënderbeut me flamurin kombëtar kuqezi krahëve t’i detyrojnë fëmijët të lexojnë poezi patetike për Atdhun. Festën multikulturore të “qebapit” (qoftes) dhe çajin e rusit, në “Bit-Pazar”. E, vetë si sulltanë të sotshëm strehohen në restorantet përreth në Çarshi të “Bit – Pazarit” Shkupit me rrugaçët “kuqezi”, kokë më kokë për kafe festive: (parulla “nacionaliste” përballë “Ilindenit”) komunist.

Punemadhe, që fëmijët dridhen nga i ftohti i Dimrit Madhi, së paku ta kishin krahëve gunën e ogiçit të Çobanit Sharrit (Farizit). Askushi nuk mendon për të nesërmen, që shumica e këtyre fëmijëve do të përfundojnë në spital. Flamurit mund t’i këndohet edhe në shkollë pa eufori patetike. Vetëmse, në shkollë nuk janë partizanët e partive politike, që t’u duartrokisin mësuesve “patriotë”. “Pishtarëve” të arsimit, që patriotizmin e shohin në rrugë, e jo në klasë: sesi, mbahet ora e mësimit, në çfarë gjendje i kanë shkollat, tekstet shkollore. Dhe, a kanë revista për fëmijë dhe lektyra shkollore?! Edhe, seç ma kujtuan kohën e “artë” komuniste të shokut Tito. Atëherë, kur dorë më dorë ia dorëzonim shtafetën shokut Tito për ditëlindje, i mbillnim pisha malet e shkruanim parulla politike kodrave. Po, cili mësues i artit figurativ, sot hynë në klasë me poezinë e Çajupit: Sulltani, përveç Mësues Danit?! Dorën në zemër. Askushi.

Jam sulltan, mbret i vërtetë,
shok të tjerë s’kam në jetë;
gjakëtor e zemërderr,
nga frika me bëjnë nder!
Dola nga fund’ i Azisë
si rrebesh’ i perëndisë:
Vrava, preva e shkretova,
botën me gjak e mbulova!’)
Kur zotova Anadollë,
erdha mora dhe Stambollë,
njerezit i shkova në thikë,
dhe, kush mbeti, rron me frikë!...

………………………………
Egërsirë si ariu,
me fytyrë si njeriu,
më dërgoi perëndia,
që të vuaj’ njerëzia!

…………………………….
Prisha, vrava, preva, thera!
Bëra, po ç’nukë kam bërë?
Prisha botënë të tërë!
Mysliman’ e të krishterë
Kam dërguar n’atë jetë,
më tepër se ç’vdiqnë vetë!
Jam i zoti, rroj me pallë,
s’dua te shoh njerëz të gjallë!
Nat’ e ditë gjak kërkoj,
pa pirë gjak s’munt të rroj!
Dhe tani q’u bëshë plak,
nukë munt të fryhem gjak!
Ata që kam nënë zgjedhë,
të mundije tok t’i mbledhë,
me dorë time t’i vrasë,
të pijë gjakn’ e rajasë!
Pse s’u be nga perëndia
me një kokë njerëzia,
që ta presë menjëherë,
të mos mbeteshin të tjerë!
………………………….
Keshë kombn’ e Shqipërisë,
direk i gjithë Turqisë;
pse s’më priti sa të vdesë
pa të më dil i pabesë!
Me Shqipëri të leftonem,
kam frikë mos turpëronem;
kam frikë nga Skënderbeu
mos dalë prapë nga dheu!...
Fat i yni ishte ky historik, që kishim në ballë ato mësuesë të rritur me poezitë e Rilindasëve Shqiptar. Mësuesit e sotshëm, u lindën në sistemin komunist me poezinë e Koço Racinit: Duhanvjelësit dhe porositë e shokut Tito. Librat e këndimit, ku në ballë të klasës i priste fotografia e shokut Tito. Revistat për fëmijë, ku nateditë i këndohej shokut Tito dhe “vëllazërim-bashkimit” të sistemit komunist jugosllav.

Shqiptarët e vegjël, që nga bangat shkollore përgaditeshin për duhanvjelës, e jo për mësuesë, shkrimtarë, mjekë, inxhinierë e shkencëtarë. Ose, siç e ka thënë moti që në kohën komuniste poeti i madh Esad Mekuli: O vëlla, me sharrë në krah. Drutë e sulltanëve të Beogradit duhej t’i sharronte shqiptari për Dimër. E, vetë, gjatë gjithë Dimërit Madh strukej nën qilimin me këmbë arushe. Përçudi, askujt nuk i ka shkuar në mend asaj kohe se, ai i cili sharron drutë e sulltanëve për Dimër, një ditë do ta sharrojë edhe vetë Sulltanin këmbekokë. Zjarrin ta ndezi me flakë në oxhak, tymi t’i shkojë mbi çati plotë xixa për qielli mes yjeve.

Dhe, ajo ditë erdhi me struken krahëve. Tregimin e Pemës me fruta të atyre librave të këndimit që e kishim asaj kohe mes atyre faqeve mbi bangë: Mbollën të tjerët hëngra unë… Dhe, tash mbjellë unë, të hanë të tjerët. Petjetër, dha fruta.

Mësuesi im i atëhershën i artit figurativ, Ramadan Ramadani - Ballazhi, i cili në atë kohë të egër hynte në klasë me vjershën e Çajupit: Sulltani, sot në historinë artistike shqiptare arsimore po lë gjurmë edhe më të thella, përveçse si mësues edhe si piktor. Përderisa, dikur vargjet e Çajupit e dridhnin klasën, sot brusha e tij shkundi nga pluhuri historinë edhe përtej varrit.

Ngjarjet historike shqiptare, Ditën e sotshme po përjetësohen edhe në pëlhurë. Shpirt marrin t’i bëjnë ballë Ditës Nesërme me Kalë të bardhë nëpër botë. Punë të mbarë mësues Dani, edhe në atë jetë!...

Hapja e ekspozitës figurative “Ballkanika” e piktorit të madh kërçovar: Ramadan Ramadani - Ballazhi (2014), në Kërçovë

GM: Nga jeta në Shkollën e Mesme Normale në Shkup, çfarë do të ndanit me ne?

KÇ: Shumëçka. Pasmesnate, më doli gjumi. Edhe, atë: pasi i kisha shëtitur disa vreshta me rrush në Vendlindje. Një kalavesh rrushi ende e kisha në dorë. Dy shtama me verë nën Rrap. Dhe, një Mike besnike në Shkup. Librat e Këndimit të kohës së Ernest Koliqit, si ministër i arsimit nën jastëk. Përgjumshëm e hap telefonin celular, ta shoh orën, dy pasmesnate. E lëshoj, si zakonisht Radio Tiranën. E dëgjoj këngën popullore, Për Midis Pazarit të Durrësit:

Për midis pazarit të Durrësit,
Mos ma hudh dor
ën serbes,
More Selimi Sefer Hut
ës,
Mos m'i z
ë vetllat me fes!

Refreni:
Dallandyshe vaj vaj vaj,
Sy laroshen me lot ta qaj,
Dallandyshe hej hej hej,
ma
ço menen gjithandej.

Un m'ket an
ë e ti matanë,
P
ër midis kena ni sokak,
Ashtu ishte sikur t
ë thonë aman,
Porsi ylli me bajrak.

Refreni:
Dallandyshe vaj vaj vaj
Sy laroshen me lot ta qaj.
Dallandyshe hej hej hej,
Ma
ço menjen gjithandej.

Mora rrug
ën nga kalaja,
Aty gje
ç nji djalë të ri,
mu me ty me ka zon sevdaja,
Hajde djalo m
ë merr ti!

Refreni:
Dallandyshe vaj vaj vaj,
Sy laroshen me lot ta qaj,
Dallndyshe hej hej hej,
Ma
ço menjen gjuthandej.

M'i g
ëzofsh dimit mermeri
Kur m'i vesh goca n'pazar,
Do ti lutem e do t'i themi,
Me merr mu se jam beqar!

Refreni:
Dallandyshe vaj vaj vaj,
Sy laroshen me lot ta qaj,
Dallndyshe hej hej hej
Ma
ço menjen gjithandej.

Rash
ë e vojta nga Shijaku,
Paska dal mexhliz i ri,
Mynofiku din dushmoni,
Q
ë s'na len me bo dashni…

Këngë popullore të cilën e dëgjoja asaj kohe tinëz nga Radio Tirana, në Krëçovë: Për midis pazarit Durrësit. Përndryshe, po ta dinin rrufajanët e katundit, se e dëgjoja Radio Tiranën do t’i haja disa vite burg si “armik” i shtetitit te “perbashket” jugosllav.

Këngë popullore, me të cilën unë si nxënës pas shkollës fillore e dhash edhe provimin pranues për t’u pranuar si nxënës i Shkollës Normale “Zef  Lush Marku” në Shkup. Rregulla arsimore për kandidatët e shkollës normale për mësuesë, që përveç provimit nga gjuha shqipe, duheshte para komisionit pranues të kendojnë edhe një këngë popullore. Vetëmse, asaj kohe komuniste para komisionit pranues, Durrësin e zëvendsova me qytetin e Shkupit: Për midis pazarit Shkupit. Edhe, e dhash provimin pranues. U pranova si nxënës i shkollës Normale në Shkup.

Ku t’i gjej Sot, ato profesorë, pasardhës të Ernest Koliqit?!...

GM:  Çfarë ndikimi pati studimi i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës në formimin tuaj si shkrimtar, si dhe ndonjë kujtim nga jeta studentore?

KÇ: Vjersha antologjike “Lulekuqja” me të cilën Asdreni përsëgjalli e simbolizonte Shqipërinë edhe në sistemin komunist jugosllav, krah përkrahu me poezinë patriotike “Kosovës” në Librat e Këndimit të kohës së Ernest Koliqit si Ministër Arsimit i “Shqipërisë Madhe”. Libra të “rrezikshëm”, që i trashigova nga vëllai, dhe tinës i lexoja nën hijen e Lisit midis livadhit, rrëzë “Çuke. Shkolla ime e parë letrare. Nuk e di, Sot nga Varri: a, ende Asdreni i simbolizon me këto Dy Lule: Shqipërinë, dhe Kosovën?!

Serbia, dihet me shekuj ka qenë armik i popullit shqiptar. Pushtues historik i Trojeve Etnike Shqiptare. Edhe, gjatë pushtimeve ka bërë politikë kolonizuese afatëgjate për një “Serbi të madhe”. Tokat e pushtuara i ka mbjellë me fshatra serb, si: në Kosovë, Mal të Zi, dhe Maqedoni. Serbëve, u ka dhënë falas pasuri, shtëpi dhe nënshtetësi serbe me një kusht kontrate: që, nëse një ditë e shesin pasurinë, paratë t’ia kthejnë shtetit të Serbisë. Nuk e ka bërë këtë politikë largpamëse shteti shqiptar. E, shteti serb nga ana tjetër me përndjekje, presione politike, aferën e armëve të Rankoviçit, ka ushtruar dhunë për shpërnguljen e shqiptarëve jashtë Atdheut. Dëshmi janë edhe dy marrëveshjet historike mes Serbisë (1938), e më vonë Jugosllavisë (1953), dhe Turqisë për shpërnguljet “vullnetare” të shqiptarëve si “turq” në Turqi. Përderisa, shqiptarët me ndihmën e hoxhallarëve si “turq”, i kanë bragtisur shtëpitë e stërgjyshërve për “Xhehnetin” e Anadollit.

Jo, rastësisht: sot, i kemi këto fshatra me popullatë serbe si këpurdhat pas shiut në R. e Kosovës, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Fshatra politik egjëre në arat shqiptare, me të cilët kemi probleme historike edhe sotekësaj dite. Kohën e Fundit me Mitrovicën e Veriut. Nesër, me Maqedoninë e Veriut, Bosnjen dhe Malin e Zi. Politikë serbo-jugosllave asimiluese e shqiptarëve për një “Serbi të Madhe”. Populli shqiptar, kurrë nuk ka qenë pushtues, por i pushtuar nga “vëllezërit” e Njerkës dhe kojshitë e pabesë në Ballkan. E dëshmon, edhe historia. Gjithë jetën ka bërë luftë, herë me Krajl, e herë me Mbret t’i dali zot Pragut të Shtëpisë.

Politikë serbomadhe pushtuese asimiluese, të cilën e kanë parashikuar moti Rilindasët shqiptar, por jo edhe politikanët shqiptar në qeveritë e pushtuesve me poste politike. As Dje, dhe as Sot. Herët, Rilindasët i janë përgjigjur maleve dhe nëpër botë me armë dhe Penë politikës serbomadhe. Asdreni me poezinë “Lulekuqja”, dhe “Kosovës”:

Kosovë, o vend’ i famshëm i trimnis,

Kosovë, o lule e bukur e Shqipnis!

Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke,

Si vashë e virgjen: nuse sikur je;

Dhe malet me bor

Mi krye i ke kunor!

Kosovë, o atdhe i lavduem i burrnis

Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelis!

Nalt mbaje kryet t’and si gjithmon

Difto-u e zonja; koha sot e don

Ti t’çohesh përseri

N’luftë t’mbarë për liri!

Se teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija

Me burra ti q’i len, t’gjatë si selvija,

Sakola mali, shoq në bot’ që s’ kanë

Si luaj e si dragoj plot forcë që janë,

Që e derdhin gjakun prrue

Atdheun për m’e shpëtue!

……………………………………………….

Gra e vasha ke, si zana sy-mëdha

Trimnesha qi Shqipnija din m’i ba

Qi rrokin armët në luftë me gas tuj shkue

Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue!

…………………………………………………….

Përpara burra, rrokni hut’ e shpatë

Prej zis pështonëje Kosovën e ngratë

At’ nanën t’uej t’lidhun kamb’ e dur

Q’ anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur,

Me lott qi qan e ankon

E asnji nuk i ndihmon!

………………………………………………………..

Si Geg’ e Toskë nalt flamurin e ngrini!

Një Manastir, Shkup, Shkodër e Janinë

Një trup bani-e an’ e mb’anë Shqypninë

Si ç’trimit mirë i prek

Me nder n’luftë me dek!

Sot, ajo Lulekuqe dhe poezi patriotike e Asdrenit, falë Natyrës malore e qiellore të Shqipërisë, përmes kamerave televizive mbiu dhe dha frute Lulekuqe. E pushtoi Shqipërinë. Shenja profetike paralajmëruese për shqipëtarët Ditën e Nesërme. Jo, për “Mëmëdheun” e patriotëve të vonuar, që Dje: ishin “maqedonas”, sot “musliman”, “turq”, dhe në fund pak para vdekjes u bënë edhe “shqiptarë”. E duan “Mëmëdheun”. Dhe, jo Atdheun. Nesër, kutadi unë si argatë të pushtuesve historik me grada ushtarake dhe poste partiake-politike antishqiptare, si do ta gëdhijnë Ditën e Neserme. Ose, varrin. Unë, e di për vete: e dua edhe Mëmëdheun! Edhe, Atdheun!

Përçudi, Ditën e sotshme pas kaq viteve ma kujtuan vjershën time “Vjollca”, nën ndikimin e poetit rilindas Asdreni, që: ai, asaj kohe me “Lulekuqen” simbolizonte Shqipërinë, e unë me “Vjollcën” - Kosovën. Poezi, e blerë gjatë sistemit komunist në konkursin e shpallur letrar të revistës për fëmijë “Pionieri” me kryeradaktor poetin e mirënjohur për fëmijë Vehbi Kikaj, e anëtar komisioni Rexhep Qosja. Nuk më kujtohet sot, emri tretë i anëtarit të komisionit. Me siguri, edhe ai ka qenë krijues i mirënjohur shqiptar. Poezi simbolike, e publikuar asaj kohe policore në sistemin komunist jugosllav mes cenzurkuqëve me gërshërë në duar, dhe dënimin me burg si “armik i shtetit të përbashkët” jugosllav. Që, përpiqeshin si argatë besnik komunist, asgjë të mos u shpëtojë nga duart antijugosllave. Kurrësesi, si në Ditën e sotshme “demokratike”, kur për vlerat artistike letrare nëpër komisione në Ministrinë e Kulturës, pa kritere shkencore vendosin partizanët e emëruar nga partitë politike me libreza partiake pa asnjë libër në shtëpi. Edhe, atë: Sot, kur populli shqiptar, ende është në rrezik.

Ankohen Sot, partizanët e pative politike shqiptare para kamerave televizive se, bujqërit e Shqipërisë, R. Kosovës: Lulekuqja po ua sulmon arat dhe livadhet. Bubrrecat dhe karkalecat e Natyrës. Aspak e vërtetë. Jo, se: pushtuesit grerëza, dhe  buberrcat. Politika Shqiptare dhe kosovare e ka rrëmbyar Atdheun?!, Se: tre policë ua ka rrëmbyer policia serbe brenda kufinjve të R. Kosovës. E, nuk ankohen nga bubrrecat dhe karkalecat mes partive politike të korruptuara me vite në pushtet me poste - politike antishqiptare, të ndershëm dhe pandershëm në pushtet e opozitë?!

Ankohen, nga “Lulekuqja” e Asdrenit. Që, lulëzon arat e Shqipërisë...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli – Kombi Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (VIII) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (VII) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (VI) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (IV) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (III) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli - Politika Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (II) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (I) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli - Kosova Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Xhelal Zejneli - Kombi Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Xhelal Zejneli - Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Profesorin dhe Publicistin Xhelal Zejneli Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me studiuesin çam, Fahri Dahri - Për Çamërinë Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli - Komunizmi në Shqipëri Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me gazetarin dhe publicistin shqiptaro-amerikan Frank Shkreli Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me poetin dhe shkrimtarin Gëzim Murajza Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me studiuesin dhe publicistin Fahri Xharra Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sami Repishtin, ish i burgosur politik (III)

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx